Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 31
  1. #11
    Idmon,
    Sigurisht që për Ty e ke edhe shokë, të flasish keq edhe për diktatorin Hoxha, për Ty janë antikombëtarë. Të kuqtë, tradhëtarët i kanë bërë patriotë, e patriotët tradhëtarë, ashtu siç bën edhe Ti.
    Veprat e prononcimet e Agollit flasin vetë. Ai shkruan e bën politikë antidemokratike, antikombëtare. Jam i bindur se ka në ndërgjegjen e tij jo të mirë shumë fate të shkrimtarëve që nuk kanë menduar ashtu si PPSH. Ke shokë që përkrahin mbrapshtinë, persekutimin e demokratëve e të popullit, varfërimin e tij, dhe mbylljen e perspektivës së kombit nga Agolli me kompani...
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22
    Majemy, une nuk e shava, as nuk e ofendova Agollin. Une jam shqiptar, dhe si i tille, i kushtoj SHUME rendesi prejardhjes gjenetike te cdo shqiptari. Pasi prejardhja gjenetike justifikon sjelljen dhe vlerat e secilit, ndikon me shume se sa kujtojni ju. Nuk kam asgje kunder pakicave kombetare, i respektoj ato si nenshtetas, por ata nuk jane gjaku im.

    Gjaku eshte streha e shpirtit, dhe ai qe nuk ka gjak shqiptari, nuk ka as shpirt shqiptari. Ajo qe me dallon mua nga greku, serbi, italiani eshte pikerisht gjaku.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #13
    Albo,nuk duhen pare gjerat nga kendveshtrime gjenetike apo spirituale. Njeriu vleresohet nga veprat e tij ne jete,nuk arrij te kuptoj se si gjaku kushtezoka veprimtarine kombetare apo anti-kombetare te nje personi.(mi rendit te lutem ndikimet e prejardhjes qe ti hipotizon) Ti i shikon gjerat shume thelle per mendimin tim(i mpleks me ngjyra politike),prandaj dhe njerez si ti,mistiku etj,ka mundesi te jeni te verbuar me patriotizem dhe nacionalizem ekstrem(i padobishem dhe i rrezikshem ne nje shoqeri demokratike).
    Nje pyetje pra meqe ra fjala tek gjaku puro shqiptar: A do ta konsideroje ti shqiptar Leka Zogun 1 dhe te birin e tij,sikur ai te kishte fituar ne zgjedhjet dhe ne kete moment te ishte mbreti i shqiptareve,pra edhe i joti??? Nuk po ta them mendimin tim per pergjigjen qe do me japesh...
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  4. #14
    Majemy! Mendoj se nuk e di çka janë patriotizmi e nacionalizmi.
    Jam nacionalist, por jo shovinist. Ti mendon se ne jemi të verbuar nga nacionalizmi e patriotizmi ekstrem, pse flasim drejt për figurat që e kanë ndihmuar, mbajtur e përkrahur diktaturën. Ndër ta është Agolli, ka mjaft të tjerë e ndër ta je edhe Ti. Sikur të ishte varur nga ti e Agolli me kompani, kurrë nuk ishte shembur diktatura kriminale e komunistëve në Shqipëri. Ç është e vërteta, ajo ende nuk është shembur, por është e kamufluar. Mbes tek ato që kam shkruar për Agollin. Është dokumentuar se disa persona gjatë diktaturës që nuk kanë qenë shqiptarë por shqipfolës, kanë qenë më të ashprit në persekutimin e shqiptarëve, por kjo nuk dmth. se nuk ka pasur e nuk ka edhe katila puro shqiptarë.
    Sa për dijeni. Nacionalist është ai/ajo që lufton për lirinë, barazinë e të drejtat e kombit të vet, duke mos i dëmtuar të tjerët.
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22
    Majemy, po do ta diskutojme kete teme, hap teme te re dhe e debatojme, nuk dua te dalim nga tema ketu.

    Per tu hedhur tek tema, Agolli eshte nje shkrimtar i mirenjohur popullor qe ka nje veper letrare madheshtore. Mua me ka pelqyer gjithmone pasi perdor nje gjuhe te thjeshte teper popullore, karakteristike per krahinen Jug-Lindore te Shqiperise, vendlindja e tij. Nuk di te shkruaj me shume per dimensionin e tij letrar pasi kam nje interes te vogel ne ate fushe.

    Persa i perket Driteroit politikan dhe qendrimet e tij karshi diktatures komuniste, ai edhe sot e kesaj dite ruan nostalgjine per rregjimin komunist. Nga e di une kete, pasi asnjehere deri me sot ai nuk ka dale ne publik te denoncoje me plot goje rregjimin komunist dhe diktatorin Hoxha. Kjo eshte tipike jo vetem per Agollin, por per vete partine socialiste.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Ndoshta Albo

    ka ngaterruar Agollin me Spasen. Une kam degjuar se ky eshte shule ( maqedon )!!!

    Njesoj si Driteroi ashtu dhe Ismaili, por te pakten ai i pari nuk lepiu ate qe kishte peshtyre.

    Nuk eshte njesoj, sepse njeriu ka trurin per te gabuar dhe per t´i korrigjuar gabimet. Nuk eshte burreri ta ruajme gabimin si vlere. Me mire eshte te permiresohemi sot, vone, se sa kurre!
    Agolli ka bere kete gabim! Nuk u pendua, por vazhdon te besoje ne iluzione, madje me emrin e tij i je legjitimitet diktatures!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shën Albani : 02-03-2003 më 21:30

  7. #17
    alvi
    i/e ftuar
    Shen Alban, gabimi eshte relativ.
    Pse ai enderroi per nje bote te re, etj, etj, dhe se ai nuk nderroi bindjet e tija politike e nuk e ktheu gunen nga fryu era,, te pakten meriton nje fare respekti.
    AI ka bindjet e tija, dhe bindjet nuk mund te jene te gabuara apo te drejta, ato jane bindje miku im.
    NE nuk mund te gjykojme bindjet e tjetrit, ky eshte dhe guri themeltar i demokracise.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anëtarësuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    shen alban,
    nga e nxjerr ti konkluzionin se Agolli nuk qenka penduar,se vazhdoka te mbeshtese diktaturen ???
    dihet boterisht qendrimi qe ai mbajti ne kongr. 10 ppsh kunder E .Hoxhes.
    te duket me i besueshem Kadareja ngaqe leshon me vend e pavend slogane ?
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  9. #19
    alvi!
    Ende nuk e ke kuptuar që programi komunist - që nuk është asgjë tjetër veç program kolonialist sllav i kamufluar, për të krijuar njeri të ri, ka shkaktuar tragjedi me përmasa të mëdha, në të gjithë vendet komuniste. Vetem në ish BRSS ka pasur më se 20 000 0000 milion të ekzekutuar, e kushedi sa milionë të internuar në Siberi. Nuk dihet sa milionë janë ekzekutuar në të gjithë vendet komuniste.
    Sipas filozofisë tënde, nuk paska bindje të mira e të këqia!!!
    Bindjet shoviniste, naciste, fashiste, komuniste, enveriste, leniniste, staliniste, raciste etj. për zotrote nuk qenkan bindje negative apo të këqia.
    Nëse nuk luftohen bindjet negative, nuk mund të përmirësohen shoqëritë dhe civilizimi. Edhe për shkak të bindjeve si të tuat, jemi si Komb në gjëndje të mjeruar!
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  10. #20
    alvi
    i/e ftuar
    Mistik.
    Mua nuk me rruhet hume per bindjet e Driteroit, atij qe ka bere Driteroin dhe as per ate qe ka bere ate qe ka bere Driteroin.
    A ke degjuar ndonjehere per karakterin dhe jeten e Getes?
    Megjithate ai ngelet gjeni i letrave.
    Ne te njejten kohe, pavarsisht nga bindjet e tija politike, Driteroi ngelet gjeni i letrave Shqiptare.
    Politizimi dhe kthimi ne demagogji i gjithshkaje eshte shkaku pse jemi si Komb ne gjendje te mjeruar.
    Megjitahte, per te mbyllur cdo debat qe mund te pasoje per mua Driteroi eshte gjeni dhe mbaroi.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sejfi Protopapa
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2014, 04:48
  2. Agolli: Pendesa për kritikat ndaj Rugovës
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2006, 11:50
  3. Dritëro Agolli: Historitë e sherreve të mia me Ismail Kadarenë
    Nga Fiori në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2005, 15:39
  4. Dritëro Agolli: PS dhe LSI të bashkëpunojnë për zgjedhjet e 2005
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 05:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •