Shpallja hyjnore
Kjo gjendje i vazhdoi derisa vjen dita e shėnuar, ditė qė ndryshoi historinė e botės dhe tė njerėzimit, dita e njėzet e shtatė e muajit Ramazan. Atė ditė, Profeti a.s gjendej nė shpellėn Hira, ku meditonte dhe adhuronte Zotin. Tregon ai vetė:Ndėrkohė qė po rrija nė shpellėn Hira,
papritur dhe pa kujtuar mė shfaqet njė burrė me rroba tė bardha dhe me njė libėr nė dorė, tė mbėshtjellė me mėndafsh. Kur e pashė, mė kaploi paniku. Ai mua afrua dhe mė tha:O Muhamed! Lexo! dhe me zgjati librin qė mbante nė dorė. I frikėsuar, unė iu pėrgjigja:Unė nuk di tė lexoj! Ai mė shtrėngoi aq fort, saqė kujtova se do mė dalė shpirti. Mandej, ai mė lėshoi dhe mė tha:O Muhamed! Lexo! Unė iu pėrgjigja:Nuk di tė lexoj! Ai mė shtrėngoi sėrish si herėn e parė dhe mandej mė tha:O Muhamed! Lexo! Pėr herė tė dytė i thashė:Unė nuk di tė lexoj. Kur mė shtrėngoi pėr herė tė tretė, mu duke sikur do tė vdes dhe sėrish mė tha:O Muhamed! Lexo! Atėherė unė i thashė:E ēfarė tė lexoj?! Ai u pėrgjigj:
Lexo me emrin e Zotit tėnd, i Cili krijoi (gjithēka), e krijoi njeriun nga njė droēkė gjaku! Lexo! Zoti yt ėshtė Bujari mė i madh, i Cili, me anė tė penės ia mėsoi, ia mėsoi njeriut ato qė nuk i dinte. (Alak, 1-5)
Kėto ishin ajetet e para qė iu shpallėn Profetit a.s, natėn e Kadrit, muajin e shenjtė tė Ramazanit.
Krijoni Kontakt