Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Greqi, fati tragjik i familjes shqiptare

    Nga aksidenti automobilistik i sė dielės, ku u rrėzua autobusi i linjės Selanik-Athinė dhe humbėn jetėn 14 vetė

    Greqi, fati tragjik i familjes shqiptare

    Afrodita ndodhet nė spital, pa e ditur se ka humbur tė dy fėmijėt e saj. Trupi i Thanasit 3-vjeēar, ende s’ėshtė gjetur

    Nga Altin Metaj/ Athinė
    Dy fėmijė shqiptarė humbėn jetėn si pasojė e njė aksidenti tė rėndė automobilistik, tė ndodhur natėn e tė shtunės. Njė autobus i linjės Selanik- Athinė me 23 pasagjerė ra nga ura mbi lumin Alikamona, pas njė gabimi tė rėndė tė bėrė nga shoferi i autobusit. Si pasojė e kėtij aksidenti tė rėndė automobilistik, humbėn jetė 14 persona, ndėrkohė qė kėrkohet trupi i njė 3 -vjeēari nga Shqipėria. Ndėrmjet tė traumatizuarve, tė cilėt kurohen nė spitalin “Ipokratus” tė Selanikut ndodhen dy shqiptarė. Afrodita Senai, nėna e dy fėmijėve: e njė vajze 7 -vjeēare, e cila humbi jetėn dhe Thanasit 3 -vjeēar, pėr gjetjen e trupit tė tė cilit vazhdojnė akoma kėrkimet. Sipas vendimit tė marrė nga mjekėt e spitalit, ajo ende nuk ėshtė informuar pėr fatin e dy fėmijėve tė saj. Njė gjė e tillė do tė bėhet nė ditėt qė pasojnė nga psikologė tė spitalit. Pėrveē njė cope nga rrobat e tij, deri dje pasdite ende nuk ėshtė arritur tė gjendet trupi i vogėlushit. Shqiptari i dytė, me inicialet F.Ē gjithashtu ndodhet nė spital dhe gjendja shėndetėsore e tij deri tė dielėn pasdite ishte e rėndė, si pasojė e dėmtimeve qė ka patur nė shtyllėn kurrizore. Nga tė afėrmit e tė dy shqiptarėve ėshtė kėrkuar dje dhėnia e vizave pėr ardhjen nė Greqi tė familjarėve tė tė dy tė aksidentuarve.
    Aksidenti
    “Thanasi...Thanasi..”,- thėrriste nėna e tij natėn e tė shtunės, e mbuluar nga gjaku, duke kėrkuar trupin e tė birit mes ujėrave tė ftohta tė lumit Alikamona. Drama e saj nuk kishte tė pėrshkruar. Ėshtė drama e njė nėne, e cila dėgjoi me veshėt e saj thirrjet pėr ndihmė tė dy fėmijėve, teksa autobusi zhytej nė ujėrat e ftohta tė lumit. Autobusi i linjės Selanik –Athinė u nis nga stacioni “Maqedonia” i Selanikut rreth orės 23.05 sipas orės lokale greke. Tek ura mbi lumin Alikamona shoferi i autobusit bėn gabimin fatal. Kėrkon tė parakalojė njė maune me rimorkio, duke kaluar si pasojė edhe kufirin normal tė shpejtėsisė nga 90 km/orė nė rreth 110 km/orė. Si pasojė e shpejtėsisė sė tepėrt dhe gjendjes jo tė mirė tė rrugės, pėr shkak tė shirave qė kanė ditė qė nuk pushojnė, shoferi humbet kontrollin e automjetit, duke dalė nga ura dhe bie nga 15 metra lartėsi mbi ujėrat e ftohta tė lumit Alikamona. Kjo ėshtė tabloja e parė e aksidentit, pasi policia ende nuk ka pyetur udhėtarėt e mbetur gjallė, pėr shkak se ata vazhdojnė tė kurohen, dhe shumica akoma ėshtė nė gjendje jo tė mirė psikike. Afrodita, nė gjendje shoku dhe e gjakosur vazhdonte, me gjithė thirrjet e trupave tė ardhura pėr ndihmė, tė thėrriste dhe tė kėrkonte mes ujėrave tė ftohta dhe tė turbullta tė lumit dy fėmijėt e saj. Pas aksidentit tė mbijetuarit u dėrguan nė spitalin “Ipokratus” tė Selanikut. Pothuajse tė gjithė tė mbijetuarit janė nė gjendje tė mirė me pėrjashtim tė 35-vjeēarit nga Shqipėria dhe njė gruaje, e cila mbahet nė jetė nga doktorėt e spitalit. Ndėrkohė edhe gjendja shėndetėsore e Afrodita Senias ėshtė e mirė, por vazhdon tė jetė e shokuar dhe tė kėrkojė vazhdimisht qė t’i sjellin dy fėmijėt e saj. Sipas vendimit tė mjekėve tė spitalit dhe tė shoqit Anestit, ėshtė vendosur qė ajo tė mos informohet momentalisht pėr humbjen e dy fėmijėve. Njė gjė e tillė do tė bėhet nga psikologėt e spitalit, kur ta shikojnė ata tė arsyeshme.
    Ndėrkohė qė nga mėngjesi i tė dielės vazhdon operacioni pėr gjetjen e trupit tė vogėlushit trevjeēar nga Shqipėria. Kėrkimet u ndėrprenė vetėm ditėn ditėn e dielė nė darkė, pėr tė rifilluar tė hėnėn nė mėngjes. 150 vetė janė mobilizuar nė kėtė operacion, mes tė cilėve, pėrveē trupave zjarrfikėse, edhe polumbarė, mjete tė specializuara dhe helikopterė tė policisė. Atje, sipėr urės ku autobusi, Anesti, babai i dy fėmijėve ndjek me zemėr tė ngrirė njerėzit, qė kėrkojnė pėllėmbė pėr pėllėmbė lumin qė i mori jetėn familjes sė tij. “Tė paktėn tė mos ma marrė lumi”,- thotė ai duke mbajtur lotėt, dhe rikthen shikimin prapė mbi lumė me shpresėn e ndonjė mrekullie.
    --------------------------
    ---------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Floriani
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    91
    oooooouuuuuuuuuuu sa gjynah mu rrengjedh mishi!! shume shume keq me vjen shume gjyhnah.
    Ne Qoftese e ke zemren e paster
    Mos prit te tjeret per te ndihmuar
    Duhet te perpiqesh vet per te fituar
    Se sa me shume ke per te ndihmuar
    Aq me shume kane per te tradhetuar
    Se shqiptaret e sotem
    Pas interesit kane shkuar
    (`-Florjan Furxhiu ````n.n.s Fixhu-`)
    .................................................. ..........
    Una qe po flas keto fjal nuk jam as Filozof as Politikan thjesht nje 18-vjecar qe shume gjera kisha por tani cfar kam.......

  3. #3
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630
    trupi i bebes te vogel u gjende mbas 9 ditesh ne nje pellge anes lumit i mbuluar me njady trunguj pemesh.

    mamaje e kalamajve eshte akoma ne spital e plagosur por edhe me probleme psikolligjike mbasi mesoj vdekjen e femive te saj..


    kjo istori preku te gjith njerzit ne zemer.
    shprehim merzitjen tone tek ata njerez.

    """"""""""""""""""""""roeli"""""""""""""""""""""'"""
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Mbidoza e modernizmit tė familjes
    Nga Cimo nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2007, 18:19
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •