Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Rama: Te rishqyrtohet programi bonifikues ne buxhetin e vitit 2011

    Druaj se kjo eshte pjese e dialogut me lote krokodili midis edverit dhe sal-llomit ... sa per te kaluar radhen ... te shohim ...

    GAZETA SHQYP

    Lideri socialist propozon njė sforco financiare tė qeverisė

    Tranzicioni drejt demokracisė dhe prirja pėr “rinovim” radikal dorėzohet para logjikės sė teknikės.

    Pėrmbytjet e Shkodrės, lumenjtė e ujit tė vėrshuar nė fusha, shtėpi dhe brenda vetė qytetit tė Veriut pėrveē dėmeve dhe traumės sė krijuar kanė sjellė nė plan tė parė diskutimin e masave parandaluese nė tė ardhmen. Pa retorikėn e pėrhershme dhe pa krijimin e llogoreve, kėsaj radhe duket se politika i ėshtė bindur tė paktėn teorikisht arsyetimit tė ekspertėve teksa ka kėrkuar njė rishqyrtim tė infrastrukturės bonifikuese dhe disiplinuese tė ujėrave e planifikuar dhe e gjurmėzuar para viteve ’90.

    Nė lidhje me kėtė, kreu socialist, Edi Rama, ka deklaruar dje nga Shkodra dhe Torovica ku ka shkuar pėr vizitė se Partia Socialiste ėshtė e gatshme tė pranojė njė rishikim tė buxhetit nė funksion tė orientimit tė fondeve drejt prioritetit absolut qė pėrfaqėson sot veriu i Shqipėrisė. “Mendoj se gjendja mė e arsyeshme do tė ishte qė ne ta rikthenim buxhetin dhe gjithė investimet nė infrastrukturė t’ia dedikonim mbrojtjes dhe risistemimit tė gjithė infrastrukturės sė bonifikimit tė vendit...me njė sistem mbrojtės tė standardeve ndėrkombėtare qė ėshtė e mundur tė bėhet, por qė ėshtė lėnė mbas dore vit pas viti. Por qė vit mbas viti janė shkatėrruar pyje, janė shkatėrruar shtretėrit lumenj, janė shkatėrruar sistemet e kullimit, janė shkatėrruar sistemet kanalizimet, janė shkatėrruar tokat me ndėrtime kuturu dhe pėr fat tė keq e kundėrta nuk ka ndodhur, pra qė tė investohet pėr t’i mbrojtur”, tha Rama.

    Prishje e argjinaturave, mbyllje kolektorėsh, ndėrtime nė zona depresioni, si dhe 20 – vjet paralizim dhe mungesė investimesh nė punime tė reja, po japin sot njė pėrgjigje tė dhimbshme pėr tė gjithė zonėn e Ultėsirės Perėndimore. Nevoja pėr bonifikim dhe rishqyrtim tė trajtimit teknik tė problemeve qė lidhen sa me mjedisin aq edhe me respektimin e normave bazė pėr shmangien e katastrofave aktualizohen pas dy dhjetėvjeēarėsh jo mė nė formėn e ironisė pėr tė shkuarėn, por nė kontekstin e rivlerėsimit tė njė pėrvoje. “Tė gjitha fondet e infrastrukturės duhen pėrdorur pėr tė ndalur moēalizimin e Shqipėrisė”, ėshtė shprehur Edi Rama, duke sjellė nė vėmendje njė term tė menduar se kishte dalė nga qarkullimi qė nė Shqipėrinė e viteve ‘60-‘70.

    Nė njė vėshtrim mė aktual, sugjerimi i ri i opozitės i hap rrugė ripėrkufizimit tė buxhetit tė vitit 2011, duke u prirur tė diktojė njė konsensus tė detyruar mes palėve. Fjala ėshtė pėr adresimin e fondeve pėr projekte infrastrukturore, tė cilat do tė duhet tė shmangin krijimin e situatave tė tilla katastrofike. Ajo qė pritet ėshtė tanimė reagimi i qeverisė shqiptare, e cila padyshim qė ka nevojė pėr fonde shtesė nė pėrballimin e situatės, por ka nevojė edhe pėr solidaritetin e pėrgjithshėm tė shoqėrisė e cila nė pėrgjithėsi vuan pasojat e frakturimit politik qė ka mbėrritur deri nė caqet e veta mė absurde. Pėr rrjedhojė, ky ėshtė njė rast i vlefshėm pėr tė mundėsuar bashkėpunimin e munguar, i cili megjithatė e hap njė parantezė pėr diversion.

    Vetė Rama ka theksuar dje se “kjo qeveri e dėshtuar duhet tė dėgjojė dhe tė veprojė sa nuk ėshtė vonė pėrpara se njė katastrofė mė e madhe tė pėrmbysė Shkodrėn dhe gjithė Shqipėrinė”, ē’ka sė bashku me sugjerimin pėr Operacion Radikal mund tė jenė njė mundėsi pėr tė faktuar se ajo ēfarė po ndodh mund tė shmangej dhe se ėshtė pėrgjegjėsi e plotė e qeverisė aktuale.

    Edhe pse ende nuk ka njė pėrgjigje nga qeveria e Sali Berishės duhet thėnė se opozita ka hedhur atė hap qė pritej prej saj, duke iu shmangur nė kėtė rast sa njė heshtjeje fajėsuese, aq edhe njė protagonizmi qė mund tė kthehet nė tė kundėrt.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    [
    Lideri socialist propozon njė sforco financiare tė qeverisė
    Formulim i gabuar. Saktesisht do ishte: lideri socialist propozon vjedhjen me dhune te prones se qytetarve per te bere kete ose ate gje qe me vullenitn e tyre te lire nuk e shohin te arsyehsme per te bere.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •