Mirembrema ,
Po shkruaj edhe une dicka per veten meqenese vendosa te jem anetare e forumit ,natyrisht edhe per mos prishur traditen e bukur ketu
*Arsyeja pse vendosa te behem anetare e forumit eshte vleresimi qe i jap fillimisht krijuesve te forumit dhe ne vazhdim personave qe postojne shkrime vertet dinjitoze e per kete ju pergezoj te dyja paleve!
Une jam Aferdita sic dallohet qarte edhe nga "pseudonimi", jam 22 vjec dhe vazhdoj studimet e larta.
Jam tip shume i drejtperdrejte , jam e komunikueshme dhe shume miqesore , me pelqejne njerezit e hapur dhe sociale.
Me pelqen debati pasi e shoh shume konstruktiv nese zhvillohet brenda rregullave te etikes.
Hobi im eshte letersia dhe gjuhet e huaja.
Nga sportet me pelqen noti dhe tenisi.
Kohen e lire e kaloj pergjithesisht duke shetitur ne natyre .
Adhuroj kafshet shtepiake, ne vecanti qente por nga pamundesia per ti kushtuar atyre kohen e duhur e ngushellova veten me nje mace te vogel te cilen e kam marre me se fundmi e qe e quaj Michele , me ka hyre ne zemer sepse eshte shume e embel dhe lozonjare
Kaq si fillim, nese keni pyetje ju pergjigjem me kenaqesi!
Uroj te gjej nje ambjent miqesor prane jush
gjithe te mirat,
Aferdita
Krijoni Kontakt