Historine me poshte e degjova sot dhe m'u duk e kendshme si nga ana e shpjegimit ekonomik, por edhe ne sensin filozofik.
Cfare eshte paraja?
Ne oqeanin paqesor gjendet nje ishull shume i vogel, i quajur Jap (YaP), i cili ka terhequr vemendjen e ekonomisteve sepse i pergjigjet nje pyetjeje themelore - cfare eshte paraja?
Ne Jap nuk ka flori, as argjend, por qindra vite me pare eksplorues nga ky ishull zbuluan ne tokat te tjera, gur gelqeror, te cilet i sollen ne ishull me varkat e tyre prej bambuje. Nuk eshte e qarte nese keta gure filluan menjehere te perdoren si para, por pak a shume qe me prezantimin e tyre ne ishull, banoret arriten ne nje perfundim sic kane arritur dhe shoqeri te tjera. Ishte e nevojshme te gjendej nje send qe do i bashkangjitej nje vlere, per te cilin te gjithe do ishin dakort ta perdornin per te paguar per gjerat. Dhe si shume shoqeri, banoret zgjodhen ate send qe ishte me i bukuri (versionin e tyre te "floririt")- per ta perdorur si para. Nje cope monedhe guri gelqeror ishte baraz me nje pasuri te tere, qe nuk perdorej per shpenzimet ditore, por per dicka te kushtueshme sic ishte psh paja e vajzes, apo nese dikush ndodhej ne veshtiresi ekonomike per shkak te humbjes se te korrurave dhe e perdorte per te dal nga kjo situate. Nje e vecante e kesaj monedhe ishte pesha shume e rende e saj. Nje cope mund te peshonte me shume se nje makine. Si perfundim kjo monedhe shume shpejt kaloi ne forme abstrakte, ne faktin se shume shpesh kjo "pasuri" nuk levizte nga vendi. Psh nese dikush e zoteronte dhe paguante nje tjeter me nje cope (monedhe) te madhe guri qe gjendej ne cep te fshatit, guri nuk levizej, por te gjithe e dinin qe tani guri i perkiste dikujt tjeter. Akoma edhe me abstrakt u be shkembimi, kur sipas gojedhenave, ne nje nga udhetimet e eksploruesve per shkak te stuhise ata humben nje gure gelqere shume te madh, i cili ra ne fund te oqeanit. Varketaret u kthyen ne ishull dhe iu treguan se cfare kishte ndodhur. Dhe te gjithe banoret vendosen qe ai cope guri ne fund te oqeanit te ishte perseri i vlefshem si monedhe. Keshtu, edhe sot e kesaj dite kete gure/monedhe i perket dikujt, edhe pse asnjeri nuk e ka pare per me shume se 100 vjet.
Ky sistem pagese eshte shume i njohur per ne, thote Fitzgerald (nje antropologjist, ekspert per kete ishull, qe punon ne Universitetin e North Carolina) Kur futemi ne internet dhe paguajme faturat, cfare ndryshon vertet ne bote? Disa numra zhvendosen nga llogaria juaj bankare ne llogarine e kompanise, faturen e se ciles po paguani. Me pak fjale, ajo shume "monedhe guri" qe gjendet ne fund te oqeanit dhe iu perkiste juve, tani kalon ne perkatesi te kompanise
Ekonomisti Milton Friedman e trajton gjeresisht kete sistem te Japit, duke e krahasuar me standartin e sistemit te floririt ne sistetim tone monetar.
Permbledhur nga
http://www.npr.org/blogs/money/2010/...-money?sc=emaf
Krijoni Kontakt