
Postuar më parë nga
marcus1
Kush banon në strehën e Shumë të Lartit, pushon në hijen e të Plotfuqishmit. (Psalmi 91:1)
Nëse Bibla është kryesisht një libër frymor, i frymëzuar nga Fryma e Shenjtë për tu interpretuar nga burra dhe gra frymërorë, atëhere shpjegimi natyror i gjërave është i pamjaftueshëm për të arritur tek e vërteta reale që gjëndet në ato faqe.
Në mendjen e Frymës gjithçka në Bibël ka për qëllim për të na çuar tek Krishti – nuk ekzistojnë ndarje, nuk ekzistojnë “gjëra” që janë të rëndësishme në vetvete. Çdo gjë është e lidhur që të na drejtojë drejt një realiteti më të thellë, dhe ky realitet në të cilin vazhdimisht kthehemi është Personi i Jezu Krishtit. Ai është tema, subjekti, çështja e gjithçkaje të shkruar, e gjithçkaje të ilustruar, e gjithçkaje të mësuar, e gjithçkaje të rregjistruar në Bibël.
Kështu pra, Tempulli na zbulon diçka të Krishtit. Dita e Sabatit na zbulon diçka të Krishtit. Toka e premtuar na zbulon diçka të Krishtit. Çdo simbol, çdo tip, çdo hije, të gjitha na çojnë tek një Person real, një thelb real. “Sepse prej Tij, me anë të Tij dhe për Të janë të gjitha gjërat” (Romakët 11:36). Interpretimi natyror i gjërave, këndvështrimi historik, është vetëm niveli sipërfaqësor. Thellësitë e vërteta, thesari i vërtetë, gjendet poshtë sipërfaqes. Duhet të shkosh më thellë se sa kuptimi natyror dhe jo shpirtëror. Kërkohet vështrim frymor, dallim frymor. Kështu, sa herë që shohim diçka në Shkrim si p.sh. “Vendi sekret i Shumë të Lartit”, ne që jemi frymorë – që kemi si Mësues Frymën e Shenjtë – duhet të trajnohemi nga Fryma e shenjtë dhe të jemi në gjendje të kuptojmë menjëhere që ai vend është Krishti. Të jemi në gjendje të themi, “Ja ku është. Po shoh një dimension tjetër të Krishtit këtu”.
Po ju pyes, si mund ta bëni Zotin vendbanimin tuaj? Si është e mundur kjo? Kjo mund të interpretohet vetëm frymërisht, është absolutisht e pamundur dhe e pakonceptueshme, nëse mendojmë për këtë nga ana fizike. Si mund të bëhet Zoti im vëndi ku unë banoj? Si mund të jetoj në Zotin? Kjo është tamam si pyetja e Nikodemit, “Si mundet një njeri të futet në mitrën e nënës së tij dhe të lindë përsëri?”
Si mund të bëhet Ai një vend për ne ku mund të banojmë? Kjo gjë ishte një mister për njerëzit e Dhjatës së Vjetër. Ata mund të shkonin në Tempull, dhe ata e dinin se prifti mund të hynte në Vendin më të Shenjtë, dhe ndoshta kjo do ishte gjëja më e afërt që dikush mund t’i afrohej banimit, qëndrimit në Zotin, ose të paktën, të qenit në prezencën e Tij. Por kjo ishte vetëm për pak priftërinj, nuk ishte e mundshme për të gjithë.
Atëhere ne vimë tek fajlët e mrekullueshme të Jezusit në Gjonin 15 dhe fillojmë të kuptojmë. Është tërësisht përtej shpjegimit njerëzor. Ajo qëndron një mister, një derë e mbyllur deri sa Vetë Zoti Jezus vjen tek ne dhe na zbulon këtë mister dhe na e hap derën. Ai thotë, “Qëndroni në Mua dhe Unë do qëndroj në ju”. Nuk është nevoja të jesh një njeri shumë i zgjuar që të bësh lidhjen midis Psalmit 91 dhe Gjonit 15. Është përdorur e njëjta gjuhë. Lexo Gjonin 15, pastaj kthehu tek Psalmi 91 përsëri. Të gjitha këto fjalë – qëndro, bano, jeto – të gjitha kanë të njëjtin kuptim. “Ai që banon në Vendin Sekret të më të Lartit do qëndrojë në hijen e të plotëfuqishmit” shkon së bashku me “Qëndroni në Mua dhe unë do qëndroj në ju.”
Po, ky Vend Sekret ku ne qëndrojmë është Krishti. Nuk është një diçka apo një vend jashtë Krishtit, por një vend në Vetë Krishtin. AI ËSHTË VENDI SEKRET I MË TË LARTIT. Ai është ai vend që është përgatitur për ne.
Tani, kur ne lexojmë Psalmin 91 merr një kuptim më të madh. Nëse ti e përdor Psalmin 91 për një mbrojtje fizike nuk dua të të them që mos ta bësh këtë gjë, por dua të të inkurajoj të gërmosh më thellë dhe të mbahesh pas këtij vargu për diçka shumë më të mirë. Ai vend është një strehim frymor, një mbulesë frymore, një vend ku i keqi nuk mund të të prekë, sepse ti je i fshehur në Krishtin. Një vend ku trupi mund të bëhet i dobët dhe mundet akoma edhe të shkatërrohet, t’i këputet koka si Gjon Baptistit, të goditet me gurë si Stefanit, të kryqëzohet si Pjetrit – por që fryma nuk mund të preket. Bashkësia, miqësia dhe prezenca e Vetë Krishtit të mban ty në Fitoren e tij, një Fitore që i mbijeton gjithçkaje tjetër, që shkon përtej vdekshmërisë tënde, përtej viteve tua këtu në tokë, dhe shkon me ty sipër dhe larg dhe e ndarë nga gjërat e tokës dhe gjërat fizike dhe gjërat e përkohëshme – drejt përjetësisë.
Chip Brodgen
Krijoni Kontakt