Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 72
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-11-2010
    Postime
    314
    Kam nje pyetje per ndonje qe mund te pergjigjet, si klasifikohen Traket nga pikepamja racore?

    ceshtja eshte keshtu: Traket duke patur nje shtrirje te gjere, qe vazhdonte deri ne Turqine e sotme e me gjere, kane qene te perzier, por nuk kane qene te gjithe Mediterrane/mesdhetare (me se shumti pergjate pjeses jugore te ish Trakise). Mendoj qe pjesa tjeter mund te ishte dinarik .

    Pyetja eshte se kam hasur ne nje tendence te Greket qe merren me antropologjine qe ti pervetesojne Traket, duke i quajtur mesdhetare rrjedhimisht helene. Duke bere kete, ato pervetesojne Ilirine dhe Dardanine por edhe Dacine.
    Everyday is a gift, that's why they call it the present

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Karroca trake dhe shkėlqimi i sė kaluarės


    Restaurimi bashkėkohor i karrocės sė bukur antike
    nė Muzeun Arkeologjik Kombėtar mund tė shikohet ekspozita “Shkėlqimi i pėrjetshmėrisė – karroca me dy rrota nga fshati Karanovo, afėr qytetit Nova Zagora”. Qendėr e saj ėshtė restaurimi bashkėkohor i karrocės sė bukur antike, e cila ka qenė prona e njė aristokrati trak. Ajo ėshtė zbuluar gjatė vitit 1976 nė tė ashtuquajturėn “Tumul tė Gjatė” – pjesė nga njė vendbanimi me nekropol prej 16 tumulave tė vogla. Disa prej tyre – si Tumula e Gjatė, janė me pėrmasa tė mėdha. Varrimet nė tė datojnė nga fundi i shekullit tė parė deri nė mesin e shekullit tė dytė. Studimet e tumulės japin mundėsi qė tė ndiqet nė mėnyrė tė plot riti i varrimit te trakėt, tė cilėt kanė besuar se pas vdekjes i pret nė jetė mė e mirė. Prandaj kanė vendosur pranė tė vdekurit sende, tė cilat janė tė domosdoshme pėr jetėn reale. Sa mė i lartė nė shoqėri dhe sa mė i pasur ka qenė i vdekuri, kaq mė tė bollshme kanė qenė dhuratat e varrimit. Nė Tumulėn e Gjata janė gjetur enė tryeze, arma, sende pėr higjienė personale, bile dhe instrumente kirurgjike. Nė afėrsi me tė ėshtė gjetur dhe karroca nė fjalė me dy rrota. Rreth karrocės ka pasur 12 kuaj. Pėrveē maketit tė karrocės nė ekspozitė mund tė shikohen dhe pjesė nga konstruksioni origjinal: rrotat, boshtet, parapeti pėr ndenjėset tė punuar prej hekuri. Dhe akoma: hallka tė bukura prej bronzi dhe plastika, aplikacion i bukur me tė cilin ėshtė zbukuruar pjesa e pasme e karrocės luksoze. Ka dhe tabela me informacion pėr trakėt dhe besimet e tyre. Mbi restaurimin e aplikacionit punoi Sillvia Borisova nga Muzeu Historik i qytetit Nova Zagora. Sipas saj ideja pėr restaurimin lindi kur filluan inventarizimin e sendeve nė fondin e muzeut.


    “Nė kėtė moment u bė e qartė se kjo nuk ėshtė njė pllakė e thjeshtė prej llamarine, por ėshtė njė pllakė me ornamente – thotė Sillvia Borisova. – Kėshtu filloi pastrimi, pėr tė cilin kishim nevojė pėr 8 muaj. Shfrytėzuam fotografi nga studimet arkeologjike. Bėmė skica dhe skema deri sa nė fund tė fundit restauruam karrocėn, kėshtu siē ėshtė dukur nė tė kaluarėn. Kuptohet se jo nė vend tė fundit ėshtė dhe pėrvoja, tė cilėn e grumbulluam pėr disa vjet qė nga viti 2007 me gėrmimin e karrocave tė kėtij lloji. Por duhet pasur parasysh se ēdo njė karrocė ėshtė me elemente konstruktive tė bėra posaēėrisht pėr tė. Por si tėrėsi ato i ngjajnė njėra tjetrės, kėshtu qė mundėm tė ndėrtojmė njė karrocė tė lehtė me dy rrota.”

    Sipas arkeologut Veselin Ignatov, i cili prej viteve studion karrocat antike nė territorin e Bullgarisė dhe ėshtė udhėheqės i kėtij projekti, Muzeu Historik i qytetit Nova Zagora ndoshta ėshtė i vetmi nė botė, i cili disponon me tri karroca me dy rrota nga kjo periudhė, tė cilat mund tė restaurohen.

    “Ata janė me konstruksione tė ndryshme, me zbukurime tė ndryshme. Pėrveē kėsaj kemi dhe tri karroca me katėr rrota. Mund tė tregojnė mjetet antike tė transportit, rritet trakėve, mėnyrėn e jetesės sė tyre, besimet. Tė kuptojmė pse varrimet e shekujve tė parė dhe tė dytė pas Krishtit janė aq tė pasura. Njė karrocė ka qenė diēka shumė e shtrenjtė dhe pavarėsisht nga kjo nuk janė pak rastet nė tė cilat karroca ishin vendosur nė varrezat. Rritet nė fjalė janė pėrhapur nė rajonin e qyteteve Stara Zagora dhe Nova Zagora, d.m.th. nė Bullgari Jugore. Pėr fat tė keq shumė prej kėtyre monumenteve tė kulturės janė pothuaj asgjėsuar nga ata, tė cilėt gėrmojnė nė mėnyrė tė paligjshme kodrat dhe vendet ku zhvillohen gėrmime arkeologjike.”

    Pikėrisht pas sinjaleve pėr gėrmime tė tilla tė paligjshme Veseli Ignatov filloi punė nė njė tumul tjetėr – nė Tumulėn lindore pranė fshatit Karanovo. Atje arkeologėt gjetėn njė varrezė shumė e pasur me karrocė – sendet atje pasuruan njohuritė e arkeologėve pėr trakėt dhe pėr lidhjet e tyre me kultura tė tjera.


    -Restaurimi bashkėkohor i karrocės sė bukur antike



    -Aplikacioni i restauruar
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Sofja tregon rrėnjėt e veta tė lashta

    Nė kulmin e verės punimet e ndėrtimit vazhdojnė tė shkaktojnė kaos dhe bllokime tė qarkullimit rrugor nė zemrėn e Sofjes. Por kryeqytetasit pajtohen me situatėn sepse shpresojnė se nė tė ardhmen e afėrt qyteti i tyre do tė bėhet konkurrent i destinacioneve tė shumta pėr turizėm kulturor si Roma dhe Athina. Etapa e parė e gėrmimeve mė tė mėdha, qė dikur janė bėrė nė Bullgari, do tė pėrfundojė brenda njė muaji e gjysmė. Pothuaj plotėsisht janė zbuluar reliktet e Serdikės Antike, tė cilat ndodhen nė njė sipėrfaqe tė stėrmadhe nė qendrėn e Sofjes. Punimet do tė vazhdojnė me konservimin, restaurimin e shfaqjen e relikteve para publikut tė gjerė. Nė tė ardhmen e afėrt do tė kalojmė afėr rrugėve romake, mureve tė konservuara tė ndėrtesave antike, bazilikave e banjave. Ato ndodhen nė rajonin e stacionit tė ri tė metrosė – shpjegojnė nga bashkia e kryeqytetit.
    Pjesa mė e madhe e rrugėve e ndėrtesave tė lashta ndodhet midis qytetit tė sotėm dhe tunelit tė ri tė metrosė qė po ndėrtohet. Derisa nė rrugėt e Sofjes punojnė makina ndėrtimi dhe dėgjohen boritė e shoferėve tė nervozuar, nėn tyre vazhdojnė punimet arkeologjike. “Jemi pothuaj gati. Nė shumė vende kemi arritur shtresat e fundita kulturore dhe filluam dokumentimin e zbulimeve” – shpjegoi Mario Ivanov – kryetar i punimeve arkeologjike nė rajonin e bulevardit “Matria Luiza”. Arkeologu i ri nuk mund tė fshehė entuziazmin e vet kur fillon tė flasė pėr Serdikėn – qytetin qė ka ekzistuar nė territorin e Sofjes sė sotme para 2 mijė vjetėve. Nė Lashtėsi qyteti ka pasur ujėsjellės modern pėr atė kohė, banjė moderne, rruga tė gjata dhe ndėrtesa komode banimi me dhoma tė mėdha. Disa nga shtėpitė janė mė tė mėdha sesa apartamenti, nė tė cilin po jetoj” – bėn shaka arkeologu. Mes shekujve tė parė e tė pestė qyteti ka mbijetuar njė lulėzim tė konsiderueshėm nė kuadrin e Perandorisė Romake. Prej kėsaj periudhe janė shumica e relikteve.

    Pothuaj plotėsisht janė zbuluar reliktet e Serdikės Antike, tė cilat ndodhen nė njė sipėrfaqe tė stėrmadhe nė qendrėn e Sofjes
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 04-08-2011 mė 01:37

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    “Kėto janė banesa tė mėdha tė njerėzve tė pasur – pėr gjendjen e tyre sociale flasin madhėsitė e ndėrtesave dhe mozaikėt, qė i gjetėm sivjet – tha Mario Ivanov. – Gjetėm pjesė e njė ndėrtese qė ndoshta ka qenė bazilikė nga shekulli i katėrt. Mė vonė ėshtė rindėrtuar dhe ka vazhduar tė funksionojė deri nė shekullin e gjashtė. Gjetėm dhe pjesė tė njė banje jo shumė tė madhe qė ndoshta ka punuar gjatė shekujve III-IV dhe pastaj ka vazhduar tė funksionojė si ndėrtesė banimi. Nė tė ka ngrohje dyshemeje, njė pishinė tė vogėl. Pas shekullit tė XV-tė shumė prej ndėrtesave janė rindėrtuar ose tė asgjėsuar pėr shkak ė punimeve tė reja tė ndėrtimit.”

    Supozohet se nė fund tė shekullit tė katėrt Serdika ka pėrjetuar njė tėrmet tė madh, i cili i dha fund lulėzimit tė qytetit. Janė gjetur gjithashtu shumė dėshmi pėr zhvillimin e qytetit gjatė Mesjetės – kryesisht banesa tė vogla dhe rindėrtime tė ndėrtesave mė tė vjetra. Kjo nuk ėshtė nė pėrputhje me idenė e pėrhapur gjerė pėr qytetin e fuqishėm mesjetar Sredeē. “Ėshtė e mundshme qė asokohe qyteti tė ndodhej nė ndonjė prej vendeve mė tė larta nė rajonin e Sofjes sė sotme” – tha arkeologu.

    “Dėshirojmė qė njerėzit tė ndiejnė atmosferėn e Serdikės antike” – deklaron arkitekti Mario Ivanov.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Nė rajon janė gjetur shumė relikte nga shekulli i XV-tė. Qė atėherė datojnė kisha, ndėrtesa, rruga, varreza tė mėdha. Shumė tė vlefshme sipas arkeologėve janė enėt e gjetura prej qeramike, stolisjet, sendet e hekurta, monedhat antike dhe vulat. Tani sendet e gjetura studiohen dhe mė vonė do tė ekspozohen nė koleksione tė posaēme. “Vazhdimisht gjejmė monedha tė reja. Tani pėr tani numri i tyre ėshtė 2 500” – tha Doēka Alaxhova nga Instituti Arkeologjik Kombėtar pranė Akademisė Bullgare tė Shkencave. Dhe shtoi: “Kolegėt e mi janė tė mendimit se jeta historike e qytetit ėshtė 20 shekullore, por ėshtė fakt se gjetėm monedhe qė janė ,mė tė vjetra – qė janė pėrdorur para 24 shekujve. Ndoshta ata ndodhen nė rajon rastėsisht sepse nuk disponojmė me njė shtresė arkeologjike qė i pėrgjigjet kėtij datimi. Ndoshta janė gjetur kėtu pėr shkak tė lidhjeve tregtare. Gjetėm edhe vula shumė interesante. Vula e fundit e gjetur ėshtė nga shekulli i XI dhe ishte pėrdorur pėr dokumente tė dėrguara nga Konstantinopoja nė Sredec dhe ajo tregon rolin e rėndėsishėm tė kėtij qyteti mesjetar.”

    Reliktet arkeologjike nė rajonin e ish Shtėpisė Partiake do tė mbulohen me njė kupolė qelqi – parashikon projekti pėr rilindjen e qytetit Serdika. Njerėzit do tė mund tė bėjnė shėtitje nėpėr dy rrugėve tė lashta para qė tė hyjnė nė stacionin e metrosė. Do tė ketė lokale, njė skenė tė hapur teatrale etj. “Dėshirojmė qė njerėzit tė ndiejnė atmosferėn e Serdikės antike” – tha Mario Ivanov. Kryeqytetasit presin me padurim hapjen e kompleksit arkeologjik. Kėshtu Sofja do tė ketė njė pėrparėsi tė madhe para qyteteve tė tjera bullgare, tė cilat do tė kandidojnė pėr kryeqytet evropian tė kulturės tė vitit 2019. Pėrgatiti nė shqip: Jordanka Ivanova
    Fotografi: Veneta Nikollova
    Njė prej rrugėve kryesore tė Serdikės, shek. II-III
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Qyteti antik Anhialo

    Autori: Veneta Pavllova

    Gjatė vitit 1829 udhėtari francez C. Sayger zbuloi rrėnoja tė njė vendbanimi, dhe supozoi se ishin tė qytetit antik Anhialo. Nė tė njėjtin pėrfundim arritėn mė vonė pionierėt e studimeve arkeologjike tek ne Konstantin Ireēek dhe vėllezėrit Shkorpil. Trashėgimtari i Anhialos sė lashtė ėshtė qyteti i sotėm Pomorie. Studimet e para arkeologjike tė vendbanimit tė lashtė filluan gjatė vitit 1966 dhe vazhduan me tempe serioze pesė vjet. Mė vonė u bėnė studime shpėtimtare lidhur me ndėrtimin bashkėkohor. Nga viti 2007, me nismėn e Bashkisė sė Pomories, pėrsėri filluan gėrmime masive. Udhėheqėsi i tyre ėshtė bashkėpunėtori i vjetėr shkencor dr. Sergej Torbatov nga Instituti Kombėtar i Arkeologjisė pranė Akademisė Bullgare tė Shkencave. Konsiderohet se vendbanimi i parė nė kėtė vend ėshtė ndėrtuar gjatė shekullit V para erės sonė.

    “Sipas burimeve tė vjetra Anhialoja lindi si njė vendbanim bijė e kolonisė greke Apolonia, sot qyteti Sozopol – rrėfen dr. Torbatovi. – Vendi pėr koloninė e re, e cila kishte njė karakter tregtar, u zgjodh shumė mirė, pasi Apolonia ndodhej nė bregun jugor tė gjirit tė Burgasit tė sotėm, ndėrsa Anhialoja u ndėrtua nė bregun e tij verior. Kėshtu grekėt kontrollonin trafikun tregtar nė gjirin e madh detar.”


    Lulėzimin e vėrtetė Anhialoja e pėrjetoi pas pushtimit tė bregut perėndimor tė Detit tė Zi nga romakėt. Me proteksionin personal tė perandorit Trajan (98-117) u ndėrtua njė qytet i ri. Qėllimi ishte qė ai tė bėhet qendra e romanizimit tė rajonit, si njė kundėrvėnie e kolonive tė vjetra greke nėpėr bregdet. Gradualisht Anhialoja u bė njė nga qytetet mė tė mėdha romake nė tokat e stome bullgare, i krahasueshėm me Filipopolisin (Plovdivin e sotėm). Sipėrfaqja e qytetit tė fortifikuar ishte rreth 60 hektarė. Gjatė gėrmimeve nga viti 1966 deri nė vitin 1970 u zbulua njė pjesė, pėr tė cilėn supozohet se ishte sheshi i qytetit. Pas rifillimit tė studimeve gjatė vitit 2007 arkeologėt tashmė nuk kishin mundėsi tė zgjidhnin vendet e gėrmimeve, sepse pasi tokat iu kthyen pronarėve, ky territor me rėndėsi kombėtare u nda midis qindra pronarėve. Por ekipi kishte shans – disa pronarė ia ofruan tokėn bashkisė pėr gėrmime. Kėshtu nga viti 2007 deri nė vitin 2010 u studiuan rreth 500 metra katrorė. U studiuan tė gjitha shtresat kulturore nė thellėsi deri nė tre metra e gjysmė. Ato pėrfshijnė periudhėn nga shekulli II deri nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIII. U zbuluan pjesė tė sistemit rrugor tė Anhialos. Pėr shkak tė terrenit jo stabil me rėrė, ndėrtimi i rrugėve nė Anhialo dallohet shumė nga konstruksione identike romake nė vende tė tjera.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    © Foto: Veneta Pavllova
    Zbulime nga stina arkeologjike 2010 nga Anhialoja.

    “Janė aplikuar metoda ndėrtimi qė ndeshen nė dy-tri vende tė tjera nė kufijtė e Perandorisė Romake – sqaron Sergej Torbatovi. – Prandaj mund tė pohoj me siguri se Anhialoja nuk ka analog nė tokat bullgare pėr sa i pėrket urbanizimit romak. Pasi rrugėt mbuloheshin me pllaka tė rėnda me gjatėsi 2 metra, me gjerėsi deri nė 70 centimetra dhe me trashėsi 20-30 cm, paraprakisht ndėrtohej njė sistem muresh tė fortifikuara nėn tokė. Pikėrisht mbi kėto mure vendosnin pllakat e mėdha. Pėrveē kėsaj, nė dallim nga objekte tė tjera romake nė tokat bullgare, ku pllakat janė radhitur pingul me bordurat, nė Anhialo ato janė vendosur pjerrtas. Kjo krijon njė lehtėsi nė lėvizjen e mjeteve tė transportit. Njė sistem tė tillė ka vetėm nė dy-tri objekte romake nė Afrikėn Veriore.”

    © Foto: Veneta Pavllova

    Gjatė vitit 2008 e 2009 arkeologėt studiuan njė ndėrtesė shumė interesante, ndoshta njė tempull. Nė tė gjetėn njė altar me piktura tė hyjnive Izida dhe Sarapis. U studiua dhe njė kompleks i madh arkitekturor, qė ndoshta ka zėnė njė lagje tė tėrė.
    “Bėhet fjalė pėr njė banesė private tė njė qytetari shumė tė pasur tė Anhialos – shpjegon dr. Torbatovi. – Ėshtė ndėrtuar nė vetė fillimin e shekullit II dhe ka pėsuar tė paktėn pesė riparime tė tėrėsishme. Pas gėrmimeve, kolegėt qė merren me studimin e elementeve dekorative tė arkitekturės romake konstatuan se kjo ndėrtesė ėshtė shumė e pasur me detaje interesante. Pėr shembull nė tė ka 11 lloje mermeri.”

    Ekipi i Sergej Torbatovit zbuloi dhe kokėn e njė statuje. Sipas shkencėtarėve bėhet fjalė pėr njė skulpturė tė perandorit Adrian (117-138). Gjatė vitit 2009 filluan gėrmimet e njėrit prej nekropoleve mesjetare tė qytetit. Analiza e sendeve qė zbulohen nė varreza plotėson dituritė pėr tė kaluarėn e Anhialos.
    Zbulime nga stina arkeologjike 2010 nga Anhialoja.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Monumente tė epokave tė shumta nė Kodrat e Ēirpanit

    Autori: Veneta Pavllova

    © Foto: Veneta Pavllova

    Male tė ulėta dhe me kalueshmėri tė lehtė, bollėk prej lumenj dhe burime tė mėdha, njė klimė e butė, njė tokė e begatshme, vend, nė tė cilin prej kohe kalojnė rrugė tė rėndėsishme ballkanike... Kėto janė shkaqet bazė qė nė rajonin e kodrave tė Ēirpanit nė Bullgarinė Jugore tė ketė pasoja akoma qė nga lashtėsia e thellė. Epoka tė shumta kanė lėnė kėtu gjurmėt e veta, tė cilat janė jashtėzakonisht interesante pėr arkeologėt. Tanimė pėrfundoi puna mbi projektin dyvjeēar, i pėrkrahur nga Mekanizmi financiar i Hapėsirės ekonomike evropiane – fondi investues i Norvegjisė, Islandės dhe Lihtenshtajnit. Puna bazė u krye gjatė vitit tė kaluar. Studimet u zhvilluan nė 7 objekte nė bashkinė Bratja Daskallovi. Shkaku qė bashkia tė anėtarėsojė me kėtė projekt, tė bėrė bashkėrisht me arkeologėt vendasė, ėshtė ardhja e grabitėsve nė varrezė gjatė vitit 2008, e cila gjendet nėn njė tumule rreth fshatit Bratja Daskallovi.

    Ja se ēfarė tregon pėr Radio Bullgarinė docentja doktoresha Milena Tonkova, drejtuese e studimeve: “Varreza nė formė kupolė nė Momina mogila ėshtė mbase e vetmja tani pėr tani, e cila ėshtė e studiuar nė kuadrin e vetėm njė stine arkeologjike. Gjatė sė njėjtės stinė u bė njė projekt arkitekturor pėr konservimin e saj dhe ekspozimin dhe kjo u realizua. Kėshtu qė, nė fund tė dhjetorit tė vitit tė kaluar kryetarit tė Bashkisė tė Bratja Daskallovi i qe dhėnė ēelėsi nga varreza tanimė e restauruar. Ky ėshtė njė nga sukseset e mėdha tė kėtij projekti. Varreza ėshtė e ngjashme tė atyre nė rajonin e luginės sė Kazanllėkut dhe nė pjesė tė tjera tė tokave trake. Ėshtė e ndėrtuar prej blloqeve prej guri, me kupolė dhe korridor. Pavarėsisht se ka qenė e grabitur, nė tė ka mbeturina prej varrimeve tė pasura. Gjatė spastrimit tė rėrės gjetėm fije prej njė rrobe tė punuar me fije ari ose tė njė mbulese, njė pjesė prej njė rrethi pėr kokė tė artė. Rrethi i kokės nė fjalė na ndihmojė tė datojmė varrimin e fundit nė kėtė varrezė. Ai ėshtė nga fundi i shekullit tė IV dhe fillimi i shekullit tė III pėrpara Krishtit. Kjo ėshtė koha e mbretit tė njohur trak Sevt i Tretė. Varreza ėshtė e njė sundimtari, i cili ka qenė bashkėkohės i tij dhe i ka drejtuar tokat nė jug nga mbretėria e tij. Por ne supozojmė se, rajoni i Kodrave tė Ēirpanit ka mundur tė jetė dhe nė mbretėrinė e Sevtit tė Tretė, me qenė se vihet re afėrsi sa i pėrket anės kulturore. Kėto janė ēėshtje, mbi tė cilat po gjykojmė.”



    Nė kuadrin e projektit tė quajtur “Qendra e dinastisė trako-romake nė rajonin e Kodrave tė Ēirpanit”, janė studiuar akoma 4 tumula tė tjera. Nė njė prej tyre janė zbuluar varrime tė dy njerėzve tė moshuar dhe 8 fėmijėve nga fillimi i mijėvjeēarit tė tretė pėrpara Krishtit. Nė tė ashtuquajturin Tumul tė Karakoēit nga shekulli i I pėrpara epokės sė re, arkeologėt gjejnė njė urnė me ornamente tė pasura me mbeturinat e tė vdekurit dhe dhurime tė varrosura: njė qafore me gurė tė vlefshme dhe argjend, pjesė prej armėve dhe enėve, dy thesare me monedha tė agjenda me tetradrahmė nga ishulli Thasos dhe dinarė republikanė romakė. Kureshtarja ėshtė se, drahmat janė si origjinale, ashtu dhe imitacione. Imitacionet nė fjalė sipas doktoreshės Tonkova u dedikohen fiseve, tė cilat jetojnė nėpėr tokat buzė Danubit, dhe mė posaēėrisht tė kelteve. Kurse kjo do tė thotė se pamja etnokulturore nė kėtė periudhė ka qenė e larmishme. Kėtu kanė jetuar trakėt, ka pasur dhe tė ardhur kelt. Tumula e Ēitashit me njė ndėrtesė prej guri brenda nė tė ėshtė e bėrė nė kujtim tė aristokratit trak nga koha e sundimit romak, dhe mė posaēėrisht – nga fundi i shekullit tė II dhe fillimi i shekullit tė III. Mė vonė nė tumul janė futur dhe varrezat e krishtere nga periudha e Mesjetės. Njė nekropol i madh nga Mesjeta e vonė ėshtė gjendur nė njė tumul tjetėr – ai Fshatar. Pėrveē zbukurimeve nga kjo periudhė, nė tė janė gjetur dhe artefakte shumė mė tė lashta – nga fundi i mijėvjeēarit tė VI-tė dhe fillimi i mijėvjeēarit tė V-tė pėrpara Krishtit. Shkaku pėr kėtė ėshtė se pėr shtresėn e sipėrme tė tumulės ėshtė shfrytėzuar rėrė nga qyteza neoliti. Dhe nė kėtė rėrė janė gjetur fragmente prej enėve dhe rreth 20 figura prej balte-mbase me njė destinacion kulti. Mes tyre ka kryevepra tė plastikės parahistorike tė idhujve – pėr shembull njė kokė prej njė figure burri, e cila u pėrngjan figurave tė jashtėtokėsorėve. Ose figura e shkėlqyer e njė gruaje me barrė – mbase simbol i pjellorisė, tė fillimit tė ri. Gjatė vitit tė kaluar arkeologėt kanė studiuar dhe godina ekonomike nga stacioni rreth rrugės Cile tė rrugės ushtarake romake Via Diagonalis, e cila lidh Evropėn me Azinė. Kanė studiuar dhe njė qytezė e cila gjendet tek burimi Hallka Bunar.

    “Ky ėshtė njė nga burimet mė tė fuqishme karstike nė rajon, i cili dhe deri tani furnizon me ujė shumė vende tė populluara – sqaron Milena Tonkova. Kėshtu ka qenė dhe nė lashtėsi. Kjo qytezė ka ekzistuar gjatė neolitit tė vonė dhe pas kėsaj gjatė gjithė mijėvjeēarit tė parė pėrpara Krishtit. Lulėzimi mė i madh ėshtė pėrsėri gjatė kohės sė Sevtit tė Tretė. Aty ka shumė shtėpi, tė bėra prej balte me vatra me ornamente, nė tė cilat janė realizuar rite nga me tė ndryshmet. Nė disa nga banesat gjetėm pesha tė shumta pėr njė tezgjah pėr endje – mbi 30-40. Gjetėm dhe furra, nė tė cilat kanė pjekur qeramikėn e vet. Ka dhe shumė nga tė ashtuquajturat gropa riti. Nė to njerėzit e lashtė kanė realizuar flijimet, kanė vendosur sende jashtėzakonisht tė shumta, duke drejtuar lutje drejt hyjnive tė vet.”

    © Foto: Veneta Pavllova


    Ėshtė e kuptueshme se dhe puna nė 7 objekte kėrkon dhe njė ekip solid. Nė tė janė pėrfshirė specialistė nga Instituti Kombėtar Arkeologjik me muze pranė Akademisė Bullgare tė Shkencave, por dhe nga katedra e arkeologjisė tė Universitetit tė Sofjes, studentė tė shumtė. Dhe akoma: restaurues nga muzetė e ndryshme, nga Galeria Kombėtare e Artėve, piktorė, tė cilėt kanė marrė pjesė nė dokumentacionin e gėrmimeve. Ekipi gjithmonė ka mundur tė mbėshtetet pėr ndihmė tek udhėheqja e bashkisė Bratja Daskallovi. Rreth 60 punonjės nga rajoni janė marrė pėr tė ndihmuar gjatė gėrmimeve.

    Gjatė kėtij viti docentja Tonkova po i vazhdon studimet tek Hallka Bunar. Nė fakt, gėrmimet aty financohen dhe nga njė projekt tjetėr 5 vjeēar. Ai ėshtė njė nismė e pėrbashkėt tė Institutit Kombėtar Arkeologjik me muze dhe Fondacioni pėr botėn e grekėve tė lashtė nė Athinė. Drejtues nga pala greke ėshtė Atanasios Sideris, i cili kryeson Departamentin e arkeologjisė dhe tė historisė nė fondacion. Puna rreth kėtij projekti do tė vazhdojė edhe 3 vjet.Pėrgatiti nė shqip: Nataniela Vasileva

    1.Enė nga Tumula e Karakoēit (majtas) dhe nga Tumula fshatare.

    http://img4.imageshack.us/img4/4537/1106174033411.jpg

    2.Figura nga shekulli i VI-tė para Krishtit nga Tumula fshatare
    3.Majtas – monedha nga Tumula e Karakoēit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 30-08-2011 mė 10:50

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ekspozita “Shkėlqimi i Bizantit” prezanton nė Sofje dorėshkrime tė paēmueshme shqiptare


    Eksponate tė paēmueshme tė ofruara nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave nė Tiranė ndodhen nė Sofje nė Galerinė e Arteve tė Huaja. Nė botė ekzistojnė 7 Ungjij tė purpurit me tekste nga Dhjata e Re. Dy prej tyre erdhėn nga Shqipėria. Ata janė nga njė kishė nė qytetin Berat. Bėhet fjalė pėr dorėshkrime mbi pergamenė tė purpurit – nga vjen dhe emri i tyre. Natyrisht koha ka ndryshuar shumė ngjyrat e faqeve.

    Kodiku i Korēės, nr. 92 dhe nr. 93, katėrungjillėsh, shek. X


    Kodiku i njohur si Beratinus I, i cili daton nė shek. VI, faqe numėr 108
    Me siguri kodikėt nga Shqipėria janė eksponatet mė tė vlefshme nė kėtė ekspozitė. Mė i vjetri ėshtė nga shekulli i gjashtė dhe ėshtė njė nga 4 arketipat ekzistuese nė botė, sipas tė cilėve shkencėtarėt restaurojnė tekstet e Dhjatės sė Re. Ungjilli i dytė nga Berati ėshtė nga shekulli i IX-tė.
    Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ishte fshehur nė njė pus dhe nė vitin 1968 ishte gjetur pėrsėri. Restaurimi i tij ėshtė bėrė nė Kinė. Pėrveē teksteve ai pėrfshin dhe miniature tė mahnitshme tė ungjillorėve Gjon, Mateu dhe Marku. Tė dy kodikėt nė fjalė janė nėn mbrojtjen e UNESKO-sė.

    Pjesa mė e madhe e dorėshkrimeve nė kėtė ekspozitė janė prona e Qendrės sė studimeve sllavo-bizantine “Akademik Ivan Dujēev” pranė Universitetit tė Sofjes.

    Kodiku i njohur si Beratinus I, i cili daton nė shek. VI, faqe numėr 112
    Ekspozita ėshtė pjesė e ngjarjeve tė organizuara nė lidhje me Kongresin e XXII ndėrkombėtar tė studimeve bizantine, i cili zhvillohet nė Sofje nga 22 deri mė 27 gusht tė vitit 2011. Ai organizohet nga Asociacioni i bizantologėve dhe medievistėve nė Bullgari dhe ėshtė nėn patronazhin e UNESCO-sė dhe tė presidentit tė Republikės sė Bullgarisė, Georgi Pėrvanov.
    Mikpritės i forumit ėshtė Universiteti i Sofjes “Shėn Kliment Ohridski”. Profesorja Aksinia Xhurova ėshtė bashkėkryetare e komitetit tė organizimit tė kongresit. Ajo shpjegoi se dorėshkrimet sllave, me tė cilat disponojmė nė Bullgari janė nga shekulli i X-tė, nuk kemi mė tė hershme. Dhe mund tė pėrfytyrojmė ēfarė ėshtė vlera e dorėshkrimit nga Shqipėria, i shkruar nė kohėn kur Qirill dhe Metodi dhe nxėnėsit e tyre kanė qenė nė kėto troje.

    Njė nga organizatorėt e ekspozitės nga ana shqiptare ėshtė shkencėtari Sokol Ēunga – arkivist nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Arkivave nė Tiranė. Ai ėshtė nė Sofje bashkė me kolegun e tij Andi Rembeci – profesor nė fushėn e historisė bizantine dhe paleografisė greke nė Universitetin e Tiranės. Ata tė dytė kanė pėrgatitur njė kumtesė lidhur me koleksionin e dorėshkrimeve bizantine dhe postbizantine, tė cilat ndodhen nė Arkivin Qendror Shtetėror nė Tiranė.

    © Foto: Jordanka Ivanova
    Andi Rembeci (majtas) dhe Sokol Ēunga para Galerisė sė Arteve tė Huaja nė Sofje.
    Sokol Ēunga ka studiuar filologji greke, studimet e tij mastėr nė Greqi ishin pėr metodologjinė e kritikėn e botimit tė burimeve historike dhe prej tre vitesh punon nė Arkivin Qendror tė Shtetit nė sektorin e dokumenteve “Mesjetė, Rinlindje, Pavarėsi” – ky ėshtė sektori, nė tė cilin ruhen kodikėt e prezantuara nė Sofje. Vizituesit e ekspozitės mund tė takohen me tė nė Galerinė e Arteve tė Huaja dhe ai gjithmonė ėshtė gati tė shpjegojė pėr kodikėt shqiptarė nė hollėsirat mė tė vogla. Kėtė e bėri edhe para mikrofonit tė Radio Bullgarisė.

    Nėse doni tė dėgjoni intervistat me shkencėtarėt Sokol Ēunga dhe Andi Rembeci, klikoni AUDIO.

    Fotografitė janė ofruar nga organizatorėt


    Foto 1.http://imageshack.us/photo/my-images/6/kodeks1big.jpg/#

    Kodiku i njohur si Beratinus I, i cili daton nė shek. VI, faqe numėr 108

    Foto 2.http://img571.imageshack.us/img571/4722/kodeks2big.jpg


    Kodiku i njohur si Beratinus I, i cili daton nė shek. VI, faqe numėr 112

    -

    4.Kodiku i Korēės, nr. 92 dhe nr. 93, katėrungjillėsh, shek.

    VI, faqe numėr 112


    Foto 5.http://img707.imageshack.us/img707/7...0826908751.jpg

    Andi Rembeci (majtas) dhe Sokol Ēunga para Galerisė sė Arteve tė Huaja nė Sofje.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 30-08-2011 mė 11:06

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    "Shqipėria – e njohur dhe e panjohur"

    Autori: Jordanka Ivanova

    © Foto: Emill Ivanov
    Autori i kėsaj ekspozite ėshtė doc. dok. Emill Ivanov pedagog i historisė sė kishės dhe i arkeologjisė sė krishtere nė Fakultetin Teologjik pranė universitetit tė Sofjes.
    “Shqipėria – e njohur dhe e panjohur” ėshtė titulli i njėrės prej ekspozitave, tė organizuara nė lidhje me Kongresin XXII tė bizantologjisė, i cili u zhvillua nė Sofje nga 22 deri mė 27 gusht 2011. Ekspozita ishte hapur zyrtarisht me interpretimin e korit “Shėn Roman Sladkopevec” me dirigjent Simeon Genov dhe do tė mund tė shihet deri nė mes tė shtatorit.

    Autori i kėsaj ekspozite ėshtė doc. dok. Emill Ivanov pedagog i historisė sė kishės dhe i arkeologjisė sė krishtere nė Fakultetin Teologjik pranė universitetit tė Sofjes. Ai prezanton fotografi tė monumenteve antike dhe mesjetare shqiptare nga fundi i shekullit XIX deri mė sot. Nė fakt kjo ėshtė ekspozita e dytė e kėtij shkencėtari nė Fakultetin e Teologjisė. Kryeqytetasit kishin mundėsi ta shikojnė tė parėn gjatė shkurtit tė kėtij viti dhe titulli i saj ishte “Shqipėria – histori dhe e tanishme”. Ajo u ishte kushtuar monumenteve tė rrėzuara nė territorin e Shqipėrisė sė sotme.


    © Foto: Emill Ivanov
    Kėtė herė theksi ėshtė mbi fotografitė arkivore nga koleksione private dhe muzeore nė Shqipėri dhe nė Evropėn Perėndimore qė prezantojnė monumentet e gjetura nė territorin e Shqipėrisė. Disa prej fotografive botohen dhe tregohen pėr herė tė parė nė njė forum aq prestigjioz. Ka tė tilla qė janė pronė e muzeve tė mėdha si Muzeu i Vjenės, tė tjera janė ofruar nga Arkivi i Universitetit nė Marburg, Gjermani. Mundėsia pėr pėrdorimin e kėtyre fotografive ėshtė shumė e rėndėsishme pėr shkencėn arkeologjike. Kohėt e fundit gjithnjė e mė shpesh arkeologėt studiojnė fotografitė e dėshmitė e vjetra pėr objektet historike qė ruhen nė arkivat, sepse gjendja e tanishme e kėtyre objekteve nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr studim. Shumica e fotografive tė ekspozuara janė bėrė nė fund tė shekullit tė XIX, tė tjera janė nga arkivi privat i organizatorit tė ekspozitės doc. Emill Ivanov.

    “Nė ekspozitė janė treguar 14 tablo, tė renditura nė parim kronologjik – antikitet – mesjetė – ditėt e sotme – tregoi docent Emill Ivanov. – Prezantimi ėshtė bėrė nė dy gjuha – bullgarisht dhe frėngjisht. Fotografitė e tė gjitha tablove janė tė ndryshme, pavarėsisht se teksti dublohet. Rreth 20% tė fotografive janė bėrė nga unė gjatė studimeve tė mia nė Shqipėri. Atje nė tė kaluarėn ishin kufijtė e tri provincave romake – Prevalitania (nė rajonin e Shqipėrisė sė sotme veriore), Epiri i Ri (nė Shqipėrinė e Mesme) dhe Epiri i Vjetėr (sot – Shqipėri Jugore). Mua, si bullgar, mė intereson mė shumė historia e provincės Epiri i Ri sepse territori i saj pėr njė periudhė tė shkurtėr nė Mesjetė ka qenė pjesė e shtetit bullgar.”

    Teksti nė bullgarisht dhe frėngjisht jep mundėsi qė ekspozita tė jetė e dobishme pėr njė rreth mė tė gjerė shkencėtarėsh duke pasur parasysh numrin e madh tė bizantologėve dhe medievistėve, tė cilėt ishin nė Sofje pėr Kongresin e XXII tė bizantologjisė. Pėrveē fotografive, ekspozita pėrfshin komente, datime, pėrkthime dhe interpretime, tė cilat gjithashtu tregohen pėr herė tė parė. Pėr shkak tė rreziqeve qė gjithmonė ekzistojnė gjatė transportimit dhe ekspozimit tė monumenteve antike dhe mesjetare kohėt e fundit gjithnjė e mė tė preferuara bėhen kėto lloje ekspozitash – me tablo tė pėrpunuara paraprakisht me fotografi, tė cilat tregojnė gjėrat mė interesante nga koleksionet muzeore. Kėtu ėshtė i dukshėm roli i madh i fotografisė historike dhe i arkivave fotografike.


    © Foto: Emill Ivanov
    “Pėr mua Shqipėria e panjohur ėshtė njė pikturė me shumė fytyra, me shumė ngjyra tė ndryshme – tha doc. Emil Ivanov. – Dhe sa mė shumė e kohė kaloj nė kėtė shtet, aq mė pak e njoh dhe e kuptoj. Dhe kjo ėshtė normale – sa mė shumė kontaktojmė me dikush aq mė shumė pala tė karakterit tė tij zbulojmė. Kėshtu ėshtė jo vetėm me njerėzit, por edhe me shtetet. Dhe nuk ėshtė e rastit se pėr ekspozitėn e zgjodha kėtė titull – “Shqipėria e njohur dhe e panjohur”. E panjohur pėr mua ishte kjo se nė Shqipėri ka shumė kulturė, shumė monumente arkitekturale dhe historike. Nė tė njėjtėn kohė e panjohura, nė kuptim negativ, ėshtė nė kėtė se kėto monumente tė shumta nuk mirėmbahen siē duhet dhe nuk janė pak rastet, nė tė cilat njerėzit qėllimisht rrėzojnė trashėgiminė kulturore duke ndėrtuar infrastrukturėn, duke ndėrtuar brigjet, pa kujdesur pėr objektet arkeologjike. Domethėnė – shqiptarėt vetė bėjnė kėshtu qė arkeologjia e tyre tė mbetet e panjohur pėr shkencėn e madhe. Shumė janė rastet, nė tė cilat pėr shkaqe ideologjike ose religjioze njerėzit asgjėsojnė monumentet historike.”

    Nė tė vėrtetė shumė prej qyteteve antike dhe mesjetare, shumė objekte arkitekturale nuk mirėmbahen qė nga zbulimi i tyre nė fillimin e shekullit tė XX-tė. Tė harruara, ata pak nga pak zhduken nėn bimėsinė ose pėr shkak tė godinave tė reja qė shpesh ndėrtohen pa leje. Eja pse fotografitė historike janė aq tė rėndėsishme – ata ruajnė kujtimin pėr zbulimin e tyre dhe pėr euforinė e sukseseve tė mėdha tė ekspeditave arkeologjike gjatė viteve tė 20-tė dhe tė40-tė tė shekullit tė kaluar. Kėtu duhet pėrmendur Butrinti, Finiqi, Apolonia, Antigonia, Durrėsi.

    “Pėr herė tė parė vizitova Shqipėrinė para njė viti – vazhdoi docent Ivanov. – Deri tani kam kenė atje katėr herė dhe kam dokumentuar mė shumė se 30 monumente historike – nė kėtė numėr – kisha, detaje arkitekturale tė panjohura deri tani pėr shkencėn. Puna nė terren dhe dokumentimet e tilla janė njė pjesė e rėndėsishme e arkeologjisė.”

    Docent Emill Ivanov tregoi edhe pėr planet e tij tė ardhshme tė lidhura me prezantimin e trashėgimisė kulturore tė Shqipėrisė. Projektet e tij tė deritanishme ishin lidhur me kisha mesjetare dhe monumente nga epoka e krishterimit tė herrėt. Hapi tjetėr do tė jetė dokumentimi i plastikės nga krishterimi i herrėt – pėr kėtė qėllim ai do tė pėrdorė dėshmitė qė rruhen nė ndonjė prej muzeve, tė cilat disponojnė me materiale tė tilla.
    “Shpresoj se do tė marrė leje pėr fotografimin dhe dokumentimin e tyre” – tha zoti Ivanov dhe shtoi: “Mė vonė planifikoj tė merrem edhe me dokumentimin e kėshtjellave tė Antikitetit tė Vonė dhe tė Krishterimit tė Hershėm nė Shqipėri – diēka qė bėhet kohėt e fundit edhe nė Bullgari. Unė vetė kėtu nė Bullgari kam njė objekt tė tillė – njė kėshtjellė mesjetare me kishė nė fshatin Rakitovo, nė malin Rodopi. Mendoj se studimi i hollėsishėm i objekteve tė tilla mund tė jetė shumė i dobishėm bile pėr vendasit sepse pas kėtyre studimeve objektet mund tė zhvillohen si atraksione turistike dhe tė sjellin tė ardhura.”


    http://img8.imageshack.us/img8/4079/110901916872.jpg
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •