Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Sjellja ndaj fëmijëve përcakton karakterin e tyre

    Për të ditur se çfarë t’u thuash fëmijëve dhe si t’ua thuash atë është një sfidë e përherëshme prindërore. Fatkeqësisht, disa fjalë qoftë edhe nga mënyra sesi thuhen mund të shkaktojnë dhimbje emocionale që lënë gjurmë gjatë gjithë jetës.

    Studimi i ri tregon se komentet negative rreth peshës trupore, pamjes së jashtme ose ndaj mënyrës së të ngrënit që bëhen nga prindërit apo pjestarë të familjes mund të prekin rëndë vetbesimin e një fëmije. Kjo dukuri vihet re më shumë tek vajzat sesa tek djemtë, thuhet në studim.

    Autorët e studimit intervistuan 450 vajza që kishin probleme me pamjen e jashtme, pra ishin pak të shëndosha apo hanin ose flisnin shumë. Rezultatet treguan se 80 përqind e tyre thane se kur kishin qënë të vogla, ato ishin përballur me komente negative rreth pamjes së jashtme, ose kishin provuar fjalë fyese si dembele, e shëmtuar apo budallaqe. Ekspertët thonë se komente të tilla janë tepër të dëmshme dhe i bëjnë fëmijët të ndjehen të keqtrajtuar emocionalisht, dhe krijojnë çrregullime në oreksin e tyre.

    Studimi arriti në përfundimin se ndikimi i kritikave, veçanërisht ndaj mbipeshës apo pamjes së jashtëme të fëmijës ishte akoma më i keq kur komentet bëheshin nga nëna më shumë sesa nga pjestarët e tjerë të familjes.

    Ndjenja e vetbesimit është një karakteristikë që krijohet me vështirësi, thuhet në studim, prandaj një koment apo kritikë pa takt, një fjalë fyese pa qëllim, sjellin pasoja afatgjate në jetën e fëmijëve.


    Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Te dish te flasesh me femijen eshte stil dhe art me vete.. E mira eshte qe cdo prind te jete i vemendshem ne fjalet qe nxjerr ndaj femijeve.. Me mire nje heshtje sesa nje fjale ofenduese ose qe mund ta tronditi femijen ne te ardhmen..

    Nje fjale qe mund te duket mbase e rradhes apo jo shume me vlere vret gjendjen shpirterore dashur padashur te femijes. Madje shpesh here i con ata dhe ne nje mbyllje ne vetvete..

    Davius.. Urime per temen.. Shume interesante..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    Te them te drejten une nuk jam shume dakorde me disa pikpamje te atij artikulli (studimi) qe ju Davius keni paraqitur.
    Shume here studimet nuk dalin efikase vetme per faktin se shume here "kampionet" (Vajzat) nuk jan shume te sinqerta kur merren ne pytje. Ato thojne ate qe duan sociologet te degjojne, pra me pak fjale nuk jan shume bindese keto studime.
    Persa i perket menyres se si nje prind duhet me komunikuar me femin e tij, eshte me te vertet nje sprove e madhe, per cdo kohe.
    Une jam i mendimit ,qe vemijet duhet ti flasesh, ti bertasesh, kur kan gabime, etj.
    Sepse ashtu sic ka shkruajtur zemrushja, "Nje heshtje se sa nje fjal ofendusese, ose mund ta trondit femijen ne te ardhmen.." nuk eshte fare e mire per edukimin e femijes. Gjithnje femijes nuk duhet ti rresh kur te pyet, por edhe pergjigjet duhen te jene pak me te kuptueshme per femijen.
    Po keshtu femijes duhet ti bertasesh, edhe ti gjush nje shuplak, sepse duhet te kuptoj rrolin e prinderit edhe rrolin e tij. Se sipas Psikologeve, sociologeve etj femijes nuk duhet ti vesh dor, prandaj femijet e sotem po i "hipin" ne kalaqaf prinderve, edhe nuk ka me ate rrespekt qe kan patur perpra breza te tjere.
    Davius une prap ju komplimentoj per temen qe keni hapur !
    Te Duash Eshte E thjeshte, Por Te Duan Eshte E Veshtire.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Pervoje personale

    Une jam prind dhe mund t'ju them qe nuk eshte e lehte ti bertasesh apo ti japesh nje shpull by,thve pasi te dhimbet por vjen nje moment qe ata marrin frenat ne dore nga kjo perzemersi prinderore dhe te komandojne ne cdo moment, prandaj aty duhet te nderhysh biles edhe me shuplaka by,thve dhe ti tregosh se duhet te beje ate qe i thua ti, pra duhet ta komandosh ne te kundert e mori ferra uraten.

    Te sillesh me rekomandime socialogesh nuk ja vlen sepse edhe ne kemi karakterin tone, i cili dashje pa dashje del shpesh mbi ne , dhe regullat e sociologeve , dhe femija meson edhe nga kjo . Karakteri i femijes nuk forcohet vetem me perkedhelje pasi neser ne jete kur te marre shpullen e pare do ndihet shum me keq se sa kur ja jep i jati, sigurisht pa egzagjiruar dhe trembur femijen.
    larguar forever

  5. #5
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga dardajan
    Te sillesh me rekomandime socialogesh nuk ja vlen sepse edhe ne kemi karakterin tone, i cili dashje pa dashje del shpesh mbi ne...

    E pra miku im, ketu qendron e gjithe veshtiresia e mundi i rritjes se femijeve...dmth mposhtja e karakterit tone (temperamentit)! Detyrohem te te kundershtoj ne kete aspekt dhe megjithese femija ndryshon nga femija e situata nga situata, prape se prape, po te presesh pak kohe dhe te impenjohesh (impenjohemi) me teper...ndryshimet do jene teper te dukshme! Nuk them qe shpulla nuk duhet perdorur kurre (ka edhe ajo vendin e saj) ama ajo eshte gjeja me e lehte per te bere dhe me e lehta nuk eshte asnjehere me efektivja!

    Femija eshte mrekulli...
    Trajtojini si te tille dhe nese dicka nuk shkon, problemi nuk qendron tek femija, por ne!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga DeuS
    E pra miku im, ketu qendron e gjithe veshtiresia e mundi i rritjes se femijeve...dmth mposhtja e karakterit tone (temperamentit)! Detyrohem te te kundershtoj ne kete aspekt dhe megjithese femija ndryshon nga femija e situata nga situata, prape se prape, po te presesh pak kohe dhe te impenjohesh (impenjohemi) me teper...ndryshimet do jene teper te dukshme! Nuk them qe shpulla nuk duhet perdorur kurre (ka edhe ajo vendin e saj) ama ajo eshte gjeja me e lehte per te bere dhe me e lehta nuk eshte asnjehere me efektivja!

    Femija eshte mrekulli...
    Trajtojini si te tille dhe nese dicka nuk shkon, problemi nuk qendron tek femija, por ne!
    Mir e ke ti miku im , por po te jap nje rast te fresket sot me gocat e mia mbasi lozen gjith diten u futen ne dhome prap duke lozur dhe u perplasen te dyja me koke ku njera çau buzen e tjetra ballin, ju bertita dhe i ndava ne dhoma te vecanta por kur futem te dhoma e njeres shof se kishte marrre ate shkopin qe merr rrabat e kishte hapur ne maksimum dhe qe nga krevati shtypte butonat e televizorit ose fuste kaseten e vidios
    si thu ti ca ti boja i futa nji baston by,thve e nja dy lapra se telekomandat i kan thy baterit i lejn sa anej knej e masanej marrin shkopin per telekomand.

    I sqavora edhe qe po ti futet shkopi brenda e ze korendi etj...

    prandaj them qe noiher edhe duhet sidomos kur jane shume te prape.
    larguar forever

  7. #7
    Femija edukohet shume kohe para lindjes se tij - Muhamedi A.S

    Pra me nje fjale gabimi me i madh i njerezve eshte se mendojne qe femija eshte thjesht nje person i pa rritur i cili nuk kupton shume prandaj gjithcka varet nga ajo cfare i thuhet. Ne fakt nga te gjitha studimet qe kam lexuar dhe nga pervoja e shume njerezve ka rezultuar se femija me se miri di te kopjoj. Dhe ate me se shumti prinderit e tij. Pra nese prindi fyen gjithe diten dhe ne mbremje i thot femies se nuk ben te fyej kjo jep rezultat negativ ne dy kahje. Se pari femija fillon te fyej sepse kopjon dhe se dyti fillon te genjej sepse ka degjuar prindin duke i thene nje te pa vertete.
    Prindi eshte per femijun idol dhe e vetma forme qe ai te jete i edukuar eshte qe prindi te jete i tille dhe pastaj vijne tjerat ato qe i thuhen!

  8. #8
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Komplimente per temen,shume interesante .
    Nga experienca "personale"
    Kur femija lind ai sdi cfare eshte genjeshtra.Kjo eshte e vertete.Me tutje,ka ndodh qe ndonjihere e pyt prindi e i thot, ne nje situate,qe, mos me genje e ? kjo eshte totalisht e gabume.Ja si fillon gabimi qe ne moshen 2 vjec te pakten.Prindi duhet te ket takt e metode ne edukimin e femijes qe sa ai eshte shume i vogel.Se po u be mbi 10vjec eshte shume e veshtire po jo e pamundur te #.
    Por me te eger nuk ben gje tjeter vec largon femijen nga vetja......
    Wild and crazy can't be lazy

  9. #9
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Nuk mendoj dot se nje shpulle eshte efektive per edukimin e nje femije.. ( megjithse njerez jemi dhe ndonjehere "prinderve" u sos durimi ,) Por une personalisht jam kunder dhenies se shpulles.. Me mire tua mbushesh mendjen me te mire femijeve.. Ti je prindi i tyre.. ai eshte femija jot .. pak a shume keni nje gjak.. te njejtat shije ne jete etj etj.. dhe dihet qe prindi aty ku ka gabuar do perpiqet ta keshilloje me te mire femijen.. Por sic e thashe pse duhet ta ofendosh femijen?? Nuk je i zoti ti si prind tia mbushesh mendjen femijes tend me te mire?? Kur behet fjale per femijen tend.. besoj se nervat nuk te shterojne asnjehere...
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  10. #10
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga DeuS
    E pra miku im, ketu qendron e gjithe veshtiresia e mundi i rritjes se femijeve...dmth mposhtja e karakterit tone (temperamentit)! Detyrohem te te kundershtoj ne kete aspekt dhe megjithese femija ndryshon nga femija e situata nga situata, prape se prape, po te presesh pak kohe dhe te impenjohesh (impenjohemi) me teper...ndryshimet do jene teper te dukshme! Nuk them qe shpulla nuk duhet perdorur kurre (ka edhe ajo vendin e saj) ama ajo eshte gjeja me e lehte per te bere dhe me e lehta nuk eshte asnjehere me efektivja!

    Femija eshte mrekulli...
    Trajtojini si te tille dhe nese dicka nuk shkon, problemi nuk qendron tek femija, por ne!
    Deus , je bere gje me femi qe paske ndryshuar mendim ? lol

    E vertete eshte femijet jane mrekulli . Lum kush i ka.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  2. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  3. Ndal! Punes Dhe Trafikut Te Femijeve Ne Shqiperi
    Nga StormAngel në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-10-2004, 04:45
  4. Raporti i UNICEF-it për trafikimin e fëmijëve shqiptarë
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •