-
i/e regjistruar
Leter e hapur Muhamet Hamitit, Ambasador i Republikes se Kosoves Ne Londer
Pershendetje i nderuar ish profesor, tani ambasador!
I nderuari professor, meqe ju nuk iu pergjigjet e-mailit tim te derguaar para disa muajve, ashtu sic edhe e prisja, vendosa qe mendimin dhe shqetessimin tim te shprehur ne ate leter ta bej publik.
Kishte kohe qe pata harruar per ekzistencen tuaj, meqe ka kaluar nje kohe mjaft e gjate qekur ti ke qene profesor ne Universitetin e Prishtines (UP) dhe une pata rastisur te jem student i yti ashtu siē rastis cdo njeri qe lind te jete femije i 2 prinderve te caktuar ose i nje kombi pa u pyetur paraprakisht. Fakti qe as ne media nuk keni qene aktiv koheve te fundit me ka bere te harroj qe njehere keni qene profesor i yni (sepse si politikan dhe zedhenes keni ikur nga mediat sikur prej shejtanit). Mirepo, nuk e di se ē'dreq me shtyu ta kerkoj emrin tend ne google, pasi rastesisht hasa ne nje lajm qe fliste per nje interviste tuajen qe kishit dhene per nje media angleze. Pervec dhjetera (ose me shume) rezultatesh nga google.com, ky kerkim me ktheu ne nje kohe te mehershme para se ju te beheshit ambasador, dhe mu shfaqen po aq rezultate ngjarjesh ne koken time, te cilat lidheshin drejtperdrejt me emrin tend dhe Universitetin e Mjere e te Shkrete te Prishtines. Pastaj duke i lene anash per nje moment rezultatet retrospektive qe mu shfaqen ne koke, u ndala tek rezultatet e google.com dhe vendosa ta lexoj ate te faqes enciklopedike wikipedia.org, per te vetmen arsyje sepse doja te mesoja dicka per pergatitjen tuaj shkollore/intelektuale dhe pervojen e punes, si dhe ato "vepra shkencore" (per te cilat isha shume kurreshtar mirepo kurre nuk i kisha hasur) e qe, me deshire apo pa te duhet te pajtoheni se ēdo profesor universitar duhet t'i kete, sepse eshte kusht themelor.
Per karrieren tuaj, sidomos ate te profesorit ju vete flisnit ne superlativ, duke na treguar se si ju ne moshen tone kishit qene asistent profesori, dhe pastaj vazhdonit me nje egoizem te pashembullt duke e ngritur veten ne Qiellin e Shtate. E gjithe kjo ndodhte gjate seancave mesimore te tortures psiqike e te ofendimit e nenēmimt te pashembullt te studenteve nga ana juaj, duke na treguar se si ne ishim tejet te pazotė, se si ne ishim tejet te paditur, gjenerata me katastrofe qe ju kishit pasur ndonjehere ne karrieren tuaj 'te gjate e te ndritur', se si ne nuk ishim per kete pune (per studime pra) dhe do te duhej te ndiheshim te turperuar per kete mosdije, etj.
Te gjithe e dijme se ne faqen Wikipedia secili njeri mund te shkruaj dhe ta prezantoj veten. Dhe ne rastin tuaj i nderuar profesor nuk hasa ne dicka pompoze qe do te te ngritte ne Qiellin e Shtate; d.m.th per biografine tende dhe te arriturat nuk kishit shkruar aspak bujshem sikur flisnit ne ligjerata, ndoshta duke e ditur se ate nuk e lexojne vetem studentet, te cilet mund t'i ofendosh e t'i nencmosh sa te duash dhe ne te njejten kohe ta lavdosh veten, pa pasur frike se dikush nga ta mund ta merr guximin tu kundershtoj apo demantoj. Aq me keq nese ky prezantim ne Wikipedia eshte shkruar nga dikush tjeter dhe nuk ka pasur cka te shtoje me shume per nje profesor universiteti me titull Dr. (PhD) dhe me nje pervoje te pashembullt ne Universitetin e Pushtuar te Endrrave te Thyera te Prishtines.
Gjate leximit te atyre pak rreshtave hasa ne dicka qė mbase qe arsyeja kryesore qe me shtyu ta kerkoj e-mailin tend dhe ta dergoj kete leter. "He was distinguished as a hard-working professor", thoshte nder te tjera ne prezantimin ne faqen enciklopedike wikipedia.org. Tu them te drejten professor kur i lexova keto fjale u rrenqetha i teri dhe ndjeva nje neveri te thelle deri ne asht qe nga thembrat deri ne koke. Pashmangshmerisht, me erdhen ne koke ligjeratat e tua te "ēmuara" ku shumicen e kohes flisnit per gjithcka tjeter vec lendes suaj, duke perfshire ketu edhe tema te tilla banale si thonjet e lyer te femrave, stili i flokeve, madje nganjehere kalonit edhe ne fusha qe ju nuk kishit fare haber sikurse eshte mjekesia, ndersa lendes suaj i kushtonit nje perqindje krejt te vogel te kohes. Nje vecanti tjeter qe mu kujtua ishte se nganjehere lejonit bile edhe nxisnit nje liri te shprehjes se mendimit te lire ne stilin e komunizmit modern, ku, si nje profesor modern i ndonje universiteti elitar perendimor kerkonit mendime te shumta nga sa me shume studentė per ēeshtje te caktuara (qofte edhe ato banale qe i permenda me larte), mirepo ne fund asnje nga ato mendime nuk vlente per ju duke perfshire edhe rastet kur studentet kishin pergjigje/vleresime te sakta. Mendimi i sakte duhej te ishte domosdo ai i juaji duke i demantuar te gjithe te tjeret, ndersa ne rastet kur studentet jepnin mendim te sakte qe smund te demantohej ne asnje menyre normale, ju te pakten e ndryshonit formulimin ne menyre qe prape ju te dilnit fitues. Pra, ju gjithsesi duhej te dilnit fitues para turmes se te paditurve. Mirepo mua per vete kjo nuk me xhindoste edhe aq meqe e dija se kjo te bente te ndiheshe i rendesishem dhe i lumtur, dhe mua profesor me pelqen ti shoh njerezit te lumtur.
Kjo ne fakt nuk ishte asgje ne krahasim me pjesen tjeter ku ju tregonit ate punen e madhe qe benit, te ciles mbase edhe wikipedia i referohej; vleresimin, ose me mire te themi marrjen ne pyetje. Kjo marrje ne pyetje, me vjen keq ta them por, seē mė kujtonte dicka te kaluar te ketij populli (ne Kosove), mirepo pa dashur ne asnje menyre t'u krahasoj juve me ata qe na merrnin ne pyetje, sepse ne seancat e juaja interrogative nuk kishte dhune fizike dhe perdorej gjuha e embel shqipe ose nganjehere nje anglishte e dobet, sidomos e shemtuar nga theksi.
Jam i sigurte qe seancat interrogative kane qene pjesa e juaj e preferuar dhe per kete nuk kam pike dyshimi, kjo per shkak te menyres se marrjes ne pyetje, frikes qe mbillnit duke nencmuar, ofenduar e kercenuar studentet dhe ate ndjenjen e madheshtise qe e ndjenit per veten tuaj, e cila ndjenje reflektonte ne fytyren dhe qendrimin tuaj. Kam pershtypjen se ajo ndjenje ka qene po aq madheshtore per ju sa ajo e Daedalus kur ia ka dalur te fluturojė. Ishe i mėrrolur, tejet serioz dhe i ashper; e ndoshta edhe per shkak te pamjes se jashtme dhe asaj ashpersie se bashku seē krijonin nje figure te frikshme qe me ngjante me Xhaxhin e Madh, edhepse nje kohe te gjate keni qene sherbetor i nje demokrati te madh siē ishte i shumerrespektuari presidenti Rugova. Ato kane qene momente kur studentet nuk kane guxuar ne asnje menyre te ankohen apo te mospajtohen me ju edhe pse kishte raste te shumta kur ju na fyenit ne menyre direkte dhe na i keqvleresonit provimet tona. Madje kane qene te shumta rastet kur ju nuk i keni kontrolluar fare testet ne shtepi apo e keni bere ate shkel e shko dhe kjo verehej qarte, madje edhe nga nje femije i vogel do te verehej. Kur ne kerkonim te dinim se ku kishim bere gabim, ju nuk kishit pergjigje duke na thene se gjithcka ishte gabim, pastaj perdornit metoden klasike (sulmo per t'u mbrojtur) pra nencmimet dhe ofendimet ne sy te studenteve te tjere ne menyre qe ne te mos kerkonim llogari per vleresimet. Ndersa ne rastet tjera kur ju nuk kishit kohe te mjaftueshme per seanca interrogative, papritmas shndėrroheshit ne nje engjull: a po don me ta fal noten, se po shihet qe ske msu sen? (Mbase po hy ne gjynah, o Ismail Qemali yne he te paste shqiptaria, sepse keni pasur pune me te madhe duke punuar e vuajtur njekohesisht per ceshtjen kombetare. Zoti me falte).
Ne ato momente, ju, me dhune na benit te ndjeheshim gjallesa mikroskopike ose ose grimca atomesh te pavlera dhe te padobishme, dhe nuk kishte se si te mos te vinin ne mend vargjet e MIGJENIT dhe te kerkoje nje grusht te madh sa mali per ti rene mu ne koke atij Universiteti shurdhmemec qe sbezante.
Derisa me sorollateshin neper koke keto kujtime (te cilat qe moti kisha vendosur ti hudhja ne shporte tek berllogu i perzier, meqe sincerisht ndjeja nje keqardhje te thelle per gjendjen e mjerueshme ne te cilen gjendeshit ju se bashku me disa kolegė tuaj, dhe as qe e dinit) mendova; a thua kjo ishte ajo puna e madhe per te cilen flitej ne wikipedia??? Per kete dallohej profesori yne si punetor i madh??? Epo, nese po, atehere me besoni se edhe une se bashku me nje numer tejet te madh studentesh do te pajtoheshim plotesisht se ju jeni dalluar si nje punetor i madh i Universitetit te Pushtuar te Prishtines, i nderuari profesor.
Me duhet ta them profesor se ju, sikur edhe shume miq tuaj ne UP, edhe nese e njihni lenden tuaj mire keni vetem nje problem te vogel NUK DINI ME DHANE MESIM. KENI NEVOJE PER TRAJNIM RRENJESOR. (edhepse kjo eshte puna juaj kryesore, pra ta transmetoni dijen tuaj tek ne dhe te na vleresoni siē duhet, sepse per kete pune edhe paguheni me para tona, me taksa tona, e jo te tregoni se sa dini).
Mu kujtua edhe nje rast tragjikomik ndodhur ne nje nga seancat tuaja kur, perpos kritikave te zakonshme rutinore, na treguat se ju posedonit aftesine dhe mund ta dinit se sa dinte nje student vetem nga menyra se si ai/ajo hapte librin, madje shkuat edhe me larg duke na thene se ju e dinit se sa dinim ne vetem duke na i shikuar kokat tona. Me kujtohet se qe nga ajo dite pata krijuar nje pershtypje se, ndoshta, meqe e keni emrin Muhamet mund edhe te mendoni se jeni profet... Epo kush e di, ndoshta edhe jeni...
Me tej ne faqen enciklopedike wikipedia.org thuhej: "He is author of a monograph book on English literature, a range of literary essays, as well as literary translations from and into English". Pastaj me tutje thuhej: He edited and translated into English a number of publications that KIC undertook during those years of the Kosovar's struggle for freedom and independence.
God damn it I thought to myself is that all hes got? Write a monograph book? Huh? Anybody can do that, anybody can write a range of essays and translate some publications.
Ku jane veprat shkencore qe duhet me i pase cdo profesor universiteti??? Kuuuu??? Madje tani i keni kaluar edhe permasat e profesorit dhe keni marrur titullin Shkėlqesi........................... Me kete rast me duhet te kerkoj te falur sincerisht shoku Muhamet Hamiti, sepse i tere trupi me dridhet nga te qeshurat kur e degjoj/lexoj kete shprehje dhe para syve me del fytyra juaj ose dhe e mikut tuaj, te madhit Skender Hysenit, (ne fakt Skėnder me ė sikur i madhi Skėnderbej). Nuk e di pse
Meqe jetoj ne Angli, shoku Muhamet Hamiti, me duhet te ju them se ndjehem thellesisht i turperuar dhe i ofenduar qe na perfaqesoni. Jo nga frika se nuk e dini gjuhen angleze (edhepse ate e flisni mjaft dobet per nje profesor universiteti), mirepo per faktin se nuk e meritoni qe emri i juaj as te permendet ne publik, e lere me te perfaqesojė nje popull. Mirepo kjo eshte nje nga ato imponimet te cilat ne fakt i vendose Partia. Pervec tjerash, ju dhe miku i juaj Skėnder Bej Hyseni keni bere nam me punen tuaj duke sjell njohje te reja dhe duke e gezuar kete popull ne ate menyre qe vetem Partia mund ta beje.
Shpesh pyes veten a thua a ka ndonje shqiptar te vetem qe sot nuk e ndjen zemerimin e te madhit Gjergj Fishta kur ishte i zhgenjyer nga vet populli i vet? Ndjenjen e te qenit te turperuar qe i perkasim ketij kombi... Ndjenjen e te qenit te stėrshkėrdhyer nga uzurpatorė qe mbajne te kolonizuar cdo institucion, madje edhe institucionet shkollore dhe terrorizojne nje popull te tere...
Ju te nderuar profesor na keni nencmuar e fyer ne menyren me te ulet neve si gjenerata te reja ne univesritet, mirepo ne qysh tani jemi dhjetera here me te emancipuar e me te zotė se ju dhe disa kolegė tuaj, sepse ne te kunderten do ta rruaj dreqi kete shtet e komb te shkrete, po te mbeteshim primitivė si ju dhe kolegėt tuaj.
I nderuar profesor Hamiti, vini nga familja e profesorit Sabri Hamiti (nese nuk gaboj), nje kontribues i madh i letersise. Une nuk kam asgje personale kunder jush, mirepo me neverit fakti se na keni trajtuar si kafshe dhe nuk e keni bere punen e juaj si profesor, per te cilen ne vetė ju kemi paguar me paret tona; ju se bashku me profesorė te tjere si Dr. Vedat Kiseri e Dr. Hamdi Daci, etj qofshin larg (universitetit).
Une nuk kam absolutisht asgje kunder kriterit te famshem, te cilit ju dhe shume kolegė tuaj i referoheni, perderisa ju vete e dini se cili eshte ai kriter, dhe ju vete e respektoni ate kriter duke e bere punen e juaj te mesimdhenjes qe ju takon dhe duke vleresuar studentet me dinjitet. Bile une jam perkrahes i ketij kriteri, sepse kriteri i duhur prodhon gjenerata te se ardhmes.
Per fund, duke e ditur se sa mund, sa djerse, sa gjak e sakrifica jane bere per kete universitet qe ky popull e ka pritur me shekuj, eshte per te vajtuar a rėnkuar kur shef se si profesoret si ju me koleget tuaj e trajtojne dhe e dhunojne ne menyren me te shkerdhyer kete universitet. Ju dhe keta koleget tuaj perbeni nje shembull te keq madje edhe per nje mesues fshati. Keshilla ime do te ishte: shkruane nganje perralle te gjate bashke me koleget tuaj (se edhe ashtu vepra shkencore nuk keni) thurrur me lavdi e levdata per veten dhe karrieren tuaj, me te cilen perralle do te mund ti vinit ne gjume niperit e mbesat tuaja duke ua treguar me nje krenari mistike, sepse keto perralla nuk do tu shiten edhe gjate ne mesin e te rriturve.
P.S Nuk pres ndonje pergjigje sepse e di qe e urreni ballafaqimin me fakte qe nuk u shkojne per shtati juve!
Me respekt dhe pendese per kohen e humbur ne kete leter
Ish studenti juaj
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt