Drenica eshte e madhe dhe problem e ka me humb dinjitetin
Drenica eshte e madhe dhe problem e ka me humb dinjitetin
Oj vajzë, oj shoqe, s'po di qysh të të thërras, po nuk është me rëndësi.
A kupton ti dhe gjithë të tjerët që kanë këtë mentalitet tëndin: lexojeni tekstin e temës. Përgjigjuni asaj që kam cekur e mos e deviojni temën. Unë nuk e kam përmendur askund as PDK, as LDK, as KKK, as BBB, po kam thënë:
U vodh vota në Drenicë 149%, si drenicakë të ndershëm që jemi ta denojmë vetë, sa s'na kanë denuar të tjerët.
Pra, po ta them edhe një herë:
U vodh vota në Drenicë, pse? Ta dënojmë ne!!
Kësaj përgjigju ti dhe vetëm kësaj: si e shpjegon ti vjedhjen e votës!
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Eh drenica 97 ti e nxore në shesh qëllimin e kësaj teme që kam hapur unë, por mua më vinte zor ta thosha. Pikërisht për këtë e kam hapur këtë temë për t'u treguar të gjithëve, se Drenica nuk është vend i cubave e plackitësve; zhuga mbase edhe mund të na bjerë ndonjëherë... edhe opinga mund të kemi, por nderin dhe burrërinë drenicake nuk ka kush që e vë në pikëpyetje; as hajna nuk jemi....
Unë me këtë qëllim pra a hapa temën, por pseudopatriotët duke shitur filozofira të odave pranë cajit e devalvuan temën. E devalvuan temën, por e vranë Drenicën, sepse mosluftimi i kësaj të keqeje që na gjeti më 12 dhjetor, por që fatkeqësisht u përsërit edhe para 2-3 ditësh e forcoi atë që e thoshin më parë dashakëqinjtë e Drenicës. Sipas kësaj logjike e vërtetuat (disa ) se Drenica është vend i cubave, i opingave e i hajnave.
Megjithëkëtë Drenica nuk e meriton këtë.
Harrojeni patriotizmin folkorik!
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Nuk ka dileme se ne keto dy komuna fiton PDK-ja,poashtu si nuk ka dyshim se njerezit ne keto dy komuna votojne edhe nga 10 here.Ti je njeri nder ata.
Ju vet e ndani Drenicen nga Kosova,nuk po e ndan kush Drenicen nga Kosova.
Gjersa ti thua se vetem Drenica ishte ajo qe u djeg ,u shkaterrua u vra,ti dhe bashkemendimtaret tu hyn ne hak me te vraret tjere te trevave te Kosoves.
A e din ti se per nje dite u vrane 380 burra dhe djem te ri ne komunen e Gjakoves,a e din ti se nuk ka fshat duke filluar nga Bellacerrka,Krusha e vogel,Krusha e Madhe,Randobrave,Rakovine,Celine,Terrnja etj qe nuk kane nen 50 meshkuj te vrare percdo fshat.A e din kete apo syte dhe mendja juaj nuk sheh pertej 20 km ne katror.
Gjersa ti thua se nen pushtetin prej 1945 e gjer me sot vetem Drenica vuajti e te tjeret ne Kosove nuk vuajten,kjo tregon miopine tuaj dhe mentalitetin tuaj lokalist.Pra ju e ndani Drenicen.
Drenicaket jane popull shqiptar,as nuk jane cuba as zhugana,as opangaxhi.Cuba e zhugana jane ato kopetë dhe hordhitë qe paguhen per tu endur neper qendra te votimit duke kercenuar njerez te thjeshte.
Sa per zgjedhjet e vitit 1998,ky popull perveq qe e zgjodhi atehere,kur ishim te pushtuar,e zgjodhi edhe ne liri,bile bindshem me fitore deri ne vdekjen e tij.
Shyqyr qe vdiq e u erdhi radha edhe disave per pushtet se sa ishte gjalle vetem nen hije qendruan keta qe ti u del ne mbrojtje.
Tekefundit pasi ska pasur vjedhje te votave,te te beje nje pyetje ty dhe te tjereve: pse po perseriten keto zgjedhje.Neve po na shkon moti duke bere votime dhe rivotime.
Adem,te pershendes per sinqeritetin tend karshi ketyre gjerave negative.Nuk thote askush se edhe ne trevat tjera nuk ka pasur manipulime,por ne kuptimin sasior keto dy komuna jane bere me te dukshme.
Nese ne synojme te jemi nje vend demokratik dhe te hyjme ne familjen e popujve te medhenj te Evropes,lere qe duhet luftuar keto dukuri negative,por duhet te qohet zeri edhe per nje vote te vetme.
Tekefundit me se shumti nga keto manipulime te mijera votave me se shumti humb PDK-ja ne imazh,sepse partite tjera e dijne se keto dy komuna jane bastione te PDK-se.
Po te ishin zgjedhje lokale nuk do beheshin manipulime te tilla,sepse fitorja do ishte e sigurte,mirepo pikerishte keta kane zgjedhur keto dy komuna per ti rritur votat e tyre qe nuk do ju mjaftonin vetem ato qe do i fitonin neper trevat tjera te Kosoves.Mirepo edhe manipulimi doli jashte "planit" dhe arriti deri 149%.
Të faleminderit fattlum. Unë e hapa këtë temë duke menduar se njeriu nuk koritet nëse kërkon të falur për një dicka jo të mirë që ka bërë.
Jo vetëm Drenica, por edhe e gjithë Kosova do t'i ketë punët mirë vetëm atëherë kur babait ose vëllait a dikujt të afërm i thotë: ty të kam baba, ose vëlla ose të afërm, por votën do t'ia jap atij tejtrit, sepse ai është ai që e shpie Kosovën përpara.
Respekt për gjithë ata që i shërbejnë ndreshëm çështjes sonë madhore.
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Pse po paragjykon,une kam votu veq NJE HERE.Askund nuk thashe qe ne luften e fundit u vra dhe u dogj vetem DRENICA ,edhe pas LDB Shqiptaret u vran ane kend Kosoves nga Juniku,Rugova,Peja,Gjilani ajo qe ndodhi pas lufte ishte se komunistet shqiptar e serb e fajsuan Drenicen dhe Shaban Polluzhen.
Nuk do te thote pse populli votoi nje parti ne zgjedhjet e 2000-2001-2005 ajo parti paska bere mire qe mbajti zgjedhje kur nje pjese e vendit ishte ne lufte,pdk&aak kan humb pas lufte me fajin e tyre,populli i ka denu uzurpatort e anarkistet qe e shfrytezuan kaosin e pas luftes per interesa personale.
Mbajtia e zgjedhjeve ne lufte ishte turp.
Zgjedhjet perseriten per disa arsye,
1.manipulimet 2,ne krye te nje partie ka ardhe nje komunist i cili nuk e pranon humbjen,po te donin partit tjera kurre nuk do te mund te manipulohej asnje vote,po keta politikuaj tane vjedhin vota e pastaj ai qe ka vjedh me pake bertet .
Krijoni Kontakt