Miredita,
kam shfletuar te gjitha temat por fatkeqesisht akoma nuk kam gjetur pergjigjet te sakta per pyetjet e me poshtme mbi llotarine amerikane.

1) kur shkon te besh intervisten - duhet te japesh nje adrese te nje personi ne Amerike apo mjafton te thuash qe do rrij ne hotel deri sa te gjej shtepi me qera? Duhet se sben nje person garant ne Amerike??

2) kur e fiton vizen edhe futesh ne Amerike, cfare duhet te besh?- duhet te shkosh menjihere te paraqitesh ne ndonje zyre, pra duhet te aplikosh per dokumenta te tjera? Cilat jane keto dokumenta??

3) Sa kohe duhet per te bere dokumentat kur ndodhesh ne Amerike (p.sh. 2 jave etj..)?

Ju lutem kush ka fituar llotarine edhe ndodhet ne Amerike te me japi informacione te qarta edhe jo konfuze mbi proceduren (qe do ju duhen besoj edhe te tjereve qe ndodhen ne keto kushte), dhe jo komente as te hapi debat se a esht mir te shkosh apo mos te shkosh ne Amerik.

Ju falenderoj per bashkepunimin.