Close
Faqja 27 prej 32 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 320
  1. #261
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nuk te ka rene mbi supet e tua apo te mia "barra e Atdheut". Atdheu eshte dhe, gur, shkemb, nuk ka jete. Populli shqiptar ka jete, gezon liri, lavdi Zotit eshte i lire. Dhe cdo shqiptar e konsumon kete liri ashtu sic deshiron e zgjedh ne liri te plote. Une zgjedh te besoj, ti zgjedh te mos besosh, une zgjedh te mbaj ne qafe nje kryq, ajo tjetra nje shami, ti zgjedh te mbash nje kafke ne qafe. Kjo eshte liria dhe nje popull i lire eshte nje popull ne ndryshim konstant e divers. Por nuk eshte ndryshim e diversitet qe e diktojne ligjet si ky me lart, eshte ndryshim qe e dikton liria e koha.
    Ketu je jasht temes. Sepse askush, perfshire dhe mua, nuk mohoi lirite, per te cilat ti flet. Ne parim secili ka keto liri. Por parimet kane perjashtime. Perjashtimet nuk behen ne menyre arbitrare, pa arsye, por - sic argumentova ne kete teme - per shkak te vlerave tjera konkuruese. Lirite nderthuren njera me tjetren si dhe me obligime. P.sh. liria jote per shprehje te mendimit nderthuret me lirine time te personalitetit. Kjo nenkupton se ti nuk mund te ushtrosh lirne tende te shprehjes se mendimit per te me ofenduar mua. Asgje tjeter nuk vlen per lirite fetare. Ato gjejne kufinjte e tyre tek vlerat tjera kushtetutore. Per arsye te ketyre lirive e vlerave tjera kushtetutore, nuk lejohet shamia ne shkolle. Per kete behet fjale ne kete teme. Jo per ate qe thua ti.

    Ajo qe ti ben ti me lart eshte e njejta gje qe per 50 vjet bene komunistet e Enver Hoxha mes shqiptareve. Sa here qe nxirrte nje ligj qe ua privonte akoma me shume shqiptareve lirine dhe i izolonte nga bota, e justifikonte me fjalet: "ne emer te popullit" e "per te miren e Atdheut". Ne fakt vendimet merreshin ne emer te diktatorit e jo te popullit pasi populli ishte memec, dhe as per te miren e Atdheut, por per te miren e mbajtjes se nje populli te izoluar e nen kontroll.
    Asgje tjeter nuk ben as Amerika, Europa dhe cdo vend tjeter ne bote: Me ligje te bazuara ne Kushtetute tentojne te reglementojne lidhjet dhe obligimet sociale ne mes te individeve dhe te shtetit. Ne emer te popullit ne Amerike ju ndalohet p.sh. fashisteve veshja fashiste ne shkolla. Nga perspektiva e fashisteve kjo eshte nderhyrje ne te drejtat e tyre kushtetutore. Mjafton ky shembull per te treguar se ke problem te mendosh me larg se hunda jote. Nuk njeh forme te perceptimit tjeter te jetes, perpos ate fetare. Per kete arsye sheh kudo armiqesi, sheh padrejtesi edhe ne drejtesi. Kjo ka te beje me krimet qe ka ushtruar feja ne personalitetin tend. Ka projektuar te gjitha hegjemonizmat fetare ne personin tend. Sic te meson edhe "Zoti" yt: Cdo gje duhet t'i nenshtrohet fese, pra edhe Kushtetuta.

  2. #262
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    pyetja e fundit dhe nuk kam ndermend te diskutoj me ty pasi nuk je kompetent.

    MEQE TI KE TE DREJTE TE MOS PREKESH NGA PRAKTIKIMET FETARE, PSE NE GJERMANI DHE KUDO, KA PLOT FEMRA QE NE VENDE PUBLIKE OSE EDHE NE POSTE SHTETERORE MBAJNE KRYQE NE QAFE???
    Per shume arsye:

    Per shkak se nuk ankohet askush.
    Per shkak se edhe punonjeseve te shtetit ju pranohet nje minimum i lirive fetare.
    Per shkak se kryqi ne qafe eshte simbol jo aq intenziv.
    Per shkak se Krishterimi eshte domestikuar ne qyteterim, ka pranuar disfaten prane vlerave univerzale, nuk eshte bishe si Islami qe eshte.

  3. #263
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga amra27 Lexo Postimin
    Ja ke fut kot chino ,si te vjen mire ti i sqaron gjerrat ,por ja qe une nuk jam i mendimit tend.

    perkundrazi problem nr i 1 ne bote eshte krishterizmi qe mbjell frike dhe teror ne bote,
    Ja se cfare thashe une:

    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Per shume arsye:

    Per shkak se Krishterimi eshte domestikuar ne qyteterim, ka pranuar disfaten prane vlerave univerzale, nuk eshte bishe si Islami qe eshte.
    Jo gje tjeter. Po deshte argumente per kete, t'i them. Ato qe i lexon ti ne fjalite e mia, nuk jane mendime te mia, por problem i analfabetizmit tend. Mosaftesise se leximit (te sakte). Do hapja temen e re ku do diskutonim ne lidhje me domestikimin e Krishterimit ne krahasim me ate te Islamit, por kam frike se futen muslimanet perseri ne vrima mijesh dhe mbes vetem ne teme, si cdo here. Hape ti po deshte.

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Polemikat religjionare nuk duhet të prekin shtetin dhe shoqërinë laike të shqiptarëve
    Written by Gazeta Sot
    Sunday, January 16 2011 00:00
    Nga Besi BEKTESHI

    Nuk është hera e parë që fillojnë, shuhen dhe pastaj rindizen polemika mbi shamitë, simbolet fetare, përdorimet e tyre në shkolla apo vende të shtetit dhe publikut shqiptar, që normalisht janë pronë e shoqërisë shqiptare. Që në themel të formimit, shteti shqiptar

    nuk ka qenë dhe nuk ka vazhduar të jetë shtet i ndërtuar mbi religjionin, ose më mirë të themi mbi një, dy, tre apo më shumë bazamenteve religjionarë si preambul dhe sistem. Këtë shtet e kanë firmosur disa klerikë të nderuar të besimeve në Shqipëri, për të treguar pikërisht bashkëpunimin dhe shqiptarizmën në shtet formimin e kombit shqiptar. Nuk na e njihnin shtetin, nuk e kishim shtetin atëhere, dhe këtë shtet që gëzojmë sot e kemi si pasojë e laicitetit dhe dashurisë së religjioneve të ndryshëm për kombin shqiptar. Kjo ka bërë që të jemi në thelb respektues të besimeve të ndryshëm, por laikë në përdorimin e shtetit. Laikë në vulat e tij, në preambulën e tij, në stemën e tij, në himnin e tij, në raportin e tij me qytetarët, në kushtetutën e tij. Kush edhe me “nënkuptim” apo në heshtje, nuk e do këtë gjë, është eventualisht kundër shtetit shqiptar. Ose praktikisht kundër kombit shqiptar, që ka më shumë se një fe në organizmin e tij jetësor dhe shoqëror. Normalisht që gazeta “SOT” është një nga ato pjesë të shtypit të lirë, që ka sjellë artikuj nga më të ndryshmit në momentin religjion, dhe aty shkruan edhe Myftaraj dhe Jazexhi në këto tema të një rëndësie delikate dhe patjetër që jam krenar që shkruaj edhe unë, sepse vërtetohet qartësisht liria e të shprehurit dhe opinionit. Në artikullin e sotëm nuk po merrem, duhet apo nuk duhet shamia e vajzave myslimane, apo kryqi në klasë!! Aspak. Nuk do të vendos përballë shamisë në kokë të një vajze myslimane, fundin e shkurtër të një vajze tjetër myslimane (në origjinë) dhe nuk do të merrem se kush është më e ndershme ajo me shami apo ajo me fund të shkurtër. Ndershmëria nuk është religjionare. Pastaj nëqoftëse futemi te aspekti i garës, nuk do të dalim askund dhe ndoshta një me shami... dhe një me fund...! Këto janë kurthe, që çojnë në shkatërrimin e laicitetit shoqëror. Religjionet janë në themel, mbrojtëse të familjes dhe edukatës... pikë.
    Unë nuk pranoj të ndaloj veshjen. Atë e kanë ndaluar Enver Hoxha dhe diktaturat. Por unë jam për shoqërinë që në shtet vendos uniforma dhe veshje të përshtatshme. Normalisht që nuk kam edukatë që të lejoj “zhveshje” në klasa, dhe nuk jam aspak dakord me luajtjen mëndsh në zyra, me zbulimet e pjesëve të trupit në zyra publike dhe private, por që janë pjesë e shtetit laik. Mirëpo ka një problem. Kur shteti komunist deshi të largonte besimin fetar, kur vrau klerikë, internoi dhe dëboi besimtarë, prishi vende kulti bëri një krim dyfish. E para, krim të madh human, shpirtëror dhe në besim. E dyta, shkëputi një edukatë religjionare tepër të mirë impostuar që nga koha e shtetit normal shqiptar. Po e prishi në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë.
    Në vitet 90-të kur rifillojë edhe një herë liria e besimit... kaluam edhe në “lirinë e sajimit” dhe të mos përmbajtjes në traditat shqiptare dhe kombëtare të religjioneve. Komunizmit të marrisë kolektive të Enver Hoxhës, dhe të gjithë idiotëve dhe kriminelëve pas tij, ju shikohet sherri edhe sot e kësaj dite. Shkollimi pa sistem i disa klerikëve të rinj, lufta midis traditës dhe asaj të reje pa themel kombëtar, ka sjellë edhe trandjet e mëdha religjionare, sa sot ka probleme, edhe pse nuk duam shpesh herë ti pranojmë, por ato dalin edhe në religjion, Sidomos në shumicën myslimane shqiptare, një nga më tolerantet, më modernet, më kombëtaret dhe më të integruara në perëndim.
    Probleme që natyrisht janë jo kaq shumë poshtë, se sa në lartësitë e drejtimit. Askush nuk mund të ndalojë një vajzë, e cila pëlqen të vishet si ja do zemra e saj, qoftë dhe për besim. Megjithatë shteti në Shqipëri është laik dhe shamia në kokë, mbahet si simbol i shfaqjes në publik i qënies myslimane. Këtë e pranojnë edhe teologët islamë. Dakord, por në të vërtetë shkolla dhe shteti është jo vetëm i myslimanëve, por edhe katolikëve, ortodoksëve, besimtarëve bektashinj dhe tani me sa duket do të rregullohet me ligj edhe besimi protestant. Ne nuk mund të kalojmë kështu nga vitet 67-të, kur Enveri ju nxori “rrënjët”, në shtetin e sotëm ku shteti nuk di se ku ka rrënjët e veta. Rrënjët e shtetit shqiptar, janë gjeografikisht në Ballkan, ku ka lindur Europa, në Europë, ku është demokracia dhe në botën e lirë demokratike dhe laike mbas viteve ‘90.
    Ndaj kujdes të madh si me ndalimet, dhe lejimet. Nëqoftëse do të mbronim laicitetin e shtetit, institucioneve të tij, modernizmin e shtetit në këtë drejtim, dhe ruajtjen nga animet religjionare, nuk ka nevojë të futemi si shoqëri në diskutime “shamia, kryqi, hoxha prifti” etj., etj.
    Nuk ka nevojë, as për shpikje, që ndalojnë, dhe as për shpikje që lejojnë. Ka vetëm një rrugë. Ka shtet ligjor, që lejon lirinë e besimit, por nuk bën shtetin besimtar-detyrues të një apo dy besimeve. Tani, si në kohë të Enverit, kur të fusnin në burg pse “besoje” tani dikush mund të fusi (ja merr mendja) në burg, jo se thua nuk besoj, por se thua “besoj, por jam për laicitetin e shtetit shqiptar”. Ekstremizmat që shpesh herë dalin nëpërmjet religjionarëve të ndryshëm, që besojnë jo te kombi dhe shteti, por ekskluzivisht te religjioni, duan ta rrëzojnë pikërisht shtetin laik. Nuk ju shërben, nuk ju përshtatet, nuk e pranojnë, sepse tentojnë të vendosin në mënyrë absolute besimin mbi gjithçka. Mirëpo është një shoqëri e gjitha, që jo vetëm është edukuar disi keq në kohë të qoftëlargut Enver, por po edukohet edhe nga disa qoftëlarge... të vegjël, që mbasi mësojnë diku jashtë, dhe kanë edhe prejardhje nga mungesa e madhe religjionare tradicionale kombëtare, por dhe qytetare, tentojnë absolutizmin fetar. Nuk janë kaq të çiltër, por vlojnë nën të.
    Askush nuk e ka me vajzat që duan të respektojnë fenë. Askush nuk duhet ta ketë me to. Por qoftëlargëve me inatin në sy, dhe mendim të egër ndaj qytetërimit perëndimor, me “modën” që asnjëherë myslimanët shqiptarë nuk kanë pasur, dhe që shpesh herë tentojnë ta imponojnë në publik, te fëmijët, apo edhe në rajone të ndryshme, nuk mund t’ju largohet (mungojë) shteti laik dhe modern shqiptar.
    Është pikërisht laicizmi i shtetit, ligjeve të tij, që pastaj rregullon edhe mbarëvajtjen dhe mos shmangien nga toleranca dhe bashkëpunimi religjionar në Shqipëri. Normalisht, ai pastaj, sistemon me çdo rregull dhe kushtetutë, por edhe me demokraci çdo gjë. Polemikat religjionare ,asnjëherë nuk mund të prekin shtetin laik shqiptar, asnjëherë nuk mund të tundin themelet laike dhe europiane të shtetit shqiptar. Vokacioni perëndimor, dhe liria e mendimit, besimit, pronës dhe të tjera si këto, janë vetëm në saj të këtij shteti demokratik dhe laik shqiptar. Ai nuk mund të mbikalohet në fillim nga polemikat që janë natyrshëm, por që mund të bëhen plagë, e pastaj nga sistemi i futjes së ligjësisë të anësuar absolute religjionare.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  5. #265
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-01-2011
    Postime
    90
    chino askujt nga muslimanet nuk i han palla se cfar thua apo mendon ti.ti akoma vazhdo te thuash cfar te duassh dhe mendo se cfar te duash . krejt tjetra eshte pune e dikujt tjeter .shume armiq islami ka pa si puna yte, ti je nje pocinke e vogen ne krahasim me disa dinosaure islamofob ,por perfundimin e kane pasur shume te trishtueshem dhe te dhimbshem.te fundit e ke ariel sharonin


    ja nje foto

  6. #266
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Rilindasit shqiptarë na kanë lënë amanet shkollën shqipe kombëtare e laike. Strategjisë, platformës dhe rregullave të saj të gjitha besimet fetare duhet t'i binden. Ai zyrtar apo institucion që cënon apo shkel sado pak shkollën shqipe kombëtare e laike nuk mund të justifikohet dot, por merr damkën e tradhëtarit. Askush nuk ka sy e faqe të përligjë tradhëtinë që i bën martirëve të shkollës laike kombëtare shqiptare duke shkelur mbi veprën e amanetin e tyre të lavdishëm. Shkolla shqipe, kombëtare e laike duhet të jetë vatra e edukimit dhe bashkimit kombëtar dhe kundër dasisë fetare edhe në nuancat e simbolikave që përdorin besimtarët. Çdo presion mbi shkollën kombëtare laike, është presion mbi shtetin dhe tërë shoqërinë e emancipuar shqiptare.

  7. #267
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga amra27 Lexo Postimin
    chino askujt nga muslimanet nuk i han palla se cfar thua apo mendon ti.ti akoma vazhdo te thuash cfar te duassh dhe mendo se cfar te duash . krejt tjetra eshte pune e dikujt tjeter .shume armiq islami ka pa si puna yte, ti je nje pocinke e vogen ne krahasim me disa dinosaure islamofob ,por perfundimin e kane pasur shume te trishtueshem dhe te dhimbshem.te fundit e ke ariel sharonin
    Mos fol prej inatit, cfare pocinke une, kur ta shker*ej tere Islamin me nje kuart te intelektit?

  8. #268
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-01-2011
    Postime
    90
    ben mire te shkerdhes.h mamin tend sepse sipas fjaleve qe i thua ketu ne forum ,nuk dyshoj aspak ne shpirtin tend te prishur qe ke , kafshet jane me te edukuar ne kete drejtim se sa juve me vjen keq qe diskutoj dhe bie ne nivelin tuaj

  9. #269
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Hic aske tjeter, vec Islamin, Allahun, Zotin tend.
    Keshtu jam une. Po deshte argumente, bisede normale, ja ku jam. Po deshte te luash bishen, prape ja ku jam.

  10. #270
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Per shume arsye:

    Per shkak se nuk ankohet askush.
    Per shkak se edhe punonjeseve te shtetit ju pranohet nje minimum i lirive fetare.
    Per shkak se kryqi ne qafe eshte simbol jo aq intenziv.
    Per shkak se Krishterimi eshte domestikuar ne qyteterim, ka pranuar disfaten prane vlerave univerzale, nuk eshte bishe si Islami qe eshte.
    sipas teje ekzistoka nje ligj i cili nuk i lejoka njerezit te mbajne kryq ne qafe, por ngaqe, askush nuk ankohet, ky ligj nuk aplikohet. hahaha.
    po po. fiks keshtu funksionon drejtesia. lol.
    dmth nqs cohen disa persona e thone qe askush nuk duhet te dale ne rruge me kryq sepse bie ndesh me lirine e tyre per tu mos prekur nga praktikimet fetare, sipas teje, shteti u ndalon njerezve te mbajne kryq.
    e po filloje ti me ca shoke tuaj. ankohu dhe po shohim a po te degjon kush.
    ik pyet ndonje avokat. thuaji: e drejta ime po cenohet. do te te qeshe ne turinj.

    po pse nuk eshte ankuar askush per kryqet ne qafe te personave, por vetem me kryqet qe jane neper mure te shkollave e vendeve te tjera publike? apo ndoshta nuk i kane vene re...

    bashkimi europian i beri thirrje italise te hiqte kryqet nga muret e shkollave e jo nga qafat e mesuesve dhe nxenesve. vetem kryqet ne mure e jo kryqet ne qafe te njerezve...

    pastaj fjala simbol intensiv nuk ekziston. ose eshte simbol, ose nuk eshte fare.
    nga ana simbolike, nje pike e kuqe mes syve eshte ekuivalente e nje kryqi ne qafe, i cili eshte ekuivalent i nje shamie, e cila eshte ekuivalente e nje kippah e keshtu me rradhe.
    Vasudhaiva Kutumbakam

Faqja 27 prej 32 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •