Një përleshje ndërmjet anëtarëve të dy partive politike, PDK dhe LDK, ka ndodhur nё fshatin Rud të Malishevës. KTV-ja mëson se bëhet fjalë për përleshje ndërmjet anëtarëve të PDK-së dhe atyre LDK-së. Fillimisht, incidentin e ka denoncuar nëndega e PDK-së duke thënë se është sulmuar kryetari i kësaj nëndege Bali Rudi nga vëllezërit e Fetah Rudit nga LDK-ja. Por, Fetah Rudi me vëllezërit e tij ka thënë se nuk është e vërtetë kjo. Sipas tij, është i vëllai Shaip Rudi, ai i cili është sulmuar nga zyrtarët e PDK-së. Sipas tyre derisa Shaip Rudi ka tentuar të votonte ata e kanë ndaluar dhe e kanë sulmuar. Përleshjen e ka konfirmuar edhe policia, por nuk ka dhënë detaje se kush kë e ka sulmuar në këtë rast.
Krijoni Kontakt