Une nuk kam bere nje prezantim me pare ne kete forum duhej ta beja me pare ndoshta por jam duke e bere tani.
Une jam Albani Manushi, jam me origjine nga Kolonja.
Kam lindur ne Berat dhe jetoj ne Tirane.
Jam i martuar me nusen time Liden prej tre vjetesh dhe kemi nje djale te mrekullueshem , ai quhet David.
Besimi im fetar eshte i Krishtere Ungjillor.
Per momentin bashke me gruan time punojme ne nje fondacion te krishtere ne Tirane.
Interesat e mia jane ti jap lavdi Zotit.
Hobi per mua jane : librat, makinat, kompjuterat, ping-pongu , udhetimet, muzika.
Aresyeja kryesore pse jam futur ne kete Forum te jem i sinqerte eshte bota shpirterore , jam futur sepse dua te shikoj dhe te takoj njerez te tjere qe besojne si une tek Jezusi .
Por kur pashe me pas kam vene re se ka edhe gjera te tjera te bukura ne kete forum qe me pelqejne shume.
Kam vene re se mund te kesh bashkbisedues te mire virtuale dhe mund te diskutosh me ta per cdo lloj gjeje.
Jam i kenaqur qe jam pjese e ketij forumi ku mund te takoj Shqipetar edhe nga cdo vend i botes.
Dua te pershendes cdo anetar te ketij forumi edhe pse nuk i njoh te gjithe dhe dua ti uroj te gjithe qe Zoti ti bekoje dhe ti mbushe me dashuri dhe paqe ne zemer.
Albani.
Krijoni Kontakt