Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Standartet e BE dhe Hierarkia Profesionale dhe Meritokrate e munguar ne Shqipėri

    Problemet e mėdha qė dalin para kandidaturės dhe anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė BE, kėrkojnė dhe arritjen e standarteve pėrkatėse tė kėrkuara nga ky grup shtetesh tė fuqishme europiane. Pavarėsisht nga pėrpjekjet e shtetit shqiptar pėr tė zbatuar njė ligjėshmėri tė re bazuar nė ligjet e BE, nė mėnyrė qė tė verė nė jetė standartet e kėrkuara, pavarėsisht nga taktikat politike tė pėrdorura nga maxhoranca politike dhe nga ato tė pėrdorura nga opozita, standartet e kėrkuara janė tė shumta dhe nė njė farė mėnyre janė tė vėshtira pėr tu vendosur pėrderisa politika shqiptare ushtron presion direct dhe indirekt mbi institucionet e ndryshme publike dhe shtetėrore duke mos respektuar rregullat e vendosura.
    Dy fjalė pėr Teknokracinė dhe Meritokracinė. Teknokracia ėshtė njė formė e qeverisjes nė tė cilėn inxhinjerėt, shkencėtarėt dhe ekspertėt e tjerė teknicienė marrin nėn kontroll dhe drejtojnė fushat pėrkatėse respective. Nė kėtė system vendim-marrja pėrzgjidhet
    dhe bazohet dijenitė e larta teknologjike sesa nė kapitalin politik qė ata njerėz kanė.
    Meritokracia ėshtė njė system qeverisjeje nė tė cilėn emėrimet janė bėrė dhe pėrgjegjėsitė janė caktuar tek individėt tė cilėt kanė demonstruar talent dhe aftėsi (pra merita). Kėtu shoqėria shpėrblen atė qė ka talent dhe kompetenca tė demonstruara nė konkurencė dhe nė veprime dhe ky system lidhet ngushtė me arsimimin formal dhe me sistemet e vlerėsimit.
    Tė dyja kėto sisteme tė lidhura ngushtė mund ta ēojnė Shqipėrinė pėrpara. Por ē’ndodh aktualisht tek ne?
    Punėsimi ka qėnė dhe mbetet njė nga problemet mė tė rėndėsishme tė politikave tė qeverive tona tė pas viteve `90, duke patur parasysh emigrimet massive tė viteve 90-92 dhe pas viteve 97. Pėr kėtė arėsye, njė nga ligjet mė tė arėsyeshme qė duheshin vendosur nė tė ardhmen mund tė jetė vendosja e njė ligji icili nuk do tė lejojė qė koalicioni qeverisės qė fiton zgjedhjet e radhės tė mos ushtrojė presion dhe tė heqė apo tė zėvėndėsojė pa motivacion tė fortė punonjėsit, specialistėt, teknokratėt, qoftė nė sektorin e qeverisjes locale ashtu dhe nė atė qėndrore, duke pėrfshirė dhe institucionet publike e ato autonome, dhe duke lejuar me ligj vetėm zevėndėsimet politike nė rangun e zv/ministrave dhe tė Drejtorėve tė pėrgjithshėm apo atyre qė kanė rėndėsi strategjike.
    Shumė kush mund tė thotė dhe me tė drejtė: po ato njerėz qė janė futur mė pėrpara gjithashtu nga politika si do tė bėhet? Se dhe ato nuk janė futur me meritė dhe nga profesionalizmi imirė ityre? Nė kėto raste duhen vendosur ligje, vendime dhe udhėzime apo rregullore tė reja dhe tė forta tė njėjta me ato qė ka BE pėr tė futur nė punė nėpėrmjet konkurimit pėr tė `matur` aftėsitė profesionale tė tjetrit, duke pėrfshirė dhe eksperiencėn e mėparshme nė punė.
    Ėshtė e vėrtetė qė nėn pretekstin e largimit tė ish- punonjėsve tė sigurimit, tė policisė, tė ushtrisė sė diktaturės, tė administratės sė atėhershme, pra tė ish-nomeklaturės sė kuqe (por pėr fat tė keq nuk ėshtė miratuar dhe sot e kėsaj dite ligji pėr lustracionin), u larguan shumė vetė por dhe u futėn dhe shumė punonjės tė rinj pa eksperiencėn e duhur.
    U pėrsėrit nė realitet ajo qė ndodhi nė periudhėn e pas luftės nacional-ēlirimtare kur qeveria komuniste e atėhershme futi nė punė njerėz tė rinj e pa eksperiencė dhe ud eshėn shumė vite qė kėta njerėz nėprėrmjet hapjes sė shkollave kundėr analfabetizmit, shkollave 1 vjeēare, 2 vjeēare, tė mesmė, e tė lartė, nėpėrmjet vendosjes sė ligjeve pėrkatėse pėr futjen nė punė u arrit njė stabilitet ipėrkohėshėm sepse gjithashtu diktatura fuste nė punė njerėzit e saj qofshin ata dhe pa arėsimin pėrkatės. Pas njė arsimimi masiv qė ndodhi nė vitet e diktaturės, pas viteve `90 Shqipėria ishte plot me njerėz tė arsimuar por tė papunė. Nga vitet 92-e deri mė sot, problem ipunėsimit ka qėnė nga mė tė vėshtirėt duke patur parasysh se 1.5 milion vetė jetojnė jashtė Shqipėrisė nė vėndet e BE, dhe SHBA e gjetkė, ende nė Shqipėri ka njė papunėsi relativisht tė lartė, duke e bėrė punėsimin njė luks nė kėtė vend (e sidomos nė Tiranė e qytetet e mėdha), e pėr pasojė futjen nė punė nė institucionet administrative qėndrore, lokale, nė institucionet publike dhe autonome civile dhe ushtarake e policore, njė problem tė vėshtirė ku rolin kryesor e luajnė rekomandimet e politikanėve tė Partive tė mėdha duke kthyer zyrat e kėtyre partive politike nė zyra punėsimi. Pėr pasojė punėsimi ka humbur aspektin e tij kryesor: futjen nė punė nė bazė tė eksperiencės nė punė si dhe nė bazė tė arsimimit pėrkatės professional apo tė lartė. Gjėndja ėshtė e vėshtirė po tė kemi parasysh se punėsimi injerzve jot ė pėrshtatėshėm nė punė qofshin ato tė thjeshta, qofshin ato me karakter tė vendim-marrjes ika krijuar dhe ėshtė duke ikrijuar Shqipėrisė njė problem tė madhe nė drejtimin e vėndit dhe nė manaxhimin e Insitucioneve tė veēanta.
    Problem tjetėr icili ka shkaktuar nė fakt prbolemet pambarim tė pazgjidhura ka qėnė vetė Politika shqiptare dhe politikanėt tė cilėn drejtojnė Shqipėrinė. Ende nė Shqipėri vazhdohet me mentalitetin e PPSH: `politika nė plan tė parė`, pra duke idhėnė prioritet dėshirės pėr t`i hyrė politikės vetėm pėr tu pasuruar dhe pėr tė drejtuar, duke u punėsuar nė kėtė sistem politik pa eksperinecė.
    Pasojat kanė qėnė tė rėnda pėr Shqipėrinė.
    Sė pari ka qėnė tė rėnda sepse, Klika e PPSH me nė krye R. Alinė vnedosi nė krye tė partive tė mėdha njerėz t ėish-nomeklaturės sė kuqe qoftė pėr tė gėnjyer Europėn dhe SHBA, e pėr t`I thėnė atyre se ..` ja ne e ndryshuam sistemin`, por nė fakt ata vunė emra nga intelektualėt e tyre tė besuar tė PPSH. Sigurisht kishte shumė zėra nga di kėta intelektualė qė ishin me tė vėrtetė komunistė por kishin privilegjin e pėrgjegjėsisė qytetare dhe patriotike si P. Gaēe, S. Brokaj, S. Berisha (pjesėrisht), D. Shehi, T. Shehu (pjesėrisht), etj, tė cilėt u pėrpoqėn tė dhe ja arritėn pjesėrisht qėllimit qė tranzicioni tė bėhej pa konflikte tė mėdha sociale. Mė vonė vendosja e tyre nė pushtet pėrfshiu dhe njė numur tė madh ish-sigurimsash, ish-politikanėsh, ish-spiunėsh, militantėsh, e kushurinjsh, tė cilėt muarėn me vehte dhe njė grup tjetėr social tė afėrt me ta jo vetėm jo-profesionist, por dhe tė lidhur deri diku me rregjiin e vjterė tė cilėt me mentalitetin e drejtimit tė vjetėr e vendosėn Shqipėrinė nė njė pozitė tė rėndė nga ana ekonomike aq sa nė `97 u rrėzua dhe shteti pėr shkak tė politikave jo tė sakta nga qeeria por dhe nga kėta njerėz jo-profesionistė pėr punėn pėrkatėse por `profesionistė` pėr punė tė tjera.
    Njė fakt tjetėr I veēantė ndodhi me qeverisjen socialiste tė pas 1997 tė Fatos Nanos: pėr tė shmangur presionin e brėndėshėm tė opozitės dhe tė ndėrkombėtarėve dhe nga hija e mosbesimit ndaj PS e cila gėlonte nga ish-nomeklatura e kuqe, pėr shkak tė ish-sigurimsa e ish-spiunė, F.Nano ofroi nė qeverisje tė rinjtė e FRESSH qė jo vetėm ishin pa eksperinecė dhe pa asnje C/V profesionale, por kishin marrė pak a shumė mendimin dhe mentalitetin qeverisės tė kryetarėve tė tyre shpirtėrorė dhe aktualė (nė PS). Kjo largoi pėrkohėsisht mosbesimin e ndėrkombėtarėve por shkaktoi gjithashtu pėshtjellim nė qeverisje pėr shkak tė pamundėsisė sė qeverisjes me njerėz koti por dhe pėr shkak tė mos pasjes sė njė program dhe projektesh reale pėr ta nxjerrė nga gjėndja e rėndė vėndin, i cili pėr veē stabilitetit tė pėrkohėshėm nuk pati asnjė ndikim pėrmirėsues nėjetėt e njerėzve dhe komuniteteve tė cilėt vazhduan tė largohen nga Shqipėria. Fenomeni I qeverisjes me tė rinj pėr tė kamufluar tė vjetrit pati pasoja tė rėnda edhe nė vetė PS e cila sot po vuan pasojat e njė ‘mjekimi’ tė pėrkohėshėm dhe aspak shėrues; njerėzit e ish-noemklaturės sė kuqe vazhdojnė tė drejtojnė realisht PS sot nėpėrmjet tė rinjve tė cilėt janė duke I shkaktuar PS dy pasoja tė rėnda negative: korrupsionin dhe mungesėn e Programeve reale pėr tė drejtuar vendin nė rast se marrin pushtetin gjatė rotacioneve tė ardhshme. Pamundėsia e njė qeverisjeje profesionale po I vuan dhe maxhoranca aktuale e cila ka thirrur nė shėrbimin e saj gjithashtu njerėz tė rinj pa eskperincė, por duke thirrur nė drejtim dhe ata qė janė jashtė shtetit tė cilėt mund tė jenė arsimuar mė mirė se nė Shqipėri por gjithashut nuk kanė eksperiencė nė drejtim. Pavarėsisht nga Programet mė konkrete tė mira qė ka Maxhoranca, zbitimi I tyre bėhet jo mirė, pėr katėr shkaqe kryesore.
    - Opozita destruktive dhe aspak bashkėpunuese
    - Mungesa e eksperiencės profesionale, administrative, e klasės sė re drejtuese politike
    - Mos respektimi i hierarkive profesionale qoftė nga eksperienca e punės duke djegur brezat me eksperiencė kot sė koti, ashtu dhe masivimi pa kriter dhe fallco i marrjes sė titujve shkencorė e profesionalė gjė qė po shkakton njė rrėmujė tė dytė qė do ti ndihet probelmatika nė tė ardhmen e afėrt, por dhe tani ndihet nė drejtim nga njerėz koti me tituj gjithashtu tė marrė ligjėrisht por pa vlera sepse mungon eksperienca nė punė.
    - Korrupsioni I cili pengon investimin e huaj dhe fitimin e pronės private nga individėt qė u takojnė. Korrupsioni nė fakt ėshtė edhe pasojė e tre shkaqeve tė para, por ėshtė pasojė edhe e mentalitetit lindor ndaj punės dhe shoqėrisė.
    BE pikėrisht rezervohet tė integrojė Shqipėrinė pėr shkak tė kėtyre problemeve tė pazgjidhura ende, dhe nėse vazhdohet me kėtė mėnyrė qeverisjeje rrezikohet edhe Shqipėria tė bėhet njė shtet klanor dhe mafioz si Rusia dhe disa vėnde tė lindjes duke patur parasysh dhe lėnien pas dore (ndoshta nė mėnyrė tė qėllimshme) tė ekuilibrimit me ligj tė drejtimit tė shtetit shqiptar nga tre komunitetet mė tė mėdha fetare nė Shqipėri, dehe gjithashtu duke kujtuar lexuesin mentalitetin jot ė njėjtė nė drejtim dhe nė punė tė pjesėtarėve tė kėtyre komuniteteteve.
    Le tė shpresojmė qė ky shkrim sadopak tu tėrheqė vėmėmndjen lexuesve pėr problematikat e pa zgjidhura nė Shqipėri tė cilat po pengojnė integrimin dhe zhvillimin normal tė vendit.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Se pari, ke hapur temen ne vend te gabuar.
    Se dyti, meritokracia eshte perralle pa mbret.
    Se treti, dallimi eshte vetem tek zbatimi ligjit. Kush nuk e zbaton dhe kapet, e peson.
    Pergjithesisht, ja kane dale qe ne ligj te kete sa me pak meritokraci qe mundet.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778
    Tema mund te jete hapur ne vend te gabuar, por problemi i i mungeses se nje Shteti teknokrat&meritokrat mbetet aktual.
    Shtetet e BE ecen perpara se kane vene ne krye teknokratet te cilet nuk mund te levizen dot nga postet e tyre duan apo s'duan politikanet, por mund te levizen bazuar ne ligj

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •