Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anėtarėsuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Hoxhollaret qe ran deshmor ne mbrojtje te Atdhut, Kombit dhe Gjuhes Shqipe

    Vellezer dhe Motra ju pershendes kudo qe jeni dhe ju ftoj qe te kontriboni ne ket tem duke sjell biografit e Hoxhollarve shqiptar te cilet dhan jeten ne mbrojtje te Atdheut Kombit dhe Gjuhes shqipe ata dhan jeten qe ne sot te jetojm te lir ne token ton andaj e kemi detyr qe ti perkujtojm dhe te mos i harrojm kurr kontributin e tyre per lirin e trojeve tona

    inshalla Zoti te gjith Hoxhollaret dhe te gjith ata qe ran ne mbrojtje te trojeve tona i merr nen meshiren e vet dhe i shperblen me shkallen me te lart ne Xhenet

    E pėr ata qė u mbytėn nė rrugėn e All-llahut mos thoni: "Janė tė vdekur", Jo, ata janė tė gjallė, por ju nuk kuptoni (gjallėrinė e tyre).(Bekare 154)
    Pėrderisa ėshtė dikush nė Qiell qė mė mbron...
    Nuk ka askush nė Tokė qė mė mposhtė...”

  2. #2
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anėtarėsuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    dėshmori - Mulla Arben efendi Hyseni (1980-1998)


    “E pėr ata qė u mbytėn nė rrugėn e All-llahut mos thoni: "Janė tė vdekur", Jo, ata janė tė gjallė, por ju nuk kuptoni (gjallėrinė e tyre). (Kur'an, 2:154)

    Mulla Arben efendi (Rexhep) Hyseni u lind mė 12 prill 1980 nė fshatin Godanc KK Shtime. Rrjedhė nga njė familje fshatare, por e edukuar nė frymėn fetare, kombėtare dhe atdhetare. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje.

    Nė vitin shkollor 1995/96 regjistrohet nė Medresenė e Mesme Alaudin nė Prishtinė.I frymėzuar nga porositė hyjnore tė Kur’anit, nga profesorėt e Medresesė dhe nga familja e tij me traditė atdhetare pėr vlerat e atdheut, tė lirisė, dhe tė xhihadit nė rrugėn e Allahut, vendos qė t'i bashkėngjitet luftėtarėve tė lirisė – UĒK-sė, e cila aso kohe vepronte nė fshatrat e Drenicės sė Epėrme dhe Grykėn e Caralevės.

    Pas daljes publike tė UĒK-sė dhe krijimit tė pikave nė fshatrat e Drenicės sė Epėrme, sė bashku me Enes Rexhėn nga Gjakova (shokė i bankės sė Medresesė) dhe disa bashkėfshatarė tė gjeneratės sė tij, Arbeni kontakton me luftėtarėt e UĒK-sė nė fsh.Kroimir. Nė kėtė anė vepronte edhe luftėtari militant Jetė Hasani, bashkėfshatarė i Arbenit, i cili i kishte nė kujdes tė veēantė, sidomos ushtarėt e rinj nė moshė, tė cilėt fillimisht pėr t'u pajisur me armė merrnin rrugėn plotė rreziqe drejtė Shqipėrisė, rrugė e cila shpesh ndodhte qė tė kalonte nėpėr fushėbeteja. Njė fat i tillė e pėrcolli edhe Arbenin me shokė, tė cilėt pėr tė kaluar nė Shqipėri, iu desh tė marrin pjesė nė luftimet tė cilat zhvilloheshin nė fshatin Junik.

    Pas njė kohe tė shkurtėr, tė cilėn e kaluan nė ushtrime dhe pėrgatitje ushtarake, Arbeni me shokė kthehet nė Drenicė, ku vazhdon aktivitetin dhe kontributin e tij nė mbrojtje tė atdheut. Aty merr pjesė nė luftimet e UĒK-sė kundėr armikut gjakatar nė mbrojtje tė popullatės e cila, pėr t'u mbrojtur nga makineria ushtarake serbo - sllave ishte strehuar nė malet e Grykės sė Kroimirit.Nė fillim qėndrojnė disa muaj nė kėtė pozicionim. Pas disa muajsh e ndėrrojnė pozicionimin dhe kalojnė nė pikėn mbrojtėse nė fshatin Pjetėrshticė.Nė korrik tė vitit 1998, Arbeni me disa vullnetarė niset pėr nė Shqipėri. Aso kohe, me qė kishte filluar beteja e Junikut, merr pjesė nė luftime dhe depėrton nė Shqipėri, nga ku me disa shokė kthehet me armatim dhe me uniformė tė UĒK-sė.Mė 18 gusht pranohet nė radhėt e njėsiteve qė mė vonė do tė sistemohen nė kuadėr tė Batalionit “Ruzhdi Salihu” tė Brigadės 121 “Ismet Jashari - Kumanova”.

    Edhe pse shumė i ri, ai ishte njė luftėtar i pėrkushtuar. Ka marr pjesė nė luftimet e zhvilluara nė Carralevė dhe nė pikėn e Zborcit, nė verė dhe nė vjeshtė tė vitit 1998. Kryen detyrė pas detyre dhe gjithherė i vendosur. Mė 03 nėntor 1998, niset pėr nė Shqipėri bashkė me shumė shokė pėr tė marr armė dhe municion.

    Gjatė qėndrimit nė Shqipėri prej 40 ditėsh nė bazat e UĒK-sė afėr Tropojės, me bashkėluftėtarėt: Blerim Ramadani, Enes Rexha, Agron Ramadani, Isuf Abazi, Hafir Rexhepi, mė 07 nėntor i kryen me sukses ushtrimet taktike nė Cahan tė Tropojės. Mė 14 dhjetor tė vitit 1998, sė bashku me 143 luftėtarė, tė cilėve iu printe nė ballė komandant Mujė Krasniqi, tė gjithė tė armatosur, niset pėr nė Kosovė.

    Nxėnėsi i Medresesė „Alaudin“ nė Prishtinė, Arben Rexhep Hyseni, nė vendin e quajtur Likenet e Hasit tė Komunės sė Gjakovės, bien nė pritė tė forcave serbe, tė cilat kishin pėrcjell lėvizjet e formacionit ushtarak tė UĒK-sė dhe i kishin vėnė nė rrethim tė plotė. Atė mėngjes me acar dhe dėborė, edhe pse me forca tė pabarabarta, u zhvillua njė betejė e fuqishme. Nė mesin e 36 tė vrarėve, pėrveē komandantit Mujė Krasniqi, dha jetėn nė mbrojtje tė Atdheut Arben Hyseni.

    Arbeni nuk do tė harrohet kurrė. Ai ka fituar amshueshmėrinė nė kujtesėn gojore e shkrimore tė historisė sonė. Ai jo qė nuk do tė harrohet, por do tė mbetet shembull nė sferėn e mbrojtjes sė Fesė dhe tė Vatanit. Lus Allahun xh.sh. qė familjes sė tij tė ngushtė dhe tė gjerė, tė gjithė miqve, shokėve, dhe tė njohurve tė tij t’u dhurojė ruajtjen e kujtimit tė bukur pėr tė si njeri, si hoxhė, i cili ia dhuroi jetėn tokės sė Kosovės, atdheut tė tij tė shtrenjtė, m'u nė lulen e rinisė. All-llahu i Madhėruar pėr kėta njerėz thot:“Janė tė gėzuar me atė qė u dha All-llahu nga tė mirat e Tij, dhe atyre qė kanė mbetur ende pa i bashkuar radhėve tė tyre, u marrin myzhde se pėr ta nuk ka as frikė dhe as qė kanė pse tė brengosen”.

    (Kur'an, 3:170)“O ti shpirt i bindur plotėsisht! Kthehu te Zoti yt i vetėkėnaqur e i pranuar!Hyn nė turmėn e robėrve tė Mi! Dhe hyn nė xhennetin Tim”!(Kur'an, 89:27-30)

    /IslamGjakova.net/


    Pėrgatiti: Esat Rexha

    nje pershkrim tjeter nga Mexhid Yvejsi, Gjakovė

    “Dėshira ime e vetme ėshtė tė bie shehid pėr lirinė e Kosovės.”

    Mulla Arben Hyseni njė hoxhė dėshmor qė u vra pėr Kosovė me armė n’dorė…

    Arben Hyseni, djali i Rexhep Hysenit, u lind me 12 Prill 1980, nė katundin Godanc nė rrethin e Shtimes. Rrjedh nga njė familje e varfėr fshatare, por e pasur nga trashėgimia fetare e atdhetare…

    Mėsimet fillestare i kreu nė fshatin e lindjes, me rezultat tė shkėlqyeshėm, ku dallohej nė lėndėn e historisė dhe tė edukatės fizike.

    Nė vitin 1995 u regjistrue nė Medresenė “Alauddin” nė Prishtinė, ku e vazhdoi mėsimin me shumė interesim dhe ishte ndėr nxėnėsit mė tė mirė tė klasės sė vetė.

    Kėshtu vazhdoi deri sa e kreu vitin e tretė. Viti qė e kreu vitin e tretė, viti 1998, ishte viti vendimtar pėr kėtė dhe pėr atė jetė…

    Pse? Sepse ai kishte njė dėshirė tė vetme dhe ajo ishte:

    “Dėshira ime e vetme ėshtė tė bie shehid pėr lirinė e Kosovės.”

    Arben Rexhep Hyseni, hoxha i.ardhshėm, e la shkollėn e dashur, medresėnė, e la familjen dhe u nisė nė luftė pėr atdhenė…

    Ishte data 18 gusht, e vitit 1998, kur Mulla Arben Hyseni, me disa shokė nga katundi, u rreshtue nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė Krojmir tė Drenicės…

    Nė Krojmir tė Drenicės, por edhe nė vise tė tjera, nė Kosovė e Shqipni, kudo qė Mulla Arbeni shkoi, tė gjithė e thėrrisnin Mulla Arben, Hoxha Arben, kudo qė kishte shkuar, ai ishte njė personalitet shumė i nderuar…

    Hoxha, Mulla Arbeni, pėrveē qė ishte trim e guximtar, ishte i dashur, modest e bujar. I kryente pa fjalė, me pėrkushtim tė gjitha detyrimet fetare, luftarake, kombėtare…

    Dėshmon shoku i tij , Enis Rexha, shok shkolle, nė Medresenė “Alauddin” nė Prishtinė, njėherėsh edhe bashkėluftėtar, kur, gjatė kohės sė luftės, e kishin pyet njė herė hoxhėn, Mulla Arbenin, se:

    “Cila ishte dėshira e tij e vetme nė kėtė jetė?”

    Hoxha, Mulla Arbeni, shokėve ushtarė, eprorė, bashkėluftėtarė, iu pėrgjigjet:

    “Njė ditė tė gjithė do tė takohemi me vdekjėn, kush mė herėt e kush mė vonė, por dėshira ime e vetme ėshtė tė bie shehid (dėshmor) pėr lirinė e Kosovės”.

    Me 14 dhjetor 1998, duke u kthyer nga Shqipnija me armatim, sė bashku me 149 ushtarė tė UĒK-sė, prej tė cilėve u vranė 36 ushtarė , nė mesin e tyre ishte edhe hoxha, Mulla Arben Hyseni qė u vra nė Kosovė, pėr Kosovėn…

    Dėshirėn e tij tė vetme nė kėtė jetė, siē e tha vetė, ishte tė bie shehid, dėshmor, pėr Kosovė, e kėte ia plotėsoi Zoti i Madh dhe i Vėrtetė…
    Pėrderisa ėshtė dikush nė Qiell qė mė mbron...
    Nuk ka askush nė Tokė qė mė mposhtė...”

  3. #3
    i nėnshtruar Maska e master2006
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,238
    Citim Postuar mė parė nga ramazan_it Lexo Postimin
    O Malsori, sipas teje mundesh me thanė se janė tė gjithė luftėtarėt njisoj, por sipas Islamit nuk ėshtė ashtu, pra a mund tė jetė njisoj si ai qė lufton pėr hir tė All-llahut me e ēlituar atdheun, njėjtė me atė luftarin qė tė sulmon ose nji luftar qė ka dal nė luftė pėr tė marė titull????
    Ēdo luftetar qe ka luftuar per mbrojtjen e atdheut, ka luftuar ne rruge te Allahut, kete mos e harro kurre.

    Lufta ne rruge te Allahut eshte te mbrosh pragun e shtepise, te mbrosh nderin e familjes, te mbrosh femijun tend nga masakrat, te kerkosh te drejtat e tua, etj.

    Nuk e besoj qe ne luften e Kosoves ka luftetar qe kan luftuar per te fituar tituj. Paslufta e ka bere te veten dhe ka te tille qe jane mashtruar, por s'mund te them se dikush ka luftuar per interesa personale. Sidoqe te jete ata qe kane luftuar e dine me se miri kete. Une nuk kam luftuar, kam qene i ri ne moshe.

  4. #4
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar mė parė nga dardaniAU Lexo Postimin
    Shiko se si myslimanet e flliqet tentojn qe te bejn ndarje edhe ne mese shqiptarve misliman, jo ai qe ka luftue me zemer, jo ai qe ka luftue per emerer!!! e po fe e poshter! fe ma e perqame, dhe ma shkatrrimtare zore se mundesh me gjete dilinde ne ter rruzullin toksore!
    O dardaniAu, kush tė ngau ti, a mos vallė tė gjegu diēka se thash se duhet me luftuar me emėr tė Allahut, Ai qė tė ka krijuar, qė tė Furnizon dhe qė ta hek Furnizimin?

    Po ne nuk na bėn gjė ajo se ēka thue ti, se ne na mjafton Ai qė na ka Krijue dhe pėr asij si ti dhe si disa si ti nuk na bėhet vonė fare, se ju jeni shumė tė vegjėl dhe s'keni fuqi qė tė gjykoni, po Ai qė Gjykon ėshtė All-llahu s.v.t., Krijuesi i Gjithėsisė dhe prit edhe ti se ajo Ditė nuk ėshtė larg, ja shenja keni sa tė doni pėr ata qė janė nė gjendje mendore, kurse ata qė nuk duan ta mėsojnė tė vėrtetėn le tė pollasin sa tė duan se kundra vetes sė tyre e kanė.

    Sa pėr fenė Islame ti je injorant pėr ta kuptuar se je i trashė nė kokė dhe nuk e kupton dot, se mllefi jot nuk tė len.

    Nė rastėse nuk tė pėqen kjo Fe, atėherė pse futesh tek ky komunitet?

  5. #5
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar mė parė nga master2006 Lexo Postimin
    Ēdo luftetar qe ka luftuar per mbrojtjen e atdheut, ka luftuar ne rruge te Allahut, kete mos e harro kurre.

    Lufta ne rruge te Allahut eshte te mbrosh pragun e shtepise, te mbrosh nderin e familjes, te mbrosh femijun tend nga masakrat, te kerkosh te drejtat e tua, etj.

    Nuk e besoj qe ne luften e Kosoves ka luftetar qe kan luftuar per te fituar tituj. Paslufta e ka bere te veten dhe ka te tille qe jane mashtruar, por s'mund te them se dikush ka luftuar per interesa personale. Sidoqe te jete ata qe kane luftuar e dine me se miri kete. Une nuk kam luftuar, kam qene i ri ne moshe.
    Selam alejkum master2006, ti mendon ashtu e disa tė tjerė jo, a don me menduar tė gkjithė ashtu siē mendon ti master2006?

    Mė duket se nuk i kuptoke njerėzit qė ta ofendojnė fenė dhe ti po del e thue se qė tė gjithė po luftokan pėr nė rrugė tė All-llahut?

    Ata fenė Islame e kanė si ferė nė sy, se ajo fe i ndalon nga ata harrame qė ato i preferojnė shumė dhe nuk ka mundėsi me i lanė ato dhe me e pranuar fenė se shejtani nuk i len. Veēse nė don All-llahu s.v.t., por All-llahu thotė: " Se nuk ja ndroj gjendjen nji populli, derisa ta ndėrojė ai vetė gjendjen e tij ". Dhe kėta jenė prej atyre qė nuk duan me e ndruar gjendjen a e kupton o master2006?
    ,
    Selam alejkum.

  6. #6
    i nėnshtruar Maska e master2006
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,238
    Citim Postuar mė parė nga ramazan_it Lexo Postimin
    Selam alejkum master2006, ti mendon ashtu e disa tė tjerė jo, a don me menduar tė gkjithė ashtu siē mendon ti master2006?

    Mė duket se nuk i kuptoke njerėzit qė ta ofendojnė fenė dhe ti po del e thue se qė tė gjithė po luftokan pėr nė rrugė tė All-llahut?

    Ata fenė Islame e kanė si ferė nė sy, se ajo fe i ndalon nga ata harrame qė ato i preferojnė shumė dhe nuk ka mundėsi me i lanė ato dhe me e pranuar fenė se shejtani nuk i len. Veēse nė don All-llahu s.v.t., por All-llahu thotė: " Se nuk ja ndroj gjendjen nji populli, derisa ta ndėrojė ai vetė gjendjen e tij ". Dhe kėta jenė prej atyre qė nuk duan me e ndruar gjendjen a e kupton o master2006?
    ,
    Selam alejkum.
    Alejkum selam,

    eshte diqka tjeter se cfare mendojn ata luftetare per fene islame dhe se sa e zbatojne ate, mirepo qellimi i tyre ne lufte ka qene mbrojtja e atdheut dhe debimi i armikut, kjo perben "lufte ne rruge te Allahut" deshen ata apo nuk deshen, jane musliman apo nuk jane musliman.

    Nuk eshte "lufte ne rruge te Allahut" vetem te luftosh per fene islame, ngase besimi ne Zotin nje dhe zbatimi i riteve fetare nuk te ben domosdo musliman te mire. Per tu kompletuar ky mision patjeter duhet te luftohet edhe per qeshtje te tilla sikurse ishte lufta e Kosoves.

    Selam

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anėtarėsuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar mė parė nga master2006 Lexo Postimin
    Alejkum selam,

    eshte diqka tjeter se cfare mendojn ata luftetare per fene islame dhe se sa e zbatojne ate, mirepo qellimi i tyre ne lufte ka qene mbrojtja e atdheut dhe debimi i armikut, kjo perben "lufte ne rruge te Allahut" deshen ata apo nuk deshen, jane musliman apo nuk jane musliman.

    Nuk eshte "lufte ne rruge te Allahut" vetem te luftosh per fene islame, ngase besimi ne Zotin nje dhe zbatimi i riteve fetare nuk te ben domosdo musliman te mire. Per tu kompletuar ky mision patjeter duhet te luftohet edhe per qeshtje te tilla sikurse ishte lufta e Kosoves.

    Selam
    Master2006

    Nuk pajtohem me ty sepse Lufta ka qene mbrojtja e atdheut dhe debimi i armikut,kjo perben rrugen drejte Lirise e (jo ne rruge te allahut) kjo eshte nje shprehje e gabuar
    S’ēarmatosem sa t’jetė jeta!

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    511
    Citim Postuar mė parė nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    Master2006

    Nuk pajtohem me ty sepse Lufta ka qene mbrojtja e atdheut dhe debimi i armikut,kjo perben rrugen drejte Lirise e (jo ne rruge te allahut) kjo eshte nje shprehje e gabuar
    Rrugėn e All-llahut nuk e pėrcakton ti
    All-llahu na ka urdhėruar t'i mbrojmė 5 gjėra:
    1) Fenė
    2) Atdheun
    3) Gjakun
    4) Moralin (Nderin)
    5) Pasurinė
    Nuk kemi faj qė atdheu ėshtė pjesė e mbrojtur e fesė tonė. Keta ēlirimtarė luftuan pėr dėbimin e armikut = konform Islamit, keta luftuan pėr liri = konform Islamit, keta luftuan pėr tė mbrojtur gjakun, nderin, moralin dhe pasurinė e shqiptarėve edhe kjo konform Islamit.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775
    Te mbrosh fene,nuk do te thote qe ke mbrojtur atdheun.Te mbrosh atdheun,mbase edhe mund te thote qe ke mbrojtur fene.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anėtarėsuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Te mbrosh fene,nuk do te thote qe ke mbrojtur atdheun.Te mbrosh atdheun,mbase edhe mund te thote qe ke mbrojtur fene.
    Zoteri fen e ke pasur edhe nene sundimin e shkinise po lirin se ke pasur ,po ata qe kane ēen katolik po ata protestan po ata Ateiste ne cilen rruge luftuan per Liri apo per idologji fetare
    S’ēarmatosem sa t’jetė jeta!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •