Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910

    Dhëndri i Topallit, emërohet Sekretar i Parë në Ambasadën Shqiptare në Paris

    mbasada jonë në Francë, një çerdhe familjare për qokat e politikës. Këngëtari ende student, i bashkohet ish-bashkëshortes së Fatos Nanos

    Luiz Ejlli, këngëtari i njohur edhe si i fejuari zyrtar i vajzës së Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, sapo është emëruar në mënyrë të habitshme, Sekretar i Parë për Kulturën dhe Turizmin në Ambasadën Shqiptare në Paris.
    Dje kanë qarkulluar lajmet e para se z. Ejlli është emëruar atashe në këtë ambasadë dhe pas interesimit të "Shekullit", një burim nga Parisi konfirmon se dhëndri i znj.Topalli është emëruar në postin e sekretarit të parë të Ambasadës: "Jo atashe, se atasheu e ka rrogën të ulët, - shtoi me ironi burimi diplomatik i "Shekullit" në kryeqytetin francez.
    Qokave të politikës i shtohet kështu edhe një tjetër rast flagrant i emërimeve nepotike, për të cilin sigurisht shoqëria shqiptare dhe publiku do marrin si përgjigje vetëm arrogancën e emëruesit, në këtë rast zonja që drejton Kuvendin e Shqipërisë.

    Vajza e saj, kalon bashkë me të fejuarin nga Strasburgu, ku studionte, në Paris, por Parisi është i shtrenjtë. Emërimi e ndihmon goxha çiftin e ri të bëhet me rrogë dhe shtëpi. A nuk është e bukur jeta? Sigurisht, po të kesh mamin apo babin me pushtet, në Shqipëri jeta është jo vetëm e bukur, por edhe e lehtë.

    Por Luiz Ejlli nuk është i vetmi emërim nepotik në këtë ambasadë. Ambasada shqiptare në Paris është kthyer në një çerdhe familjare të politikës së Tiranës. Gjysma e diplomatëve shqiptarë në Paris, kryeqyteti ku luhet integrimi i Shqipërisë në BE, nuk kanë asnjë lidhje me diplomacinë, por vetëm me politikanë që i kane emëruar ata.
    Zonja Rexhina Nano, këshilltare ekonomike e ambasadës me banesë të përhershme në Francë është emëruar aty për të qëndruar pranë bijës së saj, qe ka mbaruar studimet në Francë. Emërimi në ambasadë qe mjaft oportun për ta bërë të lehtë këtë. Sa investitore franceze ka sjellë si zonja Nano në Shqipëri? Në ministri të jashtme fytyra e saj është e panjohur, z. Hqaxhinasto le të flasë, nëse nuk është kështu...
    Ka edhe persona të tjerë në këtë ambasadë, emrat e të cilëve mund të gjenden lehtë në faqen zyrtare të ambasadës dhe si për çudi kanë mbiemra shumë të njohur në Tiranë.
    Shqiptarët janë mësuar tashmë me pezmin që shkaktojnë këto emërime, por është për të vënë duart në kokë që në ambasadën më të rëndësishme në Europë, pas Brukselit, Shqipëria nuk ka as edhe një diplomat karriere.

    Ambasadori Ylljet Aliçka, me gjithë cilësitë e larta humane dhe artistike që mund të ketë, nuk ka formim apo stazh diplomatik. Çdo të mendonte Shqipëria, sikur amerikanët, francezët, apo gjermanët, të sillnin në vendin tonë si ambasadorë njerëz pa lidhje me diplomacinë?
    Në Paris, në fakt, kjo që po ndodh në ambasadën shqiptare nuk shihet aspak mirë.
    Në listën e emërimeve në këtë ambasadë, veçojmë edhe emrin e atasheut ushtarak që ndodhet në atë post prej rreth 10 vitesh (!), një zyrtar dhe njeri jashtëzakonisht i mirë, siç përshkruhet nga kolegë dhe të njohur. E përshëndesim, e respektojmë, por një vend serioz ka rregulla dhe jo miq, nuk mund te lihet 10 vjet në një post në ambasadë i njëjti njeri, e sidomos në dosjet ushtarake (qoftë edhe për ato rreziqet konfidenciale që i kemi prekur pak ditë më parë në çështjen e laptopit misterioz të zhdukur nga selia diplomatike e Nju Jorkut).

    Skandali, darka e 28 nëntorit me pagesë për shqiptarë në Paris

    Që prej 20 vitesh është hera e parë në këtë 28 nëntor 2010, që në Paris, shqiptarët e atjeshëm kanë përjetuar një fyerje në identitetin si shqiptar. Është traditë që për festën kombëtare, diaspora mblidhet rreth ambasadorit. Nuk janë patatinat që i mbledhin njerëzit, por dëshira për të parë njëri-tjetrin një herë në vit; Kjo ditë është po ashtu rasti i vizitave që bëjnë në pritje dhe autoritetet e vendit pritës (diplomatë e funksionarë të larte francez). Niveli i përfaqësimit të tyre është tregues i vëmendjes që tregojnë ndaj vendit tonë. E pra, stafi aktual në ambasadën tonë në Paris, do të mbahet mend si stafi i parë që e preu këtë tradite vitale. Arsyeja? S'kemi buxhet. Shteti shqiptar harxhon 1 miliard e gjysmë euro për të bërë një rrugë që shembet dy herë në muaj, dhe nuk paska 2 mije euro për ca shishe me fanta e koka-kola, që shqiptarë Shqipërie e Kosove të gjinden njëherë në vit kokë më kokë në tokë të huaj e të bisedojnë?


    Është një skandal dhe burracakëri ajo që ndodhi këtë vit kur në Tiranë trumbetohen suksese ekonomike dhe bollëk etj. Festën në Paris ambasada ja dha një "nënkontraktori", dy vëllezër shqiptarë maqedonas që kanë një teatër-restorant, ku bënë një darkë me "Pagesë". Të paguash për të shkuar tek festa e vendit tënd, ka qenë një gjë që nuk e kanë përtypur dot shqiptarët e Parisit. Nuk vajti thuajse askush nga diaspora e Shqipërisë përveç ambasadorit.
    Sikur pagesat që bën diaspora për dokumente konsullore të ruheshin për këtë ditë feste kombëtare që të organizohet denjësisht, problemi do të ishte vetvetiu i zgjidhur. Në këtë ditë pritje, vetëm nga takimet midis funksionarëve e investitorëve francezë dhe diasporës shqiptare, fitohej aq shumë me lidhje dhe shkëmbime kartëvizitash, sa puna që mund të bëjnë gjatë një shekulli Rexhina Nano apo dhëndri i Jozefinës.

    Web site i ambasadës
    http://www.amb-albanie.fr/ambassade.html

    Cilët janë, zoti Ejlli dhe zonjusha Topalli

    Luiz Ejlli, këngëtari nga Shkodra, është bërë fillimisht i njohur tek "Ethet e së premtes mbrëma", në edicionin e dytë të tij ku edhe fitoi çmimin e parë, në vitin 2004. Në RTSH fitoi çmimin e parë tek festivali i këngës "Magjike" në duet me Juliana Pashën. Aktualisht është student për Juridik në Strasburg. Megi quhet vajza, me të cilën Luizi po jeton një histori dashurie trevjeçare. Kjo është vajza e kryetares së Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Jozefina Topallit. Dy të rinjtë moshatarë, mbase mund të kenë pasur edhe njohje të hershme, por ata kanë filluar të shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit rreth tre vite më parë, pikërisht atëherë kur Luizi ishte në kulmin e suksesit të tij si këngëtar. Vajza brune simpatike, me mjaft ngjashmëri në portret me të ëmën, jeton në Francë, pikërisht aty ku Luizi tani mund ta arrijë dhe ku ka marrë një emërim të shpejtë në një post "pëllumbash" që mund t'i sigurojë çiftit jetesë të mirë me rrogën e paguar nga taksapaguesit shqiptarë. Megi, 20 vjeç, është në vitin e tretë të Universitetit "Luiz Paster".

    Shekulli
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    veprime e sjellje fshataresh, si ne kohen e dulles, ku secili nga "kapot" e pusht-etit do te kishte racionin e vet edhe ne ambasada ...

    por kjo nuk me preokupon aq shume, se nuk pres te veprohet ndrysh prej kellires se nomenklature-sigurimit ...

    me vjen vertet keq qe ende "femijeve" iu ndertohet e u planifikohet shkolla, familja, jeta, etj prej prinderve "biroiste", dhe nuk jane ne gjendje te bejne jeten e tyre ...

    pra eshte nje fare mjerimi familjar prind-femije ... mvaret se si e sheh jeten tende dhe si e projekton ate tek te tjeret, duke filluar nga femijet ...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Nuk ka problem!Ne Francen e kemi tradite nga xhaxhi Enver............
    Ne ato vite shkonte familja e xhaxhit,tani shkon familja e Topallit....
    (Pastaj,per ça i kemi votu?Per te vjedh nai lek...)

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2010
    Postime
    210
    duhet me ja gjet 1 pun ati se i jep 5-lekshen firmes e i ngelet ne der...mir ja ka ba...kto po vrasin njerez e nuk bahet nami juve u duket cudi se i dha pun dhenderrit...pfffffffffffffffff

  5. #5
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    me ate rroge qe do kete ai ne ambasade ai s`do kete leke te pij as edhe nje kafe.

  6. #6
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    amon se i kom pa shumicen e ktyne qi punojn ne amasada pas '90. vallaj pa pik personaliteti. ku te vidhshin nai lek ene kur ju kerkojshe nai informacjon te cojshin per me bo pazar ne zonat ma te varfra nja tre or larg qytetit. maj men i ambasad i her kishte i furgon cop cop hahahahahahaha

    i her tjeter shkum me pa i muzeum ene kta te ambasades nuk u futen se ishte shtrenjt bileta

    ata para '90 kon bo qef po me fryk kon qen se mos leshojshin nai llaf ma shum
    no glove no love

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    su bo nami aman
    dhenderr e ka

    mgjeni nej vjerr dhe mu qe ka lek amone
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #8
    Luiz Ejlli? Ne mos gaboj eshte rreth 25 vjec... Mendoja qe per te punuar ne ambasada duhej cik eksperience pune pervec aftesive (meqe shkollen nuk e ka mbaruar akoma).

    Gjithsesi nuk e gjykoj dot se sa i afte mund te jete... shansi vet qe ka "mik" te forte

    La vita non si spiega, si VIVE!

  9. #9
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    kudo ndodhin keto gjera nuk eshte per tu habitur. edhe ketu ne usa te gjithe femijet e politikanve bejne intership ne institucione te larta shteterore pastaj fillojne e zene pune pa problem. do zoti te jete i afte se eshte bere e modes ne shqiperi vendosen ata qe nuk jane te afte edhe profesionist.
    I LOVE GOD

    j&g

  10. #10
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Epo sekretar per kulturen eshte, qenka dhe kengetar, po vazhdon per drejtesi, fiks fare !
    Urime urime !
    Cdo gje eshte relative...

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •