Nenat tona kane patur kryesisht veshtiresi ekonomike, ose me mire nuk kishin ca lehtesira qe ekzistojne tani si pampers, apo ushqime te gatshme, veshje te shumta, kryesisht i pergatitnin vet. Per te rritur nuk i rritnin vetem se ishin te rrethuar plot me njerez. Plus qe kerkesat atehere kane qene me te pakta. E te deshte nuk kishte, keshtu qe se vrisje mendjen shume. Ne tani kemi me shume vuajtje psikologjike. Po i rritim vetem, larg familjeve. Kerkesat jane ku e ku me t'larta. Ke frike te besh me shume se dy femije. Sa femije do shtosh do ndryshosh makinen, ketu te ne. Shumica e nenave amerikane qe kane mbi 2 femije i kane makinat si fugona. Sa femije aq car seats, lol. E ke te detyruar. Nuk mund te lesh vajzat dhe djemte ne nje dhome, etj, etj. Atehere ne nje dhome flinin gjithe femijet, plus e ndonje tjeter.

Nese femija te aksidentohej atehere, nena nuk futej ne burg, ndersa tani do mbash pergjegjesi ligjore per cdo gje qe i ndodh femijes. Kam degjuar plot raste ne Shqiperi ku femija eshte aksidentuar dhe nga vet nena. Femije me djegje ne fytyre apo trup nga uji i nxehte . Mos flasim per te rrahurat e femijeve qe atehere nuk kane qene te ndaluara, perkundrazi. Nuk ka femije qe s'ka provuar te rrahuren. Kush me shume e kush me pak. Nenat tani jane me te ngarkuara. Punojne, shkollohen, luajne rolin e nenes, shtepiakes. Higjena linte per te deshiruar me pare. Nje here ne jave laheshin femijet. Me nje pale pantallona shtynin vitin. Tani e lane femijen perdite, ndryshe te shikojne si nene jo te pergjegjshme. Pastaj dy vitet e para ishin me te veshtirat, pastaj femija rritej pa veshtirtesi. Aq me shume qe luanin shume perjashta dhe prindi vazhdonte punet ne shtepi. Tani duhet ta kesh femijen pas vetes gjithe kohen se ta merr pedofili ose dhe vet shteti. Jo pak degjoje shprehjen nga nenat atehere, " femija rritet vet" Si u rritka vet femija? Kete e thoshin se nuk e kishin femijen pas vete tere diten. Femija kaonte nje pjese te mire te kohes, jashte.
Dhe dicka tjeter. Shume e linin veten pas dore femrat ne ate kohe pas martese. Si burra beheshin. Ja varnin veshjes, floket vetem te shkurtra fare nje model prerje, si burra, Jo te gjitha, kuptohet.

Kjo ngaqe nga femra atehere kerkohej vetem te ishte nje shtepiake e mire. Tani femra duhet te jete e gjithanshme. Te jete femer, burre, nene, karrieriste, etj.
Cdo kohe ka patur veshtiresite dhe lehtesirat e veta. Nenat do u pershtaten rrethanave dhe do bejne me te miren qe munden.
Krijoni Kontakt