Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511

    Roli i Islamit në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptarë

    Shkruan: Abdullah Klinaku

    Islami ndër shqiptarë ka traditë disa shekullore, e cila është zhvilluar pa ndërprerje që nga shekulli XV e deri në ditët tona, duke ushtruar një ndikim esencial në mbijetesën dhe në formësimin e identitetit fetar, kulturor dhe kombëtar. Duke pas parasysh faktet historike, pushtimet e njëpasnjëshme mbi trojet shqiptare, qëllimin e lig të fqinjëve të ardhur, për asimilimin e elementeve të identitetit tonë kombëtar vunë në sfida të mëdha duke e rrezikuar ekzistimin tonë. Roli i islamit në ruajtjen e identitetit kombëtar, duke mos përjashtuar edhe faktorët e tjerë, është i një rëndësie të veçantë dhe i argumentuar me të dhëna shkencore të ndërtuara mbi burime të sakta historike dhe arkeologjike.

    Ilirët-shqiptarët para ardhjes së perandorisë osmane gjegjësisht para pranimi të Islamit ishin popull pagan. Kjo formë e besimit është një ndër shkallët më të ulëta të emancipimit fetar dhe si të tillë u mungonte çart fuqia e besimit për rezistimin e asimilimit dhe tëhuajsimit nga pushtuesit e ndryshëm që bëheshin. Për këtë fakt është ndryshimi i gjuhës dhe traditës në masë të madhe e në tërësi edhe fesë nga paganizmi në kristanizëm e më vonë duke ndërruar edhe vijën kishtare nga Kisha Romake në atë Ortodokse. Këto ndryshime në identitetin e vet ndodhin shumë lehtë tek populli që nuk ka një formësim të duhur dhe të kompletuar kombëtar dhe fetar.

    Mungesa e plotë e dëshmive të shkrimeve shqipe, madje mungesa e gjurmëve kulturore në shekujve VII- XIV, ku bie edhe sllavizimi i plotë i toponimeve në trojet shqiptare dhe madje edhe sllavizimi i patronimeve të vetë shqiptarëve, zbulojnë qartë atë katandisje etnike, që vazhdonte përgjatë shekujve të sundimeve bizantine e sllave, e të cilat vetëm sa e thellonin asimilimin që kishte përhapur romanizimi nga pushtimi i gjatë romak. (Roli i islamit në trojet shqiptare, Dr. Milazim Krasniqi)

    Në burimet e shkruara nga autorë të huaj antikë, të cilët kanë pasur kontakte me shqiptarët, më të shumtën dominon një vlerësim negativ për karakterin dhe për organizimin e tyre. Sado që në këto vlerësime ka pasur keqdashje të autorëve, nuk mund të përjashtohet plotësisht objektiviteti i tyre, meqë organizimi dhe rrezatimi kulturor i ilirëve /shqiptarëve në këto periudha historike ka qenë shumë inferior në raport me romakët në fillim dhe me fqinjët grekë e sllavë më vonë. Nuk duhet injoruar as fakti se qytetet antike me rrezatim kulturor të ndjeshëm, si Butrinti, Apollonia, Durrësi, në fakt kanë qenë koloni helene e romake dhe në to nuk ka gjurmë të shkruara në gjuhën ilire-shqipe dhe as aktivitete kulturore të dokumentuara me prejardhje ilire.

    Kjo është në përgjithësi gjendja e ilirëve dhe rreziku permanent i tyre për asimilimin dhe zhdukjen e ilirëve/shqiptarëve. Gjallërimi dhe ngritja e vetëdijes kombëtare dhe fetare gjatë perandorisë osmane ishte ajo e cila ruajti dhe fuqizoj identitetin tonë kombëtar për dallim nga periudha para islame.

    Shqiptarët gjatë periudhës të perandorisë osmane me përqafimin e Besimit në Një Zot dëshmuan një vlerë të posaçme njerëzore dhe një emancipimi të lartë fetar. Duke besuar Zotin dhe duke zënë vend tek ta Shpallja Hyjnore, filloi të zë fill edhe emancipimi kulturor e intelektual, përparimi dhe zhvillimi i jetës familjare e sociale si dhe formësimi kombëtar dhe fetar. Obligimet fetare gjatë zbatimit tyre edukonin këtë popull në durim, përgjegjësi dhe përkushtim për vendin.

    Ngritja e vetëdijes për edukimin familjar, ngritja e respektit për prindërit, edukimi i fëmijëve, ngritja dhe emancipimi i femrës, rregullimi i marrëdhënieve bashkëshortore, familjare e farefisnore krijonte kushtet për emancipimin e mirëfilltë kombëtar e fetar. Duhet të ceket në këtë pikë se çështja e ngecjes së implementimit të plotë të edukimit familjar sipas dispozitave islame ka qenë edhe indoktrinimi i malësorëve me të drejtën zakonore-kanunin.

    Ndikimi i islamit edhe në edukimin social dhe në ngritjen e kapaciteteve të formuara ishte i jashtëzakonshëm. Prova të identitetit të tillë do të jipeshin më vonë, pas disa shekujsh të jetës nën sundimin osman, ku ndodhi një transformim real i jetës sociale, kulturore, fetare dhe kombëtare të shqiptarëve. Këta shembuj do të vijnë pasi të ketë kaluar gati pesë shekuj të sundimit osman, në të cilin shqiptarët njohën një rikonsolidim të brendshëm demografik dhe kulturor, pas shpërbërjes së gjatë nën sundimet romake, bizantine e serbe. Janë themeluesit e Lidhjes së Prizrenit identifikim i një profili të ri të individit shqiptar, që kërkon realizimin e vet dhe të fateve të kolektivitetit, me anën e një angazhimi të disiplinuar dhe të menduar mirë në sfondin e komplikuar të zhvillimeve politike, diplomatike e ushtarake të kohës. Pa një profilizim të tillë ka qenë e paimagjinueshme që të krijohet një lëvizje indipendentiste që synonte ruajtjen dhe afirmimin e identitetit shqiptar dhe islam të shqiptarëve, në rrethimin armiqësor ballkanik, në moskuptimet tragjike të qeveritarëve osmanë dhe të gjeopolitikave antishqiptare dhe antiislame të shekullit XIX dhe të shekullit XX në Europë. Kur analizohen me kujdes biografitë dhe bëmat e personaliteteve të kësaj lëvizjeje, është e qartë se ato dëshmojnë për një emancipim të individit shqiptar në Islam, ku kishte përfituar vlera të larta organizative nga përvoja shtetërore, politike dhe fetare në Perandorinë Osmane. Falë këtij transformimi dhe kësaj vetëdijeje vepruese islame, edhe u kultivua toleranca e brendshme shqiptare. Kjo tolerancë e brendshme mundësoi integrimin e shqiptarëve, të cilët edhe pse u përkisnin feve të ndryshme, realizuan një projekt unik politik dhe nacional. Ky projekt rezultoi me identifikimin e kërkesave politike dhe nacionale në vitin 1878 dhe me krijimin e shtetit shqiptar në 1912. Nga faktet historike është krejt e qartë se barrën kryesore të këtij projekti kombformues e shtetformues, përfshirë edhe pasojat në formën e gjenocidit serb në viset veriore pas Kongresit të Berlinit dhe ndëshkimin e pushtetit turk, që erdhi si reaksion i detyrueshëm, për shkak të imponimit të diktatit të Fuqive të Mëdha të kohës, e ka bartur mbi vete popullsia muslimane shqiptare dhe elita intelektuale e politike e dalë prej saj.

    Noel Malkolmit, i cili i dallon tre grupime ose kahe politike në periudhën historike para Lidhjes së Prizrenit, kryesisht është i pranueshëm:

    - Grupimi i parë, sipas tij, ishte përpjekja e malësorëve për t’i mbrojtur ose edhe për t’i zgjeruar të drejtat e tyre tradicionale të vetëqeverisjes, përballë programit të reformave osmane; në këto reforma dëshirohej të imponohet elementi vendas, si për muslimanët ashtu edhe për kristianët, si për malësorët ashtu edhe për rrafshin. Këtë shtresë Christine von Kohl-i e quan “shtresa e analfabetëve, e çifligarëve të mesëm” ;

    - Grupimi i dytë synonte krijimin e një principate autonome katolike shqiptare, të cilën e përkrahu edhe monsinjor Prenk Bibë Doda. Ai nuk do të zgjedhë mjete për ta sendërtuar këtë ide, madje për këtë qëllim do të bashkëpunojë edhe me Malin e Zi. Këtë ide e ndihmoi edhe Austro-Hungaria, por edhe arbëreshët, si politikisht ashtu edhe me armë. Mirëpo, për shkak të synimeve egoiste katolike, kjo ide dështoi. Këtë shtresë Von Kohl-i e quan si “shtresa e prijësve fisnorë dhe sunduesve feudalë, të cilët herë janë në hasmëri ndërmjet veti e herë në hasmëri me organet lokale” ;

    - Grupimi i tretë, i cili kryesisht jetonte në mërgim, që njihej si grupi i Stambollit, ku shquheshin vëllezërit Frashëri, ishte më aktivi në mesin e tyre. Këtë shtresë Von Kohl e quan “shtresa e intelektualëve të arsimuar në Evropë apo në Turqi, që gëzonin nam dhe autoritet në Stamboll apo në botën arabe”.

    Sipas shumicës së studiuesve shqiptarë, grupimi i tretë konsiderohet flamurtar i patriotizmës shqiptare dhe ishte më i zëshmi dhe më aktivi. Ky grup do ta bartë barrën kryesore në përgatitjen dhe organizimin e tubimit të njohur në Prizren më 1878. Po ashtu thotë: Lidhja e Prizrenit kishte një karakter të fortë mysliman, udhëhiqej nga myftilerët, ulematë dhe kadinjtë.

    Madje edhe vendi ku u mbajt Lidhja e Prizrenit tregon një simbolik tjetër të rolit të islamit në ruajtjen e identetit tonë kombëtar. Shumë burime historike pohojnë me prova e fakte se Kuvendi i Lidhjes se Prizrenit është mbajtur në xhaminë “Gazi Mehmed pasha” e njohur në popull si Bajraklia.

    Me këto ngjarje edhe finalizohet formimi i kombit shqiptar dhe i shtetit shqiptar duke e ruajtur këtë popull nga asimilimi dhe duke e dalluar atë edhe me kombin edhe me fenë dhe më simbolikat e që të dyjave. Ndërsa populli shqiptarë i cili jetonte në trojet e lashta shqiptare por nuk pranuan Islamin u asimiluan disa nga ta gradualisht siq është rasti i Bitolit, Maqedoni.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Në gazetën “Tanin” nga Manifest i Ulemasë Shqiptare në Stamboll thuhet: ”T’u qenë se populli fisnik shqiptar është osmanli dhe mysliman. ekzistojnë obligime fetare dhe kombëtare që germat e arabishtes t’i skalisë në kokë. Ne e shpallim vendimin e marrë se e pranojmë alfabetin arab për ta shkruar gjuhën tonë....” Këtë deklaratë e kanë nënshkruar intelektualët dhe profesorët e Medresesë së Fatihut, ndër të cilët janë edhe emrat e profesorëve nga qytetet e Maqedonisë së sotme: Muftiu i Manastirit – Rexhep Xhudi (Voka), profesori i Medresesë së Fatihut - Ismail Haki nga Tetova, Hafiz Rexhoi nga Prilepi, Musa Qazimi nga Dibra, Arif Hikmeti nga Kumanova, Inspektori i Përgjithshëm për Maqedoninë Hysen Hilmi Pasha, Abdylhakim Hikmeti nga Gostivari etj . po ashtu edhe Riza Beu, Shaqir be Jegjeni, Sybi Efendii, Bedri Efendi, Haxhi Ali Elbasani, Haxhi Muhamed Vlora etj, kërkonin që gjuha shqipe të shkruhet me shkronja turke-arabe dhe këtë e justifikonin duke thënë se Gegnija shkronjat latinisht nuk i pranon, kurse Riza beu nga Shkodra pohonte: ”se nuk ka nevojë të mësohet shqipja, neve na mjafton turqishtja. Në shkolla vetëm turqisht lexohet.” Ose, siq u prononcua Shaqir be Jegjeni:” Në Dibër nuk është kush që do shkolla shqipe, edhe në pas ndonjë, edhe ai do me shkronja arabe
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228
    Nuk ka si me u pranue Shqipnia e Kosova ne Bashkimin Ev ropian kur ka kso intelektualesh qe u ka met mendja e takueme te turku osmanlli, madje na dokan edhe me shkrue arabisht. Ashtu u lane ne Kongresin e bame ne Manastir me 1908, u lane tri alfabete per qejf te grekofileve qe dojshin alfabetin grek, turko-arabisht qe e dojshin filoturqot, skorta e ketyne te fundit dhe ai latin. Fitoi ky i fundit per t'miren e Shqipnise. Islami ne Shqipni e krejt Ballkanin asht mish i huej, veç serbet e trumbetonin me te madhe çeshtjes islame ne Kosove sidomos, se Shqipnia nane nuk e ka diskutue alfabetin latin me te cilin u shkruen veprat lapidare te Buzukut, Budit, Bardhit e Bogdanit. Sikur shqiptaret te kishin mentalitetet e ketyne fare firmetaresh me nofka "be", "myfti" etj. sot do te ishim popull pa identitet. I madhi Kadare shkruen:" Zevendsimi i gjuhes shqipe prej turqishtes po nxitej edhe ma fort, e bashke me 'te dhe paksimi i shkollave per shqiptaret. Politika e vjeter osmane : mjaft i keni xhamite, s'ju duhen shkollat, po perparonte si ne ethe. Jugosllavia, ashtu si Turqia dikur, nuk u trembej xhamive, por shkollave shqipe. Sipas serbeve ishte e mjaftueshme qe shqiptaret te kishin fene, po kurrsesi lirine" PS, shih "Identiteti evropian i shqiptareve" I. Kadare,fq.41-42.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228
    Citim Postuar më parë nga PrisHtiNa-Lee Lexo Postimin

    Roli i Islamit në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptarë

    Shkruan: Abdullah Klinaku

    Islami ndër shqiptarë ka traditë disa shekullore, e cila është zhvilluar pa ndërprerje që nga shekulli XV e deri në ditët tona, duke ushtruar një ndikim esencial në mbijetesën dhe në formësimin e identitetit fetar, kulturor dhe kombëtar. Duke pas parasysh faktet historike, pushtimet e njëpasnjëshme mbi trojet shqiptare, qëllimin e lig të fqinjëve të ardhur, për asimilimin e elementeve të identitetit tonë kombëtar vunë në sfida të mëdha duke e rrezikuar ekzistimin tonë. Roli i islamit në ruajtjen e identitetit kombëtar, duke mos përjashtuar edhe faktorët e tjerë, është i një rëndësie të veçantë dhe i argumentuar me të dhëna shkencore të ndërtuara mbi burime të sakta historike dhe arkeologjike.

    Ilirët-shqiptarët para ardhjes së perandorisë osmane gjegjësisht para pranimi të Islamit ishin popull pagan. Kjo formë e besimit është një ndër shkallët më të ulëta të emancipimit fetar dhe si të tillë u mungonte çart fuqia e besimit për rezistimin e asimilimit dhe tëhuajsimit nga pushtuesit e ndryshëm që bëheshin. Për këtë fakt është ndryshimi i gjuhës dhe traditës në masë të madhe e në tërësi edhe fesë nga paganizmi në kristanizëm e më vonë duke ndërruar edhe vijën kishtare nga Kisha Romake në atë Ortodokse. Këto ndryshime në identitetin e vet ndodhin shumë lehtë tek populli që nuk ka një formësim të duhur dhe të kompletuar kombëtar dhe fetar.

    Mungesa e plotë e dëshmive të shkrimeve shqipe, madje mungesa e gjurmëve kulturore në shekujve VII- XIV, ku bie edhe sllavizimi i plotë i toponimeve në trojet shqiptare dhe madje edhe sllavizimi i patronimeve të vetë shqiptarëve, zbulojnë qartë atë katandisje etnike, që vazhdonte përgjatë shekujve të sundimeve bizantine e sllave, e të cilat vetëm sa e thellonin asimilimin që kishte përhapur romanizimi nga pushtimi i gjatë romak. (Roli i islamit në trojet shqiptare, Dr. Milazim Krasniqi)

    Në burimet e shkruara nga autorë të huaj antikë, të cilët kanë pasur kontakte me shqiptarët, më të shumtën dominon një vlerësim negativ për karakterin dhe për organizimin e tyre. Sado që në këto vlerësime ka pasur keqdashje të autorëve, nuk mund të përjashtohet plotësisht objektiviteti i tyre, meqë organizimi dhe rrezatimi kulturor i ilirëve /shqiptarëve në këto periudha historike ka qenë shumë inferior në raport me romakët në fillim dhe me fqinjët grekë e sllavë më vonë. Nuk duhet injoruar as fakti se qytetet antike me rrezatim kulturor të ndjeshëm, si Butrinti, Apollonia, Durrësi, në fakt kanë qenë koloni helene e romake dhe në to nuk ka gjurmë të shkruara në gjuhën ilire-shqipe dhe as aktivitete kulturore të dokumentuara me prejardhje ilire.

    Kjo është në përgjithësi gjendja e ilirëve dhe rreziku permanent i tyre për asimilimin dhe zhdukjen e ilirëve/shqiptarëve. Gjallërimi dhe ngritja e vetëdijes kombëtare dhe fetare gjatë perandorisë osmane ishte ajo e cila ruajti dhe fuqizoj identitetin tonë kombëtar për dallim nga periudha para islame.

    Shqiptarët gjatë periudhës të perandorisë osmane me përqafimin e Besimit në Një Zot dëshmuan një vlerë të posaçme njerëzore dhe një emancipimi të lartë fetar. Duke besuar Zotin dhe duke zënë vend tek ta Shpallja Hyjnore, filloi të zë fill edhe emancipimi kulturor e intelektual, përparimi dhe zhvillimi i jetës familjare e sociale si dhe formësimi kombëtar dhe fetar. Obligimet fetare gjatë zbatimit tyre edukonin këtë popull në durim, përgjegjësi dhe përkushtim për vendin.

    Ngritja e vetëdijes për edukimin familjar, ngritja e respektit për prindërit, edukimi i fëmijëve, ngritja dhe emancipimi i femrës, rregullimi i marrëdhënieve bashkëshortore, familjare e farefisnore krijonte kushtet për emancipimin e mirëfilltë kombëtar e fetar. Duhet të ceket në këtë pikë se çështja e ngecjes së implementimit të plotë të edukimit familjar sipas dispozitave islame ka qenë edhe indoktrinimi i malësorëve me të drejtën zakonore-kanunin.

    Ndikimi i islamit edhe në edukimin social dhe në ngritjen e kapaciteteve të formuara ishte i jashtëzakonshëm. Prova të identitetit të tillë do të jipeshin më vonë, pas disa shekujsh të jetës nën sundimin osman, ku ndodhi një transformim real i jetës sociale, kulturore, fetare dhe kombëtare të shqiptarëve. Këta shembuj do të vijnë pasi të ketë kaluar gati pesë shekuj të sundimit osman, në të cilin shqiptarët njohën një rikonsolidim të brendshëm demografik dhe kulturor, pas shpërbërjes së gjatë nën sundimet romake, bizantine e serbe. Janë themeluesit e Lidhjes së Prizrenit identifikim i një profili të ri të individit shqiptar, që kërkon realizimin e vet dhe të fateve të kolektivitetit, me anën e një angazhimi të disiplinuar dhe të menduar mirë në sfondin e komplikuar të zhvillimeve politike, diplomatike e ushtarake të kohës. Pa një profilizim të tillë ka qenë e paimagjinueshme që të krijohet një lëvizje indipendentiste që synonte ruajtjen dhe afirmimin e identitetit shqiptar dhe islam të shqiptarëve, në rrethimin armiqësor ballkanik, në moskuptimet tragjike të qeveritarëve osmanë dhe të gjeopolitikave antishqiptare dhe antiislame të shekullit XIX dhe të shekullit XX në Europë. Kur analizohen me kujdes biografitë dhe bëmat e personaliteteve të kësaj lëvizjeje, është e qartë se ato dëshmojnë për një emancipim të individit shqiptar në Islam, ku kishte përfituar vlera të larta organizative nga përvoja shtetërore, politike dhe fetare në Perandorinë Osmane. Falë këtij transformimi dhe kësaj vetëdijeje vepruese islame, edhe u kultivua toleranca e brendshme shqiptare. Kjo tolerancë e brendshme mundësoi integrimin e shqiptarëve, të cilët edhe pse u përkisnin feve të ndryshme, realizuan një projekt unik politik dhe nacional. Ky projekt rezultoi me identifikimin e kërkesave politike dhe nacionale në vitin 1878 dhe me krijimin e shtetit shqiptar në 1912. Nga faktet historike është krejt e qartë se barrën kryesore të këtij projekti kombformues e shtetformues, përfshirë edhe pasojat në formën e gjenocidit serb në viset veriore pas Kongresit të Berlinit dhe ndëshkimin e pushtetit turk, që erdhi si reaksion i detyrueshëm, për shkak të imponimit të diktatit të Fuqive të Mëdha të kohës, e ka bartur mbi vete popullsia muslimane shqiptare dhe elita intelektuale e politike e dalë prej saj.

    Noel Malkolmit, i cili i dallon tre grupime ose kahe politike në periudhën historike para Lidhjes së Prizrenit, kryesisht është i pranueshëm:

    - Grupimi i parë, sipas tij, ishte përpjekja e malësorëve për t’i mbrojtur ose edhe për t’i zgjeruar të drejtat e tyre tradicionale të vetëqeverisjes, përballë programit të reformave osmane; në këto reforma dëshirohej të imponohet elementi vendas, si për muslimanët ashtu edhe për kristianët, si për malësorët ashtu edhe për rrafshin. Këtë shtresë Christine von Kohl-i e quan “shtresa e analfabetëve, e çifligarëve të mesëm” ;

    - Grupimi i dytë synonte krijimin e një principate autonome katolike shqiptare, të cilën e përkrahu edhe monsinjor Prenk Bibë Doda. Ai nuk do të zgjedhë mjete për ta sendërtuar këtë ide, madje për këtë qëllim do të bashkëpunojë edhe me Malin e Zi. Këtë ide e ndihmoi edhe Austro-Hungaria, por edhe arbëreshët, si politikisht ashtu edhe me armë. Mirëpo, për shkak të synimeve egoiste katolike, kjo ide dështoi. Këtë shtresë Von Kohl-i e quan si “shtresa e prijësve fisnorë dhe sunduesve feudalë, të cilët herë janë në hasmëri ndërmjet veti e herë në hasmëri me organet lokale” ;

    - Grupimi i tretë, i cili kryesisht jetonte në mërgim, që njihej si grupi i Stambollit, ku shquheshin vëllezërit Frashëri, ishte më aktivi në mesin e tyre. Këtë shtresë Von Kohl e quan “shtresa e intelektualëve të arsimuar në Evropë apo në Turqi, që gëzonin nam dhe autoritet në Stamboll apo në botën arabe”.

    Sipas shumicës së studiuesve shqiptarë, grupimi i tretë konsiderohet flamurtar i patriotizmës shqiptare dhe ishte më i zëshmi dhe më aktivi. Ky grup do ta bartë barrën kryesore në përgatitjen dhe organizimin e tubimit të njohur në Prizren më 1878. Po ashtu thotë: Lidhja e Prizrenit kishte një karakter të fortë mysliman, udhëhiqej nga myftilerët, ulematë dhe kadinjtë.

    Madje edhe vendi ku u mbajt Lidhja e Prizrenit tregon një simbolik tjetër të rolit të islamit në ruajtjen e identetit tonë kombëtar. Shumë burime historike pohojnë me prova e fakte se Kuvendi i Lidhjes se Prizrenit është mbajtur në xhaminë “Gazi Mehmed pasha” e njohur në popull si Bajraklia.

    Me këto ngjarje edhe finalizohet formimi i kombit shqiptar dhe i shtetit shqiptar duke e ruajtur këtë popull nga asimilimi dhe duke e dalluar atë edhe me kombin edhe me fenë dhe më simbolikat e që të dyjave. Ndërsa populli shqiptarë i cili jetonte në trojet e lashta shqiptare por nuk pranuan Islamin u asimiluan disa nga ta gradualisht siq është rasti i Bitolit, Maqedoni.
    Qe t'jesh "komb" duhet te jesh i pavarun si shtet me teritor, gjuhe te shkrueme, zakone e tradita. Prandaj intelektualet shqiptare nepermjet Austro-Hungarise, merriten me e shpall Shqipnin te Pavarun me 1912 ku kryeqeveritar u vu Ismail Qemali per qejf te shumices islame te popullsise dhe se ishte parlamentar ne parlamentin turk. nenkryetar i qeverise qe Dom Nikoll Kaçorri qe histgrafia shqiptare, pa le ajo kosovare nuk e ken permend deri tash.Lidhja e Prizerenit donte Shqipni nen Perandorine Turke, donte autonomi e jo Pavaresi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •