po pacolli cil parti ka
po pacolli cil parti ka
JO SEKS PARA MARTESE
besoj i dëgjuar edhe analistët!
Edhe ata këtë e thanë. SI do ta formojnë qevrinë edhe nëse fitojnë? ( cilado parti qoftë ajo, në këtë rast më së vështiri e ka PDK-ja, kur secila parti është e irritur në të, sidomos pas festimit të kryetarit të saj ende pa u konfirmuar rezultatet e zgjedhjeve)
Mimoza dha krejt tjetër statistikë:
LDK 31
PDK 28 e kështu me radhë!!
plus dy qendra po kontestohen!!
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
nuk ka se si del opozita me e madhe se pozita..asnje parti politike qe nuk ka fituar mbi 50% te votave nuk quhet pozite..per tu bere pozite do te gjesh numrat ne parlament qe te qendrosh ne kembe..si ka me qendruar ne kembe ne kete rast PDK-ja kur nuk ka numrin e nevojshem per te krijuar qeveri..edhe pse ajo prin ne zgjedhje mundet qe dy parti te tjera te krijojne qeveri..keshtu eshte rregulli i demokracise..vendos shumica...
nje gje me ben shume pershtypje ne kosove..ne cdo rradhe zgjedhjesh krijohen parti te reja..dhe populli i shkrete duke pare zgenjimin tek partite tradicionale turren tek keta te rejat..dhe me e keqja edhe deputetet i levizin by.thet sa ne nje parti ne tjetren..duket eshte fenomen i fllicte shqiptar ku deputetet jane njerezit me me pak karakter..
te shohim rezultatin e ri dhe pazaret qe do behen ne kurriz te popullit shqiptar te kosoves...
a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.
Nuk eshte e thene patjeter qe te kete zgjedhje te reja nese partia me % me te madhe nuk arrin te krijoje kualicion me partite tjera. Nese partia me % me te madhe nuk arrin te krijoje qeverine mbrenda 100 diteve atehere mandati per te krijuar qeverine e re i kalon partise me % e dyte, ne kete rast LDK-se.
Pas manipulimit te madhe me vota qe beri PDK-ja ne Skenderaj dhe Drenas, por edhe ne komunat tjera qe ne akoma nuk i dime, do te ishte shume normale dhe morale qe paritite tjera te refuzojne te hyne ne kualicion me PDK-ne. Nese do te arrihet nje marveshje ne mes LDK-VV-AAK dhe KKR qe te mos hyne ne kualicion me PDK-ne atehere PDK-ja do te mbetet opozite. Nje gje te till keto parti ia kane borxh Kosoves, popullit te saj dhe te gjithe atyre qe sakfirikuan jeten per Kosoven e Lire.
Te besh kualicion me PDK-ne do te thote te tradhetosh Kosoven, te shkelesh mbi gjakun e atyre qe dhane jeten per lirine e Kosoves. Te besh kualicion me PDK-ne do te thote te tradhetosh Adem Jasharin dhe te gjithe shoket e tij. Te besh kualicion me PDK-ne do te thote te fyesh rend dinjitetin e popullit te Kosoves dhe te pranosh vjedhjen e votes se lire.
Ndryshuar për herë të fundit nga Mexhi : 14-12-2010 më 01:59
Koalicioni për Kosovë të Re: Nuk ka vija të kuqe për koalicion qeveritar
Dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme, Koalicioni për Kosovë të Re ka bërë të ditur se nuk ka vija të kuqe ndaj subjekteve politike për arritjen e koalicionit qeveritar dhe se do të bashkëpunojë me gjithë subjektet që konstituojnë Kuvendin e Kosovës.
Në një komunikatë për media të Koalicionit për Kosovë të Re theksohet se pjesëmarrja në çfarëdo koalicioni tash dhe në të ardhmen, kushtëzohet me hapësirën që ofrohet për të realizuar zotimet e Koalicionit për Kosovë të Re para zgjedhësve.
"Sa i përket krijimit të institucioneve, ne konsiderojmë që sa më shpejt duhet të shihet nëse këto zgjedhje do të certifikohen. Pas kësaj, Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet sa më parë. Koalicioni do të bashkëpunojë me gjithë subjektet që konstituojnë Kuvendin e Kosovës për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme që ta nxjerrë vendin nga kriza institucionale dhe e qeverisjes. Për ne mund të jenë të pranueshme edhe alternativa e tjera (qeveria teknike deri në zgjedhje që do të mbaheshin pas një viti apo të ngjashme)", thuhet në komunikatë.
Koalicioni për Kosovë të Re kërkon që secili akt i shkeljes së ligjit gjatë procesit zgjedhor, të procedohet në mënyrë efektive dhe aktorët e shkeljes së ligjit, të përgjigjen para ligjit.
Koalicioni fton gjithë subjektet politike dhe shoqërinë civile, që menjëherë të fillojnë aktivitetet për tejkalimin e dobësive në sistemin zgjedhor, që të përfundojë regjistrimi i popullsisë, të spastrohen listat zgjedhore, të evidentohen votuesit rezident, votuesit që janë rezident në vendet e tjera dhe listat zgjedhore të azhurnohen rregullisht duke hequr personat e vdekur.
Po ashtu, Koalicioni kërkon që të shqyrtohen mundësitë për digjitalizimin e zgjedhjeve dhe procesit zgjedhor. http://www.botasot.info/def.php?category=3&id=93384
edhe pse eshte shume e mundshme qe akr-ja ti ofroje mbeshtetje pdk-se nuk mjafton qe te krijohet qeveria e re..duke qene se bexhet pacolli lufton per tu bere president atehere ai ja jep votat e tij hashimes per tu bere kryeminister.por prap hasha nuk i ka numrat e nevojshme..patjeter hashes do i duhen edhe votat e aak-se..dhe hasha mund ti thote mcus kupit ik te lopet ti se ne krye te parlamentit do ve nje te aak-se..prap hasha eshte ne teh te briskut..dhe eshte i detyruar te bashkepunoje ne gabelet e kosoves..jua jep postin e pastruesve te kryeministrise dhe ata i japin voten..shkurt do kemi qeveri gabelesh..
sido qe te vijne punet , ne kosove nuk do kemi qeveri te forte..qe do te thote se per cdo hatermbetje do rrezohet qeveria..nje gje shume e keqe per kosoven..
Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 14-12-2010 më 17:52
a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.
Po ti mos u lodh he burr ! Keni model Shqiperine ! Edhe ketu pozita ka 120.000 vota me pak se opozita ne zgjedhjet e fundit , por po qeveris ama ! Po e perfaqeso me "dinjitet" popllin e vet , sepse poplli shqiptar nuk ia ka dhon voten e vet !
Keshtu qe mos hiq kasavet ! E ke te zgjidhme !![]()
Me e mira e gjithe fushates parazgjedhore dhe asaj zgjedhore ishin deklaratat politike kryesisht te opozites, deklarata keto te cilat me ngulm dhe me cinizem mrapa thoshin qe nuk do bejme koalicione me PDK-ne. Tani qe u kryen zgjedhjet dhe gjerat filluat ne bien ne toke, del Daut Haradinaj dhe thot per nje gazete qe "ne nuk kemi thene asnjehere jo".
Krijoni Kontakt