Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 62
  1. #1

    Tronditet Greqia, 40-vjeçari shqiptar përdhunon e më pas vret vogëlushen bullgare

    Reni Trajkova që ju shihni në foto, ishte shpallur e zhdukur në orën 01.30 të ditës së Diel 22 Gusht 2010. ajo u gjet e vdekur sot në orën 05.05 të mëngjesit. Reagon kryebashkiaku: E njihnim për njeri të mirë. Rrëfimi i të dyshuarit dhe hetimet e policisë. Lexoni raporton e plotë të korrespondentit të NOA

    Tripoli, Neohori, Greqi, 23 Gusht 2010 NOA – Një tjetër krim i shëmtuar seksual ka tronditur sot Greqinë.

    Një ditë pasi u zbulua një plak pervers grek që abuzoi seksualisht me një 6-vjeçare shqiptare, sot u gjet trupi i një vogëlusheje bullgare që policia tha se është përdhunuar e më pas vrarë nga një 40 vjeçar shqiptar.

    Vajza 11-vjeçare bullgare Reni Trajkova, u gjet e vdekur sot në Neohori, pas dy ditësh që ishte shpallur si e humbur në lokalitetin Eleohori në Arkadia.

    Zyrtarisht, Policia e Greqisë, tha: “Shtetasi shqiptar 41 vjeçar i mbërritur në Greqi në vitin 1996 me qëndrim të rregullt dhe banim me familjen e tij prej 10 vitesh ne Neohori, u arrestua pasi ka vrarë vajzën 11 vjeçare me shtetësi bullgare Reni Trajkova ardhur në Greqi në tetor të vitit 2009 me banim në Neohori - Tripoli, ku më herët e ka përdhunuar atë”.

    Policia ka shtuar se pasi të Dielën e mitura u shpall e humbur,e u kryen kërkime me qen dhe forca speciale por pa mundur ta gjejnë atë.

    ***
    Trupi i të voglës bullgare Reni Trajkova, u gjet i pajetë sot në 05.05 të mëngjesit në arën që ndodhet disa qindra metra larg shtëpisë së saj dhe ishte plotësisht e zhveshur.

    “Reni Trajkova u gjet e vdekur në Neohori pas rreth 48 orë kërkimesh. Ajo ishte keqtrajtuar seksualisht dhe nga ekspertiza e bërë del se mbi të është ushtruar marrëdhënie seksuale. Nga hetimet rezulton se kemi të bëjmë me një vrasje. Autor i krimit është një shtetas shqiptar, 40 vjeç, emigrant me qëndrim të rregullt”, - deklaruan burime zyrtare nga Policia e Greqisë.

    Ata shtuan se “autori i krimit u arrestua në kushtet e flagrancës. Ai e pranoi se kishte vrarë vajzën 11 vjeçare dhe ka deklaruar se arsyet sentimentale e shtynë të kryejë vrasjen që mësohet të jetë bërë me mbytje”.

    “I dyshuari pranoi se e kishte marrë vajzën e vogël në makinën e tij, një autoveturë me pretendimin se do ta çonte në shtëpinë e tij. Por në rrugë e sipër e ka ndalur automjetin në një arë disa qindra metra larg banesës së vajzës. Aty e ka përdhunuar vajzën brenda makinës dhe pastaj e ka mbytur te një pus aty afër”, - detajoi Policia e Greqisë.

    I dyshuari, jeton prej 14 vjetësh në Greqi, në Neohori dhe është baba i një fëmije, djalë 7 vjeçar.

    Sakaq, i shtangur nga ngjarja ka mbetur kryetari i Bashkisë së Neohori i cili shkoi në vendin ku u gjet kufoma: “E njihnim 40-vjeçarin. Jam i shtangur dhe i shokuar nga kjo që po mësoj. Ai ishte i dashur me të gjithë dhe ne e donim fort. Me këtë që ka bërë, dheu ynë nuk do ta tresë”.

    n.s/r.n/NOA
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin

    Si ta kuptoj une kete,mbas 48 oresh u kap ne flagrance per ndjenja sentimentale?
    Dhe kam njerezit e mi...pikerisht ne Tripoli.
    Kur ti pyes do ta jap dhe pergjigjen,aq sa dine ata!

  3. #3
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    E po keta kafshet .... s'guxojme te hapim forumin/gazetat.... si nuk na zune syte nje lajm te mire njehere?!

    Fatkeqesi per ate vajzen e vogel, fatkeqesi per familjen e ketij kafshes.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  4. #4
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Ku eshte ai Smth Pathetiku. LOL
    e shef c'a behet, akoma do vazhdosh te besosh boten ? E ka perdhunuar, e ka vrare me pas. Kafsha!!

  5. #5
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Ca ka te ngjashme kjo me ate ngjarjen e pare?
    Ky ishte total stranger , i cili e piketoi vajzen ne rruge . Kaq .
    Si adoleshte e re qe ka qene ajo , do e kete genjyer ky kafsha .

    Aty s'thuhet gjekundi qe familja e vajzes paska derguar 40 vjecarin per te piketuar vajzen . Nuk eshte njesoj 70 vjecari me 6 vjecaren dhe 40 vjecari me 11 vjecaren.

    Sa e leshte qe je sinqerisht e kam.

  6. #6
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Ca ka te ngjashme kjo me ate ngjarjen e pare?
    Ky ishte total stranger , i cili e piketoi vajzen ne rruge . Kaq .
    Si adoleshte e re qe ka qene ajo , do e kete genjyer ky kafsha .

    Aty s'thuhet gjekundi qe familja e vajzes paska derguar 40 vjecarin per te piketuar vajzen . Nuk eshte njesoj 70 vjecari me 6 vjecaren dhe 40 vjecari me 11 vjecaren.

    Sa e leshte qe je sinqerisht e kam.
    spo them qe jane te ngjashme, po njeriu behet me vigjilent kur degjon e shef me c'a lloj lloj njerezish ke te besh sot. Nje njeri i papergjegjshem, flet kshu si flet ti. Hajt shnet. Mos u bej naiv te pakten, mos i beso botes, as komshiut kur vjen puna. Njerezit nuk njihen me 1 muaj .

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Annika
    Anëtarësuar
    29-03-2008
    Vendndodhja
    Ne psheretimen tende
    Postime
    239
    u trondita shume nga lajmi qe degjova ne mengjes dhe me e keqja eshte se filluan ja shqiptaret dhe u ndjeva shume ngushte.....dhe me erdhi keq per vajzen kaq te njome dhe te pesoj dicka te tille ....me beri cudi nje njeri si ai qe e njihnin te gjithe qe skishte dhene incindete te tilla te bej dicka te tille...nuk kam fjale por mendoj se meriton plumbin ne balle dhe jo vetem ai por te gjithe ato qe bejen te tilla aspekte
    Para se te jepemi me zemer pas dickaje..lete vezhgojme sa te lumtur jane ata qe e zoterojne ate....!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2010
    Postime
    98
    Jemi mjaft te tronditur nga kjo marri e nje njeriu qe i ngjane kafshes.Ky eshte sigurisht edhe jo normal,sepse ka bere nje veprim shume te marrezishem.Ka turperuar se pari familjen e vet farefisin dhe mbare shqiptaret kudo qe jane.Denimi me i mire eshte varja ne litar,Familjes se vajzes i shprehim ngushllimet me te mira.

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    me beri cudi nje njeri si ai qe e njihnin te gjithe qe skishte dhene incindete te tilla te bej dicka te tille...
    Qe se njihnin per incidente dhe qe sillej mire, nuk do te thote asgje. Jo rralle here psikopatet perdorin si mbulese pikerisht nje sjellje siperfaqesore te mire e te qete.

    Problemi eshte ne brendesi, ai me siguri ka kohe qe ka qene ne telashe te medha mendore. Vetem nje analize e hollesishme psikiatri mund ti jape shpjegim se cfare ka ngjare me boten reale te brendshme te tij.
    Jeta e tij reale familjare, prapavija sociale ne vendin e origjines, problemet e jetes se perditshme, jane pista te mira per te pare fustrimin.

    Mire thote Pink. Ne emigracion, qe eshte nje metode shume efikase per te stimuluar semundje psiqike nga me te ndryshmet, nuk duhet besuar askujt. Relatat duhen te jene gjithnje te kontrolluara ne detaj, me takt e zgjuarsi. Prandaj edhe emigracioni eshte i veshtire.

  10. #10
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Aman more ku jane ata patriotet e flaket qe jau paska fajin vetem greku etjjjjjjjj .Ja pra qe kafshet nuk kane komb .

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •