Koha, një element i shtrenjtë për besimtarin
Falënderimet më të sinqerta i përkasin Vetë Krijuesit. Prej Tij ndihmë
dhe mbrojtje kërkojmë. E lusim Zotin të na mbrojë nga çdo e keqe e të
na udhëzojë me bekimin e Tij. Dëshmojë se All-llahu krijuesi i gjithçkaje
është i vetmi i Cili me të drejtë meriton të adhurohet dhe Muhamedi
është i dërguari i Tij.
Vëllezër muslimanë! Sot po shohim shumë njerëz që e humbin kohën
kot duke mos përfituar asgjë nga ajo… Po shohim njerëz që janë
krejtësisht arrogant ndaj kohës së tyre aq të shtrenjtë… Kjo kohë ikën
për të mos u kthyer më vetëm në ditën e Gjykimit, ku njeriu do të thotë:
‘ah sikur do të kthehesha edhe një herë e do ta shfrytëzoja kohën e do
të isha prej vepër mirëve’… Kur`ani: [39:56-58]
Ja seç tregon një musliman i cili kohën e tij e shpenzoi kot duke mos
përfituar asgjë nga ajo.
U ula një ditë dhe vendosa të pendohesha për kohën dhe për
momentet e shkuara kot gjatë jetës sime. U ula dhe thirra një prej
çasteve. Një prej atyre çasteve që kish shkuar dëm në jetën time, në
punë të pa vlera. Pra thirra ato çaste kur kisha bërë ndonjë gabim a
ndonjë punë të pavlefshme dhe iu drejtua çastit: O çast kërkoj prej teje
të kthehesh të të përdor për punë të ndershme dhe të hairit. Ah gjë që
nuk bëhet ! –ma ktheu çasti. O çast të lutem shumë, kthehu të lutem
shumë se jam penduar dhe dua ta shfrytëzoj kohën, të përfitoj e të
ndreq fajin që kam bërë. E qysh mund të kthehem unë? Kur faqet e tua
të kota më kanë mbuluar! Bëj të pamundurën të lutem shumë kthehu o
çast! Hë, po të ishte në dorën time mbase edhe do të kthehesha, por
qysh mund ta bëj unë këtë. Tashmë fletët e punëve tua janë mbyllur
kanë marrë rrugën për tek Krijuesi. Dhe ti këtë duhet ta dish. Mbaje
vesh mirë! Ti këtë duhet ta dish. Mbaje vesh mirë! Çastet janë miq të
mirë dhe dëshmojnë mirë për atë që e ka harxhuar kohën në rrugë të
mira e të ndershme, ashtu siç janë armiq të rreptë të atyre që i kanë
harxhuar ato për punë të pa ndershme. E pra, unë jam prej atyre
çasteve që dëshmojnë kundër teje në ditën e “Gjykimit”. Po të them që
jam penduar! A më dëgjon, përgjigju të lutem shumë.
O ti, që humb kohën kot, a nuk e kupton që deri tani për të kthyer një
çast humbe shumë çaste të jetës tënde. A mendon se mund të kthehen
kështu çastet? Unë ja seç mund të të bëj ty: Mbaje, mbaje vesh mirë,
përpiqu që pas sodit të bësh punë të mira, sepse vetëm të mirat do ti
fshinë të këqijat. Hajde shko tani dhe mendohu. Por të mendohesh
gjatë ama për sa të thashë, dhe mos harro këtë: se në radhë të parë
lutje dhe falje duhet ti kërkosh vet All-llahut fuqiplotë. Shfrytëzo pra
kohën, puno mirë me nder e me faqe të bardhë pas sodit. A dëgjove
ç`të thashë? Shfrytëzo pra kohën e puno mirë pas sodit, këtë mos e
harro kurrë. Unë kaq kisha për të thënë.
Pra vëllezër muslimanë të gjithë të vrapojmë e mos ta lëmë të na iki kot
koha jon e shtrenjtë, sepse koha vazhdimisht të merr me vete ne
rrjedhën e saj të pandalshme. ‘Dhe për secilin afat ekziston dëshmi e
caktuar’. {Kurani 13:38}
Dëgjojmë jo rrallë herë vëllezër se ka njerëz që nuk e shpenzojnë
kohën ashtu siç duhet (pra për të përfituar prej saj) madje ato e shajnë
këtë kohë të shtrenjtë. Për këta njerëz thotë profeti (a.s) në një hadith
kudsij, All-llahu (xh.sh) thotë: ‘Më shqetëson njeriu i cili shanë kohën
dhe fatin, kurse unë e drejtoi kohën dhe e përcaktoj fatin. Gjithçka
është në dorën time. Unë e ndërroj ditën dhe natën’. {Transmeton
Buhariu dhe Muslimi}
Thotë një fjalë e urtë: Derisa pyesim ç`duhet filluar, koha për të filluar
kalon. Andaj të mos presim, të mos ngurrojmë dhe të mos bëhemi
pesimist por të punojmë fort, në mënyrë që të përparojë feja jonë
Islame dhe shoqëria shqiptare. Të cilat kanë rënë në një gjumë të
thellë…I lumi ai, që e shfrytëzon kohën me dije!
Transmetohet nga Buhariu (r.a) se Xhabiri (r.a) thotë: ‘Pejgamberi (a.s)
i varroste në një varr nga dy veta në Uhud, pastaj pyeste: Kush ma
shumë di kur`an, nëse e tregonin kah ndonjëri, atij i jepte përparësi në
varr.’
Nëse këtë post e ka pasur i dituri pasi që ka vdekur, paramendo se
cilin post duhet të ketë kur ky njeri i dijes të jetë gjallë, nga i cili kanë
dobi jo vetëm njerëzit po edhe kafshët në vendet e tyre…
Është për të ardhur keq se të rinjtë shqiptarë sot po e shpenzojnë
kohën pas: Telenovelave, Formula Uno-s, futbollit, për të mos thënë
programeve të turpshme; ndërsa kjo kohë kalon për të mos u kthyer
më deri në ditën e Gjykimit…
Transmetohet se Amr ibni Abdi Kajsit, njërit prej tabiinëve, duke ecur
një person i tha:
-Ndalu të flasim bashkë!
Ai ia ktheu: -Ndaloje diellin që të ndalem e të flasim bashkë.
Sa larg jemi ne me këta njerëz!... Vallë, a duhet ta marrim si shembull
këtë vullnet të hekurt për përparim?
Ja disa fjalë të urta për kohën dhe shfrytëzimin e saj:
1. Koha s`vjen pas teje, ti shkon pas kohës. (N. Frashri)
2. Koha është aleati, shoku më i mirë i të drejtit. (Pinari-poet grek 518-
442 para e.r)
3. Koha është si paraja, mos e humbisni, që të kini sa më shumë.
(Franceze)
4. Koha vrapon pa u kthyer prapa. (Latine)
5. Koha është si shpata, nëse ti nuk e prêt atë, të prêt ajo ty.
6. Koha vjen për atë që di ta presë
E mbi të gjitha këto, betimi i Krijuesit të gjithësisë mbi kohën është
sinjali më i madh, se koha është sekreti i mbarësive dhe i sukseseve
tona në jetë, po ditëm ta administrojmë siç duhet.
All-llahu (xh.sh) thotë në Kur`anin e Madhërueshëm:
‘Pasha natën, që me errësirë mbulon gjithësinë! Pasha ditën, kur ajo
shkreptin!’ (Lejl:1-2)
‘Pasha agimin! Pasha dhjetë netët!’ (EL-Fexhr 1-2)
‘Pasha paraditen! Pasha natën, kur shtrin errësirën!’ (Ed-Duha:1-2)
“Pasha kohën” (EL-Asr:1)
Më poshtë, po jap disa shembuj nga njerëzit e mëdhenj të Islamit se si
e shfrytëzuan ato kohën e tyre me punë jashtëzakonisht të dobishme:
1. Ibn ul-Ethiri shkroi librat e tij më të shkëlqyer si Xhami`ul-Usul dhe
en-Nihaje, duke qenë i gjymtë.
2. Serhesiu, librin e tij të njohur el-Mebsut që përmban 15 vëllime, e
shkroi për shkak se ishte i mbyllur në pus!
3. Ibn el-Kajjimi shkroi Zadul Mia`d-in gjatë udhëtimit!
4. Kurtubiu e shkroi komentimin e Sahih Muslimit duke udhëtuar mbi
shpinën e devesë.
5. Ibn Tejmije, më tepër se gjysmën e librit të tij Fetva Ibn Tejmije e shkroi duke qenë në burg!
6. Ebu A`la el-Mearri, të gjitha veprat e tij i ka shkruar duke qenë i
verbër.
E sa të tjerë të dalluar, që u dëbuan nga punët dhe pozitat e tyre
zyrtare, por pastaj iu përveshën shfrytëzimit të kohës dhe punës
vullnetare dhe i ofruan popullit dituri të dyfishtë.
Andaj vëllezër musliman të përpiqemi edhe ne që ta shfrytëzojmë
kohën e mos ta lëmë të na iki kot, ngase ‘koha është anije, që nuk e
hedh kurrë spirancën’… Zoti na bëftë prej atyre që e shfrytëzojnë
kohën në dobi të njerëzimit. Amin!
Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.
Krijoni Kontakt