Close
Faqja 2 prej 18 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 178
  1. #11
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anėtarėsuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    o brari , me neve eshte edhe Zoti.
    Zoti na nihmon neve mi arrit qellimet tona.

  2. #12

    PDK feston fitoren kur nuk jane numeruar akoma votat

    Paramendoni ende pa u konfirumuar rezultatet nga KQZ, kryetari ( pse jo ose ėshtė i dehur ose i ēmendur ) i kėsaj partie doli tė festojė fitoren me militantėt pa menduar se mund tė jetė me pasoja katastrofike!

    Unė vetėm po lutem ishalla nuk ndodh ndonjė konflikt nė mes simpatizantėve partiakė!!

    Feston PDK-ja, Feston LDK-ja.

    PDK-ja ėshtė partia qė e nxitin dhe prishi fushatėn elektorale nė Skenderaj, PDK-ja nėpėrmjet Kucit nxiti militantėt pėr tė dalė nė rrugė!!

    Unė shumė po i frikėsohem ndonjė konflikti me shumė gjakdredhje!!!

    Ruaj o zot njerėzit e cmendur!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga projekti21_dk : 12-12-2010 mė 18:23
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e RINAA
    Anėtarėsuar
    01-12-2008
    Postime
    247

    :dfshehur

    Kur jav mbush ... njerzve qe shiten, normal qe del e feston se gogja shume eshte hargju valla
    Jetoje jeten qe te fitosh shperblimin....

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bota sot

    -

    Isa Mustafa fton simpatizantėt e LDK-sė tė mos festojnė

    (E plotėsuar) Isa Mustafa ftoi simpatizantėt e LDK-sė qė tė presin rezultatet e KQZ-sė, dhe nuk ka nevojė tė bėhet asnjė manifestim nga ithtarėt tanė nė kryeqytet,. “Ftesa jonė ėshtė qė ta mbajmė qetėsinė, tė kryejmė punėn tonė dhe pastaj tė bėjmė atė qė duhet”, tha Mustafa, i cili theksoi se rezultatet valide janė ato qė i shpall KQZ-ja dhe se ato do tė pranohen dhe tė respektohen. Mustafa nuk pranuar t’i bėhen pyetje.

    Konferencėn e hapi Arben Gashi, i cili tha se situata ka filluar tė tensionohet, pasi kanė filluar tė dalin grupimet e tė dyja partive, LDK e PDK. Gashi nuk ka pėrmendur mė kurrfarė rezultati. / BS

    * * * * * * *

    KQZ: Votuan 779.401 veta apo 47.8 pėr qind

    Sipas KQZ-sė nė zgjehhje morėn pjesė 779.401 veta me tė drejtė vote, pėrkatėsisht 47.8 pėr qind. Kėtij rezultati i mungojnė votat e 22 ekipeve mobile tė votimit nė Veri, tė qendrave tė votimit, nė Gjilan, njė nė Prishtinė dhe tė disa vendvotimeve tė tjera.

    Sipas kryetares sė KQZ-sė, Valdete Daka pjesėmarrja e serbėve ishte mjaft e lartė, pėrveē nė Veri, nė Partesh pjesėmarrja ishte mbi 50 pėr qind, nė Graēanicė 48 pėr qind etj.

    Nė Prishtinė kanė dalur mbi 55 pėr qind e votuesve, nė Prizren 44.3, nė Pejė, 42.5, Deēan 43.6, Gjakovė, 40.13, Gjilan 46.8, nė Istog 40.7, nė Ferizaj mbi 47, nė Mitrovicė nė tė cilėn pėrfshihet edhe numri i votuesve nė pjesėn veriore kanė dalė 37 pėr qind, ndėrsa pjesėmarrje rekorde ka shėnuar Skenderaji, ku kanė dalur mbi 93 pėr qind e votuesve, qė paraqet edhe njė indikacion dyshimi. / BS

    Exit pole: PDK 31%, LDK 25, VV 16, AAK 12.5, AKR 6.5, FER 4.5, LDD 2.5

    Qendra pėr Studime Humanistike “Gani Bobi” ka organizuar “Exit Poll” mbi votimet e sotme parlamentare nė Kosovė.

    Sipas anketimeve nga kjo qendėr, e udhėhequr nga publicisti Shkėlzen Maliqi, kėto janė rezultatet:

    Partia Demokratike e Kosovės (PDK)- 31 pėr qind tė votave

    Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK) - 25 pėr qind

    Vetėvendosja (VV)- 16 pėr qind

    Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK)– 12.5 pėr qind

    Aleanca Kosova e Re (AKR) – 6.5 pėr qind

    Fryma e Re (FER)– 4.5 pėr qind

    Lidhja Demokratike e Dardanisė (LDD)– 2.5 pėr qind

    Partitė tjera – 2 pėr qind.

    Maliqi ka shpjeguar se gabimet e kėtij vlerėsimi mund tė jetė deri nė 3 pėr qind. Ai njėkohėsisht ka sqaruar se rezultatet e publikuara assesi nuk mund tė merren si tė sakta, por vetėm si njė tendencė.

    Ndėrsa, qė pėr partitė tjera parashikimi jep qė tė kenė marrė 2 pėr qind. Sipas Shkėlzen Maliqit, i cili prezantoi rezultatet e Exit poll, nė hotelin Grand nė Prishtinė, mė shumė se 2000 veta e kishin deklaruar votėn e tyre, ndėrsa qė janė anketuar shumė mė tepėr qytetarė nė tė gjithė Kosovėn.

    Margjina e gabimit si zakonisht nė prezantimin e hulumtimeve tė kėtilla, thuhet se ėshtė 2-3 pėr qind. Dhe duke pasur parasysh kėtė margjinė gabimi, e cila ėshtė mė e ndjeshme tek partitė e vogla, atėherė pėr partinė FER, e cila ka fituar vetėm 4.5 pėr qind, sipas Maliqit mund ta kalojė pragun zgjedhor prej 5 pėr qind.


    * * * * * * *

    Nė Kosovė u mbyllen vendvotimet

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se tė gjitha vendvotimet nė mbarė Kosovėn tashmė janė mbyllur, pėrveē atyre ku mund tė ketė pasur njerėz nė pritje pėr tė votuar. Lajmin e ka konfirmuar Fehmi Ajvazi, zėdhėnės i KQZ-sė.

    * * * * * * *

    KQZ: Vendvotimet nė veri tė Kosovės janė mbyllur nė orėn 16:00

    Kryetarja e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka pohuar se nė veri tė Kosovės vendvotimet fikse dhe ekipet mobile janė mbyllur nė orėn 16:00.

    Zonja Daka ka thėnė se nė Zveēan tri ekipe mobile janė larguar tre orė mė herėt pėr shkak tė situatės sė tensionuar.

    * * * * * * *

    KQZ: Deri nė ora 15:30 votuan 34 pėr qind

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) konfirmoi nė ora 17.00 se votimet nė Kosovė po bėhen normalisht, pėrjashtuar disa raste tė izoluara qė nuk kanė penguar rregullsinė e votimeve. Po sipas KQZ-sė nuk ka pasur vonesa nė hapjen e vendvotimeve, derisa pjesėmarrja nė votime e qytetarėve deri nė ora 15:30 ishte mbi 34 pėr qind. Kryetarja e KQZ-sė, Valdete Daka, tha se nė pėrgjithėsi procesi i votimit nė tė gjitha vendvotimet po zhvillohet pa probleme tė theksuara. Sipas Dakės, dalja e deritashme e votuesve ėshtė e kėnaqshme.

    “Pėrqindja e deritashme e votuesve ėshtė e kėnaqshme, duke pasur parasysh edhe kohėn. Por, do tė shohim pas orės shtatėmbėdhjetė sa do tė jetė ajo dalje. Atėherė do tė kemi njė pasqyrė mė tė plotė tė daljes nė pėrgjithėsi”, bėri tė ditur Daka.

    DV: Po vėrehen parregullsi gjatė procesit zgjedhor

    Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia nė Veprim” ka bėrė tė ditur se deri nė mesditė kanė votuar 15.3 pėr qind e qytetarėve me tė drejtė vote, ndėrkohė qė gjatė procesit zgjedhor janė vėrejtur parregullsi nėpėr disa qendra tė vendvotimeve, presion ndaj votuesve dhe votime tė dyfishta.

    * * * * * * *

    Kurti, procesi i votimit i pranueshėm



    Procesi zgjedhor filloi problematik nė disa prej Qendrave tė Votimit, por disa probleme janė zgjidhur dhe janė marrė masa pas reagimeve tė njėpasnjėshme tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, deklaroi nė njė takim me gazetarė, kryetari i kėsaj Lėvizje, Albin Kurti. “Ne jemi duke e monitoruar imtėsisht procesin, nė secilėn qendėr e ne secilin vendvotim, dhe duke raportuar edhe pėr shkelje mė tė vogla i parandalojmė shkeljet e mėdha”, tha Kurti.

    Ai tha se kėto zgjedhje janė vendimtare pėr tė ardhmen e Kosovės, “pėr tė ardhmen e secilit prej nesh”. Kurti tha se pjesėmarrja e madhe nė kėto zgjedhje do tė bėnte tė pamundura manipulimet dhe tentativat pėr tė deformuar vullnetin e votuesve. Ai tha se kėto zgjedhje janė historike sepse ndodhin nė njė moment kur diskutohen tema politike tepėr tė rėndėsishme pėr popullin tonė. “Pushteti i ardhshėm do tė vendosė nėse do tė ketė negociata me Serbinė apo nėse ato do tė ndėrprehen, do tė vendosė nėse do tė vazhdojė procesi i privatizimit tė kompanive tė rėndėsishme publike, apo nėse kėto do t’i kthehen qytetarit tė Kosovės, e vendimi pėr kėtė pushtet ėshtė i juaji. Prandaj ju ftoj tė dilni tė votoni tė gjithė, me familjet, miqtė e shokėt tuaj, sa mė pasivisht”, tha Kurti.

    Ai e ftoi rininė gjithashtu tė dalė masivisht nė zgjedhje, sepse sot po vendoset pėr tė ardhmen e tyre. Ai bėri apel qė qytetarėt tė mos e lėnė votėn pėr momentet e fundit, paraqituni sa mė shpejt nė qendrat e votimit nė mėnyrė qė gjithēka tė shkojė mirė, e tė kemi mundėsinė tė ruajmė votat e secilit prej ju. “Sot ėshtė dita kur qytetari i Kosovės ka mundėsi tė vendosė, e sot ju ftojmė pėr tė vendosur”, tha Kurti. / BS

    * * * * * *

    “Vetėvendosje!”: Fletėvotimet jashtė qendrave tė votimeve (Video)

    Lėvizja “Vetėvendosje!” e cila sivjet po merr pjesė pėr herė tė parė nė zgjedhje, sot gjatė gjithė ditės ka njoftuar pėr parregullsi nė disa qendra votimi. Nė ditėn kur po votohet anembanė Kosovės, Lėvizja “Vetėvendosje!” ua ka shpėrndarė medieve njė xhirim tė shkurtėr amator, ku shihet qė nė njė qendėr tė votimit, qė thuhet tė jetė diku nė Prizren, disa persona shpėrndajnė fletėvotime jashtė qendrave tė votimit. Sipas kėsaj lėvizjeje, bėhet fjalė pėr Qendrėn Nr 204/A nė shkollėn “Gani Cavderbasha”, nė Prizren.


    * * * * * *

    Sulmohen qendrat mobile tė votimit nė veri tė Kosovės

    Nė veri tė Republikės sė Kosovės, mė konkretisht nė Banovdo dhe nė Jashevik tė Zubin Potokut janė sulmuar qendrat mobile tė votimit me shumė mjete piroteknike. Kurse nė fshatin Serbovac njė grup serbėsh po e pengojnė procesin e votimit.

    Sipas medieve personat qė kanė sulmuar ekipet mobile janė Millan Raje, Millosh Kabashiq dhe personat me pseudonimet Gjakovice dhe Mitrovica. Ata po ashtu kanė kėrcėnuar qė ekipet mobile tė hiqen me njėherė, ose do tė sulmohen me armė zjarri.

    Ndėrkaq nė fshatin Serbovac, janė tubuar rreth 30 person atė komunitetit serb nė mėnyrė qė tė pengojnė qarkullimin e njerėzve dhe automjeteve

    * * * * * * *

    KQZ: Dalja nė votime deri tash ėshtė 11.11%



    Deri nė ora 11.30 nė zgjedhjet e jashtėzakonshme nacionale kanė marrė pjesė 11.11., 181 e 900 votues, bėri tė ditur kryetarja e KQZ-sė Valdete Daka. Ajo ka prezantuar edhe pjesėmarrjen nė zgjedhje sipas komunave. Ajo tha se procesi i votimit po shkon nė rregull. Nė Mitrovicė 9.61 pėr qind pėrfshirė votuesit nė Veri.

    Nė Zveēan dhe Zubin Potok, kanė marrė pjesė nga 2 dhe 3 tre pėr qind e votuesve, ndėrsa mė

    Pėr dy incidentet, nė Malishevė dhe nė Shtėrpcė, Daka tha se me ato po merret policia dhe ēėshtja nuk ka tė bėjė shumė.

    Ajo tha se problemi i llambave ėshtė zgjidhur me llamba dhe bateri rezervė.

    Sa i pėrket ēėshtjes nėse votimet do tė lejohen pas orės 19.00, kur duhet tė mbyllen votimet, Daka tha se do tė lejohen tė votojnė tė gjithė ata qė gjenden brenda qendrave tė votimeve.

    Pjesėmarrja e pėrqindjes nė nivel komunash deri nė 11:30 ; Deēan 12.39 , Gjakovė 8.82, Drenas 14.67, Gjilan 10.46, Dragash 9.66, Istog 9.29, Kaēanik 13.81, Klinė 12.55, Fushė Kosovė 10.97, Kamenicė 11.71, Mitrovicė 9.21, Albanik 0.65 , Lipjan 11.73, Novobėrdė 15.01, Kastriot 13.79, Rahovec 10.52, Pejė 10.96, Podujevė 10.11, Prishtinė 7.61, Prizren 10.07, Skenderaj 23.19, Shtime 16.47, Shtėrpcė 16.46, Suharekė 12.63, Ferizaj 11.71, Viti 12.82, Vushtrri 11.91, Zubin Potok 2.78, Zveēan 1.30, Malishevė 13.50, Junik 13.85, Mamushė 23.94, Hani i Elezit 19.33, Graēanicė 11.51, Ranillug 5.23, Partesh 7.20 Kllokot 8.19

    * * * * * *

    LDK i dėnon akuzat e PDK-sė



    Shtabi Zgjedhor i LDK-sė i dėnoi ashpėr akuzat e zyrtarėve tė PDK-sė, sipas tė cilėve persona tė organizuar nga LDK-ja nė Prishtinė kanė ushtruar forma tė ndryshme tė presionit ndaj qytetarėve nė disa vendvotime, nė shkollat e kryeqytetit. Arben Gashi, anėtar i Shtabit Zgjedhor tė LDK-sė, i ka hedhur poshtė kėto akuza. “Kjo ėshtė absolutisht e pavėrtetė. Lidhja Demokratike e Kosovės gjithmonė ka thėnė dhe ka vepruar nė mėnyrė demokratike dhe, absolutisht, nuk ka lidhje me kėto forma tė organizimit. Kėto forma tė organizimit njihen nga Partia Demokratike e Kosovės, janė formė e tyre e veprimit dhe organizimit, e mentalitetit tė tyre tė bėrjes sė politikės. LDK-ja ėshtė e vendosur pėr respektimin e rregullave demokratike. LDK-ja ėshtė e vendosur pėr respektimin e rendit dhe ligjit. LDK-ja u bėn thirrje tė gjithė qytetarėve qė tė shkojnė tė votojnė, ta shfrytėzojnė tė drejtėn e tyre”, ka thėnė Gashi. Ai ka theksuar se ėshtė shqetėsuese sidomos retorika e zyrtarėve tė PDK-sė. “Kjo ėshtė njė retorikė e pasaktė, njė retorikė e cila krijon shqetėsim tek qytetarėt e Prishtinės”, ka thėnė Gashi, duke theksuar se kjo ėshtė formė presionit qė mund tė shkaktojė pakėnaqėsi te qytetarėt. SHZ i LDK-sė ka publikuar edhe disa prej vėrejtjeve tė regjistruara nga komisionarėt dhe vėzhguesit e kėsaj partie, nė terren. Kėto vėrejtje kanė tė bėjnė me disa shkelje tė regjistruara nė Malishevė, Drenas dhe Skenderaj. “Nė qendėr tė Malishevės transmetohen videospote reklamuese, qė ėshtė shkelje e ligjit tė zgjedhjeve dhe thyerje e heshtjes zgjedhore nė Kosovė. Kėto spote reklamuese transmetohen nga Partia Demokratike e Kosovės. Pėr kėtė rast ėshtė njoftuar komisioni komunal zgjedhor. Po ashtu, janė njoftuar edhe vėzhguesit vendorė e ndėrkombėtarė”, ka thėnė Gashi Ai ka njoftuar edhe pėr parregullsi tė regjistruara nė tri qendra tė votimit, nė Arllat dhe nė Krajkovė tė komunės sė Drenasit, ku ka pasur raste qė njė person ka votuar mė shumė se njė herė dhe ka pasur raste qė njė person ka marrė mė shumė se njė fletė votimi. Ai ka thėnė se kryesuesi i vėzhguesve dhe komisionarėve tė LDK-sė nuk ėshtė lejuar ta shėnojė kėtė parregullsi nė librin e vėrejtjeve. Gashi ka njoftuar se nė fshatin Llaushė tė komunės sė Skenderajt, si rezultat e presionit, njėri nga kryesuesit e komisionarėve tė LDK-sė ėshtė tėrhequr nga vendvotimi. Ai ka thėnė se pėr tė gjitha kėto parregullsi janė njoftuar vėzhguesit ndėrkombėtarė dhe vendorė.

    Stavileci: Ka edhe militantė tė armatosur



    PDK reagon ndaj veprimeve tė militantėve tė LDK-sė nė Kodėr tė Trimave. Drejtues tė Partisė Demokratike tė Kosovės nė orėt e paradites kanė njoftuar pėr njė varg parregullsish qė komisionarėt e tyre kanė hasur nė disa qendra votimi nė Prishtinė, kryesisht nė qendrat e votimit nė Kodrėn e Trimave.

    Zėdhėnėsi i partisė, Blerand Stavileci kėto zhvillimet i quajti shqetėsuese pėr demokracinė dhe votėn e lirė. Ai tha se nė pesė shkolla fillore nė Prishtinė, kryesisht nė lagjen Kodra e Trimave, nė shkollat ‘Zenel Hajdrini”, “Emin Duraku”, “Nazim Gafurri”, “Asim Vokshi” dhe “Pjetėr Bogdani”, janė vėrejtur drejtorėt e kėtyre shkollave tė cilėt po bėjnė presion te votuesit qė tė votojnė Lidhjen Demokratike tė Kosovės. “Nė shkollėn fillore “Emin Duraku”, simpatizantė tė LDK-sė kanė kėrcėnuar kryetarin e degės sė PDK-sė me likuidim dhe kanė prishur mbarėvajtjen e kėtij procesit.

    Njė grup i militantėve tė LDK-sė i pėrbėrė nga 300 vetė tė njohur me nofkėn “Treni”, disa prej tė cilėve edhe tė armatosur po bėjnė presion tė vazhdueshėm nėpėr kėto shkolla dhe kanė tentuar tė pėrfitojnė nė disa probleme teknike qė tė bėjnė votim tė shumėfishtė”, tha Stavileci.

    Ai e konsideroi kėtė si njė sulm tė drejtpėrdrejt pėr demokracinė, njė prishje e procesit zgjedhor, ndėrsa ka ftuar qytetarėt qė tė mos bien pre e presioneve dhe njerėzve tė papėrgjegjshėm tė LDK-sė tė cilėt nė mėnyrė tė egėr po prishin mbarėvajtjen e procesit. Ai ka ftuar organet kompetente tė shtojnė masat e sigurisė dhe vėzhguesit qė tė jenė aktiv dhe sy qelė nė tė gjitha parregullsitė.

    Partia Demokratike e Kosovės shqetėsimet i ka paraqitur edhe te organet e KQZ dhe te autoritetet e rendit dhe sigurisė dhe besojnė se do tė shtohen masat e sigurisė, tė cilat mbase edhe do tė mund t’i ndalin shkeljet flagrante.

    * * * * * *

    Malishevė: Rrahje nė qendėr votimi



    Nė komunėn e Malishevės, nė njė qendėr votimi, raportohet se ka ndodhur njė rrahje, ku janė pėrfshirė mė shumė se 5 persona. Lajmin e ka konfirmuar edhe zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Baki Kelani.

    Duke e komentuar rastin, Kelani ka thėnė se me kėtė rast ka intervenuar menjėherė Policia e Kosovės, duke shoqėruar 5 persona nė polici ku janė duke u intervistuar.

    Kelani nuk ishte nė gjendje tė thotė nėse kėta persona i pėrkasin ndonjė subjekti politik, pasi sipas ti,j ata janė duke u intervistuar. Ndėrkaq, pėrveē kėtij rasti tė raportuar, ka ndodhur edhe njė incident nė Malishevė. Raportohet se PDK-ja ka nxjerrė nė shesh ekrane gjigante, duke transmetuar spote elektorale.

    Njė veprim i tillė ndalohet me ligj, pasi pas pėrfundimit tė fushatės elektorale, nuk lejohen mė reklama tė tilla. Pėrveē kėtij incidenti, nė Malishevė ėshtė sulmuar fizikisht nėnkryetari i Degės sė PDK-sė, Bali Rudi.

    Policia lokale njofton se pasi ėshtė informuar pėr ngjarjen, ka mbėrritur nė vendin e ngjarjes dhe ka arritur tė identifikojė autorėt. Ata janė vėllezėrit e nėnkryetarit tė LDK-sė pėr kėtė komunė, Fetah Rudi.

    * * * * * * *

    Asnjė votė nė ekipet mobile nė Veri?

    Sipas medieve deri nė ora 12:00 nė asnjė qendėr mobile tė votimit pėr minoritetin serb nė Veri nuk ėshtė hedhur asnjė votė nė kutitė e votimit. Tė paktėn kėshtu duket tė jetė nė lagjen e boshnjakėve nė Mitrovicėn veriore, nė ekipet mobile

    * * * * * *

    Ėshtė sulmuar kryetari i Komisionit Zgjedhor tė Shtėrpcės

    Siē raportojnė mediet duke u thirrur nė burimet e tyre brenda policisė tregojnė se rreth orės 09:00 nė komunėn e Shtėrpcės ka ndodhur njė incident. Raportohet se incidenti ka ndodhur nė fshatin Biticė dhe dyshohet se kryetari i komunės sė Shtėrpcės, Bratisllav Nikoliq e ka sulmuar fizikisht kryetarin e Komisionit Zgjedhor.

    * * * * * *

    “DnV”: Nė disa vendvotime nuk kanė funksionuar llambat ultravjollcė



    Rrjeti i organizatave qeveritare “Demokracia nė Veprim”, nė konferencėn e parė pėr media, ka njoftuar se tė gjitha qendrat e votimeve janė hapur me kohė, ndėrsa janė shėnuar probleme me llambat ultravioletė, tė cilat nė disa vendvotime ėshtė dashur tė ndėrrohen pėr shkak se nuk kanė funksionuar.

    * * * * * *

    Votoi Shpend Ahmeti

    Nė orėn 09:30 nė shkollėn fillore “Faik Konica”, nė Prishtinė, ka votuar njėri prej themeluesve tė partisė Fryma e Re, Shpend Ahmeti me bashkėshortėn.

    Pasi i ka ftuar qytetarėt qė tė dalin nė zgjedhje, Ahmeti ka thėnė se prej kėtyre zgjedhjeve presin ndryshime.

    “Presim ndryshime, presim tė kemi njė skemė tjetėr politike”, tha Ahmeti pėr tė shtuar se ėshtė momenti i fundit tė bėhen kėto ndryshime.

    * * * * * *

    Votoi Blerim Shala



    Nė Prishtinė kanė votuar disa nga pėrfaqėsuesit e lartė tė partive politike. Nė shkollėn “Faik Konica” tė Prishtinės ka votuar, nėnkryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), Blerim Shala.

    Shala ka shprehur bindjen e tij se do tė jetė kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj ai qė do tė qeverisė Kosovėn pas kėtyre zgjedhjeve.

    * * * * * *

    Votoi Nexhat Daci



    Nė orėn 10:30 Nexhat Daci votoi nė shkollėn fillore "Iliria" tė Prishtinės. "Unė do tė doja qė sot tė jetė referenca mė e mirė pėr Evropėn se qytetarėt e Kosovės janė tė gatshėm tė jenė tė lirė pėr udhėtime, tė jenė tė lirė pėr integrime, tė mund tė votojnė tė lirė dhe tė ndershėm dhe urime Kosovė tė gjithėve", tha Daci.

    * * * * * *

    Behgjet Pacolli voton



    Kryetari i Aleancės Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka votuar nė qendrėn e votimit nė shkollėn fillore “Shkėndija” nė Hajvali tė Prishtinės.

    * * * * * *

    Votoi Hashim Thaēi



    Pikėrisht, siē ishte paraparė, nė orėn 09:30 edhe kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi hodhi votėn e tij nė qendrėn e votimin nė shkollėn fillore “Faik Konica”, nė Prishtinė.

    Pėrkrah tij ishte edhe bashkėshortja e tij, zonja Thaēi. Duke i uruar tė gjithė qytetarėt pėr ditėn e zgjedhjeve, Thaēi ka vlerėsuar se kėto janė zgjedhje tė rėndėsishme pėr faktin se po mbahen pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.

    Thaēi nuk la pa pėrmendur edhe premtimet e tij tė fushatės parazgjedhore pėr integrimin e vendit nė Evropė si dhe pėr liberalizim vizash.

    Ai ftoi tė gjithė qytetarėt qė tė shfrytėzojnė tė drejtėn e tyre demokratike dhe kushtetuese qė nė mėnyrė sa mė masive tė dalin dhe tė votojnė.

    * * * * * *

    Mustafa: Zgjedhjet janė shumė tė rėndėsishme pėr Kosovėn dhe demkracinė



    Kryetari i LDK-sė, Isa Mustafa, zgjedhjet e sotme parlamentare i vlerėsoi si shumė tė rėndėsishme pėr Kosovėn dhe demkracinė. Pasi hodhi votėn nė qendrėn e votimit nė shkollėn fillore "Emin Duraku", Mustafa theksoi se dita e sotme ėshtė "shumė e rėndėsishme pėr Kosovėn, pėr zhvillmin e demokracisė dhe qeverisjes nė Kosovė". Kreu i LDK-sė tha se beson "plotėsisht nė sovranin e qytetarit qė do tė zgjedhė mė sė miri qė ai konsideron se ėshtė qeverisja mė e drejtė dhe parlamenti mė i drejtė nė tė ardhmen". Mustafa uroi qė zgjedhjet tė jenė tė sukseshme dhe beson se tė gjithė do tė jenė tė kėnaqur me rezultatet e kėtyre zgjedhjeve nė tė ardhmen.

    * * * * * *

    Ukė Rugova: Kėto janė zgjedhje tė rėndėsishme



    Familja e ish- presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova ka votuar rreth orės 09.00 nė shkollėn fillore “Iliria” nė Prishtinė. Bartėsi i listės “Ibrahim Rugova”, Ukė Rugova i ka ftuar gjithė qytetarėt qė tė shfrytėzojnė tė drejtėn e tyre demokratike dhe kushtetuese dhe nė mėnyrė sa mė masive tė dalin dhe tė votojnė, pasi siē ka thėnė ai kėto janė zgjedhje tė rėndėsishme pėr Kosovėn.

    * * * * * * *

    Votoi Albin Kurti



    Lideri i Lėvizjes "Vetėvendosje!", Albin Kurti ka hedhur votėn nė prani tė disa aktivistėve tė Lėvizjes "Vetėvendosje!" nė fakultetin juridik nė ora 08:30.

    Nė njė prononcim tė shkurtėr para medieve ai ka inkurajuar tė gjithė qytetarėt qė tė dalin nė votime duke i vlerėsuar kėto zgjedhje si zgjedhjet mė tė rėndėsishme nė Kosovėn e pasluftės

    Ai ka porositur qytetarėt qė tė ndajnė vetėm njė orė kohė gjatė ditės tė marrin njė laps me vete dhe tė votojnė pėr ndryshimet nė vend.

    * * * * * * *

    VETĖVENDOSJE: Parregullsi nė disa qendra votimi

    Lėvizja VETĖVENDOSJE! njofton se nė Sharr, nė fshatin Plajnik dhe Bresan fillimisht nuk e kanė lejuar tė hyjė nė qendėr tė votimit vėzhguesin e dytė tė Lėvizjes edhe pse ishte i certifikuar nga KQZ. Pas insistimit pėr gati njė orė vėzhguesit janė lejuar tė hyjnė brenda. Nė tri fshatra tė Leposavicit (Bistricė, Koshtovė dhe Cerajė) lista pėrfundimtare e votuesve nuk ka pasur emrat e qytetarėve shqiptarė, por vetėm tė qytetarėve serbė. E vetmja mundėsi pėr qytetarė shqiptarė pėr tė votuar ėshtė vota me kusht.

    Nė Plementin nuk ėshtė spėrkatur gishti i disa votuesve. Zėdhėnėsi i fletėvotimit nuk i ka lėnė tė shkruajnė ankesėn nė librin e votimit. Edhe kontrollori i rreshtit nuk i kontrollon gishtat e votuesve me llampėn ultraviolet. Edhe kanė ofruar njė formular nė gjuhėn serbe qė nuk e kupton vėzhguesi, njofton Lėvizja VETĖVENDOSJE!.

    Nė fshatin Dubovc, komuna e Vushtrrisė, nė vendvotimin 2703B, vendvotimi 02, shkolla “Azem Bejta”, ėshtė mbyllur nga dy persona tė cilėt nuk i lejojnė vėzhguesit tė hyjnė brenda, thuhet nė njoftimin e Lėvizjes VETĖVENDOSJE!.

    * * * * * * *



    Nisėn votimet anembanė Kosovės


    Nė Kosovė janė hapur sot rreth orės 07:00 tė mėngjesit kutitė e votimit, ato do tė jenė nė dispozicion tė qytetarėve deri nė ora 19:00. Qytetarėt e Kosovės nė votimet e sotme po votojnė pėr parlamentin e ri, i cili pason mandatin e deputetėve qė tashmė kanė hyrė nė histori me shpalljen e pavarėsisė mė 17 shkurt 2008.

    Afro 13 kandidatė garojnė pėr njė vend nė Kuvendin e Kosovės 120 anėtarėsh, pasi numri i deputetėve qė zgjidhen drejtpėrdrejtė me votė ėshtė 100, ndėrsa 20 vende, me Kushtetutėn e bazuar nė Paketėn Ahtisaari, janė tė rezervuara e tė garantuara pėr komunitetet pakicė, 10 pėr serbėt, tė cilėt nė garėn zgjedhore kanė 8 subjekte dhe njė iniciativė qytetare multietnike tė udhėhequr prej tyre, dhe 10 pėr pakicat e tjera - boshnjake, turke, malazeze, ashkalie, gorane, egjiptiane, rome.

  5. #15
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    S'lan gjė pa na kopjuar neve lol.
    Life's too short to remove USB safely.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e RINAA
    Anėtarėsuar
    01-12-2008
    Postime
    247
    Citim Postuar mė parė nga Boy_XL Lexo Postimin
    ju pershendes te gjithve , dhe vendosa qe ta hapi ket tem per te gjith ata qe jan fer dhe real qe ti urojn PDK-s fitoren ..!!!!
    Do isha fer dhe me juve siq jam gjithmon ne jete, kur eshte fjala per humbje a fitore per dicka po se pari duhet ditur sa ka qene PDK-ja fer per "fitoren" qe feston!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! ASPAK!!!!!!!!!!!!
    Jetoje jeten qe te fitosh shperblimin....

  7. #17
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anėtarėsuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Citim Postuar mė parė nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Paramendoni ende pa u konfirumuar rezultatet nga KQZ, kryetari ( pse jo ose ėshtė i dehur ose i ēmendur ) i kėsaj partie doli tė festojė fitoren me militantėt pa menduar se mund tė jetė me pasoja katastrofike!

    Unė vetėm po lutem ishalla nuk ndodh ndonjė konflikt nė mes simpatizantėve partiakė!!

    Feston PDK-ja, Feston LDK-ja.

    PDK-ja ėshtė partia qė e nxitin dhe prishi fushatėn elektorale nė Skenderaj, PDK-ja nėpėrmjet Kucit nxiti militantėt pėr tė dalė nė rrugė!!

    Unė shumė po i frikėsohem ndonjė konflikti me shumė gjakdredhje!!!

    Ruaj o zot njerėzit e cmendur!!!

    mos ta nin projekt 21 , mos ki dert burr se na jem ata qe nuk perleshmi me juve , ne ju leshojm rrugen .
    dihet kujt i lirohet rruga.
    perher ata qe bejn berlllog jan te LDK-s skem qka me komentu ikemi pa edhe vet na qka ndodhi ne keto mujt e fundit .

  8. #18
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anėtarėsuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    he he he
    munesh me fillu me vajin me lot .
    ju pafsha gjithmon qeshtu .

  9. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar mė parė nga Boy_XL Lexo Postimin
    mos ta nin projekt 21 , mos ki dert burr se na jem ata qe nuk perleshmi me juve , ne ju leshojm rrugen .
    dihet kujt i lirohet rruga.
    perher ata qe bejn berlllog jan te LDK-s skem qka me komentu ikemi pa edhe vet na qka ndodhi ne keto mujt e fundit .
    Urime robria e re pore kesaj radhe nga injoranca e juaj o shqiptar.
    Ne Mitrovic po festohet per mbetjen e Kosoves jasht BE es me rafale automatiku,per Kosovaret me 40 euro ne muaj ndihm sociale ,per Kosoven pa ushtri e polici te mirfillt,per Kosoven pa sovranitet ne 40% te teritorit ,per Kosoven pa 13 deri 18 ore pa korent mbrenda 24 oreve.Pra festoni juve qe jeni te knaqur me ket gjendje ne mose ne mjerim ne nji varfri te mese 40% popullsis ku jetohet per person me 5 dollar ne muaj.
    Lerini inatet o njerz se nese fitohet nga hasani e hyseni nuk do zbres qumsht zogu nga lart.
    Hajt se ju vijn mendet dikur juve fitusve ndaj mahmutoviqe e vijn do me te fort kah marsi ku miellin qe do na shesin 100kg deri ne 100 euro, mu ateher kure bisedohet per mardhenjet me serbin,juve do ju kapi sikleti sa do kerkoni hithra ku do qitni me nji pal pet edhe 5 e 6 lakror.
    Viva Havale per fituesit e PDK , hajt hajr bafshiiiiiiiiiiiiii.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ganimet : 12-12-2010 mė 18:52

  10. #20
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anėtarėsuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    he he he he he he .

    auuuu Urimeeee u kall Prishtinaaaaaa....

Faqja 2 prej 18 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •