Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Prokuroria: Akuzat e Nard Ndokės, politike e keqinformuese

    Prokuroria i ka cilėsuar deklaratat e bėra sot ndaj saj nga kreu i socialdemokratėve, Nard Ndoka, si politike dhe keqinformuese.

    Konkretisht, Ndoka ka akuzuar prokurorinė e Shkodrės se ka manipuluar provat nė hetimin e rezultatit tė zgjedhjeve nė kėtė qark, nė KZAZ-tė nr. 40 dhe 42 dhe se ėshtė dorėzuar pas presioneve tė politikės.

    “Partia Demokristiane nė shtator 2009 ka bėrė denoncim nė Prokurorinė e Rrethit Shkodėr pėr falsifikim tė rezultatit zgjedhor nė qarkun e Shkodrės nė KZAZ-tė nr. 40 dhe 42, duke kėrkuar hapjen e pesė kutive tė votimit.

    Nga ana e prokurorisė ėshtė vendosur sekuestro ndaj kutive tė votimit dhe nė 17 shtator 2010 janė tėrhequr nga KQZ kutitė me materialet zgjedhore, ndėrsa mė 20 tetor 2010 janė tėrhequr nga KQZ kutitė me fletėt e votimit.

    Procesi i numėrimit tė votave dhe shqyrtimi i tyre ėshtė bėrė gjatė muajit tetor duke respektuar tė gjitha normat ligjore dhe dispozitat proceduriale dhe nė ushtrim tė kompetencave hetimore tė prokurorisė.

    Procesi i shqyrtimit, duke nisur nga prerja e kodeve, hapja e kutive dhe deri numėrimi i votave nė to, ėshtė kryer sipas ligjit dhe e gjithė procedura ėshtė regjistruar nė video, tė cilėn nė rast se shihet e nevojshme, mund ta vėmė nė dispozicion tė medias”, ka sqaruar Prokuroria e Pėrgjithshme.

    Duke shtuar se pas numėrimit tė votave nė kutitė tė cilat ishin objekt i hetimit, Prokuroria e Shkodrės, pasi nuk gjeti prova tė manipulimit tė rezultatit zgjedhor nė kėto qendra votimi, nė vendimin e datės 17 Nėntor 2010, vendos pushimin e ēėshtjes penale.

    Me kėtė vendim, subjekti PDK ėshtė lajmėruar nėpėrmjet shėrbimit postar qė mė datė 23 nėntor 2010, me cilėsinė e kallėzuesit.

    Ndėrkohė, ditėn e djeshme, mė datė 15 dhjetor 2010, i janė kthyer KQZ-sė kutitė qė ishin objekt i hetimit sė bashku me vendimin e Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Shkodėr pėr pushimin e ēėshtjes sė veprės penale tė falsifikimit tė rezultateve zgjedhore nė qarkun e Shkodrės, nė KZAZ-tė nr. 40 dhe 42.

    “Me kėtė rast vlerėsojmė tė nevojshme tė rideklarojmė se institucioni i Prokurorisė duke mbetur larg lojėrave tė interesave politike, garanton se nė punėn e tij do tė jetė i udhėhequr nga respektimi i Kushtetutės dhe i ligjit”, pėrfundon deklarata e Prokurorisė sė Pėrgjithshme.

    ABC
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nard ndoka mori nji shuplake te merituar.

    me fakte opinioni u bind se ed ruci e tak ndoka genjejne nat e dit tash sa vjet se gjoja u eshte vjedhur vota.

    ..

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    po pse u prish salija me nard ndoken ... mire me takun dolen tartabiqet ...

    u mbush shpija plot me tradhtara (ne njeren ane) dhe plot ithtara (ne gjirin e llomerise) ...

    po dojshin me diskutue kolltukun e krye-llomit ... po vjen 2011 ... tik-tak, tik-tak, tik-tak ...

  4. #4
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Sa e shpejtė kur ka ndonjė gjė pro qeverisė, tamam si shigjetė.
    Po mirė nuk u erdhi pak nė mėndje se Ndoka kur bėri kallzim penal u bazua nė disketat qė i kishte dhėnė Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve?
    Ato edhe janė transmetuar, janė bėrė objekt diskutimi kaq gjatė, janė parė, janė riparė dhe tani si pėr ēudi nuk ekzistojnė mė.
    Thua ta hedhi kaq lehtė Xhuzufina trėndelina e shpejtė si "shigjetė"??

  5. #5
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Po mir ore Nard , Berisha manipulon , KSZ manipulon, prokuroria manipulon , gjykata manipulon sa here qe humb ti dhe Edi Rama te gjithe manipulojne ?
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvin kutiza u dh.je mire perseri.

    --


    Berisha: Rama u tėrhoq nga hapja e kutive, pasi prokuroria nuk gjeti asnjė votė ndryshe nė Shkodrėr
    Kryeministri Berisha, para largimit nga Brukseli, ku mori pjesė nė samitin e Partisė Popullore Europiane, nė Kėshtjellėn Bouchout, nė Meise, iu pėrgjigj interesimit tė medias shqiptare qė ndoqi kėtė aktivitet, mbi ēėshtje tė ndryshme, tė lidhura me punimet e samitit, por edhe tė zhvillimeve tė fundit nė Shqipėri. Nė lidhje me pyetjen nėse EPP do tė ketė mbėshtetje edhe statusin e kandidatit, kryeministri theksoi se nuk ka biseduar pėr kėtė ēėshtje, por qė vendi ynė ka dhe do tė ketė mbėshtetje. “Motoja jonė ėshtė se ky duhet tė jetė njė proces bazuar nė meritėn dhe performancėn, pasi ky ėshtė interesi mė jetik i qytetarėve shqiptarė. Dhe kjo funksionon. Dita e parė e heqjes sė vizave ishte njė ditė mrekullie nė shumė aspekte. Sigurisht qė shqiptarėt fituan njė tė drejtė qė e meritonin, por edhe ata qė ndruajtėn, duke votuar pėr kėtė tė drejtė tė tyre, panė qartė se ndruajta e tyre nuk kishte ndonjė motiv tė tanishėm, por motivi i druajtjes sė tyre ishte i vjetėr”, u shpreh Berisha.
    Ngėrēi politik
    Duke u ndaluar tek situata politike nė vend, kryeministri theksoi se Prokuroria e Shkodrės botoi hetimin dhe nuk gjeti as edhe njė votė tė vetme ndryshe, sa ishte shkruar nė procesverbale. Kėtė fakt, kreu i qeverisė e vlerėsoi tepėr tė rėndėsishme. Sipas tij, kjo ėshtė arsyeja qė Rama, pasi mbajti njė vit rresht partinė e tij me kėrkesėn pėr numėrim tė votave, u tėrhoq, se do tė dilte si nė Shkodėr. “Ne jemi tė hapur pėr ēdo formė hetimi, nė pėrputhje me ligjet e Kushtetutėn e vendit. Nė mėnyrė absolute, ne nuk paragjykojmė asnjė formė hetimi. Sikundėr jemi tė vendosur tė qėndrojmė plotėsisht nė zbatim tė ligjeve dhe Kushtetutės sė vendit. Zoti Rama ka paraqitur njė kėrkesė qė nė 9 nenet e saj, 8 bėjnė fjalė pėr dyshim. Por harron se nė ēdo vend demokratik ligjet pėrcaktojnė se cili dyshim hetohet dhe hetohet dyshimi i bazuar nė fakte ose tė dhėna. Nė aspektin tjetėr, ai tė ngjet me njė pamflet oreuellian. Nė rast se zoti Rama pranon gjuhėn e ligjit, pranon qė kėto dyshime tė mbėshteten mbi bazėn e fakteve, grup fakteve dhe provave, qė nesėr, qė tė gjitha pa asnjė hezitim”, u shpreh Berisha. Po ashtu ai theksoi se nėse Rama e fton tė shkelmoj njė kompromis pėr tė bėrė njė kompromis tjetėr, kjo ėshtė qesharake. “Ne kemi bėrė njė kompromis me zotin Rama, kemi votuar konsensualisht njė ligj, kemi njė Gjykatė Kushtetuese, vendimet e sė cilės janė tė detyrueshme tė zbatohen, kemi njė Kushtetutė qė imponon. Zoti Rama kėrkoi pėr 12 muaj numėrimin e votave, pse nuk e kėrkon tani. Ky qėndron parimėsia e tij? Nuk kam thėnė qė tė mos kėrkojė numėrimin e votave. Jam gati tė numėroj ēdo votė, jam gati tė ndryshoj ēdo rezultat, por me kusht qė tė ndiqet procedura ligjore. Edhe tani jam gati pėr ēdo hetim, por jo ligjet sipas meje, as sipas zotit Rama, por ligjet ashtu siē janė votuar nė parlament dhe kjo pėrbėn bazėn mė tė shėndoshė, mė solide. Zoti Rama mund pėrpiqet tė bėjė biznes me votėn e shqiptarėve, por unė e garantoj se nuk do tė arrijė kurrė. Mund tė mashtrojė tek tuk, por ka ikur koha, kur mund tė bėhej biznes me votėn e shqiptarėve”, nėnvizoi ai.


    gazeta sot

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •