Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304

    Papandreu: Turp që nuk kemi një xhami në Athinë

    E shtune 11 Dhjetor 2010 13:14



    Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu ka deklaruar në parlamentin grek të premten se është turp që në Athinë nuk ndërtohet një xhami.

    "Është një turp, kanë kaluar mbi 25 vjet kur Andreas Papandreu kishte parashikuar për të pasur një xhami në Athinë, dhe ne mund të krijojmë një ambient të tillë. Për këtë po ecim shumë shpejt drejt këtij procesi”, ka theksuar ai.

    “Ka konsensus të gjerë për ta bërë këtë. Është një e drejtë. Përkohësisht do të ketë një vend për adhurimin e myslimanëve. Për shkak të mungesës së vendeve të kultit, besimtarët myslimanë detyrohen t’i kryejnë ritet në hapësira gjysmë të parregullta, duke i detyruar të shkojnë në parqe dhe pastaj ata shihen si rebelim apo protestë, në një kohë kur duhet të jetë një ngjarje normale”, transmeton gazeta Start fjalët e kryeministrit grek.

    “Kjo nuk i përket vetëm të huajve, të cilët vijnë dhe vendosen në vend, por edhe pakicave myslimane në Thrakë, disa prej të cilëve janë në Athinë, jetojnë dhe punojnë”, vijoi Papandreu duke u përgjigjur në një pyetje të kryetarit te partisë nacionaliste LAOS.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Perderisa Kryeministri i Greqis kerkon per tu ndertuar nje xhami ne nje vende krishter,dhe ne nje vende qe ka nje popull shum ekstrem,kurse ne anen tjeter neve Kryetari i Komunes se Prishtines Isa (Putin) Mustafa nuk na jep leje per ta ndertuar nje qender islamike ne nje vende ku jan 98% musliman.Turp turp turp...
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Perderisa Kryeministri i Greqis kerkon per tu ndertuar nje xhami ne nje vende krishter,dhe ne nje vende qe ka nje popull shum ekstrem,kurse ne anen tjeter neve Kryetari i Komunes se Prishtines Isa (Putin) Mustafa nuk na jep leje per ta ndertuar nje qender islamike ne nje vende ku jan 98% musliman.Turp turp turp...
    Domethene je pro grek? Si i bie kjo?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •