Close
Faqja 11 prej 25 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 244
  1. #101
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Nuk ka dileme se ne keto dy komuna fiton PDK-ja,poashtu si nuk ka dyshim se njerezit ne keto dy komuna votojne edhe nga 10 here.Ti je njeri nder ata.
    Ju vet e ndani Drenicen nga Kosova,nuk po e ndan kush Drenicen nga Kosova.
    Gjersa ti thua se vetem Drenica ishte ajo qe u djeg ,u shkaterrua u vra,ti dhe bashkemendimtaret tu hyn ne hak me te vraret tjere te trevave te Kosoves.
    A e din ti se per nje dite u vrane 380 burra dhe djem te ri ne komunen e Gjakoves,a e din ti se nuk ka fshat duke filluar nga Bellacerrka,Krusha e vogel,Krusha e Madhe,Randobrave,Rakovine,Celine,Terrnja etj qe nuk kane nen 50 meshkuj te vrare percdo fshat.A e din kete apo syte dhe mendja juaj nuk sheh pertej 20 km ne katror.
    Gjersa ti thua se nen pushtetin prej 1945 e gjer me sot vetem Drenica vuajti e te tjeret ne Kosove nuk vuajten,kjo tregon miopine tuaj dhe mentalitetin tuaj lokalist.Pra ju e ndani Drenicen.
    Drenicaket jane popull shqiptar,as nuk jane cuba as zhugana,as opangaxhi.Cuba e zhugana jane ato kopetë dhe hordhitë qe paguhen per tu endur neper qendra te votimit duke kercenuar njerez te thjeshte.
    Sa per zgjedhjet e vitit 1998,ky popull perveq qe e zgjodhi atehere,kur ishim te pushtuar,e zgjodhi edhe ne liri,bile bindshem me fitore deri ne vdekjen e tij.
    Shyqyr qe vdiq e u erdhi radha edhe disave per pushtet se sa ishte gjalle vetem nen hije qendruan keta qe ti u del ne mbrojtje.
    Tekefundit pasi ska pasur vjedhje te votave,te te beje nje pyetje ty dhe te tjereve: pse po perseriten keto zgjedhje.Neve po na shkon moti duke bere votime dhe rivotime.
    Fatlum,nje nder trevat me te lenura pas dore ishte Drenica!Nuk e mohoj qe me keto zgjedhje nuk humbi vetem Drenica,por humbi gjithe Kosova,por nuk duhet te vejm tituj provokativ temave!E kete me se paku e prisja nga Z,Ademi-projekti21!
    A nuk do te ishte me mire sikur ky apel t'i ipet gjithe Kosoves?Respekt per Ju!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Pse po paragjykon,une kam votu veq NJE HERE.Askund nuk thashe qe ne luften e fundit u vra dhe u dogj vetem DRENICA ,edhe pas LDB Shqiptaret u vran ane kend Kosoves nga Juniku,Rugova,Peja,Gjilani ajo qe ndodhi pas lufte ishte se komunistet shqiptar e serb e fajsuan Drenicen dhe Shaban Polluzhen.
    Nuk do te thote pse populli votoi nje parti ne zgjedhjet e 2000-2001-2005 ajo parti paska bere mire qe mbajti zgjedhje kur nje pjese e vendit ishte ne lufte,pdk&aak kan humb pas lufte me fajin e tyre,populli i ka denu uzurpatort e anarkistet qe e shfrytezuan kaosin e pas luftes per interesa personale.
    Mbajtia e zgjedhjeve ne lufte ishte turp.
    Zgjedhjet perseriten per disa arsye,
    1.manipulimet 2,ne krye te nje partie ka ardhe nje komunist i cili nuk e pranon humbjen,po te donin partit tjera kurre nuk do te mund te manipulohej asnje vote,po keta politikuaj tane vjedhin vota e pastaj ai qe ka vjedh me pake bertet .
    Cdokush e pranon humbjen,vetem pa manipulime.Me e veshtire ka qene ta pranojne humbjen pas lufte PDK-ja dhe AAK-ja se sa tash partite tjera.Mirepo atehere dikush tjeter i ka monitoruar zgjedhjet dhe i ka pergatitur.E tash zgjedhjet e para pas pavaresise se Kosove dhe shihe deri ku shkojne rivotimet.Edhe po te ishte e kunderta,une prape do kritikoja manipuluesit dhe urdherdhenesit e tyre.Nuk eshte mire qe nje popull i cili jeton ne teh te egzistences te neperkembet dhe te manipulohet,vetem e vetem per tia bere votat dikujt qe te vjedhi me shume.Eshte e pandershme kjo,nga kushdoqofte.
    Vet udheheqesit e PDK-se kane manipuluar pikerisht me popullin e ketyre dy komunave.Politika e tyre karshi kesaj pjese eshte se gjoja juve po jau ka inati krejt Kosova dhe ju duhet vetem neve te na e jepni voten.A eshte ndershmeri kjo?Pra pikerishte keta po e "izolojne "Drenicen nga Kosova dhe kete e bejne per interesa te tyre private,klanore dhe partiake.
    Une e di shume mire se si jetojne njerezit e thjeshte drenicak,poashtu e di se si jetojne keta cubat qe manipuluan dhe bejne qmos per te mbetur ne pushtet.
    Nuk guxon Drenica e as drenicaket te identifikohen me keta cuba qe per parti edhe vrasin.

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Fatlum,nje nder trevat me te lenura pas dore ishte Drenica!Nuk e mohoj qe me keto zgjedhje nuk humbi vetem Drenica,por humbi gjithe Kosova,por nuk duhet te vejm tituj provokativ temave!E kete me se paku e prisja nga Z,Ademi-projekti21!
    A nuk do te ishte me mire sikur ky apel t'i ipet gjithe Kosoves?Respekt per Ju!
    Une e thashe edhe me larte ne nje postim,pavaresisht se ku behen manipulime duhet te luftohen.E me se miri eshte te luftohen nga vet njerezit e asaj treve.Kete gje po bene edhe Ademi.Kete gje duhet ta bejme te gjithe.
    Jane zgjedhjet e para pas pavaresise se Kosoves dhe shihe deri ku kemi shkuar me votime dhe rivotime,se pari ne votimet komunale tash ne votimet parlamentare.
    Me e ndershme eshte te ruhet imazhi i Kosoves edhe ashtu tash shume i keq,apo te ruhet karrika e dikujt?
    Duhet te menjanohen mangesite qe na ndodhen keto zgjedhje ,ne menyre qe te shpetohet procesi si proces.Shpresoj te kaloj shpejt kjo dhe te formohet qeverija sa me shpejt.Ne te kunderten me se shumti humb vet populli.
    Respekt edhe per ju.

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Cdokush e pranon humbjen,vetem pa manipulime.Me e veshtire ka qene ta pranojne humbjen pas lufte PDK-ja dhe AAK-ja se sa tash partite tjera.Mirepo atehere dikush tjeter i ka monitoruar zgjedhjet dhe i ka pergatitur.E tash zgjedhjet e para pas pavaresise se Kosove dhe shihe deri ku shkojne rivotimet.Edhe po te ishte e kunderta,une prape do kritikoja manipuluesit dhe urdherdhenesit e tyre.Nuk eshte mire qe nje popull i cili jeton ne teh te egzistences te neperkembet dhe te manipulohet,vetem e vetem per tia bere votat dikujt qe te vjedhi me shume.Eshte e pandershme kjo,nga kushdoqofte.
    Vet udheheqesit e PDK-se kane manipuluar pikerisht me popullin e ketyre dy komunave.Politika e tyre karshi kesaj pjese eshte se gjoja juve po jau ka inati krejt Kosova dhe ju duhet vetem neve te na e jepni voten.A eshte ndershmeri kjo?Pra pikerishte keta po e "izolojne "Drenicen nga Kosova dhe kete e bejne per interesa te tyre private,klanore dhe partiake.
    Une e di shume mire se si jetojne njerezit e thjeshte drenicak,poashtu e di se si jetojne keta cubat qe manipuluan dhe bejne qmos per te mbetur ne pushtet.
    Nuk guxon Drenica e as drenicaket te identifikohen me keta cuba qe per parti edhe vrasin.
    Me manipulime e pa manipulime LDK ka humb,mos me thuaj se LDKs ja vodhen votat ne Peje,Gjakove,Prizren,Suharek,Ferizaj,Gjilan,Vushtr ri etj edhe nese ju kan vjedh votat LDK dhe partive tjera parlamentare ato vete jane bashkpjesmarrese dhe fajtore,kan komisioner dhe vezhgues ne cdo vendvotim,ketu viktim mund te jete vetem VV.

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Me manipulime e pa manipulime LDK ka humb,mos me thuaj se LDKs ja vodhen votat ne Peje,Gjakove,Prizren,Suharek,Ferizaj,Gjilan,Vushtr ri etj edhe nese ju kan vjedh votat LDK dhe partive tjera parlamentare ato vete jane bashkpjesmarrese dhe fajtore,kan komisioner dhe vezhgues ne cdo vendvotim,ketu viktim mund te jete vetem VV.
    Nuk e permenda une asnje parti qe ju vodhen votat.Une po flas per proces si proces i manipuluar.
    E vertete kjo qe thua se ka humbur edhe ne komunat tjera.Ky eshte shkaku se me larte thashe se ndonjehere nuk duhet shikuar vetem ne menyre partiake por ne menyre kombetare.Imazhi yne si Kosove ka rene shume me keto zgjedhje,pavaresisht kush ka fituar.Ketu eshte dallimi.Tekefundit kur sovrani jep voten e tij,te gjithe pajtohen,mirepo kur manipulohen mund te kete edhe zera qe kundershtojne.
    Sa per komisioner te partive tjera ne keto dy komuna,une e di se nuk ka komisioner tjere perveq te PDK-se,vetem se jane te regjistruar si komisioner te partive tjera e ne fakt punen ne terren e kryejne si te ishin te PDK-se.Kete sigurisht e di edhe ti me mire se une,pasi edhe je nga Drenica.

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Si ndihmohet Drenices me genjeshtra oj e panjohura.
    Bota na zuri duke vjedhur dhe ne vend se te skuqesh qe u gjend Drenica jone e dashur ne kete situate ti kerkon ta mbrosh.
    U vodh vota ne Drenice dhe jo vetem me 12 dhejtor, por edhe tash ne janar.
    A te shkon ndermend pse u perseriten votat, ne]se t]e punon logjika?

    Nuk i ndihmohet drenices duke e mbrojtur ne te keqijat. Drenica ka histori te bujshme dhe ia devalvon ate histori duek e mbrojtur ne ligesite.
    Une e hapa kete teme qe t\u tregonim te tjereve se ishte aksident ky i shkaktuar nga nje grup nejrezish dhe doja qe kete aksident ta luftonim per te dale pak faqebardhe para te tjereve, se edhe ashtu e keshtu te tjeret na kane trajtuar gjithmone per ......

    Mbi te gjitha ti nuk jeton ne Drenice fare


    Ju vete me keni dhene te drejten te te therras xhaxhi Adem prandaj po te te drejtohem keshtu.
    Xhaxhi Adem ,
    do te doja te mos mendoni qe une po ju mesoj juve politike.Por ne lidhje me kete shkrimin do te te tregoje ato qe kam verejtur une gjate pervojes time me zgjedhjet ne Drenice.
    Ne zgjedhjet e para pas lufte si maturante kam qene vezhguese ne nje qender votimi. Komisioner ne kete qender votimi nga LDK ishe profesori i cili me respektonte dhe te cilin gjithashtu e respektoja. Ju them me sinqeritetin me te madh qe as edhe nje vote nuk eshte manipuluar. PDK ka fituar rreth 96 perqind (krejt sakte tani nuk mund ta them). Dhe dalja e votuesve ka qene mbi 84 perqind. Atehere.
    Me 12 dhjetor te ketij viti nuk kam votuar fare. Familja ime me kane thene qe si gjithnje ka pase vezhgues te te gjitha partive(vend i vogel ne njihemi te gjithe mes vete).Si eshte e mundur qe ata kane lejuar gjithe manipulimin?
    Te gjithe po e themi qe ka pase parregullsi.Por une mendoj qe keto parregullsi nuk kane qene hiq me shume sesa qe ka pase ne Prishtine a gjetiu. Por ta zeme se me 12 janar ato ishin kaq te medha siq u propagandua.
    Une dua te dal te 9 Janari . Te siguroj se ne Drenas skishte asnje mundesi manipulimi(shume nga perkrahesit e PDK-se me te cilet me ka rene te bisedoj ndienin keqardhje qe skishin mundesi qe "per inat" te vidhnin sa me shume vota). Por prape se prape u thirr ne kor qe ka pase prape mashtrime. Po te mos ishte tragjike do tishte shume qesharake apo jo?
    Do te te tregoj per nje rast ne Arllat. Babai im telefonoi per çeshtje private me nje nga komisioneret e nje qendre votimi. Ai tha qe as edhe nje mundesi manipulimi ska pase. Pas 20 minutash ne TV del nje perfaqesues i partive tona dhe thote ka pase keqperdorime ne Arllat.
    Tash kujt duhet ti besoj une?
    Une Nuk dua te jap llogari para askujt per cilen parti votoj. Dua te te them qe ne momentin qe verej se nje tjeter parti ka program me te mire,apo siq po thuhet te ne ,punon me shume do ta votoje ate dhe as qe do te pyes se nga cila ane e Kosoves eshte kryetari i partise.
    Para se gjithash nuk kam nevoje ta mbroje Drenicen nga askush se nuk eshte fare ne rrezik por debileve apo shqip budallenjeve te cilet me quajne katunare e lodhte qe jeton ne shekullin 17 do tia kthej ama turinjeve ate qe e nxjerr ai nga goja.

    Shpresoj qe nuk kam tingelluar si ajo meselja "hajde babe ti kallzoj arat".

    Kalofsh nje mbremje te mire!

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Nuk e permenda une asnje parti qe ju vodhen votat.Une po flas per proces si proces i manipuluar.
    E vertete kjo qe thua se ka humbur edhe ne komunat tjera.Ky eshte shkaku se me larte thashe se ndonjehere nuk duhet shikuar vetem ne menyre partiake por ne menyre kombetare.Imazhi yne si Kosove ka rene shume me keto zgjedhje,pavaresisht kush ka fituar.Ketu eshte dallimi.Tekefundit kur sovrani jep voten e tij,te gjithe pajtohen,mirepo kur manipulohen mund te kete edhe zera qe kundershtojne.
    Sa per komisioner te partive tjera ne keto dy komuna,une e di se nuk ka komisioner tjere perveq te PDK-se,vetem se jane te regjistruar si komisioner te partive tjera e ne fakt punen ne terren e kryejne si te ishin te PDK-se.Kete sigurisht e di edhe ti me mire se une,pasi edhe je nga Drenica.
    Komisioneret emrohen nga partite politike, pse partit politike kan miratu ligj zgjedhor sipas te cilit komisioneret duhet te jene nga e njejta komune,vendvotim,nuk mund te thuhet se keta komisioner ne Drenice te gjithe punoin per pdk,ata merren vesh se shume here jane kusheri qe ti ndihmoin nje kandidati a partie,e me se shumti punoin per gjepin e vet.
    Tash shtrohet pyetja pse partit politike nuk i padisin komisioneret e vet te cilet kan shkel ligjin dhe nuk i kan mbrojt interesat e partise e cila i ka delegu,po bejn akuza per kerrcnime te cilat jane raste te rralla.

    Zgjidhja e problemit te manipulimeve jane komisioneret,duhet mi ndryshu ligjin, komisineret nuk duhet te jen nga e njejta komune dhe vendvotim,fshat,lagje,ata para se te jene pdk,ldk,aak,akr,vv,jane kusheri,miqe etj,me ligj duhet te sankcionohet qe komisioneri duhet te ket nje nivel arsimor,profesional,dhe nuk duhet te ken te kaluar kriminale.

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2010
    Postime
    146
    Megjithese per problemin ne fjale shqetesimi eshte me vend,me behet qe nuk jemi krejt te sinqerte kur diskutojme per kete gja.
    Ne po flasim per manipulim votash,dhe mire qe e kritikojme kete te keqe,por,po bejme thua se ky qenka vetem problem i Drenices! Nese mendojme keshtu( e disa diskutime ketu i ngjajne ketij soji te te menduarit),ate here jemi gabim.
    Pse mendoj qe jemi gabim ?

    Sepse sic e dime,ne te gjitha nahite e Kosoves jemi te prirur me manipulue me vota,per te ardhe ne pushtet.Ne kete pike,dallimi ne mes nahive tona qendron vetem ne finesa.

    Po te ishin rrethanat e njejta si ne Drenice,s`ka dyshim qe edhe manipulimet do te ishin te ngjashme,qofte ne Llap,Dukagjin a gjetiu.
    Per cfare rrethanash e kam fjalen?
    Drenica i ka njerezit ne pushtet(nga PDK) dhe eshte e lidhur shume me teper me ta,se sa me te partive tjera,te cilat edhe ashtu kane pak perkrahes ne Drenice.Arsyeja, pse PDK-ja eshte me e forta ne Drenice,dihet.

    Nje gja nuk diskutohet;ne Drenice ka dredhagji qe ta kallin qergen.
    Pse, a nuk ka dredhagji ne nahite tjera te Kosoves a ?!Ka edhe fort bile.
    Eshte tjeter gja qe atyre nuk iu ka ardhe rasti ta kene nje parti qe ka perkrahje te forte edhe ne pjeset tjera te Kosoves.

    Mendoj qe ne ato vende qe eshte manipulue,s`kane pasur nevoje ta bejne nje gja te tille.Ata edhe ashtu kishin fitue,s`paku 60%.
    Shpresoj qe me kohe edhe manipulimet do te jene ma te buta.Jo vetem ne Drenice.

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Citim Postuar më parë nga orhideja Lexo Postimin
    Nuk di se pse e merrni me cdo kusht qe dikush po don te ju nencmoj?

    Qellimi im eshte te flas per problemin dhe jam nga ato qe nuk i shkoj kodra pas bregut, por i bie direkt.

    Askush askend nuk mund ta nencmoj, perderisa ne nuk e nencmojme vet veten tone.
    E futa veten te drenicaket meqe jam drenicake. Te thuash s'din me e nda shapin prej sheqeri per 92% te popullates se nje treve eshte nencmim .
    Ndryshuar për herë të fundit nga anita340 : 11-01-2011 më 14:20

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-08-2010
    Postime
    10
    Pelqehem eme drenicakun.

Faqja 11 prej 25 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •