-
Vellazeria Ne Islam
VELLAZERIA NE ISLAM
Hasan El Basri
Nga libri: Ndjej shushullimen, mikun nuk e shoh!
Thuhet se, kur do tė ndodhė Dita e Gjykimit, lajmėtari do tė thėrrasė:
Le tė ngrihet tash ai, pėr tė cilin All-llahu i madhėruar e ka marrė si obligim se do ta shpėrblejė prej Vetes!
Dhe atėherė do tė ngrihet vetėm ai qė i ka ndihmuar vėllait tė vet nevojtar, apo i cili ia ka falur vėllait tė vet padrejtėsinė e bėrė, ose i cili vėllait tė vet i ka dhuruar diē nga tė mirat me tė cilat e ka shpėrblyer All-llahu xh.sh.
Njerėzorja shihet nė sinqeritetin ndaj tė tjerėve, afrimin ndihmė vėllezėrve nga feja, nė mirėbėrjen dhe largimin e vėshtirėsive nga fqinjėt e afėrm.
E mbaj mend kohėn kur njerėzit i kanė urdhėruar tė afėrmit qė tė mos e refuzojnė e lėnė tė dėshpėruar asnjė nevojtar. Njeriu do tė pyetet pėr ēdo gjė qė harxhon, si dhe pėr harxhimet qė i ka bėrė pėr prindėrit e vet. Mirėpo, nuk do tė pyetet pėr harxhimet qė i ka bėrė pėr vėllain nė fe dhe pėr pėruljet tjera ndaj All-llahut xh.sh., sepse Atij i vjen turp ta pyesė pėr atė qė e ka harxhuar pėr kėto qėllime.
Bėhu fqi i mirė, do tė jeshė besimtar! Dėshiroju njerėzve atė qė e dėshiron pėr vete, do tė bėhesh i drejtė! Mos qesh shumė sepse kjo ta dėmton zemrėn dhe tėrė trupin!
I dėrguari i All-llahut, s.a.v.s., ka thėnė:
Pasardhėsit e mi do tė hyjnė nė Xhennet me mėshirėn e All-llahut xh.sh., me pastėrtinė e zemrės dhe pėr mėshirėn qė e kanė ndjere ndaj tė gjithė muslimanėve, e nuk do tė hyjnė vetėm pėr shkak namazit e agjėrimit tė shumtė.
Muslimani ėshtė pasqyrė e muslimanit: pėrmes tij ai i vėren tė metat e veta dhe i sheh gabimet. Mė parė kur muslimani e takonte vėllain e vet i thoshte: Vėllai im, unė nuk mund ti shoh e as ti di tė gjitha mėkatet e mia. Andaj, nėse nė diēka e sheh tė mirėn, mė urdhėro qė ta punoj, ndėrsa mė ndalo nga e keqja! Umer ibn el -Hattabi, radijall-llah anhu, ka thėnė:
All-llahu e ka mėshiruar ēdonjėrin qė na i bėn me dije veprat tona tė kėqija!
Ata qė ishin para jush i kanė pranuar kėshillat e njėri-tjetrit dhe ashtu janė ndihmuar mes vete.
O njeri, ruaju vetėmashtrimit, sepse ti ende nuk je i sigurt se ke shpėtuar nga dėnimi i All-llahut; para teje ėshtė frika mė e madhe dhe ndodhia mė e tmerrshme. Nė varr do tia vėsh vetes nėn kokė atė qė vetė ia ke pėrgatitur vetes. Nėse ajo ėshtė e mirė, edhe ti do tė jesh mirė, e nėse ajo ėshtė e keqe, edhe ti do tė jesh keq. Andaj, puno dhe mos zvarrit nė atė qė ėshtė e mirė.
Pėrgatitu sa ka kohė!
Ruaju nga zvarritja nė kėtė. Ti sigurisht do tė jesh i pyetur, andaj sa mė parė pėrgatiti pėrgjigjet e sakta! O njeri, besimtari zgjohet me frikė tė perhershme edhe pse ėshtė bamirės, ngase si besimtar nuk mund tė jetė ndryshe. Ai edhe flen duke u frikesuar edhe pse ėshtė bėmirės, sepse si udhėtar nuk mund tė jetė ndryshe. Ai gjithnjė ėshtė ndėrmjet dy frikave: frikės pėr mėkatet qė i ka bėrė, ngase nuk e di se ēdo tė bėjė All-llahu xh.sh. me tė, dhe frikės nga vdekja e cila do tė vijė e ai nuk e di se nė ēfarė gjendje do ta gjejė dhe nė ēfarė sprove All-llahu xh.sh. do ta sprovojė.
O njerėz, unė ju kėshilloj, edhe pse aspak nuk jam mė i mirė se ju, e as nuk veproj nė jetė mė mirė se ju. Edhe unė vetes i bėj padrejtėsi, sepse nuk zotėroj mbi epshin tim, e as qė e shtyj atė nė zbatimin e obligimeve ndaj Krijuesit dhe Zotit tė tij. Por, sikur besimtari tė mos e kėshillonte besimtarin tjetėr derisa tė mos e drejtojė veten, do tė humbin udhėrrėfyesit, do tė zvogėlohej numri i atyre qė kėshillojnė dhe nuk do tė mbetej askush qė tė thėrasė kah All-llahu xh.sh., dhe nė zemrat e njerėzve tė mbjellė dashurinė ndaj Tij. E, askush nuk do tė ndalte as nga mėkatet. Por, jeta bėhet nė shoqėrim me tė diturit dhe nė kėshillim me njeri-tjetrin. Pėr tė devotshmit jeta e vėrtetė ngėrthehet nė kėtė. Prandaj prezentoni nėpėr ndejat ku dėgjohen kėshillat dhe ruani ato ndeja ashtu qė gjithnjė tė mund tė ndjehet fjala e kėshillimit. Dhe frikėsojuni Allllahut xh.sh. ashtu siē u ėshtė urdhėruar! Vdisni vetėm si muslimanė!
Sikur ta mbante mend dikush nga ju atė qė unė e kam mbajtur mend dhe po ta kishte parė brezin e parė tė muslimanėve, brezin mė tė mirė, me tė vėrtetė do tė brengosej deri nė fund, sepse do tė bindej, se mė seriozi mes jush ėshtė sikur mė joseriozi nė mesin e tyre, kurse punėtori juaj si ai qė nė mesin e tyre kurrė nuk ėshtė munduar. Po tė isha i kėnaqur me vetveten, ende do tua jepja kėtė kėshillė, por, All-llahu e di se me vetveten nuk jam i kėnaqur,prandaj nuk mė vjen mirė ti jap kėshillė tjetrit.
Allahu e mėshiroftė Hasan El Basriun!
Esselam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt