Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511

    Pacolli më i preferuari në Kosovë, Berisha ndër shqiptarë



    Pacolli më i preferuari në Kosovë, Berisha ndër shqiptarë

    Fushata parazgjedhore edhe nëpërmjet facebook-ut


    Partitë politike në Kosovë për në fushatën zgjedhore po e shfrytëzojnë edhe facebook-un, ndërsa prin Berisha e Pacolli, e pasur nga Lila, të tjerët kanë për dhjetëra herë më pak ithtar.

    Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli prin sa i përket fansave në internet në Kosovë, ndërsa kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, është më i preferuari në botën shqiptare. Por, kjo diferencë sa vjen e ngushtohet, dhe brenda një kohe të shkurtër mund të ndodhë që përkrahësit e z. Pacolli, t’ia tejkalojnë atyre të liderit Berisha, dhe që miliarderi nga Kosova të bëhet më i preferuari në botën shqiptare. Këto të dhëna dalin jo nëpërmjet ndonjë sondazhi, por operatorit virtual, facebook.

    Kryeministri Berisha aktualisht ka 40 mijë përkrahës virtual në facebook, ndërsa ndjeket nga z.Pacolli me 39.845 fansa. Këta të dy ndiqen nga afër prej zëvendëskryetares së AKR-së, Mimoza Kusari Lila, e cila gati ka shkelur shifrën prej 39 mijë adhuruesish. Në fakt kjo treshe jo vetëm përbën kreun, por përbën diferencë të pakrahasueshme ndër politikanët shqiptarë dhe thuaja askush nga politikanët nuk përbën aktualisht kërcënim për këtë treshe.

    Ndërsa, sa i përket subjekteve politike, prin bindshëm nisma qytetare, Lëvizja “Vetëvendosje”, e cila kryeson me 65.273 fansa në të gjitha trojet.



    Rasti Obama

    Derisa rrjeti social i komunikimit Facebook shënon rritje në mbi 500 milionë klientë në mbarë botën, ai tashmë i ka kaluar kufijtë e një rrjeti që shërben vetëm për qëllime komunikimi mes miqve, pasi që tashmë ky rrjet zë përdorim në çdo sferë të jetës.

    Duke qenë se shpikja dhe përdorimi i tij filloi në SHBA ku për një kohë të shkurtër arriti numër rekord të përdoruesve, ndërsa që mundësitë që ky rrjet ofron janë bukur të mëdha, sidomos në fushën e komunikimit dhe propagandës gjë që ra në sy të ekipit, i cili po menaxhonte me fushatën e presidentit aktual Barack Obama, të cilët filluan menjëherë që ta shfrytëzojnë në maksimum këtë rrjet, i cili llogaritet se ka meritat e veta për fitoren e Obamës ndaj MCain-it.

    Pasi që fushata kishte nisur qysh më herët pra gjatë betejës interne me sekretaren aktuale ta shtetit Clinton kundër Obamës,ishte mu rrjeti Facebook dhe faqja e fansave të Obamës e përbërë prej miliona fansash vendi ku publikoheshin takimet e Obamës me përkrahësit e tij, po ashtu publikoheshin edhe mesazhet politike, të cilat këtu (facebook) si askund tjetër kishin efektin e vet pozitiv duke qenë se kryesisht ky rrejt përdorej prej rinisë e që në SHBA njihen si shtresë që shumë pak i përcjellë programet politike e inofrmative neper televizionet amerikane dhe mu përmes facebook-ut ekipi i Obamës kishte gjetur mënyrën e duhur të komunikimit me të rinjtë, të cilët si asnjëherë më parë u mobilizuan dhe dhanë kontribut të madhe në fitoren e Obamës.

    Shtrirja e Facebook-ut pati jehonë të madhe nëpër botë, ku tashmë si mediumet, si kompanitë si sportistet aktorët, publicistët komunikojnë dhe përçojnë mesazhet e tyre tek fansat apo thjeshte tek përdoruesit e facebook-ut.

    Rekordi me 40 mijë përkrahës

    Arbër Geci kandidat për deputet në parlamentin e Republikës së Kosovës, konsideron se kjo është e ndryshueshme varësisht nga liderët e partive politike .“Unë flas në këtë rast për Begjet Pacollin, i cili mban kontakte të vazhdueshme përmes facebook-ut me simpatizantët dhe me qytetarët e AKR-së, shkëmbejnë mendimet komente dhe kështu konsideroj se krijohet një afërsi me elektoratin e AKR-së”. Ai thotë se Pacolli është mjaft përpara në përdorimin e teknologjisë dhe mundësive nëpërmjet internetit.

    Për AKR-në konsideroj që është një grup shumë i madh i të rinjve të zgjedhur si militantë të AKR-së, në baza të vullnetit në mënyrë të vazhdueshëm japin informacione për AKR-në, pra është një grup vullnetarësh që nuk janë grup i angazhuar nga AKR-ja. Ai shtoi se web faqja e Pacollit, facebook-u ka rreth 39.845 përkrahës. Është evidente se qytetarët e Kosovës e shohin si shpresë Pacollin dhe AKR-në, për të ardhmen e shtetit të Kosovës.

    Dialogu me qytetarët është kthyer tashmë në një trend. Naser Rugova thotë se facebook-u, ka shtrirje të madhe në Kosovë pjesa dërmuese e politikanëve në Kosovë e kanë facebook-un, “ndërsa, unë personalisht komunikoj me shokët dhe miqtë e përkrahësit e mi dhe ditëve të fundit, sigurisht që shohim edhe debate në internet edhe marketing të subjekteve politike dhe e konsideroj si legjitim, sepse është një nga mjetet e komunikimit, e shkëmbimit të ideve, informacioneve apo të jetë ndonjë ofertë zgjedhore që të dalin në zgjedhjet e parakohshme 12 dhjetorit”. Ai thotë se ka një profil personal, i cili ka tejkaluar 5 mijë përkrahës, ndërsa ka dhe profile tjera nga mbështetësit e tij, i cili ka kaluar 1000-shin. Ai shtoi se nga kërkesat e shumta të përkrahësve ka hapur dhe një faqe tjetër ku dhe aty numri është i madh i mbështetësve. Ndërsa sa i përket liderit kryesor të LDD- ai ka një profil në facebook, i cili është i administruar nga të rinjtë e Forumit Rinor të LDD-së.

    Arben Gashi nga partia e LDK-së thotë se lideri i kësaj partie Isa Mustafa, nuk ka një faqe të tillë personale, dhe se faqe të tilla mund të ketë vetëm nga përkrahësit e LDK-së. Ai gjithashtu thotë se nuk janë në dijeni se sa kanë adhurues partitë tjera politike sepse nuk kanë bërë as një lloj analize. Edhe Puhie Demaku, facebook-un e konsideron si një vegël për të bërë fushatë e cila është njëra prej mjeteve e cila përdoret më së shumti nga të rinjtë, prandaj edhe FER-i ka hapur një adresë të tillë: “Në fillim të regjistrimit të partisë e kemi hapur faqen e facebook-ut, e cila administrohet nga disa persona brenda partisë, përpunohet me materiale dhe informacione të ndryshme për ti mbajtur në dijeni të gjithë adhuruesit e partisë FER. Andaj kjo faqe është e vetmja që ka FER-i mund të ketë tendenca që të krijohen, mirëpo janë të pakët ata të cilët kanë krijuar profile të rrejshme për keqpërdorim faqes sonë.

    Ajo theksoi se facebook-in FER-i nuk e shfrytëzon për fushat por për t’i informuar përkrahësit e gjithashtu edhe për intervista të cilat janë zhvilluar nga mjetet e ndryshme të informimit. Ndërkohë që ne konsiderojmë që facebook-u është një vegël e cila duhet të shfrytëzohet sepse është shumë aktuale tek të rinjtë e Kosovës dhe jashtë Kosovës. “Sipas Demakut numri i përkrahësve në facebook, ka arritur mbi 19 mijë. Erzen Zaniqi aktivist i lëvizjes Vetëvendosje tha se e përdorim facebook-un, dhe kemi mbi 60 mijë përkrahës që e vizitojnë profilin e tyre dhe se kjo Lëvizje për shkak të mundësive të vogla që ka është orientuar në mënyrat alternative të komunikimit me opinion, “sigurisht që po bëjmë fushatë përmes facebook-ut të gjitha tubimet dhe të gjitha aktivitete postohen rregullisht në facebook, ndërsa ne nuk kemi pasur ndonjë sfidë të veçantë.”

    Edhe nënkryetari i AAK, Ahmet Isufi, e ka faqen e facebook-ut, ai tha se e përdor facebook-un në një masë të caktuar dhe normalisht që do ta përdorë edhe për fushatë zgjedhore.

    Lobimi i z.Pacolli

    Shembulli i liderit të AKR-së Behgjet Pacolli, është i veçantë edhe për faktin se ai u mundësoi fansave të tij, fushatën lobuese për të sjellur njohje për Kosovën përkrahësit e tij kanë mundur ta ndjekin vazhdimisht përmes rrjetit facebook duke komunikuar drejtpërdrejt me vet zotin Pacolli, i cili njihet si fort i shkathet në përdorimin e internetit dhe vetë aparateve të komunikimit masiv, që e zëvendësojnë apo ndërmjetësojnë në komunikimin në internet, si IPodëve, Ifonëve, etj...

    Shtresa që kryesisht e përdorin rrjetin e facebook-ut shquhen gjeneratat e reja pa përjashtuar edhe moshën mesatare gjë që të bën të besosh së politikanët apo subjektet që e përdorin facebookun apo rrjetet tjera sociale kryesisht gëzojnë simpati tek gjeneratat e reja, ndërsa sa reale është përkrahja virtuale, politikanët do ta vërtetojnë gjatë zgjedhjeve që do të mbahen. /BotaSot/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dolce_Angelo
    Anëtarësuar
    25-11-2010
    Vendndodhja
    Long Island NY
    Postime
    256
    Berisha mundet me qen me i preferuari ne Shqiperi , po Pacolli ne Kosove kurrsesi shum larg osht.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po qfar pacolli,a jeton ti ne kosove a ne rusi,mos e ke perzi kosoven me rusin se ne rusi eshte i popullarizum,se ne kosove se njeh kush perveq asaj mimoza kusari

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dolce_Angelo
    Anëtarësuar
    25-11-2010
    Vendndodhja
    Long Island NY
    Postime
    256
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Po qfar pacolli,a jeton ti ne kosove a ne rusi,mos e ke perzi kosoven me rusin se ne rusi eshte i popullarizum,se ne kosove se njeh kush perveq asaj mimoza kusari
    Pacolli me te preferuarit eshte larg se preferon kush vetem ata qe i ka mare ne parti sa per tu pasuru , si p.sh Mimoza Kusari per at qellim ajo eshte ne AKR

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Labin Kurti Esht Lideri Me I Preferuari Ne Kosove Ne Shqiperi Berisha Noshta Kurse Pacovi Ne Kazikestan

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511
    Ngushëllime!

    Vizitoni facebook-ut dhe shihni mbi 40 mijë fansa gjë të cilën liderët e juaj u nevojiten vite për t'a arritur. Jo të gjithë mendojnë sikur ju. Përpara Behgjet Pacolli presidenti i ardhshëm i republikës së Kosovës.



    Behgjet Pacolli Miqte e mi, ju ftoj te gjitheve neser ne oren 10.00 ne Bashkesine Islame, gjithashtu ne Sheshin 21, ora 11.00 ne Prishtine ne takim me artistet e Kosoves, ndersa ne oren 15.00 jeni te ftuar te merrni pjese ne takimin permbylles te fushates zgjedhore ne Sallen e Kuqe, Pallati i Rinisë – Prishtinë.
    Shpresoj te ju takoj te gjitheve

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Po qfar pacolli,a jeton ti ne kosove a ne rusi,mos e ke perzi kosoven me rusin se ne rusi eshte i popullarizum,se ne kosove se njeh kush perveq asaj mimoza kusari
    jo more xhavit aga daci i yt eshte ma i preferuari ne shqiperin etnike haaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    jo more xhavit aga daci i yt eshte ma i preferuari ne shqiperin etnike haaaaa
    A me fal bastri pllana se nuk e kam dit qe ju e kini jaran pacollin,se kogja do tendera i keni nda zbashku,ani zagarica e thaqit ani veq qdo gje e ka nje fund,dhe fundi i juaj ka me qen spektakular.
    Une nuk jam adhurues i dacit oj zagaric,po e qmoi titullin qe ka sepse te jesh antar i akademis amerikane nuk eshte pak,e lideri yt antar i analfabetve.A e nive kur tha:
    Pershendes ministrat pershendes edhe kryministrin,po ju ja kini nis me fol vetemeveti,e qka ka me ju gjet ky eshte veq fillimi

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Kush e paska maru kete rrene taze?begjet rusi ma i preferuari nashta ne rusi edhe ni pjese te hajvalise,se ne kosove kurr JO.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga B.C.B Lexo Postimin
    Kush e paska maru kete rrene taze?begjet rusi ma i preferuari nashta ne rusi edhe ni pjese te hajvalise,se ne kosove kurr JO.

    Hajvalia sja fute as njanit ase Llapit ase Drenices e/as Dukagjinit dhe ket ju e dini se ne hajvali hani rrehe si qete dhe po ashu hajvalia esht i vetmi rajon i prishtines ku bandat e thaqit e te ramushit nuk guxojne as mej ra andej pari

    Gjithashtu hajvalija gjat kohes se luftes ka qen i vetmi vend qe njerzt nuk i kan leshuar shtepit e tyre si ju te Drenice te Llapit e te dukagjinit qi ja therrt per shqipni e per maqedoni dhe plus pozita e hajvalis ka qen ne mes te dy kazermave nder me te medhat te ushtris serbe dhe prap njerzit kan qendru ne shtepit e tyre

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •