Sa jemi ne shqiptaret kombetar dhe patriot
Sa jemi ne shqiptaret kombetar dhe patriot
Per nga ana e tastatures...nuk besoje se do te n'a kalonte ndonje popull tjeter!!!
S'besoj se jemi te gjithe patriote!Shqiptari ve mbi gjitheshka interesin personal.S'do t'ja dije per atdhe.Fakte ke plot.Vodhen pasurite kombetare dhe i shiten neper bote per vlera qesharake.Zihen politikanet me njeri tjetrin pa mare parasysh pasojat qe i sjellin emrit shqiptare dhe shqiperis ne bote.Karriget e tyre ne radhe te pare.Zihen fetaret gati vriten me parullen , feja me e mire eshte imja.Harojne qe jan shqiptare.Pastaj per te luftuar dhe mbrojtur atdheun ne kohen e xhaxhit thuheshin kto perralla.Se tani i ka ik moda.S'kemi forc, na pushtojne per 24 ore po te duan,po s'kan c'na duan prandaj jemi te lire.Megjithese turli eshte bere shqiperia .E shiten te gjithe.Banka te huaja .kompani te huaja.Emra rrugesh e hotelesh e sheshesh te huaja ouaaaaaaaa Shqiperia ka mar fund.Kemi hyre ne Europe shoku mos te ngelet hatri.![]()
Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)
Te ishim aq patriot dhe kombetar , nuk do ishte Shqiperia ne ket gjendje. Duke filluar nga politikanet deri ke populli. Ku ka vend ne europe ku deshira per tu larguar nga vendi i vet mund te jet mbi 80% dhe ne 2010! Besoj se vetem ne Shqiperi....
Lost time is never found again.
-Benjamin Franklin-
Vetëm një % e vogël e jona është atdhetare!
Ka shumë raste që vërtetojn këtë , por , po e ceki një më të frsket.
Lufta në Kosovë 1998-1999!
Kili
SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
BAC , U KRYMB, E HASA ME SHOKË PO LAVDËROHET SE PO E NDIHMON KRYMBJEN!
Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!
Patriotizmi ose kombtarizmi shihet si koncept ne te gjitha fushat e jetes.Perveq disa rasteve individuale nuk mendoj qe ne jemi aq patriot dhe kombtar si popull.Duke filluar nga lufterat,tradhtite qe ja kemi bere njeri-tjetrit pergjate historise,ndoshta per nje grusht para te vogla,e ndonjehere edhe pa to.Mendoj qe shqiptaret duhet te fillojne te mendojne me ndryshe per vendin e vet,me nje fjale ta duan me me gjelozi vendin e vet,dhe te kontribuojne ne te gjitha lemite e jetes qe shqiperia dhe kosova bashke me trojet tjera te zhvillohet me shume,e jo te shikohet vetem per mbushjen e xhepave personal.SHQIPTARET DUHET TE MESOHEN TE SHOHIN PAK ME LARG SE SA HUNDA E TYRE.
Shqipetaret ,jane patriot dhe kombetare SEZONAL .
Evropianet, behen fetare te mirre vetem atehere kurre ngelin te varfur, kurse patriotizmin e kane tradite.
Shqipetaret, behen patriot vetem athere kurre e shohin se nuk i n'ze edhe birra e mijut.
Lakmia dhe materializmi shqipetaret e ka detyruare qe mos tu jete asnje "grame " patriotizem dhe nacionalizem ne shpirtin e tyre .
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-01-2010 më 16:41
Populli shqiptar kaloj nji pjes se historis se tij i shtypur nga te huajt , madje ne nji robri ,qe e kan pak, ose shum pak popuj.Si rezultat shum njerz duhej ta fshihnin ne zemer at patriotizem qe kishin.Si pasoj e asaj gjendje shum shqiptar perveq se fjal nuk e kishin e as sot se kan konceptin ose ralitetin e te qenurit te lir.Per disa me keq ardhje e them , sa ne rezhimin e Titos thoshin ani se mire e kini nga Titoja se po ju ep buke e sju le me vdek urie .Pra per nji pjes se popullit ton ishin te kenaqur ,veq buk tju ipte se nuk kerkonin tjeter se Krali ua kishte ber jeten aq te rend sa lejimi i ngrenjes buk per ta ishte Liri, madje shum e madhe, po te lejo te jetosh thoshin disa qe si femi i kom takuar,kure koncepti liri ishte veq e drejta per jet ,mozamakeq.Shum shqiptar ne te kaluaren ishin patiriot te mdhenj ,por shum prej tyre psuan nga rezhime te cilat shtypnin pa meshir popullin ton.Sot shqiptaret i shof ne nji udhkryq shum me rreziqe ta humbin me shum se kurre me par patriotizmin ,Drejt thon ka veq ne bunar ,Nuk esht me ne mode thon drejtsia bej qa te vje ne kuti, shtyp ,perqaj ,sundo.Shoqria shqiptare esht duke u fut ne nji kriz shpirtrore si rezultat i nji lidershipi qe esht i pa vizion se si krijohen popujt e perparuar Nji thenje Kuranore duaje vellan si veten tuaj ,esht nji mesazh qe do na bej te Fuqishem te denj te lir.,do beheshim tamam nji popull ku interesat komtare s"do na i neperkembnin as popujt me te mdhenj.Shqiptari e urren shqiptarin ne paq, e ne luft e don si vellan,Kjo i bie 50 vjet urrejtje e 5 vjet dashuri.Sa te mbrapsht jemi ne shqiptaret.
Ndryshuar për herë të fundit nga ganimet : 05-01-2010 më 12:59
Une mendoj se shqiptaret kane treguar se ishin dhe jane atdhetare te medhenje. Ne qofte se i shikojme objektivishte rrethanat neper te cilat ka kaluar populli yne duke ia filluar nga antika e deri ne ditet tona, te vjen te mendosh se ky popull ishte i percaktuar per te qene i zhdukur tashme.
Fale ketij virtyti me teper te lindur e shume pak te mesuar, pra atdhedashurise dhe deshires per te qene vetvetja , populli yne arriti ti ju mbijetoj te gjitha atyre sfidave qe shume popuj tjere qysh moti i zhduken.
SHKOZA nga Prizreni
ATDHEU MBI TE GJITHA
Krijoni Kontakt