.
Personat me maska rishfaqen në Podujevë
PODUJEVE, 25 shkurt - Personat me maska shfaqen edhe një herë në rajonin e Podujevës. Pasi ishte njoftuar se katër persona janë parë duke mbushur armët në një veturë në një rrugë të Podujevës, policia ka reaguar duke iu afruar dhe me atë rast ka dëgjuar 6 të shtëna, njoftoi policia e UNMIK-ut e rajonit të Prishtinës. Pas kontrollit gjithpërfshirës në atë vend janë gjetur gjashtë gëzhojat e plumbave të shkrepur si dhe menjëherë është bllokuar lokali në të cilin dyshohej të ishin të dyshimitit. Me këtë rast policia ka kontrolluar 16 persona që gjendeshin në restoran të cilët u arrestuan, duke përfshirë dy individë që penguan policinë dhe dy të tjerë që deklaruan se vetura ishte e tyre. Gjatë kontrollimit të lokalit policia ka gjetur një revole në oxhak të restoranit. Ndërkaq në një informatë të cilën e kanë paraqitur në polici dy qytetarë thuhet se ata kanë takuar 4 njerëz të armatosur e me maska në pyjet rreth fshatit Gllamnik. Policia ka reaguar menjëherë, por nuk ka ka mundur t'i gjejë të dyshimtit e maskuar. Do theksuar se ky është rasti i tretë i raportuar brenda një muaji rreth paraqitjes së njerëzve të armatosur e me maska në rajonin e Podujevës
Krijoni Kontakt