Pas procesit zgjedhor, i cili e ka nxjerrė PDK-nė si parti fituese, pritet tė hapen diskutime rreth ēėshtjes sė koalicionit qeverisės, pėr tė cilin edhe faktorė ndėrkombėtarė sugjerojnė qė ajo tė bėhet nė njė afat sa mė tė shpejtė, duke marrė parasysh sfidat qė ka para vetes vendi. Partia Demokratike e Kosovės do tė zgjedhė pėr partner tė koalicionit njė parti tė vogėl dhe bashkė me partitė e pakicave do ta formojė qeverinė e re. Kėshtu ka thėnė zyrtarja e kėsaj partie, Vlora Ēitaku, e cila ka thėnė se i mbetet Kryesisė sė partisė pėr tė vendosur se me cilėn parti do tė bėjė koalicion pas zgjedhjeve parlamentare tė sė dielės. PDK-ja do tė ketė shumė mė shumė mandate deputetėsh dhe do tė pėrcaktohet pėr partnerin, pas pėrfundimit tė procesit zgjedhor. Do ta zgjedhim njė partner tė vogėl dhe do tė formojmė qeveri edhe me komunitetet, ka thėnė Ēitaku. Nė anėn tjetėr, pėrfaqėsues tė komuniteteve, tė cilat ende mbeten tė rezervuara nė pritje tė rezultateve preliminare, nuk e kanė pėrjashtuar mundėsinė qė tė hyjnė nė koalicion me forcėn kryesore. Analistė politikė konsiderojnė se dy mund tė jenė faktorėt qė mund tė ndikojnė nė pėrbėrjen e ardhshme tė koalicionit: interesat e partisė, por nė njė masė edhe ndikimet e jashtme. Ish-partnerėt e koalicionit, PDK dhe LDK, kanė theksuar se pavarėsisht rezultatit zgjedhor, nuk do tė bėjnė koalicion me njėri-tjetrin. Ndėrkaq Lėvizja Vetėvendosje e ka shprehur pozicionin e saj tė qartė se nuk do tė ketė koalicion me partitė qė e kanė shkelur Kushtetutėn, duke marrė si referencė sidomos PDK-nė dhe LDK-nė. Aktualisht, janė dy parti tė cilat mund tė jenė nė kalkulime, AAK dhe AKR, shkruan ndėr tė tjera Kosova Sot.
Krijoni Kontakt