HGH=Human Growth Hormone.(njihet edhe me emrat Saizen, Norditropin, Genotropin,Humatrope)
HGH=Hormon polipeptid me baze proteine qe prodhohet nga nje gjender poshte kokes
dhe stimulon melcine per te prodhuar somatomedins(IGF-1).
Ndikon ne rritjen e trupit ne gjatesi,zmadhim te muskujve,kockave,ndikon ne riprodhim
te qelizave dhe ruajtur trup muskuloz harmonik dhe metabolizem te shendetshem.
Ul nivelin e dhjamit(yndyres) ne trup
Qendron ne gjak per disa minuta.
Jepet me recete nga doktoret,kur verehet nivel i pamjaftushem hormonesh natyrale te rritjes
ne organizem.Mesatarisht shkruhet 1 recete per cdo 100 mije paciente qe shkojne te doktori.
Me fjale te tjera shansi qe dikush te kete deficenci ne hormon te rritjes eshte 1 ne 100mije.
Probabilitet shume i ulet.
Efekte anesore qe njihen nga perdorimi i tij jane dhimbje te kyceve,pikat ku bashkohen
gjymtyret,dhimbje koke,pagjumesi.
===
Stereoide anabolike,njihet edhe si anabolic-androgenic steroids (AAS), = substance sintetike me strukture
kimike te ngjashme me kolesterolin.Jep efekte te ngjashme me steroidet mashkullore testosterone
dhe dihidrotestosterone.Rrit prodhimin e proteinave brenda qelizave.Kjo con ne rritjen ne mase
te indeve,muskujve(anabolizem).Trupi fryhet dhe mbushet me muskuj.
Ka efekt edhe ne rritjen e peshes se trupit dhe rritjen ne gjatesi.
Njihet edhe si hormon i seksit dhe eshte i ngjashem ne efekt si Androgjeni.Jepet me recete nga doktore per
raste kur paciente qe kane qene semure,kane humbur peshe dhe me steroidet anabolike,rifitohet pesha.
Jepet edhe ne paciente xhuxhe qe jane shume te shkurter,per ti zgjatur.
===
Ne shume shtete ne bote eshte e ndaluar dhe e denushme,marrja dhe perdorimi i tyre nga njerez me
shendet normal.Ndalohet perdorimi i steroideve dhe HGH-se nga sportistet eshte e denushme.
Ju desh 7 muaj hetime nje gazete ne Nju xhersi,deri ne momentin
e botimit te nje skandali.
Identifikimin e nje numri te madh policesh dhe punonjes te zjarrfikseve qe kane blere
dhe perdorur ne menyre te paligjshme HGH dhe Steroide anabolike.
Jane identifikuar receta mjekesore per perdorim HGH dhe steroide per 248 police
dhe punonjes zjarrfiksesh ne Nju Xhersi.
Ne nje dite shiu ne gusht te vitit 2007,nje detectiv lajmerohet te hetoje nje vdekje
te nje doktori ne apartamentin e tij ne Jersey City.
Detectivi shkoi dhe verifikoi qe doktori kish vdekur nga zemra,pushim zemre.
Asgje anormale,jo vrasje,jo vetvrasje.
Brenda pak oresh detektivit i erdhen nje numer bresher telefonatash.
Te gjitha ishin nga police dhe punonjes zjarrfiksesh.Vertet ka vdekur?
Cfare ndodhi? Detektivit ju duk e cuditshme.Perse nje tufe policesh
interesoheshin per doktorin,qe gjalle apo vdekur?
Doktori sipas detektivit nuk dukej te kishte ndonje lidhje me policine dhe zjarrfikset.
Doktori kishte nje klinike private,nuk punonte per shtetin/policine.
Por sot eshte mese e qarte qe doktori ishte mik i policeve
furnizuesi i tyre per HGH dhe steroide duke i dhene atyre diagnoza fallco dhe leshuar
receta per te blere ne nje farmaci ne Bruklin HGH dhe steroide.
Ju desh 7 muaj gazetes te hetonte per te verteten, te gjente fakte duke pare recetat ne nje farmaci
ne Bruklin me te cilen doktori kish lidhje,si dhe duke intervistuar bashkepunetore te
doktorit ne kliniken e tij si dhe dokumenta gjykate.
Nga hetimi i gazetes doli qe doktori drejtonte nje sipermarrje kriminale ilegale
te shitjes se HGH dhe steroideve duke u dhene diagnoza fallco per te justifikuar
shkruarjen e recetave per vetem nje vit te
248 punonjesve te policise dhe punonjes te zjarrfikseve qe punonoin ne agjensi te ndryshme
ne nju xhersi.
Dhenia e diagnozave fallco nga nje doktor per te justifikuar dhenie steroid dhe HGH me recete
eshte krim dhe shkelje e betimit te doktorit.Pra ky doktor kish thyer ligjin 248 here.
Sipas hetimeve qellimi i marrjes se hgh dhe steroideve prej policeve ishte rritja e muskujve.
Por kjo rritje muskujsh erdhi edhe me pasoja si rritje e agresivitetit ne pune,konfuzion
dhe sjellje e pakujdesshme e pa kontrolluar.
Ne pjesen me te madhe,fatura e doktorit(vizita + Hgh dhe steroidet e blera)
u pagua nga inshuranca nga shteti,pasi keto police kishin inshurance mjekesore.
Per nje vizite eshte paguar vetem 8 dollare nga polici dhe mbi 1000 dollare jane paguar nga shteti per viziten(inshuranca shteterore=taksat e njerzve).
Zevendes zedhenesi i Parlamentit ne Nju Xhersi,kerkoi qe prokurorja e pergjithshme te beje hetimet.
Krijoni Kontakt