Paris, 6 dhjetor – Ambasadori i Serbisë në Paris, dr. Dushan Batakoviq, ka deklaruar se ish i Dërguari special i KB për Kosovën, Marti Ahtisari, i ka thënë në një mënyrë rutinore me sloganin për fajin kolektiv të serbëve si popull, që sipas tij me siguri ishte i motivuar politikisht dhe siç e ka cilësuar ai absolutisht jomorale dhe absolutisht e përllogaritur për legalizimin e pavarësisë së Kosovës.
“Ahtisari ma ka thënë këtë në fund të një bisede, fare i relaksuar, duke përmbledhur si formulë që në pikëpamje ideologjike ishte bërë llogari për të legalizuar pavarësinë e Kosovës dhe për të shmangur revalorizimin objektiv historik të zhbërjes së Jugosllavisë komuniste”, citon Press Batakoviqin.
I pyetur nëse serbët edhe më tutje kanë statusin “e popullit që është fajtor”, Batakoviq është përgjigjur se ashtu siç e ka formuluar Ahtisari, ky është një nga pasojat më fatale të shkatërrimit të Jugosllavisë.
“Propaganda zyrtare luftarake kroate nga viti 1991 se serbët filluan të gjitha luftërat dalëngadalë po bëhet interpretim meinstrim i historiografisë bashkëkohore, meqë po imponohet koncepti i papranueshëm ‘i fajësisë kolektive’. Është e dhimbshme fakti se ka edhe serbë, të cilët për pak para dhe privilegje të caktuara e propagandojnë këtë po ashtu sipas porosisë dhe jo sipas bindjeve”, citohet të ketë thënë Batakoviq.
Krijoni Kontakt