Close
Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 240
  1. #201
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    ,pra eshte dasht qe titulli te ishte,,Kosove,ktheja nderin vetes! ................''
    Pajtohem me ty e panjohura !

  2. #202
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Une nuk besoi qe drenica ka me shume faj se sa pjeset tjera,eshte e vertet se kjo qeveri udheheqet nga drenicak,por duhet pas parasysh se ne shtet nuk kemi pas kurr,prandaj nuk ka te bej drenic apo nje rajon tjeter sepse nuk besoi qe ta zem llapjanet do ishin me te sukeseseshem,por ajo qka me dhemb mua eshte perse jemi ber kaq llaskuca dhe secili qe te hyp ne pushtet punen e par qe ben eshte vjedhja,ket nuk po muj ta kuptoi,eshte e dhimbeshme qe nga kjo qeveri po thuaj se gjysma akuzohet per krime prej me te ndryshemeve.
    Ne populli i thjesht nuk duhet te biem ne gracken e politikajve,sepse jemi deshmitar qe politikajt shahen ter diten dhe ne mbremje prap jan bashk,sepse kan per ta nda gjahun.
    E dini kur Ramushi ne nje fjalim ne stadionin e prishtines i pat sha keta qe sot po don me ban koalicion me nen e bab dhe i pat quajt me epitetin komandanta te bllaces,por sot i bashkon interesi material prandaj duke qen ne budall politikajt do lozin me fatin ton.
    Pastaj pdk e pat quajt ldk tradhetare por per intersa personale u martuan e u divorcuan por ja pan hajrin sepse ben para,keshtu edhe ky koalicion nese formohet nuk ka tjeter qellim perveq hajnis,sepse per gjera tjera edhe po te duan nuk kan kaqik
    Se kom then krejt fajin por nji pjes te fajit qe do te thot se pjesen tjeter e bartin edhe tjeret.
    Nuk kisha qellim ti beja vetem drenicasit fajtor ..shi llaskucat edhe te partive e krahinave tjera qe jon sul pas hajnis,kriminalitetit.
    Une nuk fajsoi as ke pse esht drenicas e as dukagjinas as fushor as malor pore vetem se kure mendoi se dikush mban pergjegjsin per mose suksesin e Kosoves si shtet e shpreh jo per ti zen koken dikujt pore qe mendoj se dashuria per atdhen nuk i lejon nji qytetari te bej sehir e te hesht para te keqes qe po i knohet popullit tone te shum vujtur.
    Do duhej te mesonim nga psimet per shkak te disa injorantve qe na sollen e peshtollen per shkak te hipokrizis se tyre neper dyer te kancalerive Eropjane duke kerkuar ate qe do duhej kerkuar gjenerata para nesh te cilet nuk e ben se deshen kolltuqe dhe librezat e kuqe,
    Vllaqko une kom respekt per dernicen madje me shum se disa drenicas pore tek Atdheu i im vlersohen tek mua shqiptaret e dishem te drejt dhe shqiptar te dishem dhe atdhetar ..ndryshe veq me llafe se dua as vellan qe ma ka ber nena nese nuk puno per ket Kosov madje e urrej nese e ka me hile.
    Te persh.

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin

    dakord
    edhe une jam i atakuar nga disa pseudo patriota me bateria te killavta te kines se une jam kunder drenices vetem se po mundohem qe te kontriboi aq sa ma lejon kapaciteti im.
    eshte e vertet se kemi shume probleme,dhe keto probleme mendoi une na i kan sjell politikanet qe per fat te keq i kopian te gjitha anet negative te politikes se shqiperis,dhe tani kan mbet si sorrat ne gardh.
    Shoqria jon akoma nuk duron mendimin ndryshe,ketu ne forum ne momentin qe kritikon qeverin ti sulmohesh automatikisht si anti shqipetar si serb vetem se nuk pajtohesh me ta.
    Ajo qfar politika ka ber demin me te madh dhe me te dhimeshem eshte ndarja ne rajone,jo drenic e jo llap e kuta di une qka do te thot se te gjitha keto te keqija qe paska ber kjo qeveri i mveshen drenices me qka une nuk pajtohem sepse ne momentin kur drenica te identifikohet me 4-5 politikaj qe sot jan e neser nuk jan eshte e pa drejt,nje koh jemi anku se po na sundoin gjakovaret sot po ankohemi qe po sundon drenica neser mund te ankohemi per nje rajon tjeter por nje eshte e sigurt ne po tregohemi se jo qe nuk jemi te zot te mbajm shtet edhe ateher kur te tjeret na ndihmoin,por garoim se si ta shkatrroim kete cop shteti.
    Sot askush nuk flet per gjendjen katastrofale te standrdit jetsor,sot po merremi se si te fiton nje apo tjetra parti qoft edhe duke vjedh,derisa kemi familje qe nuk ka buk as per 24 oret e ardheshme.
    Pershendetje

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Ketu ne forum ka disa qe fajsojne te tjeret se nuk e durojne mendimin ndryshe perderisa ata e bejne me shume kete gje.
    Kur une dua te ma respektojne mendimin tim,do te duhej edhe une te respektoje mendimin e tjetrit.

  5. #205
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Vendndodhja
    Austri
    Postime
    390
    brari i bothes na sjellka ketu shkrime te idriz zeqirajt

    Ky idriz zeqiraj ishte i derguar ne ate kohe nga udb per spiunazh ne shqipri, por enveri e zbuloj dhe e futi ne burg,

    Ne diaspore e sidomos ne gjermani ky zeqiraj nuk linte gur pa levizur per ta penguar luften e uck dhe nuk linte metode pa perdorur per te demtuar luften

    Spiun i vertetur i jugosllavit
    Ndihmat e mbledhura nga bashkeatdhetaret kinse po i dergon ne shqipri, i kishte shitur dhe kishte blere nje mulli

    Person ma te poshternuk ka. Ky brari mundohet me qene me i poshter por nuk eshte

  6. #206
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    ALBINI DHE VETËVENDOSJE! DO TA BËJË SHQIPËRINË!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    Thaçi, legjitim për Beogradin

    Drenic, mos shko mabas himë goves së ri , hashimit, se ki me dal e poshtrume!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  7. #207
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2009
    Postime
    220
    Sot me dt.23 janar 2011 ne rivotime ne mitvoric sipas informatave te fundite del se PDK eshte fituse edhe nje here e kesaj persetirje ,,ku pdk ka fituar 13500 vota e pasur nga ldk 6100 vota.dhe te tjerat ....

    se jem me tregu se qyratetet e deshirojen thaqin kryimnister e jo diken tjeter , dhe vullneti i qytrateeve nuk ndrrohet me zore siq po predendojen disa nga partit humbese ....

  8. #208
    Valla Drenica veq qka pi nxin ftyren.

  9. #209
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-11-2009
    Postime
    113
    kshyri kta hajnat e drenics. Kta udbashat. A ju kom kaxue qi kta jon shpijuna t shkjeve hajna e t pabes. E patshit fqen e zez.

  10. #210
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Drenicë ke qenë ( dhe je ende, ndoshta edhe pak ) vend i nderit, burrërisë, trimërisë, diturisë e qëndresës.

    Drenicë, disa nga bijtë tu, duke shfrytëzuar respektin që kanë të tjerët për TY, po t’i shpërfillin këto epitete të larta që ke,

    Drenicë, tokë e larë me gjak, dikush po luan me gjakun e derdhur, dikush po luan me nderin tënd, …

    Andaj,

    Drenicë, siç ke ditur ta godasësh çdokend që të ka prekur në nder e dinjitet, dënoje dhe këtë herë të pabesin që ta shpëtosh nderin tënd!

    Drenicë dy rrugë ke: o ta dënosh krimin ( që fatkeqësisht po del nga gjiri yt ), o ta përkrahësh atë.

    E di se e ke vështirë, por aman Drenicë, bëje edhe këtë sakrificë, mos e humb atë që e ke fituar nëpër shekuj me shumë skrifica.

    Drenicakë të dashur, nënshkruajuni këtu: jeni që Drenica të marshojë akoma ballëhapur, apo ta mbroni të keqen e të jetojmë me faqe të zezë.

    Unë të kam dashur, bile shumë të kam dashur Drenica ime. Dua që edhe më tej të të dua!
    Baci Adem duje hala Drenicen. Tash pi din tan kush asht m.uti i Drenices. Po ky e ka dhi vehten, veq jo kurr Drenicen. Nuk pi di qysh po jet puna e do drenicasve qitu si t'sulmojshin e tash edhe ata jan met si t dhim.

  11. #211
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Une nuk besoi qe drenica ka me shume faj se sa pjeset tjera,eshte e vertet se kjo qeveri udheheqet nga drenicak,por duhet pas parasysh se ne shtet nuk kemi pas kurr,prandaj nuk ka te bej drenic apo nje rajon tjeter sepse nuk besoi qe ta zem llapjanet do ishin me te sukeseseshem,por ajo qka me dhemb mua eshte perse jemi ber kaq llaskuca dhe secili qe te hyp ne pushtet punen e par qe ben eshte vjedhja,ket nuk po muj ta kuptoi,eshte e dhimbeshme qe nga kjo qeveri po thuaj se gjysma akuzohet per krime prej me te ndryshemeve.
    Ne populli i thjesht nuk duhet te biem ne gracken e politikajve,sepse jemi deshmitar qe politikajt shahen ter diten dhe ne mbremje prap jan bashk,sepse kan per ta nda gjahun.
    E dini kur Ramushi ne nje fjalim ne stadionin e prishtines i pat sha keta qe sot po don me ban koalicion me nen e bab dhe i pat quajt me epitetin komandanta te bllaces,por sot i bashkon interesi material prandaj duke qen ne budall politikajt do lozin me fatin ton.
    Pastaj pdk e pat quajt ldk tradhetare por per intersa personale u martuan e u divorcuan por ja pan hajrin sepse ben para,keshtu edhe ky koalicion nese formohet nuk ka tjeter qellim perveq hajnis,sepse per gjera tjera edhe po te duan nuk kan kaqik
    kjo osht paragjykim o drenicak. kshtu mujm me fol kur t i vjen reni Llapit. Ksi heri neve na nxun me pel per dore edhe e bajshum me shnet hajnin.

  12. #212
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Drenicë ke qenë ( dhe je ende, ndoshta edhe pak ) vend i nderit, burrërisë, trimërisë, diturisë e qëndresës.

    Drenicë, disa nga bijtë tu, duke shfrytëzuar respektin që kanë të tjerët për TY, po t’i shpërfillin këto epitete të larta që ke,

    Drenicë, tokë e larë me gjak, dikush po luan me gjakun e derdhur, dikush po luan me nderin tënd, …

    Andaj,

    Drenicë, siç ke ditur ta godasësh çdokend që të ka prekur në nder e dinjitet, dënoje dhe këtë herë të pabesin që ta shpëtosh nderin tënd!

    Drenicë dy rrugë ke: o ta dënosh krimin ( që fatkeqësisht po del nga gjiri yt ), o ta përkrahësh atë.

    E di se e ke vështirë, por aman Drenicë, bëje edhe këtë sakrificë, mos e humb atë që e ke fituar nëpër shekuj me shumë skrifica.

    Drenicakë të dashur, nënshkruajuni këtu: jeni që Drenica të marshojë akoma ballëhapur, apo ta mbroni të keqen e të jetojmë me faqe të zezë.

    Unë të kam dashur, bile shumë të kam dashur Drenica ime. Dua që edhe më tej të të dua!
    Ka hala burra te fort e trima ne drenic o daci Dem qi e thojn t vertetn.S'jan tan hajna.
    Lexoe qit shkrim dhe ngoe me vemendje qka ka thane komandant tigri

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=135479

  13. #213

    Në 100 vjetor: PDK me mentalitet të ri ( ishalla)

    Kur e vërteta del nga vetë gjiri i partisë.... E vërteta ndoshta vonon, por del në shesh!!

    HAÇI U KA PREMTUAR PARTINË?

    Naim Bazaj thotë se ka kaluar koha e 2010-ës, e cila ka rezultuar me 160 komisionerë të dënuar me burg efektiv, për shkak të manipulimeve me vota, 25 për qind e të cilëve janë femra.

    Shkrimin e plotë lexoje këtu
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 11-11-2012 më 22:26
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  14. #214
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Dmth , edhe nese behet ndonje ndrrim - patjeter duhet te jete nga radhet e PDK-es ne Drenice ?

  15. #215

    Për: Drenicë, ktheja nderin vetes! Dënoji vetë të paudhët!

    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Drenicë ke qenë ( dhe je ende, ndoshta edhe pak ) vend i nderit, burrërisë, trimërisë, diturisë e qëndresës.

    Drenicë, disa nga bijtë tu, duke shfrytëzuar respektin që kanë të tjerët për TY, po t’i shpërfillin këto epitete të larta që ke,

    Drenicë, tokë e larë me gjak, dikush po luan me gjakun e derdhur, dikush po luan me nderin tënd, …

    Andaj,

    Drenicë, siç ke ditur ta godasësh çdokend që të ka prekur në nder e dinjitet, dënoje dhe këtë herë të pabesin që ta shpëtosh nderin tënd!

    Drenicë dy rrugë ke: o ta dënosh krimin ( që fatkeqësisht po del nga gjiri yt ), o ta përkrahësh atë.

    E di se e ke vështirë, por aman Drenicë, bëje edhe këtë sakrificë, mos e humb atë që e ke fituar nëpër shekuj me shumë skrifica.

    Drenicakë të dashur, nënshkruajuni këtu: jeni që Drenica të marshojë akoma ballëhapur, apo ta mbroni të keqen e të jetojmë me faqe të zezë.

    Unë të kam dashur, bile shumë të kam dashur Drenica ime. Dua që edhe më tej të të dua!
    Krasniqi për mes një letre tregon pse nuk shkon në Kuvend të PDK-s
    Kryeparlamentari Jakup Krasniqi u ka drejtuar medieve një letër, ku shprehë bindjet e tija polike, se pse nuk do të marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhorë të partisë që do të mbahet të shtunën dhe të dielën.
    Prishtin 25 janar
    Më poshtë lexojeni letrën e sekretarit të Partisë Demokratike të Kosovës
    Po, kam besuar në drejtësinë për të cilën kanë luftuar gjenerata të tëra kombesh e vendesh të ndryshme. Kam besuar në drejtësinë që, fundja, është aspiratë e njerëzimit për një drejtësi shoqërore. Edhe kombi ynë, sikur shumë kombe të tjera të përparuara, ka luftuar gjatë, por edhe është sakrifikuar shumë për liri, drejtësi e barazi. Kam besim të thellë në drejtësinë, e cila mes njerëzve vendos jo vetëm vëllazëri, ekuilibër, por edhe mundësi të barabarta.
    Kam besuar në idealet njerëzore, për lirinë individuale e kolektive në mes njerëzve, në fuqinë dhe drejtësinë ku ligji vlen për të gjithë, si për të fortin, ashtu dhe për atë më të dobëtin.
    Besoj, po, thellësisht, në drejtësinë hyjnore, e cila konfirmon se njerëzit nga Zoti dhe për Zotin lindin të barabartë, ndërsa, sundimtarët njerëzit i bëjnë: lajkatarë, servilë, të përulur e të pa dinjitet dhe jo rrallëherë edhe “mish për top”.
    Kam besuar dhe besoj në ndershmërinë, qëllimet dhe parimet në të cilat betohen shokët besnikë të një ideali për komb, fe e atdhe!
    Sikundër kam besuar pareshtur në idealet e përbashkëta të korifenjve të lirisë, të bashkimit kombëtar dhe të demokracisë, po aq sa kam besuar ndershmërisht në idealin e njerëzve të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim dhe në atë që e quaj nder dhe privilegj – rreshtimin në UÇK-në e Legjendarit Adem Jashari.
    Pikërisht besimi tek Adem Jashari dhe Ushtria e Tij Çlirimtare, më bëri të deponoj gjithë jetën time e të familjes sime, sepse për jetët e të tjerëve nuk kisha as kam të drejtë të ndërhyj. Po, për këtë jam shumë krenar. Unë besova, sikundër guxova dhe ngadhënjeva me idealet çlirimtare, gjithnjë me besimin e patundur në mendje e në zemër se ia vlente çdo flijim për Atdheun, për lirinë, për drejtësinë, për zhvillimin dhe shtetin e së drejtës, për demokracinë që ligjëson lirinë.
    Besova tek secili ushtar si në luftë, po ashtu edhe pas lufte. Por me këtë rast s’mund të them se nuk gabova, për faktin e thjeshtë se besova me besnikëri, edhe pse populli thotë: “besnik bënu e besë mos zë”. Besova dhe vazhdoj të besoj tek secili anëtar e simpatizant i PDK-së, që nuk është helmuar me babëzinë e grabitjes së pasurisë kombëtare, që nuk ka shkelur në idealet çlirimtare, që nuk ka përbuzur vlerat e fjalës së dhënë, që reflekton dinjitet familjar e kombëtar.
    Besova dhe besoj thellësisht në Programin e PDK-së, i cili shprehimisht thotë: “… dialogu dhe konfrontimi demokratik i ideve do të jetë si mjet parësor për të realizuar emancipimin dhe vazhdimin e procesit të pavarësimit të Kosovës…”, si dhe më tutje: “PDK-ja është ngushtësisht e lidhur me lirinë e mendimit, laicitetit të shtetit dhe të shkollës”. – siç përfundon pjesa hyrëse e Programit të Partisë Demokratike të Kosovës, për çka jam krenar, duke qenë edhe njëri nga hartuesit dhe udhëheqësit e këtij programi demokratik e largpamës.
    Besoj palëkundshëm te secili qytetar i ndershëm i Kosovës sime, i cili ka ruajtur vlerat e idealizmit për jetë të dinjitetshme të çdo qytetari dhe për mirëqeverisje të vendit e të popullit tim.
    Besova, sikundër që isha i bindur katërçipërisht, se ajo që po e shkruanim në dokumentin programor të Partisë Demokratike të Kosovës ishte qëndrimi ynë konsistent, se do t’i “mbështesim përpjekjet e forcave politike shqiptare në rajon, të cilat kanë për qëllim që më pjesëmarrje në procesin e integrimeve rajonale dhe evropiane të realizojnë të drejtat e pakontestueshme kombëtare”.
    Besova dhe jam krenar se partia ime “angazhohej për ndërtimin e një politike sa më të afruar e të njësuar me shtetin shqiptar, kombëtar e ndërkombëtar”. E kush nuk do të pajtohej me këtë gjuhë të rrjedhshme shqipe, me këtë politikë të qartë, integruese e demokratike, që po e nënvizonte partia në të cilën punova, punoj dhe do të punoj, kudo që të jam pa hile për vendin dhe popullin tim?
    E pra, nuk kisha si të mos besoja e të mos isha krenar me partinë, e cila do të angazhohej pa hile që në “Kosovë të vendosej shteti i demokracisë parlamentare, ndërtimi i shtetit të së drejtës, ngritja e të gjitha institucioneve demokratike, sistem të ri juridik në të gjitha nivelet, sistem bankar… pra pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor”. Të gjitha këto thuheshin shumë vite para se Kosova të shpallej e pavarur, sovrane e demokratike. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë pengesë që pas pavarësisë të mos vazhdohet me atë vizion largpamës të atyre që e hartuan dhe e miratuan atë program-projekt dhe, përderisa në linjën e brendshme, deri tash nuk është bërë asnjë qortim, korrektim a retushim i tij.
    Unë nuk jam penduar as dje, as sot e nuk do të pendohem as nesër për këtë vlerë politike.
    Përse dikush e ka harruar këtë program vizionar?
    Apo ndoshta nuk e ka lexuar?!
    Asnjë kongres zgjedhor apo i punës nuk ka hequr dorë zyrtarisht nga ai.
    Unë vazhdoj t’i besoj programit të PDK-së, duke e konsideruar madje edhe detyrim sipas statutit dhe ndërgjegjes, i cili garanton “zgjedhje të lira me votë të fshehtë plurale dhe të barabartë”, që jetën e mbron me ligj, që angazhohet për media të lira, për shprehje e mendim të lirë, për paprekshmëri të pronës dhe lëvizje të lirë. Të gjitha këto të drejta kanë gjetur hapësirë të madhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Këto të drejta PDK-ja i ka vendosur shumë kohë më parë. Por ai nuk po respektohet.
    A nuk është kjo largpamësi?
    Partia Demokratike e Kosovës, që nga fillimi, në programin e saj e ka nënvizuar se “angazhohet për ekonomi private në Kosovë, të bazuar në ligjet e ekonomisë së tregut, të hapur dhe të lirë, të integruar në institucionet euroatlantike”. Gjithashtu në programin e Partise Demokratike parashihet edhe “privatizimi i pronës shoqërore”, por jo edhe mënyra si bëhet privatizimi i pronës publike.
    Po e përmbyll gjithë besimin tim të thellë dhe krenarinë time të palëkundur për Programin e Partisë Demokratike të Kosovës, me përkushtimin që partia ime kishte dikur dhe duhet ta ketë dhe tani për përkujdesjen sociale ndaj njerëzve, ku thuhet: “PDK-ja ka për qëllim mbrojtjen e shtresave shoqërore të varfra dhe të mesme mbi të cilat rëndojnë pasojat e luftës. Në mënyrë të veçantë familjet e dëshmorëve, të të burgosurve politikë dhe të viktimave të agresionit serbomadh”.
    Në fakt, viktima të agresionit serbomadh ishin të gjithë shqiptarët dhe qytetarët e Kosovës. Pra, të gjitha çështjet që përfshihen në programin e Partisë Demokratike të Kosovës janë parë me një largpamësi politike e intelektuale të nivelit më të lartë.
    Dhe këtu nuk qëndron problemi!
    Çështje zhvendoset tutje kur me hir a pa hir shpërfillen këto parime. Duke qenë se në planin partiak kam një pozicion hierarkik në udhëheqje, gjithnjë sipas besimit tuaj, sikundër edhe në planin shtetëror si kryetar parlamenti, ndihem dy herë më përgjegjës për maturi dhe respektim normash. Kohëve të fundit ky qëndrim imi është parë, me dashje a nga padija, edhe nga kolegë brenda partisë, si kryeneçësi a si rebelim. Kryeneçësi a rebelim ndaj kujt dhe për ç’interes? Ta konstatosh një shenjë sëmundjeje brenda organizmit tënd, duhet fshehur, vetëmashtruar apo duhet kërkuar anamnezën dhe shërimin? E po unë këtë kam dashur ta bëj, këtë të dytën, siç po e bëj edhe sot këtu, ngaqë e dua shëndetin e partisë sime, të organizmit tim.
    Duke mbajtur qëndrim kritik ndaj veprimit tonë, rrjedhimisht ndaj individëve në subjektin tonë politik, ne nxisim aktin më të lartë të ndërgjegjes sonë si rregullator ekuilibri. Sigurisht që, e kundërta e kësaj, duartrokitja hipokrite, vardisja, paqja e rreme në sipërfaqe, do të ishte më e lehtë. Më e lehtë në dukje, por me qelbëzim brenda. Cila mendje normale do të mund ta pranonte këtë? Në jehun e vlimeve të brendshme nganjëherë dëgjohen edhe pëshpërima dhe akuza për moralizim e predikim. Dy akuza, këto, krejt të huaja për mua. Po të jetë punë sedre, të dyja këto mund t’i realizoja në planin individual, përmes publikimeve. Por, të kërkosh respektim të normave programore të subjektit tënd, nuk është prerje e degës në të cilën qëndron. Përkundrazi, disiplina dhe morali me respekt të ndërsjellë bëhen përforcime dhe siguri ardhmërie.
    Nisur nga gjithë çfarë u tha më lart, besova dhe më mbajti për një kohë shpresa se do të ketë këndellje, reflektim dhe qartësi për secilin prej nesh. Por, për më shumë se dy vjet, nuk e pashë këtë gatishmëri dhe, sidomos jo, nga sundimtari i gjithëpushtetshëm i PDK-së, siç e percepton ai veten, i cili e shfrytëzon partinë për çdo gjë e si do ai, si një pronë private me shumë çipçinj të tij. Ata duhet të flasin, sipas tij, vetëm atë që e mendon shefi ose të heshtin sepse shefi mendon për të gjithë, sepse shefi i di të gjitha dhe vendos për çdo gjë. Kjo ka bërë që ai të shpallet edhe shenjtori i fundit i botës sonë, gjë që nuk ndodhë asgjëkund në botën demokratike.
    Vetëkënaqësia e stisur me epitetin SHEF, vetëkupton të “Madhërishmin”: kur flet shenjtori çka kanë për të thënë të vdekshmit e tjerë?
    “Zgjedhjet” e fundit nacionale dhe sidomos këto të fundit partiake, dëshmojnë përfundimisht se kreu i PDK-së e ka nxjerrë tërësisht partinë nga shtrati i saj themeltar, jashtë programit e statutit të saj, rrjedhimisht jashtë të gjitha vlerave themeluese e normuese. Ka eliminuar çdo debat e diskutim e bashkë me këtë çdo vlerë që do të rezultonte gjithandej edhe për çështjet më vitale për vendin dhe kombin. As për reformën zgjedhore, “një anëtar një votë”, as për qeverisjen e fundit edhe pas shumë skandaleve nuk ka pasur gatishmëri për të diskutuar, analizuar e ndryshuar. Partia është shkëputur nga ideali kombëtar i themeluesve, nga ideali i anëtarësisë dhe elektoratit që i ka qëndruar besnik partisë, nga ideali i brezave për shtet ligjor e demokratik, nga vullneti e perspektiva për një zhvillim ekonomik, arsimor, kulturor si dhe nga obligimi e përkushtimi për një jetë më të dinjitetshme të qytetarit tonë, i cili ka sakrifikuar shumë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë. Kulmi i të gjitha këtyre, në dy vitet e fundit, është shfaqur në përcaktimin – emërimin e njerëzve pa asnjë kriter në institucionet më të larta të vendit, skandalet e vazhdueshme në kabinetin qeveritar deri te krimi i organizuar, i manifestuar në rastin e “Grandit”, “Veliaj” etj.
    Ishte më shumë se shqetësuese dhe, madje alarmuese, do të thosha, zbritja e standardit në nivel përfaqësimi institucional e qytetarë të atyre që do të duhej të ishin prezantues të aspiratave dhe kërkesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
    I ndërgjegjshëm se llogaridhënia nuk është përherë vetëm instanca e gjyqësisë, ndëshkimet e penalizimet (që edhe mund të manipulohen e devijohen), po para së gjithash përballja me vetveten dhe opinionin publik, më bëjnë që të mos e vë në pazar dinjitetin tim (thyerja e të cilit do të ishte e parikuperueshme). Mbi lakminë dhe shkëlqimin e përkohshëm të sedrës falso, parapëlqej çmimin e peshës së rëndë për mosbrerje ndërgjegjeje nesër. Të gjitha këto sa u thanë, përfshirë edhe zgjedhjet e fundit partiake jashtë çdo norme statuti, jashtë vullnetit të anëtarësisë së identifikuar të partisë dhe të strukturave të saj, më japin arsye dhe kurajë të mos jem pjesë e as pjesëmarrës në Kongresin “zgjedhor” të PDK-së. Përmes këtij procesi “zgjedhor”, kreu i saj ka bërë zgjedhje për të kënaqur ambiciet e tija dhe vetëm të tija, por jo zgjedhje për Kosovën dhe qytetarët e saj. Unë kam kërkuar dhe do të angazhohem për subjekt politik që bënë zgjedhje të ndershme për qytetarët e Kosovës të cilët meritojnë një jetë më të dinjitetshme.
    Për angazhimin,vendimin dhe veprimin tim të mëtejshm, qytetarët do t’i informoj më kohë.
    Në qoftë se veprimi im, në çfarëdo mënyre, prek sadopak membranën e ndërgjegjes suaj bashkëveprues të deritashëm, ndihem i lumtur, i qetë e me fat.
    D.P
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  16. #216

    Për: Drenicë, ktheja nderin vetes! Dënoji vetë të paudhët!

    Citim Postuar më parë nga ardit mustafa Lexo Postimin
    Baci Adem duje hala Drenicen. Tash pi din tan kush asht m.uti i Drenices. Po ky e ka dhi vehten, veq jo kurr Drenicen. Nuk pi di qysh po jet puna e do drenicasve qitu si t'sulmojshin e tash edhe ata jan met si t dhim.
    Hahahahahaha. ARdit djali ty të kam borxh- Më ke mahnitur me atë "pushkën" që ke zbrazur për mua. Të faleminderit bashkëvendës.

    E sa për temën dhe prosinë që ma jep, jo mos u merakos se baci nuk shqetësohet. Unë në shkrime jam i ashpër, por nuk bëhem nervoz për to. Ti hic mos u brengos pse më kanë sulmuar mua. Baci është i rryer nga sulmet, por më vinte keq pse e vrisnin Drenicën, se baci karshi Drenicës është një pikë uji në det.

    Për atë që po thua se kanë mbetur si..., këtë nuk e di, por e di se nëse kanë ndopak ndërgjegje, së pakut tash, duhet të ndihen keq. Nuk është jo burrërore edhe të kërkojnë falje. Ndoshat disa e ndiejnë këtë, spese rrallë po i shoh edhe në Forum ( ani se edhe unë rralë po hyj )

    Të përshëndes Ardit djali,
    respekt
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  17. #217

    Për: Drenicë, ktheja nderin vetes! Dënoji vetë të paudhët!

    ue 68 e paskan lexuar!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  18. #218
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Drenicë, ktheja nderin vetes! Dënoji vetë të paudhët!

    Vallahi i njoh do burra ne Drenice qe dreqit gja si vyjn le ma neve po çka me ba na kan ra hise

    Veç i njoh edhe do burra tjere qe me i pas pas edhe venet tjera te Kosoves qysh i ka Drenica ma mire kish me i pas punt krejt Kosova.

    E sa i perket Drenices si Drenice na qe jetojm brenda saj jemi te kenaqur, kuptohet duke i pare qytetet tjera per rreth, çdo dite vrasje plaçkitje keto gjana ne Drenice jan me nje % shume me te ulet se sa te qyteteve tjera.

    Dhe ne fund e permbylli me kete citat Kuranor.

    3:86 - Perëndia nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit që janë bërë mohues, pasi që patën besuar dhe dëshmuan se Pejgamberi është i vërtetë, e ju prezentuan atyre edhe dokumentet e qarta. Populli që është këmbëngulës në të keqe, Perëndia nuk e udhëzon në rrugë të drejtë

  19. #219

    Për: Drenicë, ktheja nderin vetes! Dënoji vetë të paudhët!

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin

    Më ke kënaqur, o Lexues - djalë Drenice.
    Është shumë e vërtetë kjo që the më lart ( atë që e nënvizova ).
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  20. #220

    Për: Drenicë, ktheja nderin vetes! Dënoji vetë të paudhët!

    Publikuar: 28.01.2013 - 13:19
    Prishtinë, 28 janar – (E plotësuar) Kryekuvendari, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se ai nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij për arsyet e mospjesëmarrjes së tij në konvente e PDK-së, raporton KTV-ja. Ai ka thënë se i mbetet besnikqëndrimit që ka dhënë letrën e tij. Krasniqi ka thënë se asnjëherë nuk ka menduar për pozitën e tij.

    I pyetur se mospjesëmarrja e tij në konvend a do të rrezikonte postin e kryetarit të Kuvendit, është përgjigjur se për karrierën e tij politike vendosin qytetarët.

    Vetëvendosja dhe LDK-ja kanë vlerësuar se nuk do ta përkrahnin ndonjë iniciativë të PDK-së për shkarkimin e Krasniqit.

    Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Visar Ymeri, i ka thënë se PDK-së po i pengon Krasniqi, ngase ai po sillet më shumë si kryetar i Kuvendit se sa si përfaqësues i PDK-së.

    Seanca e ndërprerë e Kuvendit do të vazhdojë punimet të mërkurën, kur do të shqyrtohen pikat që kanë mbetur nga seanca e kaluar. Të enjten para ligjvënëseve do të raportojë kryeministri, Hashim Thaçi, për takimin që ka pasur me kryeministrin serb, Ivica Daçiq.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •