Anelka nuk ndihet francez
Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, ka akuzuar Francėn dhe francezėt pėr racizėm, shkruan tė martėn "Daily Mirror".
E mėrkure 8 Dhjetor 2010 18:32
Anelka insiston se vetėm nė Francė ka telashe dhe shton se racizmi te Franca mė sė miri u dėshmua nė Kampionatin Botėror "Afrika e Jugut 2010". Anelka u pat larguar nga kampi i francezėve pasi kishte fyer trajnerin Raymond Domenech, ndėrsa Franca u eliminua nė fazėn grupore.
"Nė momentet mė tė vėshtira, kemi parė se ēka mendojnė njerėzit. Thoshin se Franck Ribery ka grushtuar Yoann Gourcuffin. E thoshin kėtė pasi Gourcuff ėshtė djalė i mirė francez, kurse Ribery mysliman", ka deklaruar Anelka. "Kur mungonin fitoret filluan tė flasin pėr religjionin dhe racėn e njerėzve".
Anelka thotė se nuk e ndien veten aspak francez dhe se tė gjitha tė arriturat nė karrierėn e tij i ka bėrė jashtė Francės.
"Pėr mua problemet kanė nisur shumė herėt. Dhe, kjo vetėm pse kisha njė Ferrari. Te Reali isha si 20-vjeēar, pasi kisha tė holla e bleva kėtė veturė, kurse njerėzit nė Francė mė fyenin", ka thėnė ai. "Unė nuk jam francez. Pikėrisht pėr kėtė kategorikisht kam refuzuar tė kėndoj himnin e Francės dhe po tė kishin insistuar do tė isha larguar menjėherė nga ekipi"./koha/
Krijoni Kontakt