WikiLeaks: Princat sauditė organizojnė ndeja plot alkool, drogė dhe seks!
Nė vazhdėn e publikimit tė informatave sekrete diplomatike nga Wikileaks, ėshtė publikuar edhe informata ku diplomatėt e SHBA-sė pėrshkruajnė njė botė plot seks, drogė dhe rokėnrol pas devotshmėrisė zyrtare tė familjes mbretėrore saudite. Zyrtarėt e konsullatės sė Xhedės pėrshkruajnė njė ndejė sekrete me rastin e Natės sė Shtrigave (Halloween), tė organizuar vitin e kaluar nga njė pjesėtar i familjes mbretėrore, ku u thyen tė gjitha tabutė islamike tė kėtij vendi. Aty kishte prostituta dhe alkool me bollėk. Me gjithė ndalesėn, alkooli ishte i pranishėm nė ndeja
Kjo ndejė ishte organizuar nga njė princ i pasur i familjes sė madhe Al-Thunajan. Diplomatėt kishin thėnė nė informatat e tyre, se identiteti i kėtij princi duhej tė mbetej sekret. Njė kompani amerikane e pijeve energjetike kishte financuar pjesėrisht kėtė ndejė.
Pėrkundėr faktit se alkooli ndalohet rreptėsisht nga ligjet dhe doganat saudite, ishte shumė i pranishėm nė tryezėn e kėsaj ndeje. Banakierėt e angazhuar filipinas shėrbenin njė koktej qė pėrmbante sadiqi, njė pije ilegale alkoolike, qė bėhet nė Arabinė Saudite. Po ashtu, nga tė pranishmit nė atė ndejė, ishte marrė vesh se njė numėr i mysafireve, nė fakt ishin prostituta, gjė qė ėshtė e rėndomtė pėr ndeja tė tilla.
Depeshja e ambasadorėve amerikanė, e nėnshkruar nga konsulli i Xhedės, Martin Kuin, vazhdon: Edhe pse nuk kemi informata nga dora e parė, merret vesh se kokaina dhe hashashi zakonisht janė tė pranishme nė ndeja tė tilla.
Skena e ndejave sekrete ėshtė duke lulėzuar nė Arabinė Saudite, falė mbrojtjes nga ana e familjes mbretėrore saudite, thuhet nė depeshe. Por, nė ndejat e tilla mund tė marrin pjesė vetėm mė tė pasurit dhe gjithmonė pas dyerve tė mbyllura. Nė ndejėn e pėrfolur ishin tė pranishėm mė shumė se 150 meshkuj dhe femra sauditė, kryesisht tė moshės 20-30 vjeēare. Patronazhi i princit nėnkuptonte faktin se policia fetare nuk do tė ndėrhynte nė ndejė. Hyrja ishte tepėr e kontrolluar dhe lejoheshin brenda vetėm ata qė ishin nė listė. Skena e kėsaj ndeje shėmbėllente shumė me ndonjė klub nate nė vendet e tjera: me plot alkool, ēifte tė reja duke vallėzuar, njė DJ nė njė kėnd dhe tė gjithė me kostume.
Ndejat, trend i kohės
Nė depeshe thuhet se nė barin e kėsaj ndeje kishte shishe tė pijeve tė njohura alkoolike, por ato ishin tė mbushura me pije alkoolike lokale. Nė tregun e zi, njė shishe e vodkės Smirnoff kushton 1.500 rialė ( rreth 300 euro), krahasuar me 100 rialė (rreth 20 euro) sa kushton vodka e prodhuar (ilegalisht) nė vend. Duke u lėshuar nė njė analizė mė tė thuktė tė sociologjisė saudite, diplomatėt amerikanė shpjegonin pse shumė princėr sauditė kanė truproje nigeriane. Nė fakt, ata i kanė kėto truproje qė nga mosha mė e re, prandaj bėhen aq tė afėrt me ta, sa qė krijohet njė shkallė e lartė besnikėrie, pėr shkak tė jetės sė kaluar bashkė. Nė informatė mė tej thuhet se, adhuruesit e ndejave tė tilla, e kanė tė lehtė qė tė gjejnė ndonjė mbrojtės nė mesin e mė shumė se 10.000 princėrve tė mbretėrisė, ku disa janė pasardhės direkt tė mbretit Abdul Aziz, e disa tė tjerė janė mė tė largėt pėr nga gjaku.
Njė i ri saudit u kishte thėnė diplomatėve se ndejat e mėdha ishin trend i kohėve tė fundit. Ai kishte treguar se, deri para disa vitesh, aktiviteti i vetėm gjatė fundjavės ishin takimet nė mesin e grupeve tė vogla, tė cilat takoheshin nė shtėpitė e tė pasurve. Disa shtėpi nė Xheda, nė bodrumin e tyre kanė bare, diskoteka dhe klube. Njė saudit i shtresės sė lartė, deklaron: Rritja e konservatorizmit gjatė viteve tė fundit, ka ndikuar qė marrėdhėniet shoqėrore tė zhvendosen nė shtėpitė e njerėzve tė caktuar.
Kopjuar nga:
http://www.kosova-sot.info/politike/...droge-dhe-seks
Krijoni Kontakt