bufi beri dasme qe te gjithe i ftoji, kukumacken e harroi..
kaq e dita kaq e thashe, merre bloodi se ta lashe
foca cunat e bayernit!!! duam kupen sivjet... me tiron! :P
bufi beri dasme qe te gjithe i ftoji, kukumacken e harroi..
kaq e dita kaq e thashe, merre bloodi se ta lashe
foca cunat e bayernit!!! duam kupen sivjet... me tiron! :P
Without deviation from the norm, progress is not possible
Avash o shoku se Barcelona është ekip sigurisht, por sa gjënden në vështirësi ato fytyrat e bukura dhe të qeshura gati sa nuk qajnë, dhe këmbët i fillojnë dhe i dridhen. Edhe Mr. Bean që ka vite pa fituar arriti të fitoj mbi ta, dhe rrezik po të jetë i kujdesshëm edhe e kalon turin.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Si thoni vëllezër do t'a kemi çerekfinalen pa skuadra italiane apo si?
Sa për Barcen personalisht uroj që të mos i bjerë Bayernit. Barcelona është skuadër e pamposhtur aktualisht më dhimbset Arsenali sa keq do t'a pësoj.
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Milan 0 - 1 Tottenham
Inter 0 - 1 Fc Bayern
As Roma 2 - 3 Donezk
Napoli ne EL vetem ae humbi mbreme.
Ska shanse per italianet kete vite![]()
Sa per Barcen, vetem ndonje lendim i Messit ose Murinho se ekipet tjera skan shanae....
Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!
Eshte e vertete qe per ekipet italiane eshte nje sezon shume i dobet dhe per tu harruar por mendoj qe nese do e quaj surprize, kete mund ta beje ndoshta Milan,jo sepse Milani eshte mire por kam dyshime per Totenhem sepse nuk ka eksperiencen e duhur ose te pakten eksperiencen e Milanit ne europe.
Ndersa persa i perket Bayernit mendoj qe ekipi duke u perballur me ekipe te forta dhe duke i mundur si ne rastin e Interit krijohet me shume besim ne vetvete dhe me kujtohet nje shprehje e Rumeniges qe ne muajin shkurt do jemi te barabarte me Barcelonen dhe skuadra po te kete besimin e duhur mund te perballet me kedo.Por besoj edhe Barcelona nese do ti binte te luante me Bayern nuk do ishte shume e qete apo jo...
Mos të harrojmë se Tottenhami vendas ka bilanc 100% në Ligën e Kampionëve këtë vit, madje si mysafir e shenoj fitoren pikërisht kundër Milanit.
Tottenham - Twente 4:1
Tottenham - Inter 3:1
Tottenham - Werder Bremen 3:0
Pra asnjëra nuk shpëtoj pa 3 gola, kjo e bën Tottenhamin të rrëzikshëm.
Ndërkohë Milan si mysafir e ka këtë bilanc: 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.
Ajax - Milan 1:1
Real Madrid - Milan 2:0
Auxerre - Milan 0:2
Golaverazhi i përgjithshëm i ndeshjeve si mysafir tek Milani është 3:3, barazimi nuk i konvenon Milanit
Kur jemi tek Bayern - Inter, Bayerni përpos asaj humbjes nga Roma që është e pashpjegueshme i ka të gjitha fitore përfshirë brenda dhe jashtë. Bayern 12 ndeshjet e fundit nuk ka dalur nga fusha pa shenuar gol dhe kjo pritet të vazhdohet edhe me Dortmundin, Hannoverin dhe Hamburgun deri në përballjen me Interin ku Bayerni do të hyj në top-form. Rezultatet e Bayernit si vendas:
Bayern - Roma 2:0
Bayern - Cluj 3:2
Bayern - Basel 3:0
Përpos bilancit 100% ngjajshëm me Tottenhamin, gjithashtu nuk ka ndeshje të Bayernit që nuk është shënuar minimumi dy gola (Bayern - Roma 2:0), jo vetëm vendas, por edhe mysafir (Basel - Bayern 1:2, Cluj - Bayern 0:4 dhe Roma - Bayern 3:2). Sigurisht duke perjashtuar ndeshjen e fundit 0:1 me Interin.
Interi në fazën e grupeve të gjitha fitorët i kishte shenuar si vendase, asnjë fitore si mysafir, bilanc katastrofal si mysafir, nga 6 ndeshjet e fazës së grupeve ka arritur 10 pikë, 9 prej tyre në Guisseppe Meaza (Inter - Tottenham 4:3, Inter - Werder Bremen 4:0 dhe Inter - Twente 1:0) aty ku Bayerni lërë se doli e pamposhtur duke prishur rekordin e Interit, por e mposhti në tërësi. Ndeshjet e Interit si mysafir:
Twente - Inter 2:2
Tottenham - Inter 3:1
Werder Bremen - Inter 3:0
Në tokën gjermane Interi pësoi 3 gola nga Werder Bremeni në Bremen aty ku Bayerni doli triumfues me rezultat 1:3. Gjithashtu analizuar në keto rezultate që pamë Interi si mysafir nuk ka shpëtuar pa 2 gola (Twente - Inter 2:2) dhe 2 gola pë Bayernin do të thoshin shumë. Interi gjithashtu thamë se nuk ka arritur asnjë fitore si mysafir, mirëpo dy humbje dhe një barazim e që në fakt përballë Bayernin të dyja keto do të thoshin eliminim.
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Cfare mendoni per ndeshjen e mbremjes ?
Si qe kjo ,si ? Barcelona është ekip po sa del përballë një ekipi të mirë u dridhen këmbët e lesh në tresh ?
Barcelona...sot për sot,jo se jam unë tifoz...ËSHTË SUPER EKIP !!!
Këtë nuk e hedh dot poshtë,as ti,as unë,as ndonjë bukurosh tjetër këtu.
Quan ekip të fortë atë ekip që mbron me 10 lojtarë ti ? Apo quan futboll të bukur kur mbrohesh me 10 lojtarë ? Se nuk e mar vesh.Barcelona është i vetmi ekip që e nis ndeshjen e sulm,e vazhdon në sulm,dhe e përfundon në sulm.S dihet të paktën këtë 5 vjeçarin e fundit ta ketë mbyllur ndonjë ekip Barcelonën në portë siç mbylli Barcelona Interin,apo Arsenalin.Vetëm po pati qënë ndonjë rast sporadik,tek tuk.Barcelona të kënaq kur luan,pasime,spektakël,gola.Ça dhuron Interi kur luan ? Shikon Chivu që ja fut me grushta mbrojtësave të ekipit tjetër sikur është i paqëndrueshëm mental,shikon Cordoba-n që mer të kuq 10 minuta pasi hyn në fushë,shikon Materazzi-n që shtrin sulmues në tokë.Atje vetëm Sneijder,Cesar,dhe Eto'o shihen.Të tjerët janë meze.
"Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."
Krijoni Kontakt