Close
Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 157
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-05-2009
    Postime
    13
    Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, shpjegoi:

    “Ne u bëjmë thirrje kosovarëve që të respektojnë institucionet dhe kërkoj që ata t’u besojnë atyre. Ato do të duhet të tregojnë se janë të besueshme”.

    Eurodepeputetja Ulrike Lunacek, ndërkaq, tha se partitë politike duhet t’u drejtohen mekanizmave përgjegjës, pra Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me pakënaqësitë për ecurinë e procesit zgjedhor në dy komunat në fjalë.

    “Është e rëndësishme që qytetarët dhe partitë t’i drejtohen fillimisht PZAP-it për t’i paraqitur ankesat e tyre. Nëse ankesat nuk merren seriozisht ata duhet ta bëjnë publike dhe këtë. Ne do t’i dëgjojmë ata nëse sërish ka probleme dhe nëse nuk shqyrtohen ankesat”, u shpreh Lunacek duke theksuar nevojën që ndaj keqbërësve të merren masat ndëshkuese në rast se vërtetohen parregullsitë.

    Sipas shifrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrjen në votime, në Skenderaj kanë votuar 93.68% e qytetarëve, ndërsa në komunën e Drenasit kutive të votimit u janë drejtuar 86.94%.

    Paritë politike, ndër të tjera, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me votime të shumëfishta që, sipas tyre, kanë ndodhur në këto komuna për shkak të mosfunksionimit të baterive ultravjollce.

    Delegacioni i PE-së është udhëhequr nga Doris Pack, përfshirë Eduard Kukan, Jutta Steinruck, Francesco de Angelis, Jelko Kacin, Fiona Hall dhe Ulrike Lunacek, e cila gjithashtu është raportuesja e PE për Kosovën./rel/

  2. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-02-2010
    Postime
    125
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Me kete thenje e njollos gjithe Drenicen,athua e meriton Drenica kete thenje??
    Sipas asaj qe eshte thene per "votimet" e meriton edhe me plot goje.

    Te pyes vetem nje gje e Panjohura; Cili shtet ne bote udheheqet nga fshataret?

    p.s. kam kerkuar nje te tille,ama nuk kam mundur ta gjej ne asnje arkiv botrore.Edhe nese ne gati 80% te shteteve ka p[asur luftra dhe qlirimtare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Thesphinx : 13-12-2010 më 12:36

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Ju lutem mos përgjithësoni e mos gjuani fjalë të rënda në adresë të Drenicës. Nuk ka mal pa therra, kanë thënë të vjetrit. Është shumë e vërtetë se e kanë tepruar me këto të dhëna për dalje në zgjedhje, sepse këtë e dinë edhe zogjët e malit se është e pamundur, por ta keni parasysh faktin se para disa ditësh, gjatë fushatës, në këtë qytet ishte në një drekë me njerëzit e Skenderajt zvkryeministri Hajredin Kuqi, i cili la një mesazh të keq në Drenicë. Unë gjithënjë sipas gazetës parafrazoj se ai paskësh thënë: Nga Aviano e këndej, asnjë votë mos të shkojë në partitë tjera. Këtë mesazh të z. Kuqi nga Peja, pak e tepruan drenicasit e mi, me çka unë apsolutisht nuk pajtohem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xani1 : 13-12-2010 më 12:37

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga xani1 Lexo Postimin
    Ju lutem mos përgjithësoni e mos gjuani fjalë të rënda në adresë të Drenicës. Nuk ka mal pa therra, kanë thënë të vjetrit. Është shumë e vërtetë se e kanë tepruar me këto të dhëna për dalje në zgjedhje, sepse këtë e dinë edhe zogjët e malit se është e pamundur, por ta keni parasysh faktin se para disa ditësh, gjatë fushatës, në këtë qytet ishte në një drekë me njerëzit e Skenderajt zvkryeministri Hajredin Kuqi, i cili la një mesazh të keq në Drenicë. Unë gjithënjë sipas gazetës parafrazoj se ai paskësh thënë: Nga Aviano e këndej, asnjë votë mos të shkojë në partitë tjera. Këtë mesazh të z. Kuqi (nuk di nga është ai) pak e tepruan drenicasit e mi, me çka unë apsolutisht nuk pajtohem.
    Plotesisht e drejte kjo qe ke thene xani 1.
    Nuk duhet pergjithesuar gjerat.Drenica nuk mund te identifikohet me ndonje person i cili nuk ka gajle se i qet hije te zeze rajonit te vet vetem e vetem per te ruajtuar ajo qe nuk ruhet ,pra vota.
    Drenica ka burra te medhenje dhe njerez te menqur.
    E sa per kete bilbilin e PDK-se(Hajredin Kuqin) eshte nga rajoni i Dukagjinit dhe para lufte ka kryer shkollen serbe te policise,ne Kumrovc dhe tash pas lufte na eshte bere "çlirimtar."

  5. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga xani1 Lexo Postimin
    Ju lutem mos përgjithësoni e mos gjuani fjalë të rënda në adresë të Drenicës. Nuk ka mal pa therra, kanë thënë të vjetrit. Është shumë e vërtetë se e kanë tepruar me këto të dhëna për dalje në zgjedhje, sepse këtë e dinë edhe zogjët e malit se është e pamundur, por ta keni parasysh faktin se para disa ditësh, gjatë fushatës, në këtë qytet ishte në një drekë me njerëzit e Skenderajt zvkryeministri Hajredin Kuqi, i cili la një mesazh të keq në Drenicë. Unë gjithënjë sipas gazetës parafrazoj se ai paskësh thënë: Nga Aviano e këndej, asnjë votë mos të shkojë në partitë tjera. Këtë mesazh të z. Kuqi nga Peja, pak e tepruan drenicasit e mi, me çka unë apsolutisht nuk pajtohem.
    Nuk duhet ti pergjithsojme gjerat por duhet ndal kriminelet , rrugaqet , qe pikerishte vijne nga ajo zone ..
    p.s. Me sa po shof ketu ne forum , pak te asaj zone nga je ti jane sikurse ty ..Eshte nje fatkeqsi per shtetin e Kosoves , se ne cfare duar eshte .
    Tmerr.

  6. #16
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Po Drenica gjithmone ka qene e para per atdhe dhe jane patriote, aq sa kur e do nevoja edhe per kauze partiake asi kombetare (me falni) edhe te vdekurit ngjallen. :P

    Seriozisht tani, nuk duhet te fajesohen banoret e Drenices, sepse ato fletevotime me siguri i kane manipuluar militantet partiak dhe jo populli i thjeshte drenicas.

    Dhe nuk e besoj qe vetem ne Drenice ka pasur keso manipulimesh, vetem se ne Drenice situata ka dale nga kontrolli
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 13-12-2010 më 12:54

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Nuk duhet ti pergjithsojme gjerat por duhet ndal kriminelet , rrugaqet , qe pikerishte vijne nga ajo zone ..
    p.s. Me sa po shof ketu ne forum , pak te asaj zone nga je ti jane sikurse ty ..Eshte nje fatkeqsi per shtetin e Kosoves , se ne cfare duar eshte .
    Tmerr.
    Po t'u hidhni një sy shkrimeve të mia, komenteve të mia te ky Forum dhe gjetiu, do të bindeni edhe më shumë me këtë që thoni e për çka unë Ju falënderoj shumë. Në zgjedhjet e 2007-s kam thënë:
    Rezultati i votimeve nuk varet nga votuesit, por nga numëruesit.
    Fatkeqësisht ky sindrom i keq (hajnia) është prezente te shumë parti e njerëz të cilët bëjnë luftë ( me hajni) për të mbërri në pushtet, ku në mënyrën më të shpejtë e me hajni do të arrijnë pasuri milionëshe.

  8. #18
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Nuk duhet ti pergjithsojme gjerat por duhet ndal kriminelet , rrugaqet , qe pikerishte vijne nga ajo zone ..
    p.s. Me sa po shof ketu ne forum , pak te asaj zone nga je ti jane sikurse ty ..Eshte nje fatkeqsi per shtetin e Kosoves , se ne cfare duar eshte .
    Tmerr.
    Mos harro se nga kjo zone dolen shum njerez qe sot i njeh e gjithe bota!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  9. #19
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga Thesphinx Lexo Postimin
    Sipas asaj qe eshte thene per "votimet" e meriton edhe me plot goje.

    Te pyes vetem nje gje e Panjohura; Cili shtet ne bote udheheqet nga fshataret?

    p.s. kam kerkuar nje te tille,ama nuk kam mundur ta gjej ne asnje arkiv botrore.Edhe nese ne gati 80% te shteteve ka p[asur luftra dhe qlirimtare.
    Po nuk ke cfar me pyet mua,po mos te ishte sakrifica e ketyre,,fshatarve''ku do ishe sot??Cfar shef te keqe tek fshataret?Vertet ndoshta jame budallaqe,por edhe qe kurr nuk jetova ne fshat,as Babi nuk jetoj,por mburrem qe kam prejardhje nga fshati!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Eu hashim qe na turprove zoti ftyren ta marroft,po qysh nuk po ju vjen turp me ba keshtu,po edhe femija po e din se qfar masakre keni ba me votat.
    Drenica nuk mendon si nje grusht hajnash qe per te qendru ne pushtet bejn gjithqka.

Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •