Ndreq e prish...Arbėn Xhaferri
"Detyrėn e drejtorit e kam pranuar pėr ta ēuar Institutin pėrpara, duke marrė parasysh rrethanat nė tė cilat gjendej ai, gati i shuar nga mungesa e kushteve reale pėr funksionimin e njė institucioni shkencor...", - thotė nė letrėn e vet tė dorėheqjes drejtori i Institutit pėr Trashėgimi Shpirtėrore dhe Kulturore tė Shqiptarėve tė Maqedonisė, doktori i shkencave historike, z. Ramiz Avdyli. Kjo dorėheqje nuk mund tė mbetet si lajm i thjesht, por duhet tė analizohet si paradigmė qė shpjegon shumė procese qė zhvillohen nė shoqėrinė e shqiptarėve tė Maqedonisė.
Ky institut te populli i kėtyre anėve njihet edhe me emrin e rilindėsit Pjetėr Bogdani, figurės mė tragjike tė historisė dhe tė kulturės shqiptare. Kjo dorėheqje ka njė parahistori qė shpjegon shumė drejtė pozitėn e shqiptarėve tė Maqedonisė.
Ėshtė krijuar njė bindje se shqiptarėt e Maqedonisė paskan njė identitet pak mė tė veēantė se shqiptarėt e tjerė. Ky pohim, kjo veēori nuk ėshtė shpjeguar sa duhet, por, mbase po teproj, ėshtė pėrdorur si njė pohim i mirėqenė. Kėtė veēori "identitare" tė shqiptarėve tė Maqedonisė do ta ndėrlidhja me fenomenin e kulturimit dhe tė inkulturimit qė shfaqet te ēdo popull i sunduar.
Ata qė kritikojnė ose konstatojnė se shqiptarėt e Maqedonisė kanė njė identitet qė dallon nga standardi kombėtar, kėtė konstatim e ndėrlidhin me rolin e religjionit nė jetėn e tyre tė pėrditshme.
Sipas mendimit tim, shqiptarėt e Maqedonisė, nga aspekti i ndjenjave kombėtare janė mė radikalė se tė tjerėt. Ata asnjėherė nuk kanė munguar nė betejat kombėtare gjatė shekujve, si pjesėmarrės nė beteja apo nė detyra logjistike.
Ministri parė i luftės nė qeverinė e parė tė pavarėsisė, ishte tetovari, Mehmet Pashė Deralla, njėri nga figurat mė tė shquara shqiptare tė asaj kohė. Po ashtu nuk duhet harruar faktin se standardi i sotėm i gjuhės shqipe pėr herė tė parė filloi tė zbatohet nė gazetėn nė gjuhėn shqipe, "Flaka e Vėllazėrimit" qė botohej nė Shkup.
Nė eksodin e fundit tė shqiptarėve tė Kosovės, ata luajtėn njė rol kyē historik dhe kombėtar, jo vetėm me solidaritetin politik lidhur me luftėn pėr pavarėsinė e Kosovės, me pjesėmarrjen nė luftė, por edhe me strehimin e tyre duke penguar pėrpjekjet e strukturave shtetėrore maqedonase pėr tė krijuar njė korridor tė shpėrnguljes pa kthim.
Por, si tė shpjegohen pohimet lidhur me zakonet orientale qė janė mė tė theksuara tė shqiptarėt e Maqedonisė, ose si tė shpjegohet ndėrlidhja e tyre me trendet nė mėnyrėn e veshjes tė njė pjese tė grave myslimane shqiptare?
Kjo dukuri mė shumė ėshtė demonizuar sesa analizuar nė mėnyrė objektive. Ndikimi nė mėnyrėn e veshjes nuk ka tė bėjė me bindjet fetare, por qytetėruese. Nė librat fetare nuk ka asnjė informatė lidhur me modelin fetar tė veshjes sė femrave.
Shpjegimet janė tė tėrthorta, prandaj tė vėrtetėn duhet kėrkuar te mėnyra se si vishen gratė e njė populli tjetėr, qė falė kapaciteteve mė tė mėdha ekonomike, politike, ushtarake, sunduese arrin qė t'i imponojė vlerat e tij popujve tė tjerė, siē ka ndodhur nė Perandorinė Osmane.
Ky sundim ka ndikuar te ēdo popull i nėnshtruar, duke filluar nga grekėt (shumė mbiemra ruajnė ndikimin e gjuhės turke, kostumet, zanatet, fjalėt etj.), pastaj serbėt bullgarėt, maqedonasit, malaziasit dhe deri te shqiptarėt.
Kjo dukuri e imponimit tė kulturės sė popullit sundues ndaj atij tė sunduar quhet kulturim (zhveshje e identitetit dhe tė vlerave tė popullit tė sunduar dhe imponimi i zakoneve dhe vlerave tė sunduesit). Popujt qė ēlirohen nga sundimi i huaj, menjėherė fillojnė tė inkulturohen, duke e ringjallur traditėn e tyre. Bartės tė kėsaj reformė kulturore, pėrkatėsisht identitare bėhen institucionet.
Dallimet e brendshme shqiptare nė segmentin e identitetit kulturor kanė tė bėjnė me ekzistimin, funksionimin tė instituteve tė ndryshme ku bėhet seleksionimi i dijes, i vlerave, i projekteve. Inkulturimi, rikthimi nė kodin paraprak kulturor arrihet pėrmes funksionimit tė instituteve. Aty ku janė themeluar institutet pėr inkulturim, identiteti kombėtar fillon tė mbisundojė dhe t'i sprapsė ndikimet nga jashtė.
Bie fjala nė Shqipėri kanė ekzistuar institutet kulturore kombėtare, prandaj atje inkulturimi arrihet shumė lehtė, aty ku kėto institucione janė tė reja ky proces ėshtė mė i ngadalėsuar, si nė Kosovė, ndėrkaq nė mjedise ku mungojnė kėto institucione, si nė Maqedoni, aty inkulturimi pret ditė mė tė mira.
Pa institute profesionale kulturore procesi inkulturues ngec dhe krijon hapėsirė pėr restaurim tė vlerave qė vazhdojnė misionin akulturues. Tė vetėdijshėm pėr kėtė rol tė instituteve nė prodhim dhe ruajtje tė vlerave kombėtare, nė Shkup u themelua Instituti pėr Trashėgiminė Shpirtėrore dhe Kulturore tė Shqiptareve tė Maqedonisė, diēka e ngjashme me institutet albanologjike dhe etnografike. Ideja ishte mahnitėse pėr tė gjithė njohėsit dhe adhuruesit e kulturės shqiptare.
Programin e hartoi njohėsi i mirė i kulturės dhe i veprimtarisė sė instituteve, z Xhabir Ahmeti, ndėrkaq nė postin e drejtorit u emėrua zonja Mirushe Hoxha, doktoreshė nė fushėn e shkencave humaniste. Objekti ku do tė vendosej instituti u zgjodh Kurshumli Hani, njė objekt shumė i pėrshtatshėm i periudhės osmane. Nė pėrurim tė kėtij instituti morėn pjesė kryeministri Gruevski, ministra, ambasadorė, dinjitarė tė besimeve fetare etj. Atmosfera ishte inkurajuese.
Mė nė fund do tė fillojė grumbullimi dhe klasifikimi i vlerave tė traditės, tė gjurmėve tė vazhdimėsisė sonė kulturore.
Ēdo popull qė dėshiron tė ruajė vlerat e traditės qė e pėrkufizojnė identitetin e tij kombėtar, themelojnė institute tė kėtilla, sidomos nė fazėn e organizmit tė luftės pėr ēlirim kombėtar.
Sllavėt e jugut kėto institute i quajtėn "matica" (amza). Kėshtu serbėt e themeluan Matica Serpskėn (1826), kroatėt Matica Hrvatskėn (1831), sllovenėt Matica Sllovenskėn (1864), malaziasit Matica Crnogorskėn (1993), ēekėt Matica Ēeshkėn (1831), sllovakėt Matica Sllovackėn (1864) etj. Nė kėto amza ndėrtohej identiteti kombėtar mbi veēoritė e traditave kulturore. Shumė shpejt kėto qendra shndėrroheshin nė vatra tė zgjimit tė vetėdijes kombėtare.
Kėtė qėllim patėn edhe themeluesit e Institutit pėr Trashėgimi Shpirtėrore dhe Kulturore tė Shqiptarėve tė Maqedonisė. Mirėpo situata qė nė fillim zuri tė ngatėrrohet ngaqė iniciatorėt, gjithnjė nė vijė tė krijimit tė vazhdimėsisė kulturore tė shqiptarėve, nė vijė frymės politike tė rilindėsve e emėrtuan institutin me emrin e figurės mė tragjike tė historisė sonė tė periudhės sė ringjalljes sė vetėdijes kombėtare, Pjetėr Bogdanit. Filluan presionet nga mė tė ndryshmet.
Disa thoshin se qeveria turke ėshtė e shqetėsuar me vendosjen e kėtij instituti nė njė monument tė trashėgimisė kulturore turke. Ky reagim nė fakt hap dilema shumė tė rėnda. Bie fjala kujt i takon trashėgimia kulturore historike osmane? Kėto tema shfaqen edhe nė situata tė tjera tė ngjashme me problemet qė ndėrlidhen me shpėrbėrjen e perandorive (Austro-Hungareze, Osmane, Sovjetike etj).
Te popujt tjerė qė u ēliruan nga sundimi osman kėto probleme u zgjodhėn pa kurrfarė dilemash. Serbėt i morėn nė kontroll tė gjitha kėto objekte dhe me to bėnin ē'tė donin, por kryesisht i rrėnonin, kėshtjellat, xhamitė, teqetė, hamamet etj. Po kėshtu vepronin dhe grekėt, bullgarėt madje edhe maqedonasit.
Problemet e kėsaj natyre u shfaqėn vetėm kur shqiptarėt tentonin qė t'i shfrytėzojnė kėto objekte nė kushte tė reja. Reagimi ndaj kėsaj ideje kishte tė bėnte me veprimtarinė kombėtare tė Pjetėr Bogdanit (1630-1689), i cili organizoi njė kryengritje pėr ēlirim kombėtar ku merrnin pjesė edhe shqiptarėt myslimanė. Turqit e sotėm ia zėnė pėr tė madhe pse ai deshi ta shfrytėzojė luftėn austro-turke pėr tė arritur qėllimin e tij.
Sidoqoftė, kjo luftė u ndėrpre pėr shkak tė epidemisė sė murtajės (1689). Tėrheqja e ushtrisė austriake krijoi situatė tė re, ku kundėrshtarėt e sundimit osman dėnoheshim me vdekje.
Edhe Pjetėr Bogdani, shkrimtar mė i shquar i letėrsisė sė vjetėr shqiptare, kryepeshkop i Shkupit, doktor i filozofisė, autor i shumė veprave nė mesin e tė cilave shquhet "Ēeta e Profetėve", bartės i shumė titujve tė tjerė tė rėndėsishėm pėr atė kohė, njėri nga pesė shqiptarėt mė tė mėdhenj tė shekullit tė XVI dhe XVII (Gjon Buzuku, Lekė Matrėnga, Pjetėr Budi, Frank Bardhi etj.), tė cilėt hodhėn bazėn e identitetit kombėtar tė shqiptarėve, euriditi mė i madh shqiptar i asaj kohe, nuk lihej i qetė. Autoritetet osmane e ndiqnin hap pas hapi.
Ai vdes nga murtaja mė 1689. Autoritetet osmane, mė 1698 dhjetė vjet pas vdekjes sė tij arrijnė ta zbulojnė varin e tij dhe nė shenjė tė hakmarrjes mbetjet e tija mortore i hedhin nėpėr rrugėt e Prishtinės pėr t'i ushqyer qentė.
Pėr t'i ikur obligimeve tė tjera themeluesit e kėtij instituti bėnė kompromise duke emėruar institutin me terma shpjegues: Institut pėr Trashėgimi Shpirtėrore dhe Kulturore tė Shqiptarėve. Por, as ky kompromis fyes pėr traditė kulturore shqiptare nuk mjaftoi derisa u mor vendimi qė tė dalė nga ky objekt.
Nuk dėshiroj tė hyj nė detaje tė tjera, kush ėshtė fajtor e kush kontribuues, por ėshtė fakt se ky institut nuk u prit mirė nga njė pjesė e vogėl e popullit shqiptar tė cilėt kanė senzibilitet tjetėr identitar, si dhe nga qarqet nacionaliste maqedonase tė cilėt kanė njė pėrvojė tė madhe se si t'i pėrthajnė iniciativat e kėsaj natyre. Nė kėtė rast ata, si edhe me raste tė tjera shkurtuan mjetet financiare dhe drejtori, Ramiz Abdyli, duke parė se nuk ka mbėshtetje dha dorėheqje.
Arsyet e dorėheqjes ai nuk i shpjegon, por e mjegullon duke pėrmendur shkaqet shėndetėsore. Nė raste tė kėtilla detyra e intelektualėve tė mirėfilltė ėshtė dėshmia. Ai, ka pėr detyrė qė t'i shpjegojė pse dėshton njė iniciativė, njė institucion shumė i nevojshėm pėr shqiptarėt e Maqedonisė dhe pėr kulturėn shqiptare nė pėrgjithėsi.
Pjetėr Bogdani ishte ndėr tė parėt qė shkruante me njė gjuhė tė kuptueshme shqipe:
Skupja gjytet perėndeshė,
ndė ranxė tė Lubotenit,
qi regjina Rodopeshė (7)
trajtoj motėr Priserenit.
Tashmė ėshtė bėrė zakon qė tė thuhet se nė Kosovė mbrohet interesi serb, kinez, koreanė, sllovak etj. Askujt s'i bie ndėrmend se aty mbrohet vetėm interesi shqiptar. Po kėshtu edhe me Pjetėr Bogdanin... Vepra e tij ėshtė bazament i kulturės shqiptare.
Ka ardhur koha qė tė gjithė shqiptarėt duhet ta trajtojnė dhe mbrojnė kulturėn si njė vlerė mbi ēdo partishmėri. Me institute tė kėsaj natyre mbrohet bėrthama e veēorisė kulturore tė shqiptarėve si dhe ruhet njė material nga e kaluara jonė qė do t'u shėrbejė gjeneratave tė ardhshme ta kuptojnė vetveten mė mirė...
Krijoni Kontakt