Close
Faqja 12 prej 25 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 244
  1. #111
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Me e keqja eshte se gjithkush e ka mundesine te fol per DRNICEN.

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Përshëndetje ANita dhe Brari
    Do të përpiqem të jap një sqarim në lidhje me vargjet që i ka sjellë Brari. Unë po e jap variantin tim, por do të kisha dëshirë që edhe dikush që e di më mirë ta plotësojë.

    Anita, nëse je kosovare, besoj e di se në regjimin serbë këngët e këtilla kanë qenë të ndaluar dhe shumë këngëtarë për motive të tilla edhe janë burgosur. Dhe kjo ka zgjatur po thuajse një shekull.

    Tash sqarimi. Sa di unë autor i këngës për Azem Bejtën ka qenë Drevish Goxhuli i Makërmalit. Kishte rënë në vesh të hyqymetit, se Dervishi po e këndonte këtë këngë nëpër dasme dhe një ditë cohen edhe e thërrasin:

    - Dervish, kemi dëgjuar se je duke kënduar këngë për Azem Bejtën, - i thanë. A e di se të pret burguu për këtë punë.

    - Po more zotni e di, vec po deshët unë e këndoj edhe para jush!

    Pasi u shikuan në sy ndërmjet vetit xhandarët, ranë në ujdi ta dëgjonin. Dhe Drevishi si i mencur që ishte i ndërroi vargjet aty për aty e t'ia nisi:

    Azem Bejta, Azem Galica
    ta panë sherrin tanë Drenica!

    Kur i dëgjuan këto vargje xhandarët i thanë: Shko je i lirë edhe për kështu këndo sa të duash.

    Besoj në një situatë të tillë, përpara xhandarmërisë barbare edhe unë, edhe ti edhe Brari, besa edhe goxha do trima të tjerë e kishim kënduar të njëjtën këngë me të njëjtat vargje.

    S' di brarit si nuk po iu kujtuakan vargjet:

    Azem Bejta u cue në kamë
    djalë shiptar kush doni me kanë
    djalë shiptar kush doni me dekë
    përmas meje vini me ecë...

    P.S. Do të kisha dëshirë ta konfirmonte dikush vërtetësinë për këtë që e shkrova - rastin e Dervish Goxhulit.
    Sipas një ankedote, rapsodi i njohur drenicas, Dervish Goxhuli ( një njeri i varfër, por shumë mendjehollë) ka kënduar nëpër dasma. ka kënduar edhe për trimin Azem Bejta, por kur e kanë thirrë xhanarët t'ia bëjnë më butë shpinën se barkun
    i kanë thënë a ti po këndon për Azem Bejtën a?. Ai u ka thënë, po valla po këndoj. Po qysh këndon ti, hajde të dëgjojmë edhe ne, ai e ka ndryshuar (për t'i shpëtuar dajakut)
    Azem bejta, Azem galica
    Ta pa sherrin krejt Drenica...
    Xhanarët kur e dëgjojnë të këndojë kështu i thonë hajt në shpi e këndo sa të mundesh.
    Ai me siguri prapë ka kënduar si më parë e jo si në zyret e xhandarëve.
    P.S.
    T'ju them të drejtën unë këto fjalë i shkrova diku më lart, pa e parë këtë anekdotën qqë po esjell edhe unë.

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Citim Postuar më parë nga xani1 Lexo Postimin

    Xani,
    une kam prur nje version te cilin baba jem e ka ndi por nuk ishte i sigurte. Bile ai e gjente me te sigurte kete versionin qe keni pru ju dhe z.Adem. Sidoqofte bere mire qe edhe ti e vertetove ate qe ne te dy po mundoheshim ta sqaronim. Sepse nje brari ketu ka apostrofu ato dy vargjet si vargje te nje kenge qe shprehin opinionin e drenicasve aso kohe per Azem Galicen. Ai madje thote se me vone jane mundu historianet t'i fshehin keto vargje duke lene te nenkuptoje se drenicaket nuk ishin me A.Galicen .

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Votat u vodhen anekend Kosoves,zgjedhjet u perseriten edhe ne DECAN do te perseriten edhe ne MITROVICE dhe askush nuk po i quan DECANASIT &MITROVICASIT hajna,e DRENICES ju kan gju si qet e qartun.
    Bravo Drenica97 te lumshine kembet ore vella se kurre ma mir nuk ke folur
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  5. #115
    ti, une dhe melodia Maska e orhideja
    Anëtarësuar
    02-10-2010
    Postime
    4,817
    Ju pershendes

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim Postuar më parë nga anita340 Lexo Postimin
    Xani,
    une kam prur nje version te cilin baba jem e ka ndi por nuk ishte i sigurte. Bile ai e gjente me te sigurte kete versionin qe keni pru ju dhe z.Adem. Sidoqofte bere mire qe edhe ti e vertetove ate qe ne te dy po mundoheshim ta sqaronim. Sepse nje brari ketu ka apostrofu ato dy vargjet si vargje te nje kenge qe shprehin opinionin e drenicasve aso kohe per Azem Galicen. Ai madje thote se me vone jane mundu historianet t'i fshehin keto vargje duke lene te nenkuptoje se drenicaket nuk ishin me A.Galicen .
    Anita e nderuar, ne jemi fare afër me fshatin e Dervish Goxhulit. Kjo ishte e vërteta që i ka ndodhur atij. Kjo nuk lë për të dyshuar, sepse dervixh Goxhuli nuk është njeri që ka jetuar para shumë shekujsh të mos dihet për të, sikundër edhe për Azem Bejtën. Ju përshëndes të gjithëve.

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Pasi po përmendet Dervish Goxhuli, po ua sjell këtu një vjershë, të cilën e kam në librin tim për fëmijë.

    PO ME DHIMBSEN DELET E JUAJA

    Dervish Goxhuli një dele pati
    S`kishte ahur as ushqim i ngrati
    E dërgoi delen në fshat te një fqi
    Ta kalojë dimrin me delet e tij.

    Pasi kaluan disa ditë e net
    Dervishi për dele pyet fqiun e vet
    Kurse ai me keqardhje ia ktheu:
    -Na ra mbrëmë ujku e delen ta preu.

    -Hajërli-qoftë Goxhuli tha
    Ashtu qenka shkruar or vëlla
    Nuk po më dhimbset ajo e bekuar
    Por të juajat që qenkan frikësuar.

  8. #118

    Te lumte mik i nderuar. Sa bukur e ke nderthurur kete ngjarje. Kjo po ma kujton nje ngjarje te ngjashme sikur kjo, por nuk jam i sigurt a lidhet edhe kjo me Dervish Goxhulin, apo mos e kam ngaterruar me nj]e t]e qallapekeve te Baices. Po e them me vargje edhe une

    Dhe ia ktheu fqinji
    -Hajt se s u ba nami
    Aty ku asht malli
    aty bahet dami!

    P.S. Kerkoj ndjese per leshimet teknike, sepse po kam shume problem me kompjuterin e sapoformatizuar.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Hasim Gerguri i Bellaçefsit ish kane Hoxhe i mire, po edhe sersem n'fjale,Kur jepke ders, i mshelke t'tana dyerte e dyjallakut.Selmani me ni darsem n'Korrotice ,po i thot .Hoxhe Efeni,koke ardhe me i krye dy pune per ni udhe Cilat kokan ato pyet Hoxha ? Hem me na urue ket darsem ,heme menaj çite tana met prej kreje
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  10. #120
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Artikull qe po ia vlejka me lexu
    ...per ato qe edini se qka osht e vlefshme jeni humbsa sot.

Faqja 12 prej 25 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •