
Postuar mė parė nga
kthetrat
Unė e Selami nuk kthehemi nė SHBA, do hyjmė nė PD
.E enjte, 09 Dhjetor 2010 13:09 . Mimoza Ferraj dhe eduart selami dje ne tirane (majtas) dy protagonistet gjate levizjes se dhjetorit
.
Ferraj, e cila ėshtė njė nga nismėtaret e krijimit tė PD-sė dhe qė prej 18 vjetėsh jeton nė SHBA, thotė se ish-kreu i PD-sė, Eduard Selami, nuk do tė kthehet mė nė Amerikė, por do tė pėrfshihet nė jetėn politike. Themeluesja e PD-sė kėrkon qė sė bashku me Selamin tė rikthehen nė PD, por nuk pėrjashton asnjė mundėsi tjetėr pėr tė bėrė politikė. Erdhėm bashkė nga Amerika pėr tė njėjtin qėllim. Nuk kemi pėrcaktuar detaje. Duam ti japim shpejtėsi mė tė madhe demokracisė, tė bashkėbisedojmė me doktor Berishėn dhe tė flasim hapur me tė. Tė bisedojmė si tė pėrshpejtojmė demokracinė, thotė Ferraj. Nė kėtė intervistė, protagonistja e Lėvizjes sė Dhjetorit tregon pėr zhvillimet nė datėn 8 dhjetor, 20 vjet mė parė. Ajo flet pėr takimin me ish-kryeministrin e kohės, Adil Ēarēani, por edhe pėr zhvillimet e atij dhjetori nė krijimin e Partisė Demokratike. Duke besuar nė hapjen e PD-sė ndaj saj dhe Selamit, por edhe shumė prej dhjetoristėve tė tjerė qė sot nuk janė nė Partinė Demokratike, Ferraj shprehet se: Sė bashku me tė tjerėt qė kemi ardhur, si Eduard Selami por edhe shumė tė tjerė, nėse doktori na mbėshtet, do tė pastrojmė qelbėzimin nė PD.
Zonja Ferraj, si sot 20 vjet mė parė nisi lėvizja e Dhjetorit. Ju keni qenė njė nga aktivistet e kėsaj lėvizje. Mund tė na kujtoni diēka pėr 8 dhjetorin?
8 dhjetori ishte pasojė e njė takimi qė patėm me njė pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Transportit, nė nėntor tė atij viti. Ne ishim nė degėn e Inxhinierisė e Transportit dhe na lajmėroi pėr takimin Janulla Majko, nėna e Pandeli Majkos, tė cilėn e kishim sekretare. Kam njė respekt tė jashtėzakonshėm pėr tė. Na tha se nė orėn 10.00 duhej tė ishim nė sallėn e rektoratit, sepse do flisnim pėr tė ardhmen tonė, meqenėse ishim nė vit tė fundit. Pra, do tė na fliste pėr hapėsirat tona, qė do tė kishim. U mblodhėm nė kėtė sallė dhe pėrfaqėsuesi i ministrisė bėri njė parashtrim, se cilat do tė ishin hapėsirat tona si brez. Filloi tė fliste se qeveria shqiptare ka lejuar qė tė shfrytėzohet toka, ajri dhe deti. Na shpjegoi se Partia e Punės ka bėrė gabim qė i ka mbyllur, sepse ne nuk e kemi shfrytėzuar anėn ekonomike, por qeveria ka ndryshuar mendje dhe do tė hapė transportin me botėn e jashtme, pra atė rrugor, detar dhe ajror. D.m.th., qė ne kemi qenė budallenj, qė nuk kemi marrė taksat mė pėrpara dhe tani do ti marrim kėto taksa dhe do tė zhvillojmė ekonominė. Ju do tė jeni brezi i parė qė do ta ndjeni kėtė ndryshim dhe kėtė lloj fryti ekonomik, kėshtu na tha. Asnjė student nuk reagoi dhe unė isha e vetmja qė fola. I thashė: - Si mund ti jepni ju mjetet e transportit, mjetet qė nuk i kemi si mjete tokėsore, ajrore e detare, kur ne nuk kemi lirinė e fjalės, lirinė politike dhe fetė? Kjo ishte kontradiktore. I thashė tė na sqaronte nėse ne do e kalojmė kufirin. Ai na tha se kishte ardhur aty vetėm pėr transportin, ndėrsa pėr pjesėn politike duhet ti drejtoheshim ministrave pėrkatės. La sallėn mė pas dhe studentėt gumėzhinė. Dolėm dhe ne jashtė. Shokėt e shoqet mė thanė: Ty Moza, do tė tė arrestojnė. U thashė qė nuk do tė mund tė mė arrestojnė dot. U thashė, hajt tė bėjmė kėrkesėn pėr tė takuar ministrat dhe tu kėrkojmė qė pse do u japin liri vetėm mjeteve dhe jo neve. U mblodhėm nė grup dhe bėmė kėrkesė pėr tė bėrė takim me kryeministrin Adil Ēarēani. I kėkruam direkt ministrit pėr tė mos na anashkaluar, sepse ēdo ministėr do tė na anashkalonte. Dhe ēuditėrisht kėrkesa u pranua. Takimi do tė bėhej me Adil Ēarēanin.
Ku u takuat me Adil Ēarēanin?
Kryeministri Adil Ēarēani erdhi me njė grup ministrash, madje me komplet kabinetin. Erdhi nė godinėn 11-12, nė sallėn e televizionit, nė tė njėjtėn godinė ku jetoja unė. Isha me profesor Bashkim Baollin, nė lidhje me njė projekt. Mė lajmėrojnė se ata kishin ardhur. Marr biēikletėn e profesorit, sepse ne si studentė kishim vetėm tollonin e mensėn. Nuk kishim asgjė. Marr biēikletėn e tij tė vjetėr, me hekur nė mes dhe i ngjitem Qytetit Studenti. Salla ishte plot dhe Adil Ēarēani ishte ulur nė krah me Skėnder Gjinushin. Nė fund tė sallės ishin vėllezėrit, kalecat ose spiunėt e Sigurimit. Shkoj atje dhe studentėt filluan tė mė thėrrasin. Qėndrova nė kėmbė nė fund tė sallės. Dėgjova shokėt dhe shoqet qė ankoheshin pėr anėn ekonomike, qė skishim pėr tė ngenė, drita, ujė pėr dush e xhama tė thyer nėpėr godina. Ndėrhyra nė fund dhe kėrkova tė flisja. Ēarēani me dha lejen pėr tė folur dhe mė kėrkoi emrin. I thashė qė tė jap emrin me mbiemėr dhe vajzė e kujt jam. Ia thashė kėtė qė tė mos manipulonin, duke mė thėnė vajzė ballisti. Jam Mimoza Ferraj, e bija Remzi Ferrės, komandant i Brigadės sė Pestė dhe jam nė tė njėjtėn pozicion nė klasė politike. Gjinushi mu drejtua duke mė thėnė qė tė matem mirė para se tė flas. Iu drejtova zotit Adil dhe ministrave, duke u thėnė se problemi ynė kryesor nuk ėshtė ekonomik, por ėshtė politik. I thashė se ne jemi tė zhgėnjyer nga politika e PPSH-sė dhe se kjo parti nuk do tė mbante pėrgjegjėsi vetėm pėr brezin tonė, por dhe pėr brezin qė do tė lindnim ne, sepse me jetėn qė bėnin femrat shqiptare nuk do tė ishin nė gjendje tė prodhonin brez tjetėr. Unė personalisht nuk do tė bėja fėmijė qė ti shėrbente kėtij pushteti, i cili ishte qelbur si peshku nga koka. Skėnder Gjinushi u mundua tė mė trembte me gjeste e veprime, e mė pas edhe me fjalė. Iu drejtova atij dhe i thashė qė babai im ka qenė partizan nė Brigadėn e Pestė Sulmuese, bashkė me nėnėn e tij, por ndryshimi im dhe i tij ishte i madh, gruaja jote e ka takėn elegante 7 pond. Sistemi politik nė funksion, nuk ėshtė nė gjendje tė sigurojė asnjė kėrkesė ekonomike, se problem jeni ju. Skėnder Gjinushi mė tha direkt se e di ēfarė tė bėj apo jo? Unė isha nė radhėt e fundit, ngaqė erdha me pak vonesė dhe mbrapa kisha njė kalec (polic), qė mė afroi gjoksin e tij dhe ndjeva diēka tė fortė. Iu drejtova Adil Ēarēanit dhe i them ta largojė nga salla kalecin me automatik poshtė pardesysė, se nuk mė tremb. Salla buēiti pa ndaluar emrin tim. Mbledhja mbaroi me premtimin se ēdo gjė do tė realizohej pėr 15 ditė, sa i pėrket anės ekonomike. Salla gumėzhiti dhe ata ikėn. Kjo ishte dreka nė datėn e 8 dhjetorit, ndėrsa nė orėn 7 pasdite erdhi nė godinė dhe mė takoi Azem Hajdari.
Aty e njohėt Azemin?
Po, aty e njoha, kur erdhi tė mė takonte dhe mė tha se ēfarė tė bėjmė, Labja ime?. I thashė qė ata nuk bėjnė asgjė dhe duhet tė ngrihemi nė demonstratė. Ata mė vonė qėllimisht i fikėn dritat nė Qytet Studenti. Dhe ne u ngritėm nė demonstratė pastaj tek Sheshi i Demokracisė.
Jeni shprehur se ka pasur edhe dhunė, madje qė edhe vetė keni qenė viktimė e dhunės sė policėve.
Po, sigurisht. Kanė dashur tė na eliminojnė fizikisht. Nė takimin me Ramiz Alinė, jam e vetmja qė flas pėr dhunėn. Ramiz Alia na thotė se ka tė dhėna, se policia nuk ka qėlluar. Unė i thashė qė ujku jam unė, ēfarė gjurmėsh kėrkon. I thashė qė kam rėnė pa ndjenja nga dhuna. Mashtroi duke thėnė se ska pasur dhunė e tė vrarė, por ne na janė vrarė dy shokė. Nė kėtė takim, unė i kėrkova njė Parti Studentore.
Tek krijimi i PD-sė, nė shtėpinė e Gramor Pashkos, filluat programin. A mund tė na thoni diēka mė shumė pėr kėtė ditė?
Ne i thoshim shtėpisė sė tij, lokal pa para.
Kush ka qenė pjesėmarrės aty? Ndonjė personazh tjetėr qė nuk e njohim? Po Edi Ramėn, e keni njohur nė lėvizje?
Jo, Edi Rama nuk ka qenė. Duhet tė dimė se Ramiz Alia caktoi edhe njerėzit e vet brenda lėvizjes. Kishte grupin e tij. Pėr shembull, njė ndėr ta ishte edhe Pandeli Majko. Ai u bė pjesė nė 30-shen tek takimi me Ramizin, sepse mu lut e ėma e tij, pėr tė cilėn kisha shumė respekt. Atė nuk e pranonin studentėt, sepse e nuhasnin se i kujt ishte. Kur u bė pėrzgjedhja e studentėve pėr te Ramizi, Majkon nuk e donin, por pėr respekt tė nėnės sė tij, sepse na trajtonte shumė mirė si studentė, e pranuan. Ishte njė nėnė madhėshtore. Ajo mu lut dhe i thashė Azemit dhe Arben Imamit qė Majko tė vinte. Ata mė thanė se mund tė vijė, por tė mos flasė tek takimi me Ramizin. Dhe ai nė fakt nuk foli nė takim.
Po ky grup i 30 studentėve tek takimi me Ramizin, si u krijua, krejt rastėsisht, apo u bisedua me studentėt?
U bė nė mėnyrė demokratike. Secili propozonte, por bėrthama ishte nė atė takim. Tė tjerėt ishin si mbushje. Disa ishin tė grupit tė Ramiz Alisė. Aty ishin tri grupe. Njė grup rrinte kot, ndėrsa njė grup ishte i dhėnė me zėmėr pėr demokracinė dhe njė grup i Ramizit. Dua tė them qė kur shkuam tek Ramizi, ai kujtoi se ne do krijonim njė shoqatė, por u detyrua tė pranonte pluralizmin politik. Nuk donte ti lejonte partitė. Nuk kishte ndėrmend tė bėnte parti tė dytė, por u detyrua nga ne.
Ka pasur ndonjėherė takim tjetėr me Ramiz Alinė?
Ka pasur, por jo me ne. Ka pasur grupi i tij. Nga intelektualėt ai ka pasur edhe Edi Ramėn dhe doktor Berishėn. Por ndryshimi i tė dyve ėshtė se doktor Berisha u bė me ne. Ai bėri tė kundėrtėn dhe nuk zbatoi ato qė i tha Ramizi. Berisha na ndihmoi qė nga plagėt, e deri pėr nxjerrjen e 30 studentėve qė ishin arrestuar. Ai u bashkua me anėn tonė politike. Kur ne ishim tė plagosur, Edi Rama kėrcente Rok e Roll atė natė. Jam e bindur pėr kėtė.
Kthehemi edhe njėherė tek programi dhe shkrimi i tij. Kush ishte aty?
Aty ishte Aleksandėr Meksi, Armen Imami, Gramoz Pashko, Azem Hajdari e shumė tė tjerė. Mbaj mend qė erdhi edhe Eduard Selami. Ai mė kapi pėr krahu tek korpusi, duke mė thėnė se: kam kartėn e Helsinkit dhe dua tju ndihmoj tek programi. I thashė menjėherė po, pasi u kėrkoja pedagogėve tė tjerė tė vinin, por ata refuzonin, kishin frikė. Eduard Selami kėrkoi vetė tė vinte atje. U nisėm dhe shkuam tek shtėpia e Pashkos. Aty erdhi doktor Berisha.
Tashmė keni ardhur nė Shqipėri sė bashku me Eduard Selamin. Keni lėnė disa takime. 18 vjet pasi keni ikur nė SHBA, keni menduar tė ktheheni pėrfundimisht nė Shqipėri?
Po, pėrfundimisht.
Do pėrfshiheni nė jetėn politike?
Po, do pėrfshihem.
Nė Partinė Demokratike?
Po. Nė fakt ka dy alternativa. Qėllimi im ėshtė qė kėto elementė, tė cilėt janė arritur qė nga demokracia nga viti 1900, tė pėrshpejtohet mė tej. Ka arritje, sepse asfalti ka shkuar nga Vermoshi nė Konispol. Nėse i arrijmė pa qenė nė politikė, jemi tė nderuar. Nuk e kam qejf politikėn, por nė qoftė se duhet pjesėmarrja ime nė politike pėr tė shtyrė demokratizimin kėtu ku ka ngecur, do ta bėj. Nė politikė nuk futem pėr tė mbushur xhepat e mi, siē kanė bėrė tė tjerėt qė kanė mbushur bankat, sepse vetė personalisht kam njė status ekonomik.
Mendoni se do tiu mirėpresė PD-ja sot?
PD-ja qė ėshtė sot, ėshtė PD-ja qė nuk duhet tė jetė. Duhet tia lėmė kohės. Dėshira ime ėshtė tė kthehem nė PD, sepse ajo ka qenė PD-ja ime ku kam kujtimet e Azemit, Arbenit, Doktorit etj., dhe nėse ėshtė rrezuar pak dhe i ka hyrė qelbėzimi, dėshiroj qė me ndihmėn e Doktorit, ta ēojmė atje ku ishte. Nuk jam nga ata qė bredhin majtas e djathtas. Nėse sė bashku me tė tjerėt qė kemi ardhur, si Eduard Selami, por edhe shumė tė tjerė, nėse doktori na mbėshtet tė pastrojmė qelbėzimin nė PD.
Pamė tek promovimi i librit tė Aleksandėr Meksit shumė prej themeluesve. Nė rast se PD-ja nuk hapet ndaj jush, Eduard Selamit etj., shikoni si alternativė krijimin e njė partie tjetėr?
Qėllimi im ėshtė tė vazhdojmė rrugėn e demokracisė. Unė do tia arrij qėllimit, do ta shohė koha. Nuk i dimė ende rrugėt, por do tia arrijmė. Unė kam dy kombe dhe dy shtetėsi, Shqipėrinė dhe Amerikėn. Ashtu si zemra qė ka dy barkushe. Tė dyja i kam nė vend tė parė. Nėse njė njeri mund tė jetojnė pa njė barkushe, unė nuk jetojnė dot pa tė dyja. Demokracinė qė gjeta nė Amerikė, dua ta shoh edhe nė Shqipėri dhe u them tė gjithėve tė kthehen nė Shqipėri, pėr tė rikthyer demokracinė.
A ka ndonjė projekt Eduard Selami nė kėtė kthim?
Erdhėm bashkė nga Amerika pėr tė njėjtin qėllim. Nuk kemi pėrcaktuar detaje. Duam ti japim shpejtėsi mė tė madhe demokracisė, tė bashkėbisedojmė me doktor Berishėn dhe tė flasim hapur me tė. Tė bisedojmė si tė pėrshpejtojmė demokracinė.
Ėshtė kthyer pėrfundimisht edhe Selami nė Shqipėri?
Po, dhe ai ėshtė rikthyer.
PANORAMA
Krijoni Kontakt