Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 75
  1. #61
    sylar Maska e Jackie
    Anëtarësuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Po e pagujne se aq ja pret. Vjet i rrejten me miell e me biskota .lol. Ket vit po i rrejne me cizme e xhupa. Hajt se ja kane mor doren. Parti Sali hapi portat kur t'dush ti
    Against all odds..

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    proxhekt..

    me shpifjet e kulisheve te kudrave te kokodhim ed rucit.. si puna e ketij arben cokut.. nuku i afrohesh se vertetave.. ne se ato te interesojne..

    megjithate eshte mendja jote kjo..

    sali berisha dhe topalli nuk morren ne dorzim austrine apo zvicren apo danimarken..
    kaq duhet ta dish ti..


    burri kreshnik sali berisha..dhe zonja fisnike topalli.. po drejtojne shtetin qe ppsh e dorzoj ne gjendjen me te rende qe mund te mendohet..

    aq te rende sa ti proxhekt.. duhet ta kuptosh vetem me 20 sekonda te parjes se videove te eksodit..

    e ne se do te kishe dasht me pa me shume do kuptje akoma me shume..

    mirpo ju enveroistet e llojit polidrik.. pra me shum faqe.. jini fort interesanta..
    beni sikur e kini pas dit shqiperine lule permbi lule..

    mirpo ne vulat qe kin ne pasosha menjiher ju del djallezia..
    ju.. nuk udhetuat drejt asaj qe kinse e kini dit se eshte lule..por drejt zvicres kanades zelandes suedise danmarkes e gjermanise..

    ka shum halle shqiperia o proxhi i lpk-se..

    nji nga te metat kryesore te berishes..eshte se ai nuk e ka njohur mire shqiperine..
    shqiperia kishte 2 milion bira.. gardhi ( halle probleme) ne 90 ten..

    do 1 shekull riparimi i tyre..

    dhe permbytjet ne shkoder e rrethine.. jan hall i vjeter qe smundet saliu qe morri shqiperin me 2 milion halle ta rregulloje aq lehte..

    enveri juaj e kish lehte..

    ai i zgidhte hallet ndryshe..

    5 burra ne burg prej shkodre dhe asnji shkodran 1 vit rresht nuk fliste.. se a u myt a ra me fjet pa hanger.. dhe keshtu ja bente cdo qyteti..
    e kuptohet top chanallat nuk ekzistonin as news 24-trat..

    pra mos dijen tuaj ndreqeni..
    kjo eshte me e mira..

    gjirizet e shekullit tja hane me nder m zonjes jozefine..

    proxhekt..

    mbahesh si njeri i artit..

    si ka mundesi nuk e the nji fjal tek tema alida hisku..

    hmmm..

    ajo teme ishte lakmus per gjith forumin..

    e vura thjesht me dallue.. shtazet nga njerzit..


    ..


    ata.. torturuesit e alides.. duan ta rrezojne saliun e jozin..

    behi njerez..

    mbahesh per drenicak..
    kurre nuk i denove vrasjet mbas shpine ne kosove..
    as ate te ahmet krasniqit ne tirane..

    as te sabahetes..

    as te drinit..

    e pra sot opelkuqat.. po ja shtin kosoves lakun ne fyt..

    ..

  3. #63
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Përfundimi: Ata mbajnë Salën fort dhe zhyten nja gjashtë her në vit në ujë me gjith shtëpi,
    fatkeqesisht eshte e vertete... e them me keqardhje...
    shkodranet (shumica) do votojne PD edhe sikur berisha t'i veje flaken shkodres. gjithmone do votojne PD...
    e shohin kete ceshtje si tifozet qe nuk e tradhetojne kurre ekipin e zemres. c'te besh?
    Ndryshuar për herë të fundit nga the admiral : 16-12-2010 më 05:50
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Nuk është puna se po ja qajnë hallin shkodranëve!
    Diku tjetër është halli!
    Ka disa që nuk thonë dot një fjalë të mirë!Është në karakterin e disa njerëzve që flasin vetëm keq.Bëjnë të mënçurin!
    Dhe po këta njerëz,deri më sot nuk kanë thënë asnjë fjalë të mirë, as për Shqipërinë dhe as për Kosovën!

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Se jan budallenj,pothuajse si e gjithe shqiperia.
    Voto PS e PD,e pastaj nuk duhet edhe te paguajn!
    Rrini se jane mire,duhet te ishin akoma edhe me keq.

  6. #66
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2010
    Postime
    210
    demokracia Shqiptare esht si demokracia e forumit... duhet te mendosh e shkruash ate qe te thon te tjeret esht e drejt se po the mendimin tat ti prishin postimet urithet... pffffffffffffffffffffff njerez te kthyer ne qenie te neveritshme...gjynaf njeriu ka 1 jet dhe ta jetoj ate si urith esht krim...

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    "...Fiks Fare shpullë qeverisë për përmbytjen e Shkodrës, duke u bazuar në incizime të vitit 2004 ku shihet Sali Berisha dhe Jozefina Topalli duke ju drejtuar atë kohë qeverisë ..."

    http://top-channel.tv/video.php?id=20855
    Sa genjejne komunistet.
    Keto inçizime jane modifikuar nga selia roze,se ska mundesi qe Saliu dhe Josefina te kene folur ne kete menyre.

    Gjej nje popull budall dhe sundo per 40 vjet.
    Beni dy llogari te shpejta dhe ju del qe Saliu ka 20 vjet ne politike.
    Konkluzionet nxirrini vete.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  8. #68
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    SHEKULLI, 18/12/201
    Arka e "shpuar" e Noes!
    ARTAN XH. DUKA PROF. AS. DR.

    Kriza e fundit e mbijetesës së një rrethi të tërë është episodi i radhës i krizës së mbarë shoqërisë që prej kohësh nuk qeveriset si duhet duke dëshmuar pasojat, deri ekstreme, të joprofesionalizmit të mazhorancës në parandalimin, amortizimin dhe administrimin e emergjencave civile.

    "
    Mëkati" njerëzor dhe "ndëshkimi" hyjnor!

    Sot është momenti për të ndihmuar dhe lehtësuar koston e rikthimit në normalitet të zonave të prekura, ndërkohë që nesër vjen radha e përgjegjësive teksa përtej forcës madhore, apo "vullnetit të perëndisë", kjo katastrofë mbetet në thelb njerëzore e në radhë të parë qeveritare.

    Rajoni i Shkodrës është përmbytur më shumë se një herë brenda të njëjtit vit duke dëshmuar mosseriozitetin dhe indiferencën fatale qeveritare për vijimësinë e fateve njerëzore.

    Nëse "vepër" e Perëndisë, dikush duhet të marrë përsipër të shpjegojë cili është "mëkati" që të shlyhet këtë qamet e se cila është garancia se ia vlen të "luftosh" me projekte mbrojtëse ndërkohë që, përkundër këtij fataliteti, njeriu gjithnjë e ka "zbutur" perëndinë ndaj të fajësosh këtë të fundit për "mëkatin" njerëzor përbën alibinë e radhës të kësaj qeverie që me cinizëm dhe arrogancë qyrkun e fajit për gjithçka ia var gjithkujt përveç vetes.

    Absurdi i "hyjnores" sfumohet me rikonfirmimin po prej kësaj qeverie me projektet rreth Bunës e të tjera që dëshmojnë se ishin mosveprimet e saj që nuk e parandaluan këtë tragjedinë dhe në skenën e "krimit" natyror nuk gjenden veçse gjurmët e "gishtërinjve" të saj.

    Solidaritet dhe përgjegjësi!

    Ajo çka vërehet në këtë dramë njerëzore është administrimi kryesisht nga "lart" i fushatës sensibilizuese për ndihmë, ndërkohë që faktorët e tjerë nuk janë sa duhet prezent në vëmendjen e publikut. Solidariteti njerëzor, jo rrallë përgojuar si reminishencë socialiste, mbetet gjest fisnik dhe sfida mbetet materializimi sa më efektiv për njerëzit në nevojë.

    Krahas kanaleve qeveritare, jo rrallë të kritikuara më parë për mungesën e neutralitetit, burokracinë dhe efektshmërinë e tyre, të dobishme janë dhe kanalet alternative si OJQ, formacionet politike, media, individë etj.

    Publiku ka nevojë për akses për lëvrimin e fondeve dhe ndihmave por ai shpesh mungon apo nuk është i dukshëm sa duhet. Rasti i Shkodrës le të përbëjë precedentin e një standardi të ri të sensibilitetit njerëzor dhe shoqëror ndaj atyre në nevojë, sepse Shqipëria është e mbushur me fate të dhimbshme që presin ende dorën e shtrirë.

    Përtej solidaritetit, performanca e fondeve dhe e mjeteve shtetërore për të përballuar situatën dëshmon si pamjaftueshmërinë ashtu dhe administrimin e mangët të fondeve të emergjencave për të cilat taksapaguesit kanë kontribuar rregullisht ndaj dhe presin vendimmarrje efektive dhe profesionalizëm në përballimin e këtyre situatave.

    Shfaqjet e çorganizimit, spontanitetit apo amatorizmit që vërehen nuk lënë vend për optimizëm në një vend ku emergjencat janë shndërruar në kronikë. Përgjegjësia qeveritare, ndërkohë shkon përtej harkut të një viti me lejimin e ndërtimit të shtëpive vend e pa vend në zona potencialisht të rrezikshme.

    Kjo "bingo" me fatet njerëzore, përtej mungesës së largpamësisë, shpreh dhe cinizëm qeveritar që për një zonë bastion të saj, lejoi apo mikloi për hir të interesave të ngushta elektorale, iniciativën e lëvizjes pa kriter në emër të një shansi në jetë duke mos paralajmëruar dhe ndaluar në emër të shenjtërisë së jetës dhe pronës aq të kërcënuara sot.

    Kriza të këtyre përmasave me implikime serioze në jetën e qytetarëve dëshmojnë nevojën për balancimin e politikave të djathta dhe të majta në shoqëri për të krijuar përmes politikave të drejta të taksave fondet e strukturat e nevojshme për përballimin e emergjencave jo në emër të interesave elektorale, por të respektimit të jetës dhe pronës së çdo qytetari që askush të mos ndjehet i braktisur në vendin e tij.

    Sfida e sigurimit të pronës

    Ndonëse atribut i sektorit privat dhe zgjedhjes së individit, sektori i sigurimeve ishte një tjetër dështim që kjo fatkeqësi evidentoi përballë një shteti indiferent. Ndërkohë që nuk mund të imponojë lidhjen e kontratave të sigurimit si në rastin e automjeteve, shteti duhet të bënte me shumë për legalizimin në kohë të pasurisë dhe sensibilizimin e shtëpiakëve për rreziqet eventuale sepse sot është pikërisht ai që me paratë e taksapaguesve do të rehabilitojë këta të fundit duke krijuar precedentë absurde për një shtet anëtar të NATO, ndërkohë që realiteti ka dëshmuar rëndom braktisje shtetërore jo vetëm për prona të veçanta, apo individë të veçuar fatkeq, por dhe për shtresa të tëra të popullsisë si të pastrehët në shtëpitë e pronarëve, të mashtruarit në firmat piramidale, fshatra që zhduken prej rrëshqitjeve të tokës, qytetarët që paguajnë fatura abuzive, pensionistë me pensione lëmoshë, komunitete rome të margjinalizuara etj.
    Mbijetesë dhe reflektim

    Shkodra ka nevojë për vëmendje dhe respekt për të mos u vënë më kurrë në këtë pozicion kaq të vështirë për këta njerëz kaq krenar.

    Rrogat e funksionarëve të lartë nuk mund të zhbëjnë përgjegjësinë ndaj tragjedisë dhe nëse duan vërtet të ndihmojnë të fillojnë me një ndjesë për daljen e situatës jashtë kontrollit dhe më tej ofruar pasuri reale që mund të disponojnë përpara se të prekin në sedër dhe monopolizojnë vullnetin dhe ndjenjat e të tjerëve që duan të kontribuojnë në mënyrën, kohën dhe kanalin e zgjedhur prej tyre.

    Nëse përgjegjësia ka emër ajo duhet të pasohet me kosto politike, penale dhe civile duke zhdëmtuar moralisht dhe materialisht qytetarët që besojnë tek përgjegjshmëria dhe ndjeshmëria e shtetit të tyre.

    Shkodra ka nevojë mbi të gjitha për zotimin solemn se përmbytja për neglizhim njerëzor nuk do të ndodhë më. Zgjidhjet e mira janë afatgjata dhe duhet të ndërmerren së toku ndaj injorimi absurd i propozimeve të opozitës nuk është sinjali duhur për Shkodrën dhe nuk dëshmon ndjesinë e duhur të qeverisë që dhe në dështimin e saj refuzon me arrogancë dorën e shtrirë duke vënë përtej interesave të shoqërisë ato elektorale të saj.
    Paskëtaj, Shkodra nuk mund të jetë e njëjta përsëri.

    Papërgjegjshmëria nuk duhet të përsëritet më dhe përgjegjësia duhet të meritohet. Qytetaria shkodrane duhet ta thotë fjalën e vet për hir të së ardhmes së saj dhe çrrënjosjes së makthit të rikthimit të përmbytjeve.

    Ndonëse për dy dekada voton në shumicë të djathtën, e cila "nusëron" vazhdimisht pavarësisht se konteksti politik nuk është ai i paraviteve '90 dhe rotacioni në demokraci është rutinë, kosto oportune e zgjedhjes së saj kësaj radhe tejkaloi çdo cak. Shkodra meriton më mirë dhe më shpejt.

    Hapja ndaj alternativës politike dhe ndryshimi është progres dhe emancipim demokratik, ndaj të cilit Shkodra është tepër e ndjeshme. Ndryshim nuk do të thotë domosdoshmërisht "konvertim" automatik drejt alternativës, por sprovimin me standarde akoma më të larta të mbarë forcave politike, duke mos i dhënë askujt avantazhin e mosdyshimit.

    Përpara përkushtimit të "verbër" partiak qëndron besnikëria ndaj vetvetes dhe interesave të familjes, shenjtërinë e të cilave shkodranët e dinë sot më mirë se kurrë më parë.

    Në këtë prag Krishtlindjeje dhe kapërcimit të viteve, kjo është vërtet ora e dhimbjes së Shkodrës që përjetohet në mbarë vendin, por është dhe ora e sprovës së saj për të rikonfirmuar qetësinë, besimin, maturitetin, dinjitetin, optimizmin dhe dashurinë për jetën në emër të një nesërme më të sigurt.

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    nuk do votohet me si perpara saliu jo ketu do jemi
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #70
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2010
    Postime
    210
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Sa genjejne komunistet.
    Keto inçizime jane modifikuar nga selia roze,se ska mundesi qe Saliu dhe Josefina te kene folur ne kete menyre.

    Gjej nje popull budall dhe sundo per 40 vjet.
    Beni dy llogari te shpejta dhe ju del qe Saliu ka 20 vjet ne politike.
    Konkluzionet nxirrini vete.
    heu un kam pa gamor por gamor qe u duket vetja te mencur esht hera e par ...ore ky forum esht spektakular ne 1 aspekt;te gjith ata qe mbeshtesin Berishen jan kunguj krejt ,nuk e di pse ...ndonje ide ...

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •