Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    E perseris edhe njehere, vajtja e edit ose e deputeteve te tij ne shkoder nuk do kishte patur asnjelloj perfitimi, vetem me shume lajme per gazetaret.
    Ti flet per solidarizim... e ca e do populli prezencen e nje deputeti kur ky i fundit nuk ka asgje ne dore??

    ja kush eshte morali yt qe kerkon te percjellesh i/e dashur kleadon .....

    kerkon te besh politiken e djallit duke na thene se prezenca e deputeteve nuk na qenka e nevojshme .....

    po Beqja me Sterkajn a shkojne per te marre voten ketyre njerezve apo jo ....??!!
    dhe pastaj pasi me voten e marre prej tyre shkojne e ulen ne Parlament njeri vjedh dhe tjetri luan me elektoratin e tij ....

    cili eshte morali i DRIONEVE te tu ....??!! me fal te gjarperinjeve me zile ...!!

  2. #22
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    ja kush eshte morali yt qe kerkon te percjellesh i/e dashur kleadon .....

    kerkon te besh politiken e djallit duke na thene se prezenca e deputeteve nuk na qenka e nevojshme .....

    po Beqja me Sterkajn a shkojne per te marre voten ketyre njerezve apo jo ....??!!
    dhe pastaj pasi me voten e marre prej tyre shkojne e ulen ne Parlament njeri vjedh dhe tjetri luan me elektoratin e tij ....

    cili eshte morali i DRIONEVE te tu ....??!! me fal te gjarperinjeve me zile ...!!
    Ty te paska zene politika syte!! Kush jane drionet e mi? Po te lexosh cik me vemendje shkrimet e mia, e kam shkruar sh qarte qe mua nuk me interesojne as saliu e as edi!! Ndryshe nga ty, qe qenke "fan" i tmerrshem i partise demokratike, mua nuk me interesojne as njera pale e as tjetra.

    I imi nuk eshte moral, eshte thjesht mendimi personal... per te cilin kam te drejte te shkruaj e nuk me intereson fare nese je dakord ti apo jo!
    Nuk dua te arrij ne ofendime por ben mire te hapesh cik enciklopedine e gjuhes shqipe e te kuptosh ca dmth "moral"... une thjesht shkrova mendimin tim! Po te doja te beja moral do merrja te shkruaja qe duhet bere kjo e kjo ( e ta siguroj qe lista do ishte e madhe), e jo te thosha qe per mendimin tim prania e tyre ne shkoder nuk do sillte perfitime.

    Zot na ruaj mendt e kokes!!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Je i ri ti vlla si ke pa akoma hazexhavapet e pd.
    Une qe kam ca ma shume nga ty ketu ta jap me firme qe kurre skan shkru nai gjo me men vec pallavrave te pafunda qe cojne uje te mullri i prishur i PD qe kurre nuk bluajti grure po bluajti leket e Shqiperise.
    Albania Uber Alles

  4. #24
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Je i ri ti vlla si ke pa akoma hazexhavapet e pd.
    Une qe kam ca ma shume nga ty ketu ta jap me firme qe kurre skan shkru nai gjo me men vec pallavrave te pafunda qe cojne uje te mullri i prishur i PD qe kurre nuk bluajti grure po bluajti leket e Shqiperise.
    Mjaftoj pak kohe ketu per te kuptuar nje gje te tille. Eshte vertete absurde si ka akoma sot njerez kaq te fiksuar pas politikes, pas gjithe atyre problemeve te lidhura me politiken qe kemi kaluar si popull, akoma i mbrojne me mish e thua... sikur te perfitojne dicka nga kjo mbrojtje (megjithse ndoshta edhe pefitojne... ).

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #25
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    GAZETA SHQIPTARE, 13/12/2010

    Të hysh në "qytetin e vdekur" - ironia me dritat e festave
    Nga e dërguara jonë në Shkodër, Anila Basha

    Shkodra i ngjan një qyteti të vdekur. Në hyrje të qytetit, nuk ka asnjë polic të të tregojë se nuk duhet të hysh aty. Në fund të fundit, të gjithë e dinë. Hyjmë. Situatë e pazakontë në hyrje, pikërisht në urën që të çon për Malin e Zi. Eh, e kam parë në foto gazetash, në kronika televizive, por kur e përjeton vetë, të kap paniku, ndjesia e ujit, aty ku liqeni është shkrirë dhe është bërë njësh me rrugën. Të kap makthi, por edhe një ngërç i brendshëm që thua: nuk ka mundësi po që po hyn në Shkodër.

    Makina e madhe fuoristradë kalon dalëngadalë mes ujit, është pikërisht një tabelë që e kemi parë në foto dhe të tregon "welcome to shkodra". Tabela duket, por rruga jo. Një varkëtar të thotë se mund të shkosh më tutje me fuoristradë. Problemi është se duhet të ecësh avash, ndryshe, do prishësh makinën se do të fusë ujë, por dallgët e mëdha të ujit prishin qepenat e dyqaneve. Po ç'dyqane? Aty s'ka më dyqane. Dhe ata që kanë mbetur, po i heqin mallrat e ruajtura. Të tjera që pashë, ishin prishur qepenat, uji kishte depërtuar brenda, në lokale, ishin prishur karrige e tavolina, ai dyqan që ishte me xhama nuk ekzistonte më, ishin thyer. Disa varkëtarë që kaluan aty pari na thanë se presioni i ujit i kishte thyer, e jo dora e njeriut. Makina fiket në ujë. Edhe fuoristrada nuk kalon. E pra, kishim shkuar të ndihmonim shkodranët, por ishin këta të fundit që na ndihmuan ne.

    Ndalesa e parë një kafe për të marrë veten nga tragjedia. Në pjesën e qendrës së qytetit, jeta vazhdonte normalisht. Shoh një kronikë në një televizion. Thoshte: Edhe Shkodra është ndriçuar me dritat e festës, ndërsa Tirana ende jo. Çfarë ironie. Veç qendrës, aty nuk jetonte asgjë, as banorët e pallateve që ishin nën ujë, ndërsa televizionet bënin shakara dritash. Po. Dritat ishin vendosur, por ishte tamam "bukuria që vret" e Migjenit. E ç'u duhen shkodranëve në këto momente ato llampadarë nëpër rrugët e qendrës, kur qyteti nuk jeton?

    Por dje në mbrëmje, mes ujit, në ishullin që sot quhet Velipojë, një grua Violeta Marku 21 vjeç, solli në jetë një djalë. Velipoja nuk ishte qyteti i harruar. Ishte qyteti më komod për ndihmën e shtetit. Aty helikopterët lëviznin si të ishin shërbim-taksi. Edhe për rastin e saj. Doktorët kanë shkuar me urgjencë. Gjatë natës ka lindur një djalë. E kanë marrë me skaf dhe e kanë dërguar në Shëngjin. Ilir Meta dhe Petrit Vasili kanë qenë prezent në spital në Shëngjin tek nëna më e re që ka lindur djalin në ujë, duke çuar edhe një buqetë me lule. Por kjo zgjat shumë pak.

    Lulet do vyshken, trumbetimi me të madhe për këtë ngjarje do vanitet, dhe Violeta, me të porsalindurin e saj, do të kthehen shumë shpejt në ishullin e përmbytur nga uji. Qyteti nuk do të mund të çlirohet nga liqeni që është bërë njësh me të deri në verë, të paktën kështu duket.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •