Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 66
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Berisha: Pse u bėra komunist

    Berisha: Pse u bėra komunist
    SHEKULLI ONLINE | 10/12/2010 | KURIOZITETE | 6 KOMENTE | FACEBOOK | - +
    Kryeministri Sali Berisha ka rrėfyer dje versionin e tij pėr anėtarėsimin nė Partinė Komuniste. Megjithėse ka qėndruar aty nga viti 1970 e deri nė vitin 1991, z. Berisha e konsideron veten njė disident, madje nė njė mbledhje ka mbrojtur, sipas tij, njė berber qė theu portretin e Enver Hoxhės. Intervistėn e mbrėmshme, njė pjesė tė sė cilės mund ta lexoni mė poshtė, z. Berisha e dha nė emisionin "Opinion" nė TV Klan. Kėto ditė, nė kuadrin e pėrkujtimeve pėr lėvizjet studentore tė dhjetorit '90, disa ish-themelues tė PD-sė dhe drejtues tė lėvizjeve tė atėhershme, kanė hedhur dyshime tė forta mbi rolin e Berishės. Nė njė seri artikujsh botuar nė "Shekulli" kėto, njė nga drejtuesit e lėvizjes studentore, Shinasi Rama, prezantoi disa prova qė, sipas tij, dėshmonin se Berisha ishte njė nga njerėzit e infiltruar nga PPSH-ja pėr tė marrė nė dorė njė lėvizje qė regjimit i duhej pėr tė pėrligjur rindarjen e pushtetit.


    Zoti Berisha, kur u anėtarėsuat nė Partinė Komuniste?
    Unė jam anėtarėsuar nė Partinė Komuniste nė vitin 1970. Ka pasur dy arsye. Arsyeja e parė, ėshtė sepse u ndikova nė mėnyrė shumė thelbėsore nga pushtimi i Ēekisė. E pėrjetova atė me njė dhimbje dhe njė emocion tė paimagjinueshėm, sepse Dubēeku ngjalli shpresė nė tė gjithė botėn komuniste. Ajo qė u quajt pranvera e Pragės. Njė natė, njė ushtri prej 300. 000 trupash, tanke e tė gjitha mjetet, pushtoi njė vend qė tentoi tė dilte nė liri ose tė paktėn kėshtu besonim. Ishte shumė e pėrhapur ideja se pas Ēekisė do tė ishte Shqipėria. Gjė pėr tė cilėn unė isha shumė i vendosur si qytetar tė qėndroja nė atė pozicion qė duhet tė qėndrojė ēdo qytetar nė rastin e njė pushtimi kombėtar. Sė dyti, e vėrteta ėshtė qė nė Shqipėri filloi njė hapje.


    Nė cilin vit?
    Kanė qenė besoj vitet 1969-1972, vite nė tė cilat nė Shqipėri filluan tė jepen filma italianė, si filmi "Mė fal", apo dhe filma tė tjerė.


    Ju patėt shpresė se do tė ndryshonte?
    Po, shumė shpresė, unė mjaft njėherė. Kisha shpresė se kishte filluar tė jepej muzikė qė nuk lejohej.


    Pra, ju menduat njė liberalizim i Partisė sė Punės qė ishte nė pushtet, apo njė pėrmbysje e saj?
    Jo, njė pėrmbysje nė asnjė mėnyrė, por mendoja se po shkojmė drejt hapjes. Meqenėse ne kishim dalė nga sfera ruse, mendoja se do tė ecnim drejt Perėndimit. Kėto filma qė shfaqeshin, kėto kėngė qė jepeshin, "Mami blu", Tom Xhons ose kėngėtarė tė tjerė.
    ...Pra, mendova se ne po ecim tashmė drejt perėndimit. Nė tė vėrtetė, ne shkuam edhe mė mbrapa. Filluan plenumet, me radhė, ekzekutimet, spastrimet masive, ecja drejt revolucionit kulturor kinez, u shfaqėn me tė gjithė shėmtinė e tij format e kėtij revolucioni nė Shqipėri dhe ky ishte fundi i besimit tim se do tė mund tė kishim ndryshime.


    Po ju nė atė kohė keni qenė Sekretar Partie dhe vazhduat tė jeni deri nė vitet 1990, apo jo zoti Berisha?
    Sekretar Partie kam qenė gjithsej absolutisht jo mė shumė se 3-5 muaj, me sa mbaj mend.


    Nė cilin vit?
    Nė vitin 1978 nga fundi dhe fillimi i vitit 1979. Detyrė, nga e cila mė shkarkuan nė mungesė.


    Ėshtė thėnė se keni qenė deri nė vitin 1990 Sekretar Partie?
    Absolutisht jo. Kjo ėshtė njė gėnjeshtėr. Janė thėnė shumė gjėra, se kam qenė shumė vite, se kam kuruar Enver Hoxhėn...


    Po nė fakt, keni qenė apo jo pjesė e grupit qė kuronin drejtuesit komunistė tė kohės?
    Unė kam qenė ēdo ditė dhe ēdo vit, pedagog nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės. Nuk kam qenė, asnjė ditė, mjek i emėruar nė klinikėn e udhėheqjes. Kam qenė konsulent pėr tė gjitha kategoritė e njerėzve, pėrveē Enver Hoxhės, duke pėrfshirė nga tė burgosurit, politikė, apo ordinerė, nė spitalin e burgut kur kishte nevojė, deri tek anėtarėt e Byrosė Politike. Dua tė theksoj se nuk kam qenė mjek i emėruar i Byrosė Politike, sepse nuk kam pranuar.


    Nuk keni pranuar, apo nuk ju ėshtė ofruar?
    Nuk kam pranuar.


    Pėrse nuk keni pranuar?
    Nuk kam pranuar, sepse unė kam dashur shumė profesionin e mjekut dhe ajo ishte njė transformim tjetėr. Unė kisha shokėt e mi, tė cilėt punonin aty dhe ata nė disa aspekte humbisnin shumė.


    Ju ėshtė ofruar tė ishit mjek nė klinikėn speciale, apo mjek personal i Enver Hoxhės?
    Nuk mė ėshtė ofruar kurrė tė jem mjek personal i Enver Hoxhės, nuk mė ėshtė kėrkuar kurrė qė tė vizitoj Enver Hoxhėn dhe as tė kontribuoj nė problematikėn e tij shėndetėsore. Ka pasur kritere shumė strikte Enver Hoxha nė ata qė pėrzgjidhte, dhe unė nuk pėrfshihesha, nuk plotėsoja kriteret.


    Ēfarė kriteri nuk plotėsonit?
    Kriteret qė mė pengonin, ishin komplekse nė fakt. Kishin tė bėnin me disa standarde tė tij nė lidhje me jashtė, ose me pozicionin gjeografik tė shtėpisė sime, nė Tropojė. Por unė kisha miq, pothuajse tė gjithė ekipin qė e trajtonte atė. Pra, unė refuzova qė tė isha mjek nė organikėn e tij speciale. Nuk pėsova asgjė ē'ėshtė e vėrteta, bėra shpjegimet e mia se nuk dua, pasi jam shumė i lidhur me shėrbimin tim nė spital. Kam qenė pesė muaj, kėshtu Sekretar Partie dhe u shkarkova nė mungesė. Isha nė Paris kur mė zėvendėsuan. Njė berber pėrpara se tė nisem, i ra me grusht portretit tė Enver Hoxhės tė vendosur nėn njė xham. Kjo u mor vesh. U kėrkua qė tė bėhej mbledhja. Bėmė njė mbledhje sė bashku me tė tjerėt qė drejtonin, vendosėm tė themi se ky e bėri kėtė akt, sepse i kishte syzet +11 dhe nuk pa se kė kishte nėn xham. Kjo nuk u pėlqye, me sa duket. Nėse nuk do tė ishte ky motiv, ai do tė pėsonte perkusione. Nė fakt, ai nuk pėsoi probleme, por mua mė zėvendėsuan.


    Ka pasur komente se gjatė kėsaj kohe, ose pas kėsaj kohe, ju keni ndikuar nė largimin ose internimin e disa kolegėve tuaj?
    Nė mėnyrėn mė kategorike, kurrė. Asnjėherė s'kam ndikuar, asnjėherė nuk mė ėshtė kėrkuar dhe nuk kam dhėnė kurrė mendim. Kjo ėshtė njė shpifje e mirėfilltė, sepse nuk kanė guxuar kurrė tė thonė njė emėr. E di pse nuk guxojnė, se ėshtė zero.


    Ju e kishit njohur Ramiz Alinė pėrpara viteve '90?
    Po.


    Personalisht?
    Po, personalisht.


    Kishit shpresa se pas vdekjes sė Enver Hoxhės, ai do tė ndryshonte?
    Fillimisht pas vdekjes sė Hoxhės kisha iluzione. Vdekja e tij ėshtė pritur me gėzim nė tėrėsi. Mos shih histerizmin qė u ngjall nga vdekja. Por kam bindjen mė tė thellė, se qytetarėt shqiptarė e pritėn me gėzim vdekjen e Enver Hoxhės. Sigurisht qė unė besova se Ramiz Alia, do tė ndėrmerrte njė kurs ndryshimesh. Por ama, kam qenė nga tė parėt qė hoqa dorė pėrfundimisht nga ky vendim, pėr dy arsye. Sė pari, njė mikun tim Spiro Deden, e ngarkuan qė tė shkruante biografinė e Enverit. Njė libėr, pėr biografinė e Enverit. Spiro ishte publicist, punonte nė Institutin e Studimeve Marksiste Leniniste dhe mjaft i afėrt me Enver Hoxhėn, nė redaktimin e veprave tė tij dhe kėshtu qė filloi punėn. Por, me Spiron unė flisja hapur dhe kur vdiq Enver Hoxha, agjencitė e huaja kanė mbajtur qėndrimin mė tė shkėlqyer. D.m.th., e damkosėn, pėrdorėn tė gjithė epitetet qė ai meritonte. Spiro u trondit nga kėto komente. Megjithatė, e ngarkuan tė bėnte biografinė. Pas disa kohėsh, e takoj dhe i them, Spiro si po tė ecėn? Jo tha, iku nuk e kam mė unė. Kush e ka? E mori shoku Ramiz, tha ai, qė ta shkruajė vetė. Epo thashė me vete, ky paska ndryshuar. Nė njėvjetorin, qė ishte fundi i iluzionit tim, shoh Ramiz Alinė tek varri i Enver Hoxhės, tė ulet dhe tė puthė mermerin. Unė kisha njė mik timin, Mehmet Elezin dhe i them, Mehmet, ky ėshtė totalisht nė kontroll. Se qarkullonte njė ide se ishte tėrėsisht nė kontrollin e Nexhije Hoxhės. Ismail Kadare e zhvillonte edhe mė tej kėtė ide, qė ishte nė kontrollin e Nexhmijes dhe se Nexhmija i kishte njė kasetė. Unė pas atij momenti, kam hequr ēdo lloj besimi se Ramiz Alia do tė mund tė bėnte qoftė dhe ndryshimet mė minimale.


    Pėrpara takimit tuaj shumė tė diskutuar dhe komentuar tė 9 dhjetorit 1990, kur e kishit takuar pėr herė tė parė Ramiz Alinė dhe, a kishit biseduar me tė?
    Ramiz Alinė, nuk e kisha takuar ndonjėherė nė takime pune, por gjatė vizitave mjekėsore, kur kishe raste tė sėmurėsh tė tjerė, nė spital apo klinikė dhe e njihja.


    Dhe cila ishte pėrshtypja qė kishit krijuar pėr tė nga takimet?
    Takimet i pata para asaj ngjarjes, qė pashė se puthi varrin e Enver Hoxhės dhe krijova pėrshtypjen e njė gėnjeshtari. Ky Ramiz Alia, nė karrierėn e tij politike, kishte mbijetuar nėpėrmjet makinacionit dhe gėnjeshtrės.


    Ai ishte numri njė i regjimit, pėrse duhet tė gėnjente?
    Numri njė ishte Nexhmija, nuk ishte ai. Problemi ėshtė se ai ishte vendosur nė numrin njė.


    Ėshtė reale kjo, apo njė legjendė?
    Absolutisht reale. Ai zhduku tė gjithė zonėn e parė operative me ndihmėn e Nexhmijes, sepse Enveri ishte debilosur. Nuk mund tė them se Enveri kishte kapacitete intelektuale qė tė merrte vendime. Zhdukjen, pėr tė cilėn nuk kisha asnjė lloj keqardhje, sepse nuk mund tė kishte keqardhje pėr zhdukjen e Mehmet Shehut, pėr atė qėndrim mizor. Pėrkundrazi ndjeje njė lehtėsim sepse po rrallohej oborri i tyre. Por nė kėtė kontekst Ramiz Alia, ishte njė mashtrues ordiner nė ēdo gjė. Ai pati njė betejė tė brendshme me tė gjithė, me Mehmet Shehun, me Kadri Azbiun e tė tjerė, qė tė gjithė u likuiduan. Vetėm e vetėm, pėr t'i hapur oborrin. Po kėshtu u veprua edhe me Llambi Ziēishtin, qė pėr hir tė vėrtetės ishte njė intelektual pozitiv, unė e kam pasur edhe dekan edhe ministėr. Ramizi e ekzekutoi me akuzėn mė monstruoze, se ishte agjent i CIA-s, sepse takoi njė profesor tė Skėnder Shehut nė plazh. Ramiz Alia, ishte pėr mua njė njeri qė po ekzekutonte njerėz, pėr tė cilėt unė personalisht nuk kisha asnjė lloj keqardhje, pėrveē Llambi Ziēishtit.


    A ėshtė e vėrtetė qė Ramiz Alia, ashtu si ju, vinte nga Tropoja?
    Ramizi ėshtė njė person qė ka frikė tė thotė origjinėn e tij. Kur po shkonte afėr majės, Nexhijes, se Nexhmija ishte maja, u pėrpoq tė gjente origjinėn. Shkoi nė Tropojė, mirėpo fshati i tij ėshtė karshi shtėpisė sime. Shkonte nė Kasaj nė lagjen Aliaj, se ėshtė njė lagje aty. Njerėzit e mi, mė thanė se kėta u shpėrngulėn nga Kasaj, mė duket pėr arsye gjaku, pėr nė Gjakovė, e nga aty shkuan nė Shkodėr. Ky guxoi mė sė fundi tė kėrkojė rrėnjėt e tij, qė nuk i gjeti. Ndaj, unė nuk mund tė them, nėse ėshtė nga Kasaj, apo nga Shkodra.


    Ju dhe Fatos Nano keni dhėnė intervistė tek "Zėri i Popullit". Si ndodhi?
    Shumė e thjeshtė, sepse gjėrat kishin dalė tė gjitha. Ishin thėnė nė takim. "Zėri i Popullit" kishte mbetur jashtė zhvillimeve. Pėr kėtė, ata thirrėn njė grup 5 personash, ishte Alfred Uēi, Luan Omari, unė, Fatos Nano dhe njė tjetėr. Aty u ftuam pėr tė dhėnė mendime. Bashkėpunėtorėt e mi, miqtė, mė thoshin Sali nuk po kuptohet qartė ky pluralizmi politik. Dhe unė aty nė atė intervistė, them qė me sa duket, pluralizmi i mendimit nuk po mund tė zhvillohet se s'po e lejonin. Ndaj, ėshtė e domosdoshme tė krijohen organizata tė strukturuara mbi bazėn e mendimit politik tė ndryshėm. Tė hapet debati pėr pluralizmin politik.


    Por, ndėrkohė, ju dhe Nano ishit krejt tė rastėsishėm nė kėtė zgjedhje?
    Nano ishte nė sektorin ekonomik tė Institutit tė Studimeve Ekonomike...


    A mund tė thuhet qė kjo ishte njė bėrthamė e pėrzgjedhur nė rast ndryshimesh pėr t'u katapultuar nė politikė?
    Kjo ėshtė e pamundur.


    Nė shkurt tė vitit 1991, ju u zgjodhėt kryetar i Partisė Demokratike. A keni pasur ju ndonjė ndihmė nga jashtė, apo nga faktorė tė tjerė, pėr tė ardhur nė krye tė PD-sė?
    PD-ja u themelua si e tillė, por larg sė qenit njė parti. Ishte njė lėvizje. Nė komisionin drejtues, ku unė isha anėtar, kisha fjalėn time dhe peshėn time. Me 4-5 pėrfaqėsues tė PD-sė, isha nė njė takim me Ramiz Alia dhe kur u kthyem ishte bėrė njė mbledhje e befasishme, ku ishte shkarkuar Azem Hajdari. Dhe vendosje nė krye tė partisė tė Aleksandėr Meksit.



    Hipokrizia e kryeministrit Berisha ndaj ish-presidentit tė fundit komunist. Ramiz Alia, pasaportė diplomatike me numėr D 0000929
    Akuza pėr masakra dhe ekzekutime, por edhe pasaportė diplomatike Ramiz Alisė
    Marrėdhėnia mes ish-sekretarit tė partisė, Sali Berisha, dhe ish-presidentit tė fundit komunist tė Shqipėrisė, Ramiz Alia, nė dy dekadat e fundit ka qenė hipokrite. Nė dhjetor 1990, fill pas kthimit nga Italia, sipas kujtimeve tė Alisė, Sali Berisha u thirr nė zyrėn e presidentit pėr ta dėrguar te studentėt, qė tė "negocionte" meqė drejtuesi i protestės, Azem Hajdari ishte po tropojan, si mjeku kardiolog. Mė pas, Berisha do tė shprehej se kishte shkuar atje pėr t'u vėnė nė krye tė lėvizjes qė do tė shėnonte lindjen e pluralizmit partiak nė Shqipėri. Pas ardhjes nė pushtet me zgjedhjet e 22 marsit 1992, Sali Berisha do ta akuzonte pėr gjenocid ish-presidentin dhe ai bashkė me ish-anėtarė tė tjerė tė Byrosė Politike do tė pėrfundonte nė gjyq dhe nė burg. Pak muaj mė parė Sali Berisha, me cilėsinė e kryeministrit do tė niste njė fushatė tjetėr pėrndjekjeje ndaj ish-presidentit Alia. Ai do ta akuzonte si organizator tė masakrės sė Tivarit, njė ngjarjeje tė rėndė tė kryer nga ushtria jugosllave, ku gjetėn vdekjen rreth 4000 shqiptarė tė Kosovės. Nė atė kohė, Ramiz Alia ishte komisar politik i njė pjese tė ushtrisė partizane tė Shqipėrisė, qė kishte shkuar deri nė Bosnje pėr tė ndihmuar nė ēlirimin e Jugosllavisė. Historianė nga Kosova dhe Shqipėria argumentuan me fakte historike se Alia nuk kishte tagrin tė jepte urdhra tė tillė dhe se kjo ishte vepėr e serbo-malazezėve pėr tė zhdukur njė pjesė tė nacionalistėve shqiptarė tė Kosovės, qė tė mos kishin rezistencė pas ēlirimit pėr tė vendosur sundimin e plotė nė Kosovė.
    Por, kjo nuk e pengoi Berishėn qė tė urdhėronte ngritjen e komisionit hetimor parlamentar pėr tė zbuluar dokumente dhe gjetur dėshmitarė qė tė implikonin rolin e Ramiz Alisė nė ngjarjen e vitit 1945. Deri mė sot, anėtarėt demokratė tė komisionit thonė se kanė mbledhur mjaft informacion, dhe ndonėse afati 3-mujor i funksionimit tė komisionit po mbaron, nuk ėshtė bėrė asgjė e ditur pėr rolin e ish-presidentit nė masakėr.
    Nga ana tjetėr ėshtė po qeverisja e Sali Berishės qė ėshtė pėrkrah Ramiz Alisė, madje edhe nė thyerje tė ligjit. Ish-presidenti i akuzuar kaq shumė (dje akuzave iu shtua edhe deklarata tjetėr e Berishės se Alia ka ekzekutuar Llambi Ziēishtin) aplikoi pėr pasaportė diplomatike dhe kėrkesa... iu pranua. Pasaporta e tij, mban numrin D0000929 dhe skadon nė vitin 2016.





    Shinasi Rama: Dhjetor '90, kur Berisha ruhej me operativė civilė nė distancė *

    "...Pika kyēe kėtu ėshtė se studentėt atė natė nuk e dinin se ēfarė tė kėrkonin. Ato u takuan nė mes tė natės pėr njė orė me presidentin Ramiz Alia por nuk kishin as edhe njė kėrkesė tė mirėfilltė politike pėr t'i parashtruar. Pėr mė tepėr ato ishin kaq tė nėnshtruar dhe me respekt karshi tij sa qė Alia e ndjeu tė nevojshme tė jepte urdhėrat qė tė rriheshin mirė nė mėnyrė qė fitonin ndėrgjegjėsimin e nevojshėm
    politik por jo me shume se duhej.
    Qėllimi ishte, natyrisht qė t'i shtynte studentėt qė tė fillonin tė mendonin ndryshe, inlektualėt tė fitonin kohė, dhe qė mekanizmat tė viheshin nė punė si duhet. Pra, udhėheqja mė e lartė e parties, e cila ēuditėrisht kishte ndenjur zgjuar gjithė natėn, e dinte se studentėt ishin konfuzė dhe nuk dinin se ēka donin - si u tha mė lart, disa me ne krye Azem Hajdarin ishin takuar me Alinė dhe nuk kishin thėnė ndonjė gjė interesante, ne fakt asgje me u mbajte mend - dhe prandaj 'duetet' e 'trojkat e intelektualėve qė e kishin krijuar emrin e tyre si 'disidentė' nė pesė muajt e fundit u vunė nė punė dhe u dėrguan qė t'i udhėheqnin dhe t'i mėsonin qė tė bėnin 'ēka duhej' dhe ēka ishte mė e mira pėr partinė, socializmin, dhe kastėn sunduese.
    Gjithashtu, shumė kujdes u tregua pėr tė kultivuar disa njerėz tė besueshėm si udhėheqės tė studentėve. Nė fakt, zgjedhjet ishin bėrė me kohė se kush do tė ishin 'liderėt' e studentėve dhe kjo ishte krejtėsisht nė rrjedhėn normale tė gjėrave. Disa pedagogė tė rinj filluan tė pėrziheshin por shumica qėndruan nė konviktet e tyre tė bindur se kjo ishte 'loja' pėr tė cilėn flitej tash njė muaj.
    Nė mėnyrė direkte dhe tė drejtpėrdrejtė, Sali Berisha, i derguar aty prej Xhelil Gjonit dhe i shoqėruar nga njė i punėsuar nė Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste tė Nexhmije Hoxhės, e njėkohėsisht sekretar i KQ te BRPSH, Besnik Mustafaj, u dėrguan qė tė qėndronin mbrapa ndėrtesės sė tashme tė Ambasadės tė SHBA. Berisha duhej tė merrte udheheqėsinė e studentėve dhe tė bėhej lideri intelektual pėr tė cilin regjimi kishte kaq shumė nevojė. Jo vetėm qė kėto tė dy nuk u arrestuan por ruheshin edhe me operativė civilė nė distancė..."
    *Pjesė nga seria e kujtimeve pėr Dhjetorin '90 botuar nė Shekulli nė 7,8 dhe 9 dhjetor 2010 nga prof.Shinasi Rama


    http://www.shekulli.com.al/2010/12/1...-komunist.html
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ku je o brar
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Mir komunist qe u be,po pse e bene dhe demokrat....ēfar na bere moj Nexhmie!.

  4. #4
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Megjithėse ka qėndruar aty nga viti 1970 e deri nė vitin 1991, z. Berisha e konsideron veten njė disident, madje nė njė mbledhje ka mbrojtur, sipas tij, njė berber qė theu portretin e Enver Hoxhės.
    Hahahahahah...kjo kam pershtypjen eshte barsoleta e 1001-te...bravo zoti kryeminister,u a kalove edhe policave...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Hahahahahah...kjo kam pershtypjen eshte barsoleta e 1001-te...bravo zoti kryeminister,u a kalove edhe policave...
    Pse barcalet?Berisha edhe sot te mbron po thyve portretin e Enverit.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2010
    Postime
    17
    PDK ne krye me Hashim THaqin dhe figurat e deshmuara me gjak te paster shqiptarije ,jan e kaluara e afert shqiptare dhe e ardhmja e ndritshme shqiptare .PDK e themeluan trimat shqiptar qe i don gjith shqiptarija ,ua ka lakmij armiku historik qe eshte serbija ,i urren dhe tenton ti njollos me te gjitha mjetet e mundeshme vetem soji i felliqur shqipfoles qe numrojne ditet para vdekjes klinike .SHQIPTARET KAN TRE YJE QE JU NDRITIN RRUGEN NE ARDHMERIJ, DHE I GEZOJNE TE VDEKURIT E KOMBIT PER SHQIPRIJ ,HASHIM THAQIN NE KOSOV SALI BERISHEN NE SHQIPRIJ,ALI AMETIN NE MAQEDONIJ.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    ju qe shani zotin Berisha jeni te gjithe komunist te ndyre, bllokqena, punisto mafjoze, ta falenderoni mengjes drek darke zotin Berisha dhe zonjen Topalli qe si futen ne burg gjith komunistat, bllokqenat dhe punisto mafjozet ne vitin 90.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Berisha eshte komunist shqiptar dhe agjent serb qe ne kohe te merhumit.
    Jugosllavet sadoqe gjoja ishim pa maredhenie miqesie ne 91 luajten fort me klanin e Alise dhe si rrjedhim doli Berisha per ti vene sterkembth levizjes studentore dhe prej asaj kohe eshte ne poltike nen financime te fuqishme nga Serbia dhe Greqia per ta lene Shqiperine sa me larg objektivave qe duan shqiptaret.
    Mjere kush nuk e kupton Berishen
    Albania Uber Alles

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    flm zonja jozefina qe sme ke fut ne burg
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #10
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Xhozi nuk asht nga ato qi t`fusin mren. Asht nga to qi t`qisin jashta per zhelesh.
    Sic "qiten per zhelesh" Ramizin nga Shqiperia, ne Amerike.
    Domethene duhet te falenderojme Xhozin qe permbysi diktaturen po la ne pushtet diktatoret.

    Diktatures me te eger ne bote, komunisteve me gjakatare qe kishin pushkatuar sa e sa njerez, qe kishin rekrutuar ne sigurim 1/3 e popullsise....u iku pushteti per duarsh brenda pak muajve. Keshtu me protesta popullore.

    Diktature demokratike. I tha populli "Ik", mori valixhet dhe iku.
    -

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •