Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Rama, në Shkodër për dy intervista

    I detyruar nga presioni i gjithanshëm i mediave, por edhe i vetë qytetarëve, kundër përdorimit politik të fatkeqësisë natyrore, Rama shkeli në Shkodër pas dhjetë ditësh që ky qark përballet me përmbytjet. Qëllimi i kësaj vizite të beftë të Ramës ishte dhënia e dy intervistave për mediat. Kryetari i Partisë Socialiste vizitoi të dielën vetëm për 10 minuta Shkodrën dhe ndalesa e vetme e tij në këtë qytet ishte tek Radio "Shkodra", aty ku janë instaluar televizionet që ndjekin orë pas ore situatën e vështirë të zonave të përmbytura. Rama mbërriti atje vetëm për t'u dukur dhe këtë e tregon fakti se kontakti i vetëm që ai pati ishin dy televizione, të cilave ai iu dha deklarata të parapërgatitura. Ai nuk ndërmori asnjë takim me banorët dhe nuk deklaroi për asnjë moment të vetëm se solidarizohej me gjendjen e vështirë në të cilën gjenden banorët e këtij qyteti. Kreu i PS përgjatë gjithë këtyre ditëve që një pjesë e mirë e qyteteve janë përfshirë nga përmbytjet masive ka vazhduar i qetë fushatën e tij të takimeve dhe protestave me objekt të ashtuquajturën çështje të kutive. Për pak minuta, Rama përshkoi me makinën e tij, qendrën e Shkodrës aty ku është instaluar Shtabi i Emergjencave Civile dhe konviktet ku janë rehabilituar të evakuuarit, por nuk e mori aspak mundimin të ndalonte për t'u njohur nga afër me situatën apo gjendjen e banorëve. Destinacioni i tij kanë qenë vetëm studiot televizive. Mesazhi që përcolli kreu i PS-së me këtë vizitë në Shkodër ishte i qartë për vetë qytetarët, banesat e të cilëve janë edhe sot nën ujë se Rama nuk po bën gjë tjetër përveçse po tallet me këtë fatkeqësi natyrore. I gjendur në vështirësi për të dhënë një deklaratë konkrete, Rama propozoi që të bëhen ndryshimet e duhura në buxhetin e vitit 2011. Ndërkohë që në seancën e fundit plenare vetëm 5 ditë më parë, kreu i PS i kishte të gjitha mundësitë për ta bërë një gjë të tillë por ndryshe nga sa deklaroi ai urdhëroi deputetët socialistë që të largoheshin nga salla e parlamentit dhe të mos votonin asnjë nga projektet që buxheti i vitit të ardhshëm parashikonte për qarkun e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë. Ndërkaq, jo vetëm Rama, por edhe vetë deputetët e PS-së të Qarkut të Shkodrës nuk iu janë gjendur pranë banorëve të zonave të përmbytura.

    R. D.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Popo ashtu eshte bile RD ka harruar te thote se Rama doli prapa televizioneve dhe beri cicin.
    Dhe uji ne Shkoder u rrit serish me 25 cm duke shtuar me tej fatkeqesite e shkodraneve.
    Albania Uber Alles

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Per intervista do shkoje ne Shkoder,se leje ndertimi nuk jep dot atje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    55

    Mori Shkodër, moj mizore, pak na u duke e shumë na dole...
    06-12-2010 /

    Nga Rexhep Shahu


    Nga Rexhep Shahu
    (student i përjetshëm Shkodre)

    Po të mos kishte shkrue Zija Çela, nuk pata ndërmend me shkrue asnjë fjalë për çfarë po ndodh në Shkodër. Por mjeshtri më nxiti. Ani kërkujt mos me i ardhë mirë, për kërrkënd mos me shkrue, mjaft që me vetën jam në paqë. E thashë atë fjalë që pata e dita në ato ditë kur fjalës më së shumti i është bjerrë vlera, kur rrena thuhet e del brenda sekondave, kur po ndodh ajo që është marrja e zotit me ndodhë, ku në mortë bëhet gjyq, kur politika e ditës ndyn si mos zot ma keq shpirtin e njerzve, kur më të zezë se ky mot i zi na e bën shpresën opozita që më së pakti din me opozitue, ose më së shëmtueshmi po opoziton. E të mendosh pastaj se pas ca vitesh do i vijë radha të jetë në pushtet.
    Kujt me i shkrue? Pse me shkrue? Kujt me i folë? Kush merr vesh? Kush dëgjon? Në këtë mot të keq e ditë pragmorti mungon fjala e duhur e burrave të urtë.
    Dhe e nisa me dy vargje të një kënge të madhe : Mori Shkodër, moj mizore/ Pak na u duke e shumë na dole… Sepse sa po shoh e dëgjoj, sa po prek e ndjej, më së shumti nuk po kuptohet Shkodra. Ajo është në hallin e vet, në atë hall të kahmotshëm qyshse është ngulë në atë vend që edhe zoti vetë ia ka lakmi.
    Gjithmonë Shkodra u është dukë pak të tjerëve por gjithmonë u ka dalë shumë…
    Ajo, që për hir të zanatit nuk po mundem me e përtypë, është rrena. Me fjalë kudo e kurdo, thuajse nga të gjithë, thuhet se në Shkodër ka 1 metër ujë, 1.5 metër ujë, lëvizet vetëm me varka, nuk ka bukë me ngrënë, nuk ka ujë më pi, nuk... nuk... nuk... dhe fajin e ka qeveria! Fjala thotë ndryshe, por për bela e fat të keq të fjalëfolësve, kamera jep pamje tjetër. Kujt t’i besoj unë dhe ti, fjalës apo kamerës. A mundet të lëvizë ndonjë veture apo makinë kur uji është 1 metër apo 1.5 metër, a mundet?! A mundet të ecë ndonjë burrë, grua apo fëmijë në këmbë kur uji është 1 metër apo 1.5 metër, a mundet?! As Edi Rama jo që është politikani më i gjatë, nuk mundet me ecë kur ka aq ujë. Thuhet një metër ujë dhe njerëzve u shkon uji maksimumi në gju. Çfarë metri kanë mediat tona?!
    Por si i bëhet, kujt ti besojmë ne shikuesit e teleshikuesit, kur uji që shihet nga kamerat nuk i ka mbuluar gomat e makinave, parakolpet e makinave. Normal që aq ujë ka në Dri, ka në Bunë, ka në Liqenin e Shkodrës, por jo në rrugët e Shkodrës mor ta marrsha! Rrenë që rrëzohet në çast dhe nuk skuqet folësi i lajmeve, as shkruesi pse pamja që ofron kamera e zbulon fjalën rrenë në çast. Ani, le të jetë rrenë, veç të shahet qeveria! Mirë, le të shahet qeveria, por profesioni i gazetarit ku shkoi!?
    Mbi 10 mijë ha tokë e përmbytur. Po, por duhet qartësuar, çfarë është kjo tokë, a është nën kulturë apo thjeshtë është territor. Është territor, më së shumti djerrë ose jo nën kulturë.
    Dështoi Sali Berisha, faji është i Sali Berishës reciton nga maja e thanës Edi Rama. Jo mor zotëri, nuk ke gjetë kohën e duhur, çeshtjen e duhur, të ka ra natë në shënjestër të pushkës. Nuk fiton vota kësisoj, nuk fiton simpati. Se robi e din se nuk ka qeveri që shtyhet me zotin. Ka dekë Enveri, tha Zija Çela! Dhe njerzit në Shkodër e dinë fort mirë, ani pse ia ka qejfi ndokujt me ba hajgare.
    Sipas Ramës, më vjen sinqerisht keq që nuk është pozicionuar dot si opozitë e nevojshme e këtij vendi në këto çaste historike, i bie që po të largohet sot Sali Berisha e të shkojë Rama në zyrën e tij, ai do ti mbarësojë brenda ditës punët e mbrapshta të këtij vendi, të këtij moti dhe do t’ua vejë lakun në fyt dy Drinave, edhe Drinit të Bardhë edhe Drinit të Zi!! Do t’i kthejë mbrapsht përpjetë! Ej, njerëz, s’është çasti për luftë me qeverinë, është çasti për ndihmë, ose më së paku, me ditë me heshtë e me ditë me ndje dhimbje. Ndryshe, duhet me kërkue largimin e qeverisë së Malit të Zi, të Serbisë, të Gjermanisë, të Polonisë, të Bullgarisë se është shumë vapë atje… Përralla!!
    Më saktë e qartë, meqë mësova këto vite për infrastrukturën e kullimit, ta dinë gjithë ato që duan të dinë, se nuk ka qeveri në botë që bën infrastrukturë kullimi në atë rajon për një sasi të tillë reshjesh. As sot as mot, as njëqind a dyqind vjet më pas.
    Po, mundet, me kohë në dispozicion e me shumë lekë në dispozicion, me u sigurue më shumë disa argjinatura. Mundet edhe me u thellue Buna, por të mos harrojmë se gjithë llomet e ujrave në Bunë do të derdhën dhe ti thello sa të duash se prapë mbushet Buna, ai lumë mrekullie, i fjetur që s’kuptohet a ec a rri. Mundet siç thotë specialisti kompetent të ndërtohet Skavica dhe pastaj shpëton gjithë rajoni. Por nuk bëhet me urdhër peshku as sot as dje. Nuk e ka ndalue askush askënd deri në 2005 ta ndërtonte Skavicën. As pas 2005. Por nuk është kollaj. Me e pa lojën e shahut nga jashtë shumëkush sheh gabime, por me hy me luajtë vetë, nuk din me luajtë sepse siç thonë për shahun, shumëkush e din, por pakkush e luan atë lojë.
    Edhe ato shtëpia në ato fshatra që u ka shkue uji 1 metër, nuk i ka ndërtue as kjo qeveria aktuale, as ajo para kësaj në ato vende ku janë ndërtue. I kanë ndërtue të zotët e tyre, të cilët, në mos e paçin ditur deri sivjet, ta mësojnë për sot e mot, se ka mundësi që dimër për dimër apo pranverë për pranverë, do të duhet me duru për disa ditë ujin mysafir. Do të duhet me i nxjerrë orenditë në katin e dytë të vilave aq të bukura e me i lye shtëpitë pasi të ikë uji. Taksirat, por me mend në krye, sepse pahiri askush nuk ka ndërtue shtëpi aty ku e ka në tul toke, aty ku shkodrani shkodran denbabaden, nuk e ka begenisë me ndërtue shtëpi.
    Sepse, siç më tha një mik shkodran sot, vjen pronari i tokës mor zot nojherë me e zgjat kryt e me pa. Shef e shef dhe ik prapë në punë të vet, por veç na kujton se dhjetë muaj jeni të bekum prej zotit me jetue në ato vende të Shkdorës, por dy muaj, ban vaki, gjuan edhe peshk se të vjen peshku në oborr. Pronari i tokës, sipas mikut tim, ishte uji që ka ardhë tani e vjen kur ti teket, pa pyet qeveri. Po na del prej shumëkujt këto ditë se po u dhimbsen shkodranët më shumë se sa u dhimbset vetja shkodranëve. Kësaj i thonë në Shkodër, me ba hajgare. Ajo që nuk më len të qetë as dje e as sot dhe sa herë ka situata të tilla e del fjala për ndihma dhe emergjenca, është mendësia komuniste e njerëzve, e zyrtarëve, e ndihmëndarësve, e listëhartuesve e ndihmëkërkuesve. Thelbi, është thelbi ky. Janë ca vemie, ca biznesmenë të specializuar për marrje, shpërndarje ndihmash që presin situata të tilla. Dhe shishja e vajit e falur ka futë në sherr vëllezërit gjithmonë në këto 20 vjet. Edhe pse nuk ka dikush nevojë për të, por është mall i falur dhe e duan të gjithë. Shumë më e fisme dhe fisnike me i dhënë lekë në dorë kujt i takon, pa ndërmjetës, pa sekserë, pa listëhartues, pa magazinëkërkues…
    Shtohen fiktivisht sipërfaqet e dëmtuara, orenditë e dëmtuara, pasuritë e dëmtuara, kulturat e dëmtuara. Kjo, thonë në Shkodrën Shkodër, ashtë marrja e zotit! Se mendohet si në komunizëm, që shteti duhet me shkue e me mëkue njerzit, me ua futë lugën në gojë, po shfaqet këto ditë kjo gjë e importuar në Shkodër, ndonëse rrallë. Nuk kam bukë, thotë dikush. Kujt po i thue nuk kam bukë, para se me i thënë burrit tënd, vëllait tënd, të afërmve të tu a të burrit. Nuk i ka hije dhe nuk e bën një shkodran shkodran një gjë të tillë.
    Më ka vdekë fëmija prej të ftohtit… Jo, jo, nuk zen kjo në Shkodër, nuk mbin.
    Shkodra edhe në pikun e diktaturës, edhe në luftrat e rrethimet më të egra, ka mbajt veten mrekullisht, i ka dalë vetja boll gjithmonë. Nuk ka dalë kot qysh moti ajo fjala se Shkodra është shtet më vete. E të ardhurit në Shodër e rreth saj, që çuditën e tutën sot prej këtij gazepi, kanë me u mësue shpejt se duhet me u bë si shkodranët, me mendue e me jetue si ata. Kot nuk i ka dalë kënga ku i thonë Shkodrës se pak na u duke e shumë na dole.
    Këto ditë, kur më së shumti fjalët pa vend shtojnë dert e më e hijshme është me heshtë ose me mundë me mbyllë gojën e mos me thanë noj marri, siç thonë në Shkodër, specialitët duhen dëgjuar, strukturat e shtetit duhen lënë të punojnë, qeveria të menaxhojë se si Shkodrës mundet me i ndodhë edhe tjetër kujt dhe nuk ka durim Shkodre tjetër kund, nuk ka mençuri e maturi Shkodre tjeter kund, nuk ka dashuri për shtet e komb si në Shkodër tjetër kund. Se si thotë ajo fjala e urtë, pa e ditë unë a është e vertetë, kur ka ken Shkodra qytet, në Londër janë kullotë dhent.
    Sot Shkodra, si në atë këngën e fillimit, nuk po bën luftë me shtatë taborre, por me ujin. Jo me zotin. Në Shkodër nuk mallkon askush ujin. As shtetin. As qeverinë. Ka radhën e vet uji tash për tash. Se në Shkodër, siç e kam mësue moti, nuk ka komunizëm, nuk gjen, edhe shkodran edhe komunist, që shan e mallkon zotin, që përzihet në punët e zotit, që e ngatërron qeverinë me zotin

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Per intervista do shkoje ne Shkoder,se leje ndertimi nuk jep dot atje.
    po pra ..... shkoj per ti percjell ultimatumin qe ata miqte e tij i kane dhene Qeverise Demokratike se nqse nuk devijon te gjithe fondet publike per vitin e ardhshem atehere uji do te vazhdoje pa pushim ....

    pra gjarperinjte me zile nuk e kane hallin tek qytetaret por tek devijimi i fondeve ..... me qellimin e vetem te bllokimit te autostrades Tirane-Elbasan ....

    pra edhe njehere, ja ku jemi, se edvineve i verbohen syte kur shohin autostrada qe ndertohen ....

    hec perpara Sale mos u ndal nga keta felliqesira ....

  6. #6
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Po pse Rama per te dal ne Televizione dhe per te dhane intervista ka shkuar ne Shkoder, apo per te pa si eshte gjendja nga afer?
    Po normal Tv Klani, RD e 55 kete pune kan, te marrin vesh dhe sa her dite merr Rama frym. Pffffffff
    Ju lutem mos e ngaterroni Edin me Salen, Lulin, Topallen...qe kan shkuar ne Shkoder dhe dalin gjithe diten neper TV te Saliut, duke then ju kemi cua makarona, tani qe i mbyten u kan cua marakarona.
    Po keta Shpellaret e Saliut a s'kan pune tjera vetem te shofin se c'far ben Edi, pse kam ngusht ua ka pru qe edhe ne keto situata e shofin ca ben ai Katil paske qen mor Ed
    Olldashi vet e tha mbrem ne emision jam cua qe ne 7 te mengjesit te shof se cfar do thon Rama neper TV
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po varja ju u ka lene petulla ai te pakten flet

  8. #8
    Jo se me pelqen shume menyra e sjelljes se Edi Rames, por ta mendosh,... e ca do bente ai ne Shkoder ose vende te tjera? Eshte partia qeverisese ajo qe duhet te shkoj ne keto vende e pasi te kete shqyrtuar gjendjen te marri masat e duhura. Nuk besoj qe Saliu do pranonte ndonje keshille nga edi rama apo kushdo tjeter i partise opozitare per menyren se si ti vij ne ndihme popullit. Ndaj, jam e mendimit qe shumica e politikaneve qe kane vajtur e kane bere thjesht per t'u dukur e jo sepse duhej te shkonin per te ndihmuar ne ndonje fare menyre njerezit!

    Po Shqiperia gjithmone te tilla muhabete ka, gazetat socialiste gjejne rastin me te vogel per te folur keq per Salen, e ato te Sales gjejne rastin per te folur keq per Edin... problem i madh se Shqiperia po permbytet e tera!!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2010
    Postime
    210
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    po pra ..... shkoj per ti percjell ultimatumin qe ata miqte e tij i kane dhene Qeverise Demokratike se nqse nuk devijon te gjithe fondet publike per vitin e ardhshem atehere uji do te vazhdoje pa pushim ....

    pra gjarperinjte me zile nuk e kane hallin tek qytetaret por tek devijimi i fondeve ..... me qellimin e vetem te bllokimit te autostrades Tirane-Elbasan ....

    pra edhe njehere, ja ku jemi, se edvineve i verbohen syte kur shohin autostrada qe ndertohen ....

    hec perpara Sale mos u ndal nga keta felliqesira ....
    ore akoma ka njerez qe perdorin fjalen ''qeveri demokratike,,..o msus e me shkoll nate je ti ore apo je drunk... qeveri fashiste me mir ...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    kush e drejto qeverin ai eshte fajtore per mos zbatimin e ligjit,,,,,

    si te ishte edi,apo fatosi,mediu,a ku di une


    nqs ke bo gjeografi do kuptosh qe pemet jane brezi pare per shirat,
    brezi dyte argjinaturat ,
    i treti pompat
    dhe i katerti nuk ndertohet ne vende te pa miratuara nga nje ekspert gjeologjik dhe arkitekt te mireqene

    asnje nga keto lart nuk zbatohet,miremebahet,apo investohet


    nanen saliut, edit,ilirit,fatosit e kujtedo se nuk ha politik une o shoku

    as shpin sma mbajne ata po puna
    une punoj paguaj taksa
    shteti te beje punene kaq


    une dua zbatimin e ligjit

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •