Close
Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 157
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Postime
    397
    -Nuk do doja të shkruajë pas zgjedhjeve për vjedhjen e votave,por do më pelqente me shumë te benim nje analize te ketyre zgjedhjeve,te diskutonim arsyet pse disave u ka rene rejtingu dhe disa kane arritur qe brenda nje kohe te shkurter te jene faktor me rendesi ne skenen politike,por ja qe realiteti eshte ky dhe me keqardhje duhet ta themi se ka pasur vjedhje te medha votash,se te ishte ne shifra modeste nuk do ishte e nevojshme te alarmohet opinioni,por thuhet se jane bere shume keqperdorime,eshte abuzuar me voten e qytetarit,eshte jashte cdo logjike kjo qe ka ndodhur,dhe shpresoje qe ndergjegja e tyre do i gjykoje atyre qe manipuluan me vullnetin e qytetareve!
    -Nuk eshte per te u cuditur qe te gjitha subjektet nuk i pranojne keto rezultate,se nuk po flasim vetem per Skenderaj dhe Drenas,por edhe ne shume pjese te tjera,si ne Mitrovice,Gjakove,Peje,ku ka pasu shkelje flagrante te votes!
    -KQZ-ja ka deshtuar si edhe ne 2007-ten,kur nuk arriti te mbroje voten e qytetarit,duke lejuar ndikimin politike te te "medhenjeve"!
    -Cfare tani?Rezultati kontestohet nga te gjitha partite,pos PDK-se!
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  2. #92
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    Mose harro ganimet Rugaova i ka dajet ne Bjellopole Nip i shkinise ka qene
    nipi se tradhton dajen kurr !!!!
    - t'kahit the e ka pas nanen presidenti?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 16-12-2010 më 07:33
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Ruzhdija mbarëkombëtare

    Për të çliruar zgjedhjet duhet goditur për vdekje korrupsioni. Partnerët tanë ndërkombëtarë, partitë politike, opinioni publik, individët me emër dhe integritet, mbarë shoqëria duhet të reflektojë thellë për të përqafuar e shërbyer formulën e shpëtimit.

    Nga Preç Zogaj më 16 dhjetor 2010 në ora 12:15

    Revista e famshme " The Economist" dhe gazeta po aq e njohur britanike "The Guardian" i kushtuan zgjedhjeve në Kosovë artikuj informativë dhe analitikë, në të cilët ndihet habia dhe përçmimi për një tip manipulimi që, edhe nëse ka ekzistuar ndonjëherë në të kaluarën në tokën e Europës, sot as që mund të imagjinohet më. Fjala është për hedhjen e fletëve dhe mbushjen e kutive nga persona të caktuar, duke rritur fiktivisht përqindjen e pjesëmarrjes në votime.
    Kjo vjedhje e trashë dhe tepër arbitrare shënoi ndoshta një rekord botëror në Skenderaj dhe Drenas, ku u raportua një pjesëmarrje në shifrat 94 dhe 87 për qind, ndërkohë qe mesatarja kombëtare e pjesëmarrjes në zgjedhje ishte rreth 47 për qind. "The Economist" citonte një diplomat në rolin e vëzhguesit elektoral në Skenderaj, i cili thoshte: "Vjedhjet ishin kaq të hapura, sa nuk u bënë përpjekje për t'i mbuluar ato".

    Një vëzhgues tjetër pohonte: "Në një prej qendrave të votimit me 900 votues të regjistruar, papritmas kishin votuar edhe 300 të tjerë". Mbështetur në këtë rast apo në një rast të ngjashëm, gazeta "The Guardian" shënonte se në Drenicë u votua 139 për qind!

    Shembuj të tillë përcjellin imazhin e shpërdorimit primitiv, për të mos thënë barbar të institucionit të zgjedhjeve. Pavarësisht nga pesha e tyre në totalin e votave, ato janë një njollë për këto zgjedhje dhe për demokracinë e re në shtetin e ri të Kosovës.

    Asnjë fjalim apo konferencë me zbukurime e zyrtarëve lokalë të Kosovës nuk mund ta konkurrojë në rrafshin europian dhe botëror jehonën e "The Economist" apo "The Guardian". Të shtojmë këtu faktin se për manipulimet në Skenderaj dhe Drenas kanë shkruar e folur edhe qindra media të tjera më të vogla.

    Por nuk mbaron me kaq. Siç nuk ka ndodhur ndonjëherë në parë as në Kosovë, as në Shqipëri, manipulimet në fjalë janë denoncuar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës dhe personalisht nga vetë ambasadori Dell, i cili ka qenë dëshmitar okular i numërimit të keq të votave në një qendër votimi. Në fakt, e drejtë apo e padrejtë, na pëlqen apo jo, zgjedhjeve të fundi në Kosovë ua vuri vulën Skenderaj dhe Drenasi.

    Nuk mund ta dimë se ç'përhapje ka në gjithë territorin e Kosovës fenomeni i futjes së fletëve në emër të zgjedhësve abstenues, por është e qartë se pa u kapërcyer ligjërisht dhe politikisht impasi i krijuar nga manipulimet e verifikuara vështirë se do të mund të ketë aleanca dhe institucione të stabilizuara në Kosovë.

    Kosova ka zhvilluar disa herë zgjedhje të lira pas çlirimit nga Serbia. Kuvendi, qeveria dhe institucionet e tjera që punuan për pavarësinë e Kosovës kanë lindur nga vota e lirë.

    Është vërtet dëshpëruese të shohësh se zgjedhjet e para politike në Kosovën e pavarur po prodhojnë lajme të këqija, ironi dhe përçmim në media të mëdha të Europës; po prodhojnë një shqetësim me të madh se herë e tjera në Departamentin e Shtetit; po prodhojnë më shumë kontestime se zgjedhjet e mëparshme. Kështu siç po perceptohen nga shtypi ndërkombëtar dhe disa kancelari perëndimore, këto zgjedhje rrezikojnë seriozisht shtyrjen e agjendës euroatlantike të Kosovës.

    Pavarësisht dëshirës së mirë të Europës dhe SHBA-së. Por dëshirat e mira kanë një kufi. Kosova nuk është më një rast ku mund të anashkalohen standardet e demokracisë.

    Manipulimet në Skenderaj dhe Drenas kanë një impakt të shtuar negativ edhe për shkak të krizës shqiptare. Prej me shumë se një viti institucionet euriopiane po përpiqen pa sukses të ndihmojnë në zgjidhjen e ngërçit të krijuar në Tiranë për shkak të zgjedhjeve të qershorit 2009. Ndërkombëtarët ishin shumë të shqetësuar e të interesuar që rasti i Shqipërisë të mos përsëritej në Kosovës.
    Por si për të dëshmuar se tundimet për vjedhjen e votave nga partitë në pushtet u nënshtrohen disa shtytjeve të brendshme të thella, që janë më të forta se sa thirrja e parimeve, në Kosovë u përsërit fenomeni shqiptar i stërnjohur i "Ruzhdijes".

    Domethënë futja e votave në kuti nga komisionerët e partisë në pushtet në emër të zgjedhësve që janë në emigracion ose nuk janë paraqitur për të votuar. Në eksportimin nga Shqipëria në Kosovë, fenomeni i Ruzhdijes njohu përmasa të reja. Siç raporton "The ekonomist", në një qendër me nëntëqind votues votuan edhe treqind te tjerë .

    Apo siç shkruan "The Guardian", në një qendër në Drenicë u votua në masën 139 për qind! Në shembujt më pikantë, "Ruzhdija mbarëkombëtare" nuk mund të mos dyfishonte në krahasim me "Ruzhdijen kombëtare". Këtij hyneri të madh i vë kapak një fjali e një banori të Drenicës, që nuk u kap nga mediat angleze. "Demokraci si këtu s'ke ku gjen; ne votojmë sa herë të kemi qejf".

    Kjo që ndodhi e po ndodh në disa zona dhe në disa aspekte të procesit zgjedhor në Kosovë kuptohet më mirë përmes Shqipërisë, sikurse Shqipëria e zgjedhjeve të kontestuara do të kuptohet akoma më mirë tani e tutje përmes Kosovës.
    Ekziston një perceptim i përhapur prej disa vitesh, sipas të cilit, Shqipëria ka "eksportuar" virusin korrupsionin shtetëror në Kosovë. Ka qenë dhe është e pritshme që bashkë me virusin e korrupsionit të eksportohet edhe virusi i manipulimit të zgjedhjeve. Korrupsioni dhe manipulimi i zgjedhjeve janë anë të së njëjtës medaljeje.

    Për të çliruar zgjedhjet duhet goditur për vdekje korrupsioni. Partnerët tanë ndërkombëtarë, partitë politike, opinioni publik, individët me emër dhe integritet, mbarë shoqëria duhet të reflektojë thellë për të përqafuar e shërbyer formulën e shpëtimit.

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    O pa i shti ne burg hajnat kot bejm zhurm,qe disa here po e them se ne Drenas&Skenderaj kan votu maksimalisht 70%e qytetarve,dihen me emer e mbiemer ata qe i mbushen kutite,ata nuk jan qytetar te thjesht po komisioner e vezhgues te partive politike (pdk.ldk.ldd).

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283

    Arrow Shkaqet - Pasojat e "ndodhisë" në Drenicë

    Shkruan BEHXHET SH. SHALA

    Në dy komunat e Drenicës, Skenderaj dhe Drenasi në këto zgjedhje u dëshmua një "ndodhi". Shikuar thjesht, në këto zgjedhje u bënë manipulime në votime. Kjo "ndodhi" nuk është kaq e thjeshtë, në fakt meriton të analizohet më gjerësisht. Kjo "ndodhi" është diçka shoqërore, d.m.th. ka epitete, si: e ndërlidhur, e kushtëzuar, produkt shoqëror, reaksion shkak-pasojë, e të ngjashme dhe nuk mund të dalë jashtë kontekstit të shoqërisë sonë. Në këtë shkrim tentohet të ndihmohet ndriçimi i kësaj "ndodhie", që në opinion të jetë një e kuptuar më e mirë.

    Çka në të vërtetë ndodhi të dielën e 12-të dhjetorit të vitit 2010?. Edhe pse për të qenë krejt korrekt do të duhej të presim përfundimin e punës së Panelit Zgjedhor për Ankesa, besoj se nuk hyjmë në mëkate të mëdha nëse themi se në votime votuesit e rëndomtë dolën në votime në mënyrë të dinjitetshme dhe se komisionerët dhe aktivistët e partive politike ndërhynë në këtë proces dhe kryen manipulime të votimeve. Çështja bëhet më interesante për analizim, sepse ky manipulim mund të thuhet se u krye në prani të komisionerëve të të gjitha partive politike dhe vëzhguesve. Meqë vendbanimet tona janë të tilla ku këto veprime bisedohen vesh më vesh dhe dihen nga një pjesë e njerëzve të rëndomtë, këtij manipulimi mund t'i jepet edhe një epitet tjetër, se kjo kaloi symbyllazi, ose u pranua heshtas nga një shtresë bukur e gjerë e njerëzve të rëndomtë. Sy-mbyllja ose pranimi në heshtje nga komisionerët e të gjitha partive politike dhe nga një pjesë e njerëzve të rëndomtë për këtë manipulim e bëjnë këtë "ndodhi" edhe më interesant për analizim të mëtutjeshëm.

    Pse komisionerët dhe njerëzit e rëndomtë mbyllën sytë në këtë manipulim të votimit? Vetë pyetja PSE na çon në kërkimin e shkaqeve. Në këtë shkrim, përpjekjet do të bëhet të jepen disa mendime, të cilat me shpresë do të ndihmojnë në njohjen e shkaqeve dhe lidhjen e këtyre shkaqeve me "ndodhinë".

    Kjo "ndodhi" në Drenicë vjen pas disa ndodhive shoqërore në të kaluarën, d.m.th., që i kanë paraprirë kësaj "ndodhie". Më poshtë janë të shkoqitura disa nga këto ndodhi shoqërore dhe lidhjet me këtë "ndodhi", të cilat janë të grupuara në dy faza:



    PERIUDHA E PARALUFTËS - Përshkrim i kësaj periudhe është se kjo trevë ka bërë shumë veprime dhe ka qenë shumë aktive në kundërshtimin e pushtimit dhe luftën për liri. Këto veprime kanë qenë aq të zhvilluara sa ka bërë që politika zyrtare për këtë periudhë të jetë që në këtë trevë mundësisht, jo vetëm njerëz, por edhe bar të mos mbijë. Veprimet e zyrtarëve institucionalë në këtë periudhë kanë qenë të llojllojshme ku në kontekst të këtij shkrimi vlen të veçohet izolimi dhe përjashtimi nga mundësia për zhvillime shoqërore.

    Pjesëmarrja e njerëzve nga kjo trevë në Komitetin Krahinor të LKJ-së ka qenë më pak se simbolike, pjesëmarrja si profesorë dhe asistentë në Universitetin e Kosovës ka qenë me më pak se 1 për qind, pjesëmarrja si drejtorë të ndërmarrjeve ekonomike ka qenë më pak se simbolike. Këtij mohimi dhe përjashtimi nga institucionet shtetërore zyrtare popullata e kësaj treve i është përgjigjur me mohim dhe përjashtim të institucioneve zyrtare shtetërore.



    PERIUDHA E PASLUFTËS - Përfundimi i luftës trevën e Drenicës e gjeti me një numër të madh të luftëtarëve dhe me një mbështetje masive të luftës nga shtresat e gjëra. Luftëtarët dhe mbështetja e luftës, jo se ishte vetëm në Drenicë, por, shpreh në përqindje këtu kishte shkallë dallueshëm më të lartë se sa në trevat tjera. Kjo vlerë shumë sublime për kombin nuk u trajtua si duhet nga individë dhe grupet politike, që ishin zyrtare në Prishtinë dhe u keqpërdorën nga "ratni profiteri", që ishin në këtë trevë.

    Njëri grup politik doli në mbështetje të luftës dhe në këtë mënyrë mori edhe mbështetjen e kësaj treve, kurse grupi tjetër politik nuk doli në mbështetje të luftës dhe kuptohet që nuk u mbështet nga kjo trevë. Qeveritë e pasluftës, me përjashtim të kësaj të fundit, meqë ishin të kontrolluara nga grupi politik që nuk kishte mbështetje nga kjo trevë, bënë gabim politik, sepse nuk sollën pothuaj asnjë investim, mohuan dhe përjashtuan këtë trevë nga mundësia për pjesëmarrje në zhvillimet shoqërore.

    Ndryshe nga ky grup politik, grupi që mbështeti luftën dhe që në bazë të kësaj mori mbështetje nga kjo trevë në mandatin e tyre qeverisës bëri investime të mëdha dhe përfshiu këtë trevë në zhvillimet shoqërore.

    Lidhjet që mund të nxjerrën nga ndodhitë shoqëror të paraluftës dhe të pasluftës janë që shtresat e gjera në këtë trevë mbështesin ata tek të cilët gjejnë mbështetje dhe mohojnë e përjashtojnë ata të cilën i mohojnë e i përjashtojnë. Dikush mund të thotë se demokracia nuk mund të ndërtohet me manipulime të votave. Kjo është e vërtetë po aq sa është e vërtetë edhe që shoqëria nuk mund të ndërtohet me manipulim të demokracisë.

    Shtresat e gjëra të kësaj treve e njohin fort mirë çka është demokracia dhe çka është manipulimi me demokracinë. Mohimi dhe përjashtimi nga mundësia e zhvillimit shoqëror nuk ka asnjë lidhje me demokracinë, ka lidhje me manipulimin e demokracisë. Mohimi dhe përjashtimi nga mundësia për zhvillim shoqëror, i periudhës së pasluftës, ka bërë që shtesat e gjëra të kësaj treve ta kuptojnë këtë proces të votimit si manipulim të demokracisë për kthim tek mohimi dhe përjashtimi nga mundësia për zhvillim shoqëror.



    Popullsia e trevës së Drenicës, në mungesë të regjistrimit të popullsisë, sipas disa demografëve është rreth 6-7 për qind e popullsisë së Kosovës. Nëse dikush pretendon se patriotizmi dhe kombëtarizmi shqiptar ka mbetur vetëm në këtë trevë, autori i këtij shkrimi në emrin e tij personal do të nënshkruan kapitullimin e këtij patriotizmi dhe kombëtarizmi. Patriotizmi dhe kombëtarizmi ndoshta ka qenë pak më e theksuar në këtë trevë në një periudhë të caktuar kohore, por gjithsesi këto vlera nuk janë pronë vetëm e kësaj treve, por janë pronë e gjithë kombit.

    Në periudha tjera kohore, sigurisht se do të ketë treva tjera që do veçohen për këto vlera. Këto janë vlera universale të kombit. Nëse për shkak të këtyre vlerave në një periudhë 50-vjeçare politika zyrtare ishte siç u përshkrua më lart, në mendim të autorit, është e arsyeshme që në një periudhë së paku 25-vjeçare kjo trevë zyrtarisht të veçohet nga institucionet shtetërore me prioritet zhvillimor pa dallim se cili grup politik udhëheq me institucionet shtetërore.


    Përjashtimi dhe izolimi zyrtar i paraluftës ka bërë që komunikimet e institucioneve zyrtare me shtresat e gjëra të kësaj treve të janë të pakta. Mungesa e komunikimit ka quar në mosnjohje. Individët dhe grupet politike që tani janë zyrtare në Prishtinë është e nevojshme që të mos vazhdojnë më me kësi gabime është e nevojshme të rrisin komunikimin me këtë trevë, t'i mbështesin dhe t'i përfshijnë në zhvillimet shoqërore.

    Fatkeqësisht, mund të befasohen, por le të provojnë dhe do të vërtetojnë se cilido grup politik që mbështet këtë trevë do ta ketë mbështetjen e kësaj treve, cilido grup që e pranon këtë trevë do ta gjejë pranimin nga kjo trevë.

    Nuk mund të duhet dikush që nuk të do. Kjo trevë nuk është pronë e asnjë grupi politik, le të provohet dhe do të vërtetohet. Cilido grup politik zyrtar në Prishtinë që i shtrinë dorën kësaj treve, shtresat e gjëra të kësaj treve do t'i japin dorën.

    Kjo trevë i kupton shumë mirë vlerat dhe e njeh trimin për trimëri, burrinë për burrni, por edhe hajnin për hajni, le të provohet dhe do të vërtetohet.
    Dhuro shumë...e prit pak!

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283

    Arrow Mirë se vini, në bahçe të babës!

    Shkruan: BEHXHET SH. SHALA



    A PATI FITUES NË ZGJEDHJET E FUNDIT: Në kohën kur përflitej se mund të ketë zgjedhje të parakohshme dhe të cilat u shndërruan në zgjedhje të jashtëzakonshme, në një shkrim timin pata shkruar se Kosova nuk ka fare nevojë për këto zgjedhje. Ashtu mendoj edhe sot. Pse? Së pari, konteksti ekzistues politik ku e kemi një pavarësi të mbikëqyrur (ku politikanët tanë vetëm i përsërisin fjalët e mbikëqyrësve tanë, pa të drejtë kundërshtimi) nga ndërkombëtarët me një sovranitet me këmbë të thyera pamundëson zgjedhje të organizuara mirë dhe rezultate që nuk do të kontestohen. Jemi dëshmitarë se ndërkombëtarët nuk po tregojnë ndonjë interesim të madh për zgjedhjet dhe rezultatin e tyre, por insistimi i tyre ekskluzivisht qëndron në kërkesën që sa më shpejt të formohen institucionet dhe të fillojnë bisedimet me Serbinë!

    Bisedimet me Serbinë kanë qenë arsye e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe bisedimet me Serbinë do të jenë çelës për koalicionet e mundshme! Bisedimet me Serbinë nuk do të fillonin në kohën kur institucioneve të dorëhequra apo të shkarkuara me vetëdëshirë nuk i kishin mbetur më pak se një vit qeverisje!

    Prandaj, ka qenë e domosdoshme që përmes këtyre zgjedhjeve të imponuara të dalin institucionet me legjitimitet katër ( 4) vjeçar që do të ishin pjesë (gjithsesi e pabarabartë) e këtyre bisedimeve dhe garantues të zbatimit të "rezultateve" të këtyre bisedimeve "teknike". Ndryshe, pse do të nguteshin aq shumë ndërkombëtarët që këto bisedime të nisin sa më shpejt që të jetë e mundur në kohën kur ne nuk jemi askund dhe pse Serbia po ashtu po ngutet që këto bisedime të fillojnë qysh sot?!

    Serbia, për të bëmat e saj në Ballkan, si pjesë e" paqytetëruar" të Evropës, është shpërblyer maksimalisht në planin ekonomik, politik dhe rehabilitues! Kosova, si viktimë e agresionit serb, ka mbetur si "zorrë qorre" dhe është rast eklatant kur qytetarëve të saj u shkelen në mënyrë brutale të drejtat e njeriut, duke i lënë krejtësisht të izoluar dhe duke ua kufizuar lirinë e lëvizjes! Izolimi i Kosovës prodhon efekte shumë negative edhe në zhvillimin ekonomik të saj, sepse, nëse jeni margjinalizuar nga "baballarët e demokracisë", atëherë ky është një sinjal i keq dhe sugjerim për investuesit e huaj që të kenë kujdes se ku do të investojnë!

    Ata ndërkombëtarë që kanë investuar në Kosovë pas përfundimit të luftës kanë përfituar aq shumë, sidomos përmes procesit të privatizimit dhe plaçkitjes së ndërmarrjeve të mëdha profitabile, duke i shfrytëzuar lidhjet politike me politikanë të korruptuar dhe shantazhuar, të cilët pastaj i kanë marrë në mbrojtje dhe të cilët, pa asnjë dyshim, do t'i hedhin si lecka të përdoruara, në fund të fundit!

    Pastaj, në Kosovë nuk ka resurse të kualifikuara dhe të përgjegjshme që për një kohë aq të shkurtër t'i organizojë zgjedhjet për të cilat do të duheshin së paku 6 muaj punë intensive! Organizimi i suksesshëm i zgjedhjeve nuk nënkupton vetëm përmbushjen e standardeve teknike, por përmbylljen e suksesshme të tërë procesit zgjedhor, siç janë evidentimi i parregullsive, vjedhja e votave, informimi me kohë dhe ndërmarrja e menjëhershme e veprimeve të nevojshme, rezultatet preliminare, shqyrtimi i ankesave dhe parashtresave si dhe certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve!

    Me një fjalë është dashur të krijohen kushtet që të mos ketë hapësirë për kontestimin e rezultateve të zgjedhjeve ose që kjo hapësirë për kontestim të jetë në margjinat e lejuara! Tash e kemi një situatë kur kontestimi i rezultateve të zgjedhjeve ka marrë përmasa të uniteti të paparë të aktorëve politikë të vendit! Kësi uniteti nuk e kemi pasur as për zhvillime shumë të rëndësishme për Kosovën! Kosovës në këtë çast i mungon një mekanizëm i besueshëm vendor, i pavarur dhe i paanshëm për monitorimin e zgjedhjeve!

    Duket qartë se Koalicioni i Tinës apo 'Demokracia në Veprim', përkundër përpjekjeve që të konsolidohet ,nuk ka arritur të bëhet një gardian për ruajtjen e votës së qytetarit apo denoncimin e shkelësve të zgjedhjeve. Përkundër mundësive shumë më të përparuara teknike dhe përkrahjes jashtëzakonisht të madhe materiale nga ndërkombëtarët, ata kanë mbetur si bisht i zgjatur i KQZ-së! Ata patën përkrahje nga të gjitha ambasadat në Kosovë dhe nga të gjithë ambasadorët! Madje, ambasadorin e një vendi shumë të fuqishëm, i cili vranë e kthjellë në Kosovë, e angazhuan si vëzhgues, duke i vendosur një kapelë të 'Demokracisë në Veprim' në kokë! Dhe, çuditërisht, pikërisht ai ambasador doli para bosëve të tij të 'Demokracisë në Veprim' me konstatim se ka pasur shkelje serioze gjatë procesit të votimit në Drenas dhe Skenderaj!

    I përkujtojë lexuesit e nderuar se në kohën kur zgjedhjet në Kosovë janë monitoruar nga rrjeti i OJQ-ve me rolin udhëheqës të KMDLNj-së nuk ka pasur as vjedhje të votave e as kontestim të rezultateve preliminare. Në fakt, rezultatet preliminare u patën kundërshtuar vetëm nga ORA, e cila pastaj u bind se pikërisht rezultati i KMDLNj-së për këtë subjekt politik ka qenë 99.60% i saktë! Sikur edhe rezultatet e tjera! Rezultatet preliminare të KMDLNj-së, të bëra publike në hotelin 'Grand', në mesnatë asnjëherë nuk kanë qenë të gabuara dhe ato janë përputhur 99.50% me rezultatet e certifikuara!

    Mirëpo, më duhet të them se atëherë komisionerët e zgjedhjeve kanë qëndruar gatitu para vëzhguesve të KMDLNj-së dhe se nuk ka ndodhur asnjë rast që ata t'i kundërshtojnë vëzhguesit e KMDLNj-së! Buxheti i atëhershëm i KMDLNj-së për monitorimin e zgjedhjeve, nëse krahasohet me buxhetin e 'Demokracisë në Veprim', lirisht mund të llogaritet se ka qenë buxhet social, shumëfish më i vogël! Ka qenë buxhet qesharak! Rezultatet e monitorimit kanë qenë të pakrahasueshme si dhe kredibiliteti! Në favor të KMDLNj-së! Nëse keni vëzhgues të trajnuar mirë, të përkushtuar, politikisht të paanshëm dhe të cilët mbulojnë gjatë tërë kohës vendvotimet, atëherë nuk keni gjasa të dështoni! Asnjëherë!

    Atëherë KMDLNj-së i morën të drejtën e monitorimit të zgjedhjeve, jo për shkak të rezultateve të dobëta, dështimeve, por pikërisht se kishte rezultate të mira dhe ruante me fanatizëm votën e qytetarit nga keqbërësit! Ua morën të drejtën e monitorimit sepse doli haptas kundër dhunës që ushtrohej kundër aktivistëve të lëvizjes VETËVENDOSJE!, tash subjekt politik parlamentar! Madje, partnerin e KMDLNj-së për monitorimin e zgjedhjeve e shantazhuan duke ua bërë të ditur se me KMDLNj-në si partner nuk do të kenë mbështetje financiare, ndërsa pa KMDLNj-në do ta kenë! Dhe KIPRED u përcaktua pa KMDLNj-në duke iu nënshtruar shantazhit të donatorëve, duke u bërë pjesë e Koalicionit të Tinës ose shqip 'Demokracisë në Veprim!'

    Sot KIPRED-i më nuk është pjesë e Koalicionit të Tinës - 'Demokracisë në Veprim', sepse është tërhequr nga ky koalicion! I vetmi subjekt që ka të drejtë t'i kontestojë rezultatet e zgjedhjeve janë VETËVENDOSJE dhe FER-i.

    Kontestimi i këtyre rezultateve zgjedhore nga LDK-ja, AAK-ja dhe AKR-ja është i paqëndrueshëm nga aspekti moral, sepse të gjitha këto subjekte politike kanë vjedhur vota, si në bahçe të babës!

    Se do të ketë vjedhje të votave ka qenë sekret publik! Këtë e kanë ditur edhe miqtë ndërkombëtarë! Prandaj edhe janë organizuar zgjedhjet për një kohë aq të shkurtër! Kontestimi i votave mund të bëhet vetëm për ato vendvotime ku janë regjistruar dhe ku mund të dëshmohen parregullsitë e jo në nivel komunal apo atë qendror!

    Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe kontestimi i tyre nuk varet shumë, mos të them aspak, nga fakti se kontestohen nga subjektet në fjalë, por nga qëndrimi i shteteve të Kuintit dhe vëzhguesit të 'Demokracisë në Veprim', ambasadorit të SHBA-së, z. Kristofer Dell! Si dhe përbërja e koalicioneve!

    A ËSHTË DRENICA PIEMONT I SHQIPTARISË, HAJNISË, APO NE JEMI TË PAFYTYRË:


    Kur flitet për manipulim (vjedhje) të votave, atëherë mendohet në radhë të parë për Drenasin dhe Skenderajn. Akuzat për vjedhje të votave pastaj i adresohen tërë Drenicës! Është një e vërtetë e ditur se gjithherë kur flitet për Drenicën dhe drenicasit, sidomos qytetaria e Kosovës ( ish-komunistët dhe trashëgimtarët e tyre biologjikë dhe politikë) e shfaqin një ndjenjë raciste dhe qëndrim injorant! Ata që e kanë mësuar historinë e Beogradit nuk ka mundësi të mendojnë ndryshe! Për këtë arsye duhet të rishkruhet historia e re e Kosovës dhe shqiptarëve.

    Në atë histori duhet të thuhet një e vërtetë e madhe se çdo përpjekje për liri të Kosovës dhe shqiptarëve rrënjët i ka në Drenicë. Se Drenica për 100 vjet me radhë nuk ka pushuar së luftuari për lirinë e shqiptarëve dhe pavarësinë e Kosovës. Se Azem Bejta, Shotë Galica, Ahmet Delia, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Hafir Shala dhe shumë heronj të tjerë janë nga Drenica! Se UÇK-ja u formua në Drenicë dhe se Komandanti Legjendar i UÇK-së, i Madhi Adem Jashari, ishte nga Drenica! Se sakrifica që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, sakrifica e familjes Jashari ishte në Drenicë.

    Vetëm idioti i injoron këto fakte! Nëse toka e Drenicës ka qenë e thatë për shkak të mungesës së ujit, atëherë gjithmonë ka qenë e njomë me gjakun e heronjve të lirisë! Vetëm të pashpirtit dhe injorantët e mohojnë këtë fakt!


    Prandaj, se Drenica është Piemont i shqiptarisë dhe lirisë nuk mund të mohohet në asnjë mënyrë! Se edhe në Drenicë ka hajna nuk mund të mohohet kurrsesi! Po a pak ka hajna në Prishtinë, Llap, Dukagjin, Gjilan, Prizren dhe në vendet e tjera?!

    Nëse i referohemi parimit komunist dhe internacionalist, atëherë mund të themi se hajni nuk ka as fe as atdhe! Përfundimisht, nëse jemi në gjendje që disa hajna dhe kriminelë t'i përgjithësojmë me tërë një rajon, siç është Drenica, atëherë, përveç injorancës sonë, ne e lakuriqojmë edhe pafytyrësinë tonë! Pa asnjë dyshim!


    NJË RRENË E MADHE PËR NJË VEND TË VOGËL: Dik Marfi, raportues për "të drejtat e njeriut" i Këshillit të Evropës, po e akuzon UÇK-në se ka vrarë serbë në Shqipëri dhe pastaj ua ka trafikuar organet gjatë dhe menjëherë pas përfundimit të luftës. Në dyshime dhe akuza të tilla edhe Millosheviqi ka qenë më korrekt dhe më i rezervuar! Dik Marfi ka urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve dhe UÇK-së. Duket se edhe ndaj të së vërtetës gjithashtu ka urrejtje patologjike! Për këto dyshime dhe akuza askush nuk ka qenë në gjendje të siguroi prova materiale! As që do të sigurohen ndonjëherë! Akuzat e "hulumtuesit për të drejtat e njeriut". Dik Marfi tash janë bërë edhe më gjithëpërfshirëse.

    Tash po e akuzon edhe kryeministrin në dorëheqje dhe me gjasë atë të ardhmin, Hashim Thaçin, se është vetë kreu i krimit të organizuar në këtë pjesë të Ballkanit dhe e ndërlidhë me vrasjen e serbëve dhe trafikimin e organeve të tyre në Shtëpinë e Verdhë në Burrel! Se edhe sot është në krye të bandës për trafikim të organeve dhe trafiqe të tjera! Çudi se për këtë nuk qenka i informuar Interpoli! Në fund të fundit, nuk duhet të hidhërohemi nëse na kafshon qeni i huaj kur qentë e vendit tërë kohën lehin kundër teje!

    DYSHIM I BAZUAR APO FRIKË E SUPOZUAR: E kam një frikë se përbërja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës do të jetë vend për azilimin e kriminelëve të të gjitha llojeve, nëse votuesi nuk ka vendosur ndryshe! Madje, kam frikë se ky Kuvend do të jetë Kuvendi më i kriminalizuar në rajon dhe më gjerë! Uroj që ta kem gabim!

    http://www.kosova-sot.info/opinione/...bahce-te-babes
    Dhuro shumë...e prit pak!

  7. #97
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Në fund të fundit, nuk duhet të hidhërohemi nëse na kafshon qeni i huaj kur qentë e vendit tërë kohën lehin kundër teje!
    thenje me vend .
    Vv - Palaço+LISBA :D

  8. #98
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    Nostalgjia e Komunizemit te ka ikur Rugova ti ka mbajtur shkiet ne Kosove bashke me regjimin e Milosheviqit .Mose harro ganimet Rugaova i ka dajet ne Bjellopole Nip i shkinise ka qene
    nipi se tradhton dajen kurr !!!!
    Pa dorza .. ju si nji arsimtar.. te humbesh arsyen per nji perfitim matrial si ben vetes e as vendit nder.
    Thuaj, se nuk kan pas ndikim premtimet per rritje pagash ,kur behet fjal per voten.
    Jo gjithmon nipat u ngjajn dajve,e sa per Rugoven,, AI ishte i veqant.

  9. #99
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    Pa dorza .. ju si nji arsimtar.. te humbesh arsyen per nji perfitim matrial si ben vetes e as vendit nder.
    Thuaj, se nuk kan pas ndikim premtimet per rritje pagash ,kur behet fjal per voten.
    Jo gjithmon nipat u ngjajn dajve,e sa per Rugoven,, AI ishte i veqant.
    .....po ma i veqant osht ,ma merr mendja qe dallojn njerzt e gjall nga ata te coft ...normal qe osht i veqant.

  10. #100
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    .....po ma i veqant osht ,ma merr mendja qe dallojn njerzt e gjall nga ata te coft ...normal qe osht i veqant.
    Ndalu mor vlla , ndalu njiher , ndalu se nuk lat njeri pa bo Spiun e UDB-ash , ndalu edhe kshyr ne cfare derexhe kemi ra prej ketyne shpifjeve .

Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •