U zhvillua Asambleja Kleriko-Laike
e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė
Nė datat 3-4 dhjetor 2010, nė mjediset e Manastirit tė ri tė Shėn Vlashit dhe tė Akademisė Teologjike Ngjallja e Krishtit, pranė Durrėsit, zhvilloi punimet Asambleja Kleriko-Laike e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Nė tė morėn pjesė pėrveē Sinodit tė Shenjtė pėrfaqėsi klerikėsh dhe laikėsh nga Kryepiskopata dhe tė tria mitropolitė.
Veprimtaria filloi tė premten pasdite, 3 dhjetor, me Shėrbesėn e Mbrėmėsores nė kishėn e Manastrit. Nė orėn 18.00 filloi seance e parė plenare. Pasi u psal, Kryepiskopi Anastas bėri ēeljen e Asamblesė dhe mbajti temėn: Vlerat shpirtėrore tė Evropės dhe pėrgjegjėsitė e tė krishterėve. Mitropoliti i Korēės, Hirėsi Joani, mbajti temėn Polemika e re ndaj Kishės dhe pėrballja me tė. Seanca u mbyll me referatin e Episkopit tė Krujės, Hirėsi Andonit : Qėndrime thelbėsore nė marrėveshjen e Kishės me Kėshillin e Ministrave (Ligji 1057, dt. 22.01.2009).
Mė 4 dhjetor, dita nisi me Liturgjinė Hyjnore, nė kishėn e Manastirit, qė u krye nga Kryesekretari i Sinodit tė Shenjtė, Protopresviter Jani Trebicka dhe pėrfaqėsi klerikėsh nga tė katėr dioqezat. Ishin tė pranishėm anėtarėt e Sinodit tė Shenjtė dhe pjesėmarrėsit nė Asamble. Pas saj u vazhdua me takimet nė grupe, sipas temave tė veēanta. Kėshtu, nė tri grupet e klerikėve u diskutua pėr tema tė jetės liturgjike, baritore, ekonomike etj. Ndėrsa tri grupet e tjera ishin ato tė burrave, grave dhe tė rinjve orthodhoksė, nė tė cilat u diskutua pėr kontributin qė kanė dhėnė deri mė sot nė jetėn e Kishės sonė dhe detyrat qė dalin pėr tė ardhmen, sidomos duke u nisur nga zhvillimet aktuale
Nė orėn 12 u zhvillua seanca plenare, ku u sollėn rezultatet e arritura nė grupe dhe u bėnė konkluzionet e Asamblesė. Fryma e ngrohtė e diskutimeve dhe e mbėshtetjes pa rezerva pėr Kishės tonė dhe Kryepiskopin Anastas u shfaq si gjatė punimeve, ashtu edhe nė drekėn e rastit, pas sė cilės pėrfaqėsitė u kthyen nė enoritė e tyre. Tė gjithė kishin bindjen se kontributi shumė i vlefshėm i gjithsecilit i vlen shumė zhvillimit tė pandalshėm tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, pavarėsisht nga pengesat qė pėrpiqen tė krijojnė nė rrugėn e saj.
Krijoni Kontakt