Miliarderët amerikanë dhurojnë gjysmën e pasurisë për humanizëm
New York, 5 gusht – Dyzet miliarderë amerikanë, me iniciativën e Billa Gatesit dhe Warren Buffett kanë dhuruar gjysmën e pasurisë së tyre për qëllime humanitare. Në mesin e këtyre dyzet miliarderëve janë edhe themeluesi i rrjetit televiziv CNN, Ted Turner, prefekti i New Yorkut, Michael Bloomberg, bashkëthemeluesi i Oracle, Larry Ellison dhe regjisori George Lucas.
Gates dhe Buffett iniciativën e quajtur "The Giving Pledge", sipas së cilës miliarderët amerikanë duhet të heqin dorë nga gjysma e pasurisë së vet për qëllime humanitare, e kanë filluar para një muaji e gjysmë. "Vetëm sa kemi filluar, por tashmë kemi reflektim të shkëlqyer", tha i stërkënaqur Buffett, njëri prej njerëzve më të pasur në botë dhe drejtor i shoqërisë investuese Berkshire Hathaway.
Buffett që para disa viteve ka vendosur që 99 për qind të pasurisë së tij ta japë për qëllime humanitare, Bill Gates dhe bashkëshortja e tij ndërkaq kanë dhuruar deri tashti 28 miliardë dollarë. Llogaritet se në SHBA jetojnë 403 miliarderë, më së shumti në botë. /koha/
Krijoni Kontakt