Besimi i saktė Islam
Kėtu do tė paraqitet shkurtimisht pėrmbajta e besimit tė saktė, sepse kjo ėshtė feja e tė gjithė pejgamberėve edhe pse ligjet e tyre ishin tė ndryshme. Po ashtu do tė sqarohet pėrsosmėria e Sheriatit (legjislacionit) tė Muhamedit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė- dhe toleranca e tij dhe se ky ėshtė vula e ligjeve dhe revelatave (Shpalljeve).
Akideja (besimi) ėshtė ajo qė njeriu beson dhe e konsideron si fe, qoftė e mirė apo e keqe, qoftė rregullim apo shkatėrrim. Ajo qė kėrkohet ėshtė besimi i saktė dhe ato gjėra qė i janė obliguar robit, sepse nė botė ekzistojnė ideologji tė shumta, qė me pėrjashtim tė njėrės prej tyre tė tjerat janė tė kota. Ai ėshtė besimi me tė cilin erdhi libri i Allahut dhe Sunneti i tė Dėrguarit tė Tij Paqja, shpėtimi dhe nderimi i Allahut qoftė mbi tė -. Ai ėshtė besimi islam, i cili ėshtė i pastėr dhe i kulluar nga ndotja e shirkut, bidateve dhe kundėrshtimeve. Ky pra ėshtė besimi me tė cilin erdhi libri i Allahut, po ashtu pėr kėtė argumenton Sunneti i tė dėrguarit tė Allahut Paqja, shpėtimi dhe nderimi i Allahut qoftė mbi tė -, ky ėshtė Islami.
Allahu i Lartėsuar thotė:
Padyshim se feja (e vėrtetė dhe e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami. [Al-Imran. 19]
Nė njė ajet tjetėr Allahu i Lartėsuar thotė:
Kėtė ditė Unė e pėrsosa fenė tuaj pėr ju, plotėsova mirėsinė Time mbi ju dhe zgjodha pėr ju Islamin si fe. [Al-Maideh. 3]
Pra Islami ėshtė feja e Allahut dhe nuk pranohet prej askujt tjetėr fe veē saj.
Allahu i Lartėsuar thotė:
Dhe kushdo qė kėrkon ndonjė fe tjetėr pėrveē Islamit, ajo kurrė nuk do ti pranohet atij dhe nė Botėn e Pastajme do tė jetė prej tė humburve. [Al-Imran. 85]
Islami ėshtė feja e tė gjithė pejgamberėve, ėshtė feja e babait tonė Ademit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė- dhe ėshtė feja e pejgamberėve pas tij si: Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait, Daudit, Sulejmanit, Ishakut, Jakubit dhe Jusufit. Gjithashtu ėshtė edhe feja e pejgamberėve tė tjerė -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi to-. Ajo ėshtė feja e pejgamberit tonė, Muhamedit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė- tė cilin Allahu e dėrgoi pėr gjithė njerėzimin. Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė- thotė: Pejgamberėt janė vėllezėr, bijtė e njė burri me gra tė ndryshme dhe feja e tyre ėshtė njė (Tra. Buhariu dhe Muslimi). Nė njė transmetim tjetėr tė hadithit thuhet: Janė djemtė e njė burri me gra tė ndryshme.
Kuptimi i kėtij hadithi ėshtė se: Feja e pejgamberėve ėshtė njė e vetme, ėshtė njėsimi i Allahut (nė adhurim) dhe besimi se Ai ėshtė padyshim Zoti i botėve dhe krijuesi i gjithēkaje, i dijshėm pėr ēdo gjė. Gjithashtu ėshtė besimi nė Botėn e Pastajme, ringjalljen, tubimin, xhennetin, zjarrin, peshoren dhe nė ēėshtjet e tjera qė i pėrkasin Botės sė Pastajme, kurse pėrsa i pėrket ligjeve (tė pejgamberėve) ato janė tė ndryshme. Ky ėshtė dhe kuptimi i fjalės: Janė djemtė e njė burri me gra tė ndryshme. Ai e pėrdori kėtė nė kuptim figurativ duke pasur pėr qėllim ligjet.
Allahu i Lartėsuar thotė:
Pėr secilin prej jush Ne kemi pėrshkruar njė ligj dhe njė rrugė tė qartė. [el-Maideh 48]
Janė vėllezėr tė njė babai. Babai i tyre ėshtė njė dhe nėnat e tyre janė tė ndryshme. Kėshtu pra janė pejgamberėt; feja e tyre ėshtė njė e vetme: Njėsimi i Allahut dhe pėrkushtimi i fesė vetėm pėr Atė. Domethėnia e fjalės: La ilahe il-la Allah (Nuk ka tė adhuruar tjetėr (qė e meriton adhurimin) pėrveē Allahut) ėshtė: Veēimi i Allahut nė adhurim dhe besimi nė Allahun, melaiket (engjėjt), librat dhe tė dėrguarit e Tij, besimi nė Ditėn e Fundit (Kjametit), besimi nė paracaktimin e Allahut, qoftė ai i mirė apo i keq, dhe besimi nė ēėshtjet e tjera si: ringjallja, tubimi, xhenneti, zjarri, peshorja, llogaria, sirati (ura e varur mbi xhehnem) dhe tė tjerat.
Kėshtu pra, feja e pejgamberėve ėshtė njė. Qė tė gjithė ata erdhėn me kėtė ēėshtje -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė-, porse ligjet e tyre ishin tė ndryshme, ashtu siē janė djemtė me nėna tė ndryshme (kur babai i tyre ėshtė njė). P.sh.: ligji i Teuratit pėrmban atė qė nuk ndodhet nė ligjin e Inxhilit dhe nė ligjet qė ishin para tij. Ka patur gjėra qė nuk ndodhen nė tė. Po ashtu edhe Sheriati i pejgamberit tonė Muhammedit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė- pėrmban gjėra qė nuk ndodhen nė Teurat e Inxhil.
Allahu i Lartėsuar i ka lehtėsuar dhe toleruar shumė gjėra kėtij popullim, siē thotė nė njė ajet:
Ai (pejgamberi) i ēliron ata nga barrėt e rėnda dhe nga prangat qė qenė mbi ta. [el-A'raf. 157]
Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė- thotė: Unė jam dėrguar me fenė e drejtė, tė saktė dhe tolerante.
Pra Allahu e dėrgoi me ligjin tolerant nė tė cilin nuk ekzistojnė barrėt e rėnda, nuk pėrmban barrėt e rėnda (qė ishin tek popujt e mėparshėm) dhe as mundim nė fe. Allahu i Lartėsuar thotė:
Dhe nuk ka vėnė pėr ju ndonjė mundim nė fe. [Haxh. 78]
Pasuesit e ligjeve tė mėparshme, qė ishin para ligjit tė pejgamberit tonė -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė-, nuk merrnin tejemum nė mos ekzistencėn e ujit por i vononin faljet (namazet) dhe i bashkonin derisa tė gjenin ujė, dhe mė pas merrnin abdes dhe faleshin. Kurse nė ligjin e Muhamedit u lejua tejemumi. Nėse dikush nuk gjen ujė ose nuk mundet ta pėrdori atė, ai merr tejemum me dhé dhe falet. Ka dhe shumė shembuj tė tjerė qė argumentojnė pėr lehtėsimin dhe tolerancėn.
Nė kohėt e para, ēdo pejgamber dėrgohej vetėm tek populli i tij, ndėrsa pejgamberi Muhamed -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė- u dėrgua tek tė gjithė njerėzit pa pėrjashtim. Tek xhindėt dhe njerėzit, arabėt dhe tė huajt, dhe e bėri vulėn (i dėrguari i fundit) e pejgamberėve.
Ata qė ishin para nesh nuk faleshin veēse nė kishat, xhamitė, dhe faltoret e tyre. Ndėrsa nė kėtė sheriat tė Muhamedit, ti mund tė falesh kudo qė tė jesh. Nė ēdo tokė qė tė kapė namazi, ti mund tė falesh. Nė ēdo tokė, qoftė nė shkretėtirė apo nė toka tė braktisura dhe tė papunuara. Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė- thotė nė lidhje me kėtė pikė: Mua mė ėshtė bėrė toka xhami (vend pėr tu falur) e pastėr dhe pastruese (Tra.buhariu dhe Muslimi).
Sheriati Islam me tė cilin erdhi pejgamberi jonė ėshtė njė sheriat mjaft i gjerė dhe i lehtė. Nė tė nuk ekziston mundi, barrėt e rrėnda dhe prangat (qė ishin vėnė mbi ata qė ishin para nesh). Prej kėtyre lehtėsimeve ėshtė edhe fakti qė i sėmuri nuk ėshtė i detyruar qė tė agjėrojė. Ai ka mundėsi qė tė mos agjėrojė (kur ėshtė agjėrimi obligim pėr tė) dhe ta plotėsojė agjėrimin (pasi tė shėrohet).
Gjithashtu udhėtari e shkurton namazin dhe mund tė mos agjėrojė e ta plotėsojė mė pas agjėrimin. Pėr kėtė Allahu i Lartėsuar thotė:
Kushdo qė ėshtė i sėmurė apo nė udhėtim, i njėjti numėr (i ditėve tė cilat ai nuk i agjėroi nė kohėn e tyre, duhet tė plotėsohet) nga ditėt e tjera (tė pastajme). [el-Bekare. 185].
Po ashtu ai qė falet, nėse ėshtė i pafuqishėm qė tė qėndrojė nė kėmbė mund tė falet ulur. Nėse nuk ka mundėsi tė qėndrojė ulur mund tė falet nė krahun e tij dhe nėse nuk ka mundėsi tė qėndrojė nė krahun e tij mund tė falet shtrirė. Pėr kėtė qė pėrmendėm ka argumente autentike prej Sunnetit tė tė Dėrguarit tė Allahut -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė-. Kur njeriu nuk gjen ushqim sa pėr tė mbajtur shpirtin gjallė prej ushqimeve tė lejuara, atėherė i lejohet atij qė tė hajė prej tė ngordhurės, etj.: Aq sa tė mbajė shpirtin e tij gjallė.
Akideja islame ėshtė veēimi i Allahut nė adhurim, pėrkushtimi i fesė vetėm pėr Atė, tė Lartėsuarin, besimi nė Tė, tė dėrguarin e Tij, librin e Tij, melaiket e Tij, Ditėn e Fundit, ringjalljen, tubimin, xhennetin, zjarrin dhe gjėrat e tjera qė ndodhen nė Botėn e Pastajme. Po ashtu besimi nė caktimin e Allahut, i mirė qoftė apo i keq. Besimi se Allahu i Lartėsuar i ka caktuar gjėrat, i ka ditur ato, i ka pėrfshirė dhe i ka shkruar ato.
Prej shtyllave tė Islamit ėshtė: namazi, zekati, agjėrimi dhe haxhi.
Prej detyrave tė Islamit dhe obligimeve tė tij ėshtė xhihadi (lufta) nė rrugė tė Allahut, urdhėrimi pėr tė mirė dhe ndalimi nga e keqja, respektimi i prindėrve, lidhja farefisnore, thėnia e tė vėrtetės, mbajtja e amanetit dhe tė tjera pėrveē kėtyre.
Islami ėshtė dorėzimi ndaj Allahut, bindja dhe nėnshtrimi ndaj Tij, (I Lartėsuar ėshtė Ai) me njėsimin e Tij dhe pėrkushtimi i plotė ndaj Tij. Po ashtu ėshtė kryerja e vazhdueshme e urdhėrave tė Tij dhe urdhėrave tė tė dėrguarrit tė Tij -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė-, prandaj ėshtė quajtur edhe Islam (dorėzim), sepse muslimani ia dorėzon ēėshtjen e tij Allahut, e njėson tė Lartėsuarin, adhuron vetėm Atė duke mos i shoqėruar Atij askėnd, i bindet me nėnshtrim urdhėrave tė Tij dhe i largohet tė ndaluarave tė Tij, dhe qėndron tek kufijtė e Tij. Ky ėshtė Islami. Islami ka pesė shtylla:
1- Dėshmia se nuk ka Zot tjetėr (qė e meriton adhurimin) pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguari i Allahut.
2- Falja e namazit.
3- Dhėnia e zekatit.
4- Agjėrimi i Ramazanit.
5- Haxhi (qė kryhet) nė shtėpinė e Allahut pėr atė qė ka mundėsi ta kryejė atė.
Kuptimi i dy dėshmive ėshtė: Njėsimi i Allahut e pėrkushtimi ndaj Tij me sinqeritet dhe tė besuarit se Muhamedi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė- ėshtė i dėrguari i Tij. Kėto dy dėshmi janė baza dhe themeli i fesė. Nuk ka tė adhuruar qė e meriton adhurimin pėrveē Allahut, Njė tė Vetėm. Ky pra ėshtė kuptimi i fjalės La ilahe il-la Allah (nuk ka tė adhuruar me tė drejtė tjetėr pėrveē Allahut), ashtu siē thotė Allahu i Lartėsuar nė njė ajet:
Kjo ngaqė Allahu, Ai ėshtė i Vėrteti, i Pėrhershmi (Zoti i Vėrtetė qė ska shok e tė barabartė me Tė) dhe gjithēka qė ata (politeistėt) lusin nė vend tė Allahut ose pėrkrah Tij, ėshtė e rremė dhe e kotė. [el-Haxh. 62]
Ndėrsa dėshmia Muhamedi ėshtė i dėrguari i Allahut do tė thotė: Tė dėshmosh me siguri tė plotė dhe dituri se Muhamedi, biri i Abdullahit, biri i Abdulmutalibit, Hashimiu, mekasi dhe mė pas medinasi ėshtė me tė vėrtetė i dėrguari i Allahut dhe ėshtė mė i nderuari i robėve tė Allahut. Tė afėrmit e tij dhe familja e tij janė mė tė mirėt e popullit Arab pa pėrjashtim. Pra, ai ėshtė i zgjedhuri i tė zgjedhurve -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė- dhe mbi familjen e tij. Ai ėshtė zotėria i bijve tė Ademit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė-.
Detyra jote ėshtė qė tė besosh se Allahu e dėrgoi atė pėr tė gjithė njerėzimin, tek xhindėt dhe njerėzit, tek meshkujt dhe femrat, tek arabėt dhe tė huajt, tek tė pasurit dhe tė varfėrit, tek banorėt e qytetit dhe tė stepave, pra tek tė gjithė. Ai ėshtė i dėrguari i Allahut tek tė gjithė dhe ai qė e pason atė ka siguruar xhennetin, ndėrsa ai qė e kundėrshton urdhėrin e tij ka siguruar zjarrin.
Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė- thotė: I gjithė populli im do tė hyjė nė xhennet pėrveē atij qė refuzon. I thanė: O i dėrguari i Allahut! Kush ėshtė ai qė refuzon?! Ai tha: Kush mė bindet mua do tė hyjė nė xhennet dhe kush mė kundėrshton me padyshim qė ka refuzuar (Transmenton Buhariu nė Sahihun e tij).
Tėrėsia pėrbėrėse e kėsaj akideje madhėshtore islame ėshtė: Njėsimi i Allahut dhe pėrkushtimi me sinqeritet ndaj Tij, besimi nė tė dėrguarin e Tij Muhamedin -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė-, se ai me tė vėrtetė ėshtė i dėrguari i Allahut. Gjithashtu pėrbėhet nga besimi nė tė gjithė tė dėrguarit, besimi nė obligimin e namazit, zekatit, agjėrimit dhe haxhit. Po ashtu nga besimi nė Allah, melaiket e Tij, tė dėrguarit e Tij, caktimi i Tij, qoftė i mirė apo i keq, dhe besimi nė ēdo gjė qė ka njoftuar Allahu dhe i dėrguari i Tij.
Shkėputur nga broshura:
Ēfrarė e trondisin akiden
(Origjina e kėsaj broshurė ėshtė njė ligjeratė e shejhut tė nderuar -Allahu e mėshiroftė-)
Autor:
Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
Pėrktheu:
Bledar Aliu
Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!
Krijoni Kontakt